Ky është versioni i 2-të i hartës së linjave të autobusëve të Trafikut Urban të Prishtinës, e cila para pak ditësh u shpërnda si dhuratë qytetit nga Lëvizja Vetëvendosje! Hartat e mëdha, të cilat u vendosën nëpër stacione u larguan që të nesërmen nga punëtorë të Komunës.
Sidoqoftë, ky version i ri dhe i përmirësuar i hartës, me informata shtesë, më i lexueshëm dhe më i saktë, është rezultat i komunikimit tonë me qytetarët, udhëtarë të rregullt të trafikut urban, të cilët, përpos që e pëlqyen këtë iniciativë, kontribuan në përmirësimin e cilësisë së kësaj harte, duke i dhënë sygjerimet e tyre.
E krijuar në principin e dizajnit të Harry Beck, të cilin e bëri për trenat nëntokësorë të Londrës më 1931, ky stil tani përdoret për harta të transportit në të gjitha qytetet e mëdha anembanë botës.
Deri tani, disa mijë harta të tilla iu shpërndanë udhëtarëve të trafikut urban të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje!, dhe do të vazhdojmë të shpërndajmë me mija tjera, gjithmonë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij.
Ta ndryshojmë së bashku Prishtinën.
Krijoni Kontakt