Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Shpërblimi sa pesëdhjetë sahabe për ata që i përmbahen fesë

    Shpërblimi sa pesëdhjetë sahabe për ata që i përmbahen fesë

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Do të vij një kohë pas juve kur do të duhet të tregoni durim të madh, andaj kush do t’i përmbahet fortë fesë në atë kohë, do të ketë shpërblimin sa pesëdhjetë prej jush.”

    Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, shpërblimi do të jetë sa pesëdhjetë prej tyre?! I Dërguari u përgjigj: Jo, Por shpërblimi i tyre do të jetë sa pesëdhjetë prej jush!” (Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ibn Hibban, Et-Taberani i El-Bezzar – sahih)
    I Dërguari i Allahut s.a.v.s, duke e ditur se do të vijnë sprova të tilla të cilat do të shoqërohen me durim të paparë dhe me sakrificë të madhe, ai u premtoi gjeneratave që do të vijnë shpërblime dhe nderime të tilla për të cilat ja vlen të sakrifikohet dhe të durohet ajo çka në fakt nuk mund të durohet.

    Sepse për qëllimet e vërteta ja vlen të sakrifikohet dhe të paguhet një çmim i lartë.

    Kështu në kohën kur gjithçka do t’i largohet fesë së vërtetë të Allahut, përmbajtja e dispozitave fetare rezulton me shpërblimin e pesëdhjetë sahabëve.

    Çfarë fati dhe lumturie për gjeneratat që janë aq larg sahabëve, ndërsa me shpërblim dhe nderim janë aq afër!? Vallë, a nuk ja vlen që për këtë të durojmë edhe krizat dhe sprovat më të mëdha!?

    Nuk është lehtë ta arrijmë këtë shpërblim: shikoni se si kohët e fundit është rëndë të mbijetosh si musliman në Egjipt, Siri, po edhe tek ne!!!

    Të gjithë janë ngritur në këmbë që me falsifikime të ndryshme, të kërcënojnë fenë origjinale, në të njëjtën kohë të gjithë mundohen të rrezikojnë edhe besimtarët e sinqertë, të cilët e ruajnë fenë e vërtetë nga të gjitha mendimet destruktive dhe devijimet sektare!!!

    Shkruan: Dr. Shefik Kurdic

    Përktheu: Arsim Dauti (Breziiri)
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Shpërblimi sa pesëdhjetë sahabe për ata që i përmbahen fesë

    Ja vlene te jesh besimtare muslimane ne shkallen e devotshmeris me te larte ! Te lumte na per neve qe jemi prej muslimaneve ne keto kohe sprovash !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •