Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Fituesit prezantojne programin qeverises 3 muaj pas fitores

    0

    Share

    10 SHTATOR 2013 - 16:45 PS mbledh Grupin Parlamentar pritet tė diskutohet Programi

    nesėr nė Kuvend. Programi shoqėrohet edhe me njė letėr personale nga Kryeministri Rama pėr secilin prej tyre.

    Po ashtu, PS-ja do tė mbledhė sot nė orėn 18:00, Grupin e saj Parlamentar pėr tė diskutuar Programin e Qeverisjes dhe ēėshtje tė tjera qė kanė tė bėjnė me zhvillimet e ditės sė nesėrme nė Kuvend. Mbledhja do tė bėhet me dyer tė mbyllura dhe pas saj nuk pritet ndonjė deklaratė pėr mediat.

    Ndėrkohė qė tė majtėt po pėrgatiten pėr ta diskutuar nesėr, programin, tė djathtėt kanė refuzuar sot qė debati tė bėhet kaq herėt, pasi koha ėshtė e shkurtėr pėr ta studiuar

    Redaksia online (ar.sh/shqiptarja.com)
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Pėr: Fituesit prezantojne programin qeverises 3 muaj pas fitores

    Programi per reference ne te ardhmen.......

    Programi qeverise 2013-2017

    Shkarkoheni e ruajeni......

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Fituesit prezantojne programin qeverises 3 muaj pas fitores

    Sa te jet ne fuksion linja e unazes e sa te ket mcusi abone ne ket linj do kemi lajme te freskta perdite

    Breshka dje na tha se qeveria shqiptare asht fondamentaliste islamike dhe persekutuse e eger e krishterve pranej po i man syt qel qe as kjo e reja te mos shkoj ne at drejtim
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Fituesit prezantojne programin qeverises 3 muaj pas fitores

    Rama “bind” LSI pėr taksat dhe shėndetėsinė, 5 shtyllat e programit

    Aleksandra Bogdani

    Qeveria “Rama” premton 5 mega-reforma dhe njė numėr tė madh operacionesh pėr Shqipėrinė e 4 viteve tė ardhshme. Programi nė 57 faqe i qeverisė sė re, i kthyer dje nė “mollė sherri” mes mazhorancės dhe opozitės nuk ofron ndonjė surprizė, pėrtej premtimeve tė dėgjuara dendur gjatė fushatės elektorale. Projekti “Rama” qėndron mbi 5 shtylla kryesore, qė e dallojnė nga programi i Berishės: reformė nė sistemin fiskal, shėndetėsi, polici, drejtėsi dhe ndarje e re administrative. Nga ana tjetėr, qeveria e re premton tė vėrė nėn kontroll territorin, tė luftojė korrupsionin, tė heqė taksat pėr biznesin e vogėl, tė legalizojė falas si dhe tė mbyllė njėherė e mirė ēėshtjet qė na kanė shoqėruar pėrgjatė 22 viteve tranzicion me pronėn private dhe ish-tė pėrndjekurit politikė. Programi qeverisės, njė renditje en-block e premtimeve tė fushatės mbart megjithatė tė njėjtat paqartėsi sa i takon kostove apo afateve kohore, si normės sė taksimit progresiv. Sfida kryesore mbetet ekonomia dhe modeli qė pritet tė zgjidhet, pėr tė siguruar rritje afatgjatė, ulje tė borxhit publik dhe punėsimit tė 300 mijė shqiptarėve.

    Rendi: njė shtet, njė polici

    Qeveria e re synon tė vėrė nė jetė parimin “njė shtet, njė polici” pėr tė garantuar rendin dhe sigurinė, si dhe tė krijojė Byronė Kombėtare tė Hetimit pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Shkrirja e disa agjencive ligjzbatuese dhe pėrqendrimi i kompetencave tek Policia e Shtetit pritet tė jenė hapat e parė qė do tė ndėrmerren. Si rrugė pėr parandalimin e krimeve dhe hetimin efektiv, ėshtė parė me vend tė shkurtohen hallkat e tepėrta tė strukturave drejtuese nė polici, pėrforcim tė strukturave bazė, rishpėrndarje tė forcave policore dhe forcimin e bashkėpunimit me qeverinė vendore dhe komunitetin. Pėrgjigja pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar ėshtė Byroja Kombėtare e Hetimit. “Sofistikimi i veprimtarisė kriminale kėrkon pėrgjigje tė menjėhershme, ndaj ngritja dhe fuqizimi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit do t’i japė njė ritėm tė ri luftės me krimin e organizuar dhe korrupsionin nė ēdo nivel. Ngritja e kėsaj byroje do tė jetė nė zbatim tė Strategjisė sė re dhe Planit tė Veprimit kundėr Krimit tė Organizuar, tė cilėn qeveria do ta hartojė gjatė vitit tė parė tė qeverisjes e do ta vėrė nė zbatim nė vitet nė vijim”,-thuhet nė program.

    Reforma nė drejtėsi

    Programi qeverisės PS-LSI parashikon ndryshime ligjore pėr KLD-nė, Ministrinė e Drejtėsisė dhe Gjykatėn Kushtetuese. Gjithashtu, pritet qė Kodi i Procedurės Penale t’i nėnshtrohet njė tjetėr ndėrhyrjeje, vetėm pak muaj pasi mazhoranca dhe opozita votuan me konsensus ndryshimin e tij. Por programi nuk shpjegon se si do tė ndryshojnė kėto institucione dhe pėr ēfarė arsyeje. Mė pas, qeveria e re premton tė ēojė pėrpara reformat e kryera me Gjykatėn Administrative, shėrbimin e provės, pėrmbarimin apo instalimin e sistemit audio-viziv nėpėr gjykata. “Qeveria do t’i japė mbėshtetje tė plotė Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe KLD-sė, pėr tė pėrfunduar vlerėsimet e prokurorėve dhe gjyqtarėve”,-thuhet nė program, ku parashikohet qė Gjykata e Lartė tė shndėrrohet nė gjykatė karriere. Rritja e pagės sė gjyqtarėve shikohet se njė mėnyrė pėr luftėn kundėr korrupsionit nė drejtėsi, ndėrsa njė “Grup i Posaēėm Pune” do tė hetojė sjelljet dhe aktet korruptive. Qeveria “Rama” premton gjithashtu se do tė mėnjanohet ēdo ndikim politik mbi gjyqtarėt dhe forcimin e mekanizmave qė do tė garantojnė ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Koordinatori Kombėtar kundėr Korrupsionit do tė jetė njė strukturė e re, me tagrin pėr tė propozuar nisma ligjore dhe monitoruar zbatimin e politikave antikorrupsion tė qeverisė.

    Ekonomia; taksa progresive…

    Kryeministri i ardhshėm ėshtė i vendosur tė kalojė nga taksa e sheshtė, tek ajo progresive pėr tė ardhurat, megjithė divergjencat e shprehura nga aleati strategjik, LSI. Megjithė kritikat e shumta, kalimi tek taksimi progresiv ėshtė njė ndėr premtimet qė pėrforcohet edhe nė programin qeverisės. Zhvendosja nga politika e taksimit tė sheshtė, drejt politikės sė taksimit progresiv, ku “kush pėrfiton mė shumė, tė kontribuojė mė shumė”, do tė jetė lėvizja mė e rėndėsishme…”,-thuhet nė program, ku nuk specifikohet se sa do tė taksohen tė ardhurat dhe kur do tė fillojė tė vihet nė praktikė kjo politikė fiskale. Ashtu siē ka premtuar nė fushatė, qeveria synon tė shkrijė nė njė administratėn tatimore dhe atė doganore. Edhe pse e paqartė mbi ē’shina ekonomike do tė ecė, qeveria e re ka vendosur si sektorė prioritarė manifakturėn, energjinė, turizmin, bujqėsinė, agroindustrinė, arsimin dhe shėrbimet. Por duket se fokusi do tė shtrihet tek rritja e prodhimit tė brendshėm dhe e eksporteve. Sa i pėrket biznesit tė vogėl, qeveria premton heqjen e taksės sė biznesit tė vogėl dhe reduktimin e barrės fiskale tė kėtij biznesi brenda vitit 2014.

    Shėndetėsia dhe arsimi

    Pėrveē Maturės Shtetėrore dhe rritjes sė GDP-sė pėr arsimin, qeveria “Rama” nuk synon ndėrhyrje tė mėdha nė kėtė sektor. Ndryshe nga shėndetėsia, ku ėshtė e shkruar e zezė mbi tė bardhė se Shėrbimi Kombėtar Shėndetėsor, do tė jetė paguesi i vetėm i faturės shėndetėsore. Nė programin qeverisės ėshtė shmangur termi “shėndetėsi falas” dhe parashikohet njė kalim gradual tek financimi i kėtij sektori nga taksimi i pėrgjithshėm. Nė kėtė “kontratė” me votuesit, qeveria Rama parashikon heqjen e TVSH-sė pėr mallrat mjekėsore nė fillim tė 2014, kontrollimin e ēmimit tė ilaēeve dhe ngritjen e Shėrbimit Kombėtar tė Urgjencės. Sa i pėrket pensioneve, sistemi i kontributeve duket se do tė mbetet i njėjti, edhe pse ka njė perceptim tė gjerė se skema ėshtė e falimentuar.

    Ndėrtimet pa leje, 3 moratoriume dhe “momenti zero”

    Programi i qeverisė zbardh disa detaje tė reja pėr operacionin e prishjes sė ndėrtimeve pa leje, tė paralajmėruar nga Rama. Plani i Pėrgjithshėm Kombėtar do tė jetė hapi i parė qė do tė ndiqet, i shoqėruar me tre Moratorume. “Miratimi i planit, do tė paraprihet nga miratimi i Zonave tė Rėndėsisė Kombėtare, mbi bazėn e sė cilave do tė vendosen 3 Moratoriume tė rėndėsishme pėr ndalimin e aktivitetit ndėrtimor nė Bregdet, nė burime pyjore dhe sipėrfaqe ujore e nė tė gjitha zonat me rėndėsi pėr Turizmin”,-thuhet nė program. Fillimisht do tė vlerėsohet informaliteti nė territor, do tė identifikohen objektet qė do tė legalizohen, e mė pas do tė vijojė prishja. “Do tė shpallet Momenti ZERO, pas tė cilit ēdo ndėrtim ėshtė subjekt prishjeje tė menjėhershme. Do tė hartojmė dhe zbatojmė Programin pėr Bregdetin e Jonit qė konsiston nė pastrimin e territorit nga informaliteti dhe keqpėrdorimi e do tė paraqesė modelet e para tė rigjenerimit tė qėndrueshėm tė hapėsirave urbane dhe natyrore”,-shtohet mė tej. I detajuar ėshtė edhe projekti pėr Turizmin, ku do tė synohet krijimi i paketave turistike. Qeveria e re parashikon tė krijojė 4 programe: pėr turizmin Kulturoro-historik, Eko-turizmin, Maloro-bregdetar dhe programin e fashės rajonale “Korridori i Kaltėr”

    Pronat

    Qeveria e re synon tė zhdukė zarfat e 3 hallkave tė korrupsionit: AKKP, ALUIZN, Hipotekė. Pėr qeverinė e re nuk do tė ekzistojė mė termi “ish-pronar” dhe premton zgjidhjen e ēėshtjes sė pronės.

    Media

    Premtohet kuadėr i ri ligjor pėr rritjen e pavarėsisė sė mediave dhe transparencės. Gjithashtu, RTSH do tė ristrukturohet, e nė Kėshillin Drejtues do tė ketė profesionistė. Dixhitalizimi do tė mbyllet nė mesin e vitit 2015

    Punėsimi

    Angazhim pėr krijimin e 300 mijė vendeve tė reja pune. 40 mijė vende tė reja pune nė industrinė

    prodhuese dhe 12 mijė vende pune shoqėruese tė lidhura me to. Riorientim tėrėsor i arsimit profesional drejt nevojave reale tė tregut.


    Energjia

    Njėsoj si qeveria paraardhėse, edhe tė majtėt do tė synojnė ta kthejnė Shqipėrinė nė vend eksportues tė energjisė elektrike. Ngritja e sistemit tė interkonjuksionit me Kosovėn dhe hartimi i njė strategjie afatgjatė janė rrugėt…

    Aksidentet

    Numri i aksidenteve rrugore synohet tė ulet nė masėn 20%, vetėm gjatė vitit tė parė tė kėtij

    mandati qeverisės. Qeveria e re synon tė pėrmbyllė rrjetin rrugor tė vendit, sipas saj me rrugė tė standardeve europiane

    MAPO

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Fituesit prezantojne programin qeverises 3 muaj pas fitores

    Islami: Rama qeveri klienteliste, ministrat e LSI, kombinim mes tė resė e eksperiencės

    TIRANE - Deputeti i PD-sė Kastriot Islami akuzon kryeministrin Rama se ka lėnė jashtė qeverisė personalitete me eksperiencė nė PS, pėr ti hapur rrugėn njė qeverie klienteliste. I ftuar nė rubrikėn “Opinion” me gazetaren Nisida Tufa nė “News24”, Islami vlerėsoi ministrat e LSI-sė, duke theksuar se kryetari Meta ka zgjedhur njė ndėrthurje mes tė resė dhe personaliteteve me eksperiencė.

    Si u ndjetė nė seancėn e parė dhe nė tė tjerat qė keni marrė pjesė?
    Isha nisur me mendimin qė tė paktėn ky sesion parlamentar do tė ishte ndryshe. Mendova se do tė kishte mundėsi tė shkonim nė njė fillim normal duke parė rezultatin e zgjedhjeve dhe pranimin e humbjes. Nė seancėn e dytė fillon tė vihet nė jetė teknologjia e vjetėr e mosrespektimit tė rregullave tė lojės dhe konfrontimit politik. Mazhoranca nuk i dha asnjė minutė kohė opozitės, duke e detyruar tė vinte nė parlament tė nesėrmen nė orėn 10:00. Rama kishte njė qėndrim urrejtje do tė thosha unė, ishte ndryshe nga ajo qė u predikua. Nė kėtė moment, praktikisht kjo futet dhe nė rregullat e parlamentit, edhe mund tė braktiset salla pėr njė moment. Nuk ka asnjė vendim bojkoti, ditėn e shtunė opozita do tė marrė pjesė nė seancė. Ėshtė njė largim nga njė seancė qė u mendua se nuk po trajtohej ēėshtja e rendit tė ditės, dhe kishte edhe disa elementė ofendues.
    Ēfarė ju ofendoi konkretisht?
    Nuk mu duk njė gjuhė etike pėr njė debat parlamentar tė shėndetshėm. Nė legjislaturėn e kaluar njė nga arsyet e fuqishme qė nuk u arrit tė merrej statusin kandidat ishin marrėdhėniet relativisht tė tensionuara mes mazhorancės dhe opozitės, qė praktikisht kishin bllokuar vendimmarrjen, siē ishte rasti i 3 ligjeve. Kryeministri i dekretuar po bėnte njė retorikė qė nuk kishte lidhje me rendin e ditės.
    Ēfarė pretendonit, njė program tė zotit Rama qė do ta dėgjonit deri nė fund?
    Ne nuk e kishim marrė programin e PS. I gjithė grupi i PD ishte nė sallė dhe deri nė orėn 2 nuk kishte asnjė njoftim nga ana e parlamentit. Na thanė se ishte shpėrndarė nė orėn 4, kur ne nuk ishim. Prisnim qė kryeministri me njė hyrje tė shkurtėr tė shpaloste mė pas programin e tij.
    Ju e keni tashmė nė dorė atė, po njiheni, ju mjafton koha?
    Koha mjafton. 48 orė janė tė mjaftueshme pėr tė studiuar atė material qė quhet programi i qeverisė. Secili po pėrgatitet, ka njė vlerėsim tė parė tė paktėn nė kėndvėshtrimin tim ėshtė njė material qė nuk ka as pėrmbajtjen as formėn e njė programi qeverisės. Kėtė e shikoj jo thjesht nga kėndvėshtrimi politik, sepse dihet qė mazhoranca do ta vlerėsojė programin dhe opozita do ta kritikojė. Por unė e shikoj si njė ekspert, si njė specialist. Unė kam shkruar disa programe qeveritare, e di shumė mirė se si shkruhet njė program, ēfarė pėrmban njė program.
    Ēfarė mungon tek ky program?
    Ky program ka formėn e njė hartimi. Nuk ka strukturėn farė tė njė programi qeveritar. Programi ėshtė negativist. Ka ndryshuar struktura e qeverisė. Ėshtė bėrė njė qeveri e madhe dhe e copėzuar. Sepse nga 14 ministri janė bėrė 19, disa ministri janė copėzuar. Eshtė njė strukturė qė bazohet nė elementėt e ndarjes klienteliste. Problem tjetėr ėshtė cilėsia e pėrbėrjes sė kėtij kabineti. A ėshtė ky kabineti me cilėsinė e duhur dhe eksperiencėn pėr tė pėrballuar krizėn. Pėrjashtoj LSI-nė, qė ka kombinuar tė renė dhe eksperiencėn. Nė rastrin e PS-sė, pėrveē zotit Cani qė ka pasur njė eksperiencė, tė gjithė tė tjerėt nuk kanė asnjė eksperiencė. Kemi njerėz pa eksperiencė nė nivelin e lartė tė menaxhimit politik dhe kemi rreth 25 veta me eksperiencė qė janė lėnė jashtė. Kjo ėshtė njė qeveri klienteliste.
    Ju kur i prisni nėse i prisni shenjat e para tė rilindjes?
    Rilindja ka rėnė nė datėn 1 prill, kur ėshtė bėrė koalicioni mes PS dhe LSI. Vetė analistet qė kishin bėrė thirrje pėr bashkimin e tyre, thanė se do tė fitohen zgjedhjet por rilindje nuk ka.
    Zoti Islami, 91 vota pėr zotin Meta, si i patė kėto vota, duhet tė trembet PD nga kjo?
    Nuk ėshtė bėrė njė analizė. Pėr PD ėshtė e rėndėsishme cilėsia e tė bėrit opozitė. Do tė jetė njė opozitė nė themel konstruktive, ballore, alternative dhe nė mėnyrė tė veēantė do tė jetė integruese. Pėrsa i pėrket integrimit, kjo ėshtė personale, do tė bėhen sakrifica nė kurriz tė PD-sė vetėm qė integrimi tė arrihet.

    (er.nu/BalkanWeb)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Pėr: Fituesit prezantojne programin qeverises 3 muaj pas fitores

    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin

    Sa te jet ne fuksion linja e unazes e sa te ket mcusi abone ne ket linj do kemi lajme te freskta perdite
    pa problem .... abonene e kam bere vjecare ....
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •