Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

    Keqkuptimet me të tjerët janë pjesë e ditës së çdo njeriu: një zhgënjim, një veprim me ose pa dashje, një zënkë mes miqsh, me bashkëshortin, fëmijët ose me një kolege. Por çfarë mbetet tek ne pas këtyre keqkuptimeve? Fytyrë e vrenjtur, mërzitje e gjatë, heshtje, humor i keq dhe fraza ironike që vlejnë vetëm për të shkarkuar tensionin dhe inatin, por jo për të larguar gjendjen e keqe të krijuar nga zhgënjimi. Kështu, për të mos e zgjatur më shumë këtë gjendje të tensionuar, ndoshta ka ardhur momenti që të kërkoni falje dhe të filloni një marrëdhënie më të qetë. Mund t’ia arrini qëllimit! Gjithçka mund të ndreqet me gjeste të thjeshta dhe spontane. Nuk ka rëndësi nëse jeni ju që do të bëni hapin e parë. Shpeshherë, të kërkosh falje është e vështirë, megjithatë të menduarit gjatë nuk ju bën mirë, veçse ju ngatërron edhe më shumë. Kështu që lëreni mënjanë krenarinë, sepse kjo ju bën që të vini çdo gjë në diskutim. Janë sjelljet që ndihmojnë të ulen tonet dhe të mos komprometohet një marrëdhënie. Edhe pse nga pamja e jashtme mund të duket sikur është një situatë dobësie, në të vërtetë gjërat po vihen në vendin e duhur.


    Shmangni fjalët e kota

    “Fjalët e shumta janë fukarallëk”, - thotë një fjalë e urtë. Çdo gjë mund t’ia besoni ndjenjave dhe kur të ndiheni gati, mos ngurroni, por bëni gjënë e duhur. Mos u mendoni gjatë për veprimet, sepse sa më shumë të mendoheni, aq më të vështirë do ta keni për të marrë një vendim. Do të shikoni se gjesti juaj i sinqertë do të lërë shenjë diku. Nuk ka gjë më të keqe se sa të shtireni, të thoni fjalë të bukura që as nuk i mendoni dhe të jeni sipërfaqësorë: personi që keni përballë do ta kuptojë dhe mund të rrezikoni edhe më shumë miqësinë.


    Secili të përdorë metodën e tij

    Për t’u pajtuar me dikë, nuk ka mënyrë më të mirë se sa të kërkosh falje. Mund t’ia arrini qëllimit me një buzëqeshje, një përqafim, një letër, një buqetë me lule ose një mesazh në celular... Nuk ka rëndësi se si, ajo që vlen është gjetja e një mënyre të përshtatshme, që është më e natyrshmja për ju dhe do të shikoni se si do të gjeni vend në zemrën e personit që ju do.


    Nuk duhet të kërkoni fajtorin, por të rregulloni gabimin

    Mes njerëzve është përhapur një bindje e gabuar, që prindi nuk mund t’i kërkojë falje fëmijës ose eprori nuk mund t’i kërkojë falje vartësit. Të gjithë mund të gabojnë, duke ngritur më shumë se sa duhet tonin e zërit ose duke u sjellë në mënyrë të pahijshme. Nëse e keni kuptuar që sjellja juaj ka shkaktuar pakënaqësi te të tjerët, çfarëdo lloj statusi që të keni, prind, epror, vëlla më i madh, të ndjerit në faj është i padobishëm. Kështu që ndryshoni sjellje: kërkoni falje pa u menduar dy herë dhe pa u frikësuar se pozicioni juaj mund të ndryshojë. Madje, do të ndodhë e kundërta, do të ndreqni gabimin e bërë...


    Mos kërkoni fajtor

    Në pjesën më të madhe të rasteve, pas një debati, protagonistët përpiqen të gjejnë arsyet e “ndezjes” së tij. Nuk duhet ta ngulisni mendjen te arsyet, sepse ndonjëherë qëllimi, edhe kur niseni për mirë, mund të ketë efekt të dhimbshëm, duke ju bërë të mendoni se e gjithë kjo po bëhet për të nxjerrë një fitues dhe humbës. Mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e mirë këtë çështje është duke mos e zgjatur më muhabetin.


    Bëni atë që ndjeni

    Mos u çudisni nëse personi me të cilin jeni zënë nuk e pranon faljen tuaj. Mund të ndodhë edhe diçka e tillë. E rëndësishme është që ju jeni përpjekur dhe keni bërë gjithçka ashtu siç duhet. Ndoshta personi tjetër mund të jetë lënduar shumë nga sjellja juaj. Mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të kalojë dhimbjen dhe inatin, ose mund të ketë pritur pikërisht këtë çast për t’i dhënë fund miqësisë. Sido që të jetë puna, ju pjesën tuaj e bëtë. Tani mos këmbëngulni të dini se çfarë do të ndodhë më pas.


    Sekreti: mëria vjen dhe kalon

    Edhe pas një shpërthimi nervash ose keqkuptimi, më e rëndësishmja është që ta kaloni këtë situatë, por duke qenë të vërtetë dhe të sinqertë. Mësoni që t’i merrni gjërat ashtu si ju vijnë dhe të mos i zmadhoni, por përballuni me to dhe klasifikojini si eksperienca. Duhet të qetësoheni dhe të mos mendoni më për të. Çdo gjë që ndodh nuk zhbëhet më. Vetëm kështu do të arrini të largoni qejfmbetjet e kota. Të tjerët do të mësojnë prej jush, se kjo është mënyra më e mirë për të përballuar dhe kaluar një moment të tillë.


    E keni veshtire te falni, ose te kerkoni falje ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Jo te gjithe njerzit reagojne njesoj pas nje situate te pakendeshme qe mund tu ndodhe.
    Dikush i ben analize dhe dikush e kalon shume lehte.
    Me shume e vuajne ata qe i bejne analize.
    Gjithsesi,te kerkosh falje,eshte gje e bukur!

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Nese kerkon falje ke arritur ta njohesh veten.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Nese kerkon falje ke arritur ta njohesh veten.
    une do ta ktheja ne logjiken e kundert kete, 'Nese e njeh veten mund te kerkosh lehtesisht falje'.

    Eshte e rendesishme te njohesh veten, kur je nje individ qe e njeh veten teresisht, dhe je i sigurt ne vetevete per personin tend, atehere e ke shume te lehte te dallosh kur je gabim e kur te duhet te kerkosh falje. Kur te ulet krenari nga nje gjest i till e kur behesh akoma me krenar per berjen e nje gjesti te tille!

    Pra, ne pergjigjie te pyetjes se temes, nuk e kam fare problem te kerkoj falje per aq kohe sa gabimi qenrron ne mua.

  5. #5
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Une per vete nese me gabimin tim lendoj dikend,edhe nese se kisha per te keq,kerkoj falje menjeher.Por kjo ndodh rralle te hidheroj dikend,
    Por nese dikush me hidheron mua e kam veshtir te pranoj faljen,edhe nese e bej at person me nuk e konsideroj per te afert,ne te ardhmen do mbaj distanc.

    Deni Urime per temen qenkan me vler.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  6. #6
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    me tipin qe kam me duhet patjeter te kerkoj falje , perndryshe do kisha larguar shume njerez nga jeta ime. por duke ditur sa impulsive jam dhe qe shpresh here bej fjale dhe veprime qe eshte me mire te mos bej, ul hunden dhe kerkoj te falur.
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  7. #7
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Kjo gje ndodh shum ralle tek une. E di qe nuk eshte e mire, por e kam shum te veshtire te kerkoj falje. Do gjej gjithmone nje arsye per te mbush mendjen qe nuk eshte faji im.
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Dikur ur kam pas thone une.

    Gabimet jane njerzore ama falja eshte engjellore.

    Falja eshte per trimat e i dobti nuk fal.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Shume lehte kerkoj falje,nese behet fjale per fyerje apo lendimin qe i shkaktoj dikuj,megjithese nuk ndodhe shpesh,nuk eshte ne kategorin time!

    Por nese dikush me ofendone qellimishte,ose keqperdore anen e miresjelljes sime,nuk e fali lehte!

  10. #10
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    "Forgiveness is having the courage to take down the walls that we think are there to protect us. "

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •