Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    6 tweet
    Opinion e Hënë, 9 Shtator, 2013 | 12:12 pm
    SAMI REPISHTU

    I nderuemi Z. Kryeministër!
    Mjetet shqiptare të informimit njoftojnë marrjen për së shpejti në dorëzim nga ju, të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Urime për nji fillim të mirë e punë të mbarë gjatë këtij mandati katërvjeçar. Detyra e re ju ashtë besue nga vota e “sovranit” dhe verdikti i tij në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ky verdikt u pranue edhe nga pala “humbëse”. Pranimi eliminoi konfuzionin e mundshëm dhe lehtësoi ardhjen tuej në postin e Kryeministrit, si dhe të Aleancës për Shqipërinë Europiane, që ju drejtoni, në rolin e partisë në pushtet, me të gjitha prerogativat që njihen me ligje dhe përgjegjësinë që imponon detyra e re. Për ma tepër, fitorja e bindshme elektorale ju jep mundësinë për vendime të randësishme, dhe reforma thelbësore që siguron shumica pothuejse absolute e Kuvendit të posaformuem. Votueset ushqejnë shpresën se mirëbesimi i investuem në ju do të japë frytet e dëshirueme dhe që “fitorja e shumicës” të mos degjenerojë në “tirani të shumicës”.
    Votimet e cilësueme si “më të mirat” në Shqipëri këto 23 vitet e fundit nuk kanë qenë perfekte, ashtu siç nuk jemi edhe na perfektë. Në fakt, ka aspekte shqetësuese në këtë mes që kanë krijue “dyshime” te qytetarët shqiptarë… pa harrue se gjysma e popullsisë nuk votoi fare!
    Fakti se ASHE ashtë nji konglomerat prej ma shumë se 36 partish politike, nuk frymëzon besim në kohezionin politik dhe koherencë në veprimtarinë e saj. Në mesin e tyne, ka të paktën 5 parti liliputiane që kërkojnë ringjalljen e “parrizit komunist” në vendin tonë. Për ju, si veprimtar antikomunist gjatë viteve të transformimeve të mëdha, kjo don të thotë përsëritje e “…Gënjeshtrës së Madhe (që) vriste, mbyste, izolonte, e dërrmonte, deri në cepin më të skajshëm të mendjes, çdo të vërtetë të lirë të njeriut”! (Citat nga Kurban) Don të thotë përsëritje e kohës kur njeriu përdorej si kafshë pune! (Motra ime 14-vjeçare, e ndjera Hadie, tërhiqte si kafshë karrocën e bukës për policë në kampin Veliqot të Tepelenës!…)
    Ky dënim pa kompromis i së “keqes komuniste” nga ju ashtë në vijë me kërkesat e jueja fillestare “…në ujdi me kohën, si antikomunist”, i revoltuem nga pamja e atyre që “…agu i ditës i gjente në radhët e qumshtit, e vetëm mbrëmja i siellte në shtëpi… pas punës pa orar…”; i revoltuem kundër nji sistemi totalitar që nuk deshi të dinte “…se si po kalbet shoqëria, as se si po rriten dhe edukohen më te vegjlit e Shqipërisë në kalbëzimin e saj çoroditës”. Sot, këto “elemente” janë aleatët e juej!
    ASHE që ju drejtoni, arriti nji fitore të papritun edhe për arsye të koalicionit me LSI, që para dy vitesh ishte nji grumullim “…kriminelësh të rangut më të parë, e rrugaçësh të orës më të fundit; me para, me ofiqe e ndere materialisht të prekshme në radhë të parë…”. Të udhëhequn nga kush? Nga Z. Ilir Meta, “….i cili ktheu partine e tij… në patericën jetike të pushtetit më të korruptuar në historinë shqiptare; …mjeshtri i lindur që grumbulloi në rrugëtimin e tij… kriminele e rrugaçe”. Ju e njihni z. Meta për “…paqëndrueshmërinë e tij, paranojën e tij se çdo njeri që ka pranë, kërkon t’ia hjedhë (me)…shpurën e pandarë të servilëve të tij, injorante deri në dhembje e dallkauke deri në bezdi, me të cilët është rrethuar tradicionalisht…” Sot, kjo “shpurë” janë ministrat e qeverise suej! Dhe, z. Ilir Meta, që nuk len gjak pa marrë, u përgjegj: “Rama është i kapur nga krimi i organizuar… një kryebandit me bllok korrupsioni në dorë!” Ju kryeministër e ai do të jetë “speaker” i Kuvendit të ri! Çdo mendje normale, çdo ndërgjegje e pastër, revoltohet, në shikimin e parë!…
    Por do të ishte gabim adoleshence sikur të dhanat e masipërme të “dënojnë” apriori qeverinë dhe udhëheqjen tuej. Unë nuk ia lejoj vetes!
    * * *
    Këto kohet e fundit, kam lexue me interesim narrativën tuej introspektive “Kurban”, “…nji rrëfim i lirë… fund e krye subjektiv”. Me nji fjalë, me zemër të hapun, nji qëndrim që ju jep… lumturinë e të qenit domethënës në histori… dhe dëshirën e sinqertë “…për të lënë një gjurmë autentike në këtë moment dramatik”. Me nji “…hyrje të papritur, por i vendosur, pothuejse fanatik: ‘O kështu ose krejt ndryshe!’” ju jepni përshtypjen e hymjes në “aventurë” (në kuptimin pozitiv të fjalës!) të përçmimit të rrezikut dhe të vdekjes që, jo se e kërkoni atë, por e dëshironi me jetue këtë jetë sa ma intensivisht. Nji veçori kjo e shumë intelektualëve europiane! Ju përqafuet “aksionin” si mjet i domosdoshëm me kënaqë nevojën tuej të mbrendshme me “ndryshue” botën rreth jush, për diçka “krejt ndryshe”.
    Sigurisht, ju jeni i ndërgjegjshëm se “aksioni” vetëm për hir të aksionit ashtë nji qëndrim që në Europën e mbas L1B përfundoi në “fashizëm”. Atëherë, në nji kohë kur “…kryetari i PS u vuri kazmën… themeleve morale dhe etike të debatit politik e shoqëror në këtë vend”, ju vendoset të ngriheni, kambëngulës me “…lënë një shenj dalluese të kalimit (tuej) në qytetin ku ju takoi të lindni dhe të jetoni”. Kështu, keni shkrue nji faqe në historinë e qytetit të Tiranës…!
    Që në fillim, për ju ishte e qartë se “…njerëzit jo vetëm jetojnë, por edhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin”, nji sentiment fisnik e modern i botës sonë. Që në fillim u përballuet me realitetin e hidhun, kur “…dita-ditës (u krijue) ndjesia e pamundësisë së vazhdimit të misionit për transformimin e Tiranës jashtë Partisë Socialiste…”. Atëherë, u transformuet në partiak, “andrra” u venit dhe “realiteti” fitoi!
    Ju i dhuruet aftësitë tueja dhe entuziasmin tuej nji partie politike “…PS që kishte rënë në një batak të shpifur, era e të cilit sot e kësaj dite s’ka ikur plotësisht”, nji partie që nuk pranoi asnjiherë me u shkëputë nga PKSH dhe PPSH, aq sa ruejti edhe thesarin e “Gënjeshtrës së Madhe”, gazetën Zëri i Popullit, nji parti politike që refuzon të dënojë satrapin aziatik që vuri popullin… me kurrizin e shtrirë për tokë, me shqelma në fyt, e gryken e pushkës pas koke”, siç e përshkrueni ju mjeshtërisht, nji partie që kurrën e kurrës nuk kërkoi falje për krimet monstruzoe që bani në vendin tonë.
    Andrra e juej u zbeh e mbetet sot nji vegim i së kaluemes!… U harruen kriminelët, si ajo bankierka e kooperativës që thërriste: “Dua të më jepni edhe mua një lugë gjak të ngrohtë nga ky presori”, kur u dënue nji profesor. U harruen… “të tërë shqiptarët e qytetit e fshatit, ish-skllevë në ara, fabrika, kantiere, apo ish-të burgosur e të përndjekur në llagamet e luftës së klasave…”. U harrue ish-deputetja e PS që piu botënisht gjakun e nji oficeri të SHIK-ut, i vramë në Vlorën e vitit të mbrapshtë 1997!… U harrue edhe i çmenduni Aranit, përbindëshi që dënoi me vdekje ma shumë se 400 shqiptarë të pafajshëm!…
    Dënimi i fajtorit ka gjithmonë diçka tragjike, dhe kjo nuk përjashton kriminelët komuniste… as edhe Aranitin mjeran! Sepse në fund të fundit, të gjithë jemi qenie njerëzore me aftësi të kufizueme. Por, mosdënimi i tyne dhe braktisja e viktimës së pafajshme ashtë nji tragjedi edhe ma e madhe. Ju shkrueni: “Pafajësia duhet të mund krimin çdoherë, çdo ditë e përfundimisht, por gjithherë me mjete ligjore”. Nji përcaktim monumental! Siç shkruente pak ditë ma parë nji nanë kosovare për sjelljen e “politikanëve” në lidhje me krimet serbe në Kosovë, “…ata siellen sikur nuk ka ndodhur as lufta, as vrasje, as djegie, as plaçkitje, as dhunime, as gjë prej gjëje…”! Ashtu si në Shqipëri! Kjo sjellje ashtë vrasja e dytë e viktimës! Si viktimë e diktaturës, unë ju lutem: mos e lejoni! Respektoni historinë!
    * * *
    Z.Kryeministër: PS ashtë sot anëtare e Ndërkombëtares Socialiste, kryesisht europiane, dhe kjo ashte nji fitore për ju. Ju konsultoheni me laburistin Tony Blair, emën i respektuem nga të gjithë shqiptarët. Dhe kjo ju ndihmon me forcue bindjen tuej se komunizmi, që disa “aleatë” tuej e dëshirojnë përsëri, ka qenë thjesht nji kombinacion fatal i nji totalitarizmi patologjik, monopolistik dhe tejskajshëm brutal, që shfrytëzoi kulturën, ligjin, politikën dhe psikologjinë e masave të paarsimueme me mbështetë shtypjen ekstreme dhe padrejtësinë gjithëpërfshirëse.
    Pengesat që do të përballoni janë të mëdha, “shpura” e të përjashtuarve që akoma pretendojnë do t’ju luftojë, atmosfera rreth jush ashtë helmuese, dhe puna që ju pret ashtë e randë. E kaluemja e juej ju ven në pozitë të vështirë. Profili i juej tregon se keni lundrue në mes dy rrymësh antagoniste që ju quejnë “i kuq” dhe “jo mjaft i kuq”. Ndoshta ashtë koha për nji dialog kombëtar mbi rolin e udhëheqësit dhe partizanshmëninë e tij në jetën publike, në krijimin e nji atmosfere që shërben shoqëninë shqiptare tejet të traumatizueme, dhe përfundimisht në nevojën absolute të bashkëpunimit me “opozitën” fanatikisht intransigjente, me evitue nji ndamje akoma ma të thellë se ajo që sot na konsumon!
    Sot, PS përballet me nji Kuvend ku afër nji e treta janë milionerë me vulë dhe krenarë për milionat e grumulluem, që shumica kanë trashëgue nga ish-elita komuniste e para viteve ’90, ose të afërmit me mbizotënuesit e poleve të pushtetit (siç shkruente nji ambasador amerikan) dhe sot, si deputetë, gëzojnë imunitet simbas ligjit. Nji seri skandalesh mbrenda elitës krijon frikën e pasigurisë në psikologjinë tonë kolektive. PS ashtë sot nji organizatë politike e “privatizueme”!
    Kontrasti në mes të vorfënve – ma të vorfënit në Europë! – dhe multi-milionerëve, numri i të cilëve rritet çdo ditë pa pengesë nga ligji, ka hapë edhe ma shumë hendekun e dallimeve ekonomike, dhe, si rrjedhim, ka krijue nji masë të gjanë qytetarësh që, bashkë me mungesën e bukës së sotme, po humb edhe shpresat për të nesërmen. Shoqënia shqiptare, sot e smurë, rrezikon të jetë e pashërueshme nesër: në vorfëni të pashpresë, “sans-culotte”, ajo ashtë material eksploziv për shpërthim të pakontrollueshëm!
    Duhet shkatërrue oligarkia kleptokratike, dhe sa ma shpejt aq ma mirë!
    Kudo, mbrenda dhe jashtë vendit, ndigjohen thirrjet për reforma, shtet ligjor, luftë kundër krimit të organizuem e korrupsionit endemik të administratës shtetnore. Kudo dëshirohet nji evolucion demokratik i shtetit dhe shoqënisë shqiptare, dhe nji ngritje e shoqënisë civile demokratike në Shqipëri. Si socialist europian, shpëtoni vizionin tuej për nji Shqipëri ma të mirë, ma njerëzore. Kujtoni Naimin: “Faltore kemi njerinë!”. Njeriu në qendër të vëmendjes sonë, njeriu i lirë shqiptar me dinjitet! Pa dallim, pa përjashtim! Shqiptarët që tremben nga frika e gjendjes fluide në vend, ata që vuejnë nga papunësia dhe vorfënia e paevitueshme, e kërkojnë këtë me kambëngulje. Mos i zhgënjeni ata dhe ato! Ofroni “dorën” e shtetit që ndihmon, jo “grushtin” e shtetarëve që grumullojnë pasuni prrallore e të paligjshme!
    Dekada me radhë, mosbarazia e të ardhunave për banorët e vendit dhe konteksti i krizës ekonomike europiane, që randon nga deficiti i frikshëm dhe keqadministrimi i tij, kanë çthurë pëlhurën sociale të vendit dhe kanë dobësue besimin e popullsisë në nji të ardhme ma të mirë. Tatëpjeta vazhdon; por ajo nuk duhet të jetë e ardhmja e atdheut tonë. Sot, paga minimale e shqiptarit ashtë 12 herë ma e vogël se ajo europiane, ndërsa 581.000 pensioniste të rregjistruem jetojnë të uritun nga nji ditë në tjetrën…! Na duhet shërbimi me ndërgjegje! Arroganca e pushtetit dhe modelet autoritare sigurojnë vetëm disfata… edhe në Shqipërinë tonë. Korrupsioni endemik dhe krimi i organizuem triumfojnë aty ku ata perceptohen si “Shteti vetë” e “percepsioni” ashtë, shpeshherë, ma efektiv se “e vërteta”.
    * * *
    Z.Kryeministër: dalja në skenë e elementit të ri, të edukuem në Perëndim, megjithëse pa eksperiencë të mjaftueshme pune, përfshirja në Qeveri e “veriorëve” deri tani të papërfillun, theksi në promovimin e grues shqiptare në jetën publike, kujdesi për imazhin e “Qeverisë së re” mbrenda dhe jashtë vendit (masakra e 2 prillit 1991, viti i mbrapshtë 1997, Gërdeci, vrasjet e 21 janarit, vetëflijimi i ish-të persekutuemeve…), theksi në formacionin “skuadër” dhe veprimtaria qeveritare si “skuadër”, pa elemente “të pazëvendësueshëm” dhe pa “kaposhë” partish nominale përgjithësisht pa peshë në opinion publik; shqetësimi veçanërisht për dikasteret e shëndetsisë, arsimit dhe ushtrimit të drejtësisë, theksi në “profesionalizëm” e jo në “besnikëri” ndaj shefit, si dhe transparenca e premtueme, janë inkurajuese. Ka “profesionistë” Shqipëria. Kërkojini dhe do t’i gjeni. Mbrenda dhe jashtë shtetit!
    Zhvillimet në këtë drejtim zakonisht gjenerojnë aktivizimin e popullsisë që përkrah ngjalljen e shpresës. Qytetarët e lirë e të ndërgjegjshëm nuk presin “mrekulli nga qielli”. Ata duhet të bajnë atë që ban çdo qytetar i lirë në Botën e Lirë, respekt për ligjin dhe shtetin ligjor, përkrahje çdo nisme qeveritare që ndërton dhe kundërshtim atyne që damtojnë, përçajnë ose shkatërrojnë. Kjo don të thotë angazhim në jetën publike, paraqitje idesh të reja, ndërtim strukturash civile dhe zhvillim programesh që vetë qytetarët përpunojnë. Fusha e punës duhet të mbetet e hapun për të gjithë. Shqipëria ashte atdheu i të gjithëve! Qeveritë shkojnë e vijnë; ndërtoni administratën e qëndrueshme!
    Sot, të flasësh për nji “popull të djathtë” dhe nji “popull të majtë” ashte nji përpjekje koshiente me forcue ndamjet që ekzistojnë dhe duhen braktisë. Ka vetëm nji popull: populli shqiptar me ideologji konkurruese! Unë ushqej shpresën – tue imitue Rev.M.L.King, Jr.- se nji ditë shqiptarët nuk do të gjykohen nga ngjyra e tyne politike, por nga profesionalizmi dhe fortësia e karakterit tyne.
    Shqipëria sot nuk ka anmiq që e kërcënojnë; NATO na mbron, për sa kohë që respektojmë parimet e kësaj organizate mbrojtjeje! Shqipëria ka “kundërshtarë” që mendojnë ndryshe, nji e drejtë e shenjtënueme në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nji e drejtë e patjetërsueshme. Me akuzue PD-në konkurruese si “…parti fashiste, zogiste, islamike, serbe, hajdute, bajraktare, nacionaliste, kriminele” e tjera babëzira, me kërcënue largimin nga puna të PD-istëve, ashtu si lexohet në shtypin shqiptar, janë shfaqje të nji urrejtjeje primitive, kancer që shkatërron të gjithë ata që e ushqejnë; nuk ndihmon mirëkuptimin, frymën e bashkëpunimit e respektin reciprok, cilësi thelbësore për nji shoqëni civile, dhe nuk len vend për nji dialog kuptimplotë, sidomos në këto ditë kur ky dialog ashte i nji randësie jetësore.
    Sot, vendi i jonë ka nevojë për nji sinkronizim të mesazheve në mes të dy palëve, mobilizimin e forcave shtetnore e private për punësim të plotë në rradhë të parë! Sot, populli shqiptar ashtë ndërgjegjsue për “lirinë” e fitueme, e refuzon trajtimin si nji kope bagëtish që kullote në fusha, ose automat fabrike nën kamxhikun e policit, për nji copë bukë, shpeshherë e pamjaftueshme me qetësue stomakun e uritun të punëtorit e të familjes së tij. Koha e rreshtave të gjatë për qumsht dhe grushteve para dritares me hekura të furrave shtetnore ka kalue. Sot, siguria personale, prona private e ligjshme, punësimi, arsimi, shërbimet shëndetsore nuk janë privilegje; ato janë të drejta themelore për nji jetë njerëzore me dinjitet. Duhet ndërtue nji shoqëni shqiptare bashkëjetese harmonike dhe vlerash e parimesh te gjithëpranueme!
    Nji lumë gjaku, nji moçal çnjerëzimi, nji mal vuejtjesh të pameritueme, e nji frymë e thellë hakmarrje akoma ndan atdheun tonë dhe gozhdon në vend përparimin e frymën e qytetnueme të shoqënisë shqiptare.
    Duhet shtri dora e pajtimit, duhet kultivue fryma e pendimit për fajin dhe falja e fajit, duhet përqafue bashkëpunimi për të mirën e përbashkët. E kundërta do të sjellë mallkimin e nji popullsie të pafajshme për ju… dhe për të gjithë ata që sot heshtin!
    Z. Kryeministër: mos harroni këshillat e gjyshes suej të mençur, në Shkodrën time të qytetnueme, që i lutej Zotit çdo mbramje në mshehtësi të imponueme nga frika qeveritare, si të krishtenët e katakombeve romake të Neronit:
    “Ji gjithherë vetvetja, edhe sikur të gabojsh, edhe sikur të tjerëve mos t’u pëlqejnë gjërat dhe fjalët tuaja!”
    Ji besnik ndaj vetes! Të vjetrit tonë këtë cilësi e quejshin “burrëni”: kurajë civile e karakter, forca tradicionale e fisit tone arbënor…!
    * Ph.D. City University of New York(ret.)
    Ish-i burgosun politik (1946-1956)
    (Shënim: Citatet janë nga libri “Kurban”)

    http://www.panorama.com.al/2013/09/0...it-edvin-rama/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    ugjerim opozitar për Kryeministrin Rama!
    1 tweet
    Opinion e Hënë, 9 Shtator, 2013 | 12:10 pm
    NIKOLL LESI

    Unë jam në opozitë, do apo nuk do njeri nga opozita e re. Jam ai që kam qenë përherë duke folur lirshëm e ndaj nuk marr leje as nga Kryeministri i ri Rama e as nga Lulzim Basha, lideri i ri i opozitës ku bëj pjesë. Nuk më intereson dështimi i Ramës në krye të qeverisë pasi dështimi i tij është dështim edhe i opozitës së re, kësisoj më intereson pikësëpari Atdheu im, i cili natyrisht është edhe i Ramës, edhe i Bashës, i të gjithëve.
    Opozita ndaj është pjesë e demokracisë, që të nxisë e kritikojë pozitën për të administruar sa më mirë pushtetin, që ajo të mbajë premtimet elektorale me të cilat ka fituar pushtetin e me synimin për të bërë një shtet sa më ligjor për të gjithë dhe duke synuar, natyrisht, marrjen e pushtetit, me mendimin se di të qeverisë edhe më mirë. Dueli duhet të jetë mes dy të mirave e jo në mes dy të këqijave, pasi gjithsesi në këtë rast prapë tek e keqja mbetemi. E në këtë kontekst unë jam për opozitë të fortë, por jo shkatërruese për vendin, jam për opozitë që të nxisim e korrigjojmë pushtetin me dëshirën që Atdheu të ecë gjithnjë me përpara e ku njerëzit të jetojnë sa më mirë, ndonëse varfërinë nuk e zhdukim dot, porse e reduktojmë, nëse duam si pozita ashtu edhe opozita. Nuk bëj pjesë në atë pjesë opozite, e cila mendon se të presim 100 ditë e më pas të dalim në rrugë me popull për të rrëzuar këtë qeveri dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk jam, pasi nuk ka se si të jem për të kushtëzuar një pushtet të ri për një 100 ditë, se jam i bindur se reformat, një pushtet i ri që vjen me votë, nuk ka se si t’i realizojë për 100 ditë. Të paktën duhen një ose dy vjet për të parë ecurinë, ritmin e reformave, por kjo nuk nënkupton që opozita të mos flasë. Përkundrazi, që ditën e parë të hapjes së Parlamentit të ri, por me një opozitë me mentalitet krejt tjetër, perëndimor, me fakte, me argumente e të besueshme në popull e jo përleshje apo përplasje turmash, siç edhe ka hamendësime në segmente të opozitës së re. Ndaj edhe disa këshilla apo, më mirë t’i quajmë sugjerime, duhen bërë Kryeministrit Rama. I merr apo jo në konsideratë, është çështje e tij. Së pari, përveçse rendi publik që ka nevojë për dorë të fortë, madje për mua edhe krejt të egër ligjore, ka nevojë për një strukturim të krejt administrimit të territorit e jo vetëm në pjesën e bregdetit, ku është turizmi më i fortë si industri fitimprurëse. Politika e punësimit do zbatim konkret se ka mijëra e mijëra familje në dilemë jetese. Por ka nevojë, madje urgjente që të rishikohet ligji në Parlament për ndarjen e administrimin e territorit, ligj që kërkon 84 vota, e që pozita i bën pa asnjë lodhje, por mbi të gjitha edhe vetë opozita duhet të pranojë se ka nevojë të ndryshojë ky ligj e ku dështuam, ndër të tjera, si pushtet që ikëm. Ka kaq shumë komuna e bashki, por sidomos komuna, aq sa pa asnjë mëdyshje një e katërta mund të shkurtohet, pasi bëhet edhe më efektive administrimi i pushtetit vendor dhe kursehen miliona e miliona euro, të cilët shkojnë kot së koti në një administratë të tejfryrë vendore, aq sa mund të bëhen punë të tjera për komunitetin më këto miliona që shkurtohen. Po u referohem zgjedhjeve vendore 2011 sipas www.org.al, adresës së KQZ. Po marr qarkun e Lezhës, të cilin pretendoj se e njoh më mirë e më pas për të dalë në disa konkluzione. Qarku ka pesë bashki dhe 16 komuna. Qarku ka tri rrethe, Lezhë, Mirditë dhe Kurbin. Rrethi i Lezhës ka një bashki e nëntë komuna, si komuna e Balldrenit, Dajçit, Blinishtit, Ungrej, Kolsh, Shëngjin, Zejmen, Shënkoll e Kallmet. Kushdo që e njeh Lezhën nga afër, bie dakord se nuk ka nevojë për kaq shumë komuna, të cilat më shumë, e si kudo e fatkeqësisht, përdoren për të mbajtur militantë e interesa meskinë elektoralë. E jo vetëm elektoralë! E gjithë zona e Bregut të Matit deri në qytetin e Lezhës, e cila ka tri komuna me një administratë jo të vogël, farë mirë administrohet vetëm me një komunë. E gjithë zona e Zadrimës dhe e Kashnjetit, e cila ka pesë komuna, mund të administrohet me dy komuna. Pra, më shumë se një bashki e qytetit të Lezhës, komuna e Shëngjinit, komuna e Bregut të Matit dhe komuna e Zadrimës nuk ka nevojë për komunat e tjera. Nëse më lejohet pra, nga një bashki dhe nëntë komuna që ka sot rrethi i Lezhës, do të ishte më efektive dhe kursimtare nëse mbetet me një bashki dhe tri komuna krejt rrethi i Lezhës. Nëse doni të vazhdojmë me rrethin e Mirditës që ka dy bashki e pesë komuna, mund të administrohej më mirë me dy bashki e një komunë. E kështu mund të vazhdojmë me gjithë qarqet e Republikës, ku pa asnjë ndrojtje mund të hiqen një e treta ose një e katërta e komunave, të cilat nuk prodhojnë efektivitet. Në shkallë Republike janë 384 bashki e komuna, dhe me një studim të mirëfilltë me specialistë të dyja palëve pozitë–opozitë nuk mund të nevojiten për komunitetin në tërësi më shumë se diku tek 200 apo 250 njësi vendore në krejt vendin. Janë miliona euro shkurtime, të cilat sot harxhohen kot. Shkrirja e shumë komunave e bashkimi në një administratë do të bënte që edhe konkurrenca për cilësinë e kandidatëve për kryetarë komunash të jetë edhe më cilësore e jo si tani, ku për çdo tre apo katër fshatra ka një komunë e lufta zien mes fiseve për karrigen e kryetarit, pasi 10 fise janë në shkallë komune!
    Kryeministri, nëse i qëndron premtimit publik, për luftë ndaj korrupsionit, duhet të jetë i pamëshirshëm ndaj dy palëve, të njerëzve që qëndrojnë ndër shkallët e PS, por edhe të atyre që morën e përlanë nën pushtetin e PD-së e që tani rrinë te klubet përreth selisë rozë për të futur fishën e lidhjeve me pushtetin e ri. Dhe thonë ndër klube se “takuam këtë e atë njëri të zotit Rama dhe na dha garanci!”. Këto fije e lidhje ai duhet t’i presë pa asnjë hezitim. Zoti Rama tha se për shitjen e vendeve të punës që bëhen, dhe paralajmëroi penalizim, do të jetë i rreptë. Por përballjen më të fortë do ta ketë me grupet e mëdha të interesit në ekonomi, ku janë krijuar lobe e grupime të rrezikshme edhe për atë, edhe për shoqërinë. Nëse ia del t’i kontrollojë e ndëshkojë ligjërisht, kurdo e këdo që ka shkelur ligjin, shpresoj se ka kaluar valën e parë të ortekut kundër qeverisjes së tij. Por nuk duhet harruar se lidhjet e shkurtra të tyre kanë edhe elementë brenda në PS e kudo. Të shohim se sa do t’u rezistojë zoti Rama këtyre fije merimange, që enden kudo nëpër ish-bllok! Nëse jo, fatkeqësisht për atë, por edhe për ne, edhe për shoqërinë në përgjithësi. Përballjen publike më të rrezikshme kryeministri Rama do ta ketë me grupet e interesit mediatik ose, edhe më saktë, me mediat; ose edhe më saktë, me pronarët e bashkëpronarët e tyre, të cilët kanë interesa të mëdha në ekonomi, në politikë. Ata, me ekranet apo gazetat e tyre, një pjesë jo e vogël, janë kthyer në pazarxhinj. Media është pushtet i katërt, porse në shumicën e rasteve media të veçanta janë edhe pushtet primar për politikën e ekzekutivit, çka e ka deformuar krejtësisht rolin e tyre, ndonëse njerëzit janë detyruar të shtypin butonin e televizorit apo të blejnë diçka në mëngjes për të lexuar! Nga informuese, shumë media janë bërë media pushtetshformuese e çka do të thotë se do të turren mbi qeverinë e re me kova në dorë e me thasë për t’i mbushur! Këtu ka një betejë të madhe Kryeministri Rama, nga e cila zor se del “pa u lagur” , pasi një pjesë e tyre janë vënë në radhë për të gjetur shtegun për të hyrë te zyra e Kryeministrit për interesa meskinë e jo interesa publikë. Dhe do ta ketë të vështirë Kryeministri Rama, pasi, siç thotë edhe ajo kënga e tij, në fushatë “Jetojmë në Tironë!”.
    E fundit, raporti i Kryeministrit me opozitën duhet të jetë shumë korrekt dhe modern e të jetë i kujdesshëm duke mos përdorur forcën që ne, në disa raste, e keqpërdorëm.

    http://www.panorama.com.al/2013/09/0...inistrin-rama/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    E pse vazhdojn mediat e therrasin me emrin e gjyshes kte se marr vesh une

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    E pse vazhdojn mediat e therrasin me emrin e gjyshes kte se marr vesh une
    kush eshte emri i gjyshes se ktij mi zane?



    Libri i marrëzive të Edi Ramës
    0 tweet
    Opinion e Martë, 10 Shtator, 2013 | 12:23 pm
    ARTAN HOXHA

    Në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar” Rilindas”, më 6 shtator 2013, Edi Rama, ndër të tjera, deklaroi se “…Të humburit na kanë lënë në dorë një libër të trashë marrëzish e gabimesh për të mos u përsëritur…”.
    Gjykimin objektiv për Sali Berishën dhe demokratët e tij ia la historisë, kur foli dy ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe pra, i ndërgjegjshëm për subjektivizmin e tij, Edi Rama vazhdon, edhe fare pak ditë para se të bëhet Kryeministër prej vërteti, të zhvillojë gjykimin e tij subjektiv ekstremist për palën tjetër – Sali Berishën dhe demokratët e tij – pasi Ilir Metën dhe LSI i çliroi nga çdo rol e përgjegjësi pak para dhe vazhdimisht pas marrëveshjes parazgjedhore të 1 prillit 2013.
    “Libri i Marrëzive” të qeverisjes së shkuar, me autor Edi Ramën, e ka të fshirë tashmë kapitullin për Ilir Metën, i cili zinte mjaft vend te libri pararendës – “Kurbani” – e shumë më tepër vend në librin e pabotuar të Edi Ramës “Raporte e fjalime 2008-2011”.
    Subjektivizëm i kësaj shkalle – më elastik se llastiku i benevrekëve – rrëzon edhe atë pjesë objektive që mund të ketë mendimi i tij. Ndonëse në të drejtën e tij për të gjykuar me subjektivizëm kundërshtarin, tashmë në rolin e Kryeministrit, do të ishte më e udhës që Edi Rama të reflektonte, në radhë të parë mbi marrëzitë e veta dhe meritat e kundërshtarit e, më pas, mbi meritat e veta dhe marrëzitë e kundërshtarit.
    Meqë po bën të dytën e jo të parën, të tjerët duhet të bëjnë të parën që ai s’ka ndërmend ta bëjë. Le t’ia nisim me leximin e disa pjesëve nga “Libri i marrëzive të Edi Ramës”.
    Kapitulli I: MARRËZITE E EDI RAMES
    …Edi Rama eci para, gjatë kohës që Ilir Meta ishte Kryeministri i suksesshëm i socialisteve, i pari që rivuri në punë shtetin për të përfunduar ca nga rrugët e nisura e të pabitisura. Asokohe, Edi Rama thoshte lart e poshtë se “shqiptarët nuk duan t’ia dinë për drita e ujë, por për rrugë. Rrugë, rrugë, rrugë! Veç për rruge të përdoren fondet, edhe ato të ndihmës ekonomike” e pak me vonë s’la marrëzi pa bërë kundër Rrugës së Kombit, unazës së Tiranës apo tunelit të Elbasanit e, pas 13 vitesh, para zgjedhjeve 2013, u ankua pse Sali Berisha bënte rrugë, rrugë, rrugë….
    …Ndërsa e projektonte veten larg dhe lart, në shtator 2002 Tiranën e plevitosi me ujin e liqenit që rrodhi bollshëm nga diga, ku për dreq harruan portën hapur e ndërkohë, Edi Ramën e zunë ethet, ndërsa treshja Nano-Berisha-Meta sapo kishin hyrë në sezonin e mirëkuptimit. Ndjeu se paqja kërkonte kurban e ai mund të ishte dashi… Në fakt, Sali Berisha e kërkoi kokën e tij përmes hetimit parlamentar nën drejtimin e Sokol Olldashit, por vonë, diku nga pranvera 2003, kur kishte filluar çarja Nano-Meta dhe ftohja Berisha-Nano. Sezoni i mirëkuptimit tresh kishte mbaruar. I sigurt se nuk ishte më dashi i kurbanit, Edi Rama iu turr me megafon e bylbyla Olldashit në Kuvend duke e quajtur Oll-delja, ndërsa nuk përtoi të mbushte Tiranën, për gjithë natën e 31 marsit duke u gdhirë 1 prilli, me parulla për doktorin gënjeshtar. I gëzohej si fëmija akteve të veta dhe aftësive parashikuese mbi rreziqet. Kurbani si koncept, 1 prilli si datë e shquar dhe bylbylat si instrument, iu ngulitën në mendje dhe i përdori gjithnjë e me shumë….
    …Pasi vetë Jozefina Topalli pohoi në një intervistë televizive, diku nga shkurti 2006, se disa muaj më herët i kishte kërkuar Theodhori Sallakut të dorëhiqej nga kryeprokuror e ky as që e prishi terezinë e vazhdoi punën plot dy vite paskëtaj, Edi Rama i vuri deputetët socialistë të demonstronin me bylbyla në Kuvend, fill pas deklaratës së kryeparlamentares. Nga ky moment, ua mati kokën me pe deputetëve socialistë që u ndaloi të kujtonin çdo sukses e meritë socialiste në të shkuarën duke i vënë damkën e politikës së vjetër dhe, në mandatin tjetër, 2009-2013, ua bëri Kuvendin çil-e-mbyll dhe çuditi edhe vetë Stefan Fule-në, kur i futi në garë kush-e-kush të duronte më gjatë pa ngrënë, ndërsa ai vazhdonte me stoicizëm dietën proteinike të këshilluar nga specialisti….
    …Parandjenjën e rrezikut të kurbanizimit nga Berisha-Nano e pati aq të fortë në 2007-n, me gjithë përpjekjet qetësuese të Ilir Metës për fitoren e sigurt, aq sa për hatër të tij u mblodhën te Presidenti një duzinë burrash me mend e hartuan një traktat të tërë veç mbi certifikatat e u vendos shtyrja me një muaj e zgjedhjeve lokale. Si guri në lumë i të marrit që hajde e nxirre pastaj….
    …Aftësinë e nuhatjes së rrezikut e perfeksionoi mbasi ndërroi jetë i ndjeri Kosta Trebicka. Edhe FBI që zbarkoi në Tiranë, konfirmoi vdekjen aksidentale të të ndjerit, por Edi Rama, megjithatë, organizoi protestën kundër qeverisë, në bulevard, para Kryeministrisë, protestë në të cilën ai e disa pasojës mbajtën një sërë fjalimesh që e bënin qeverinë minimalisht fajtore për mungesën e sigurisë në gjueti e maksimalisht vrasëse të të ndjerit. Sikur të ishte e vërtetë që ajo qeveri të ishte aq e aftë sa të bënte vrasjen perfekte sa edhe FBI të gënjehej ngjarjet në këtë vend do të kishin rrjedhur ndryshe. Por, mesa duket, për Edi Ramën, pikërisht ngaqë FBI nuk vërtetoi vrasjen por aksidentin, ngjarja ishte vrasja perfekte e Sali Berishës, e meqë ky kishte bërë një vrasje të këtillë s’kish ç’ta ndalte të bënte një të dytë perfekte ndaj, Edi Rama nxori njerëzit në rrugë për dy punë, edhe kompensonte ç’nuk bëri në mars, edhe i dilte të keqes përpara. Nga ai moment i shijoi shumë protesta në bulevard….
    …Ndaj, për Edi Ramën edhe vjedhja e të paktën 75 mijë votave në zgjedhjet 2009 nga Sali Berisha i dukej gjithnjë e më e vërtetë, sa më shumë i pamundur dukej ai operacion gjigant që kërkonte një ushtri prej të paktën 10 mijë manipulatorësh, secili me shtatë a tetë karta identiteti të rreme, që votuan secili shtatë a tetë herë atë ditë sipas një plani perfekt shpërndarjeje në të paktën 2000 qendra votimi, ku e dinin se i prisnin 7-8 mijë komisionerë syleshë, të blerë a të trembur, socialistë. Të njëjtin operacion paskësh realizuar Sali Berisha, krah-për-krah me Ilir Metën, në Bashkinë Tiranë në maj 2011, ku sipas Edi Ramës te “Kurbani” u manipuluan 10 mijë vota, ndaj mori frymë i lehtësuar veç kur Ilir Metën e pati në krah në zgjedhjet 2013….
    …Tiranën, krenarinë e tij, e çliroi nga kioskat. Në fakt, kurajën i pari e pati Pandeli Majko kryeministër dhe Ilir Meta zëvendës, por Edi Rama, më pas, e zhvilloi në shkallë të gjerë, e për këtë i duhet njohur merita, por njëkohësisht e mbushi Tiranën me pallate pa plan, ndonëse planin e premtoi se do e bënte brenda vitit të parë, pra brenda 2001-shit, e nuk e përfundoi dot as në 2011-n e tashmë thotë se do ta anulojë planin e Bashkisë së Tiranës e komunave përreth që e bëri, siç kishte premtuar, brenda vitit të parë të mandatit, pasardhësi i Edi Ramës në Bashki, njëherazi i Sali Berishës në parti, Lulzim Basha i cili sapo hapi kantierin e madh të Tiranes Nr. 3….
    Kapitulli II: SI REFLEKTON EDI RAMA NDAJ MARRËZIVE TË VETA
    Megjithëse lista e marrëzive është e gjatë (shih librin e plotë), gjithsesi Edi Rama ka aftësinë të mësojë prej të tjerëve e të reflektojë mbi marrëzitë e veta, por së shumti, vonë dhe mbrapsht.
    ……Mësoi shumë nga Sali Berisha se si ta bënte partinë njësh me veten, aq sa ia kaloi edhe vetë atij. Nëse te demokratët, veç nja dy veta bënë grevë urie, Edi Rama shënoi rekord gines me 200 grevistët e tij të urisë; nëse demokratët bojkotonin herë pas here Kuvendin, Edi Rama e zgjati plot dy vite bojkotin parlamentar o me mungesë totale në Kuvend, o mosmarrje pjesë në votim a komisione të deputetëve socialistë; nëse te demokratët të paktën 20% mbështesin kandidatin alternativ për kryetar partie, te socialistët vota për kandidatin alternativ përfundoi poshtë 5%-shit; nëse te qeveritë e demokratëve, edhe në kohën e kontrollit maksimal nga Sali Berisha, kishte gjithnjë ca ministra që nuk ishin besnikë të tij, kjo s’ndodhi me Edi Ramën në Bashki dhe s’po ndodh as tani në qeveri….
    ….Duke mësuar nga kundërshtari, zhvilloi protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, ndonëse edhe vetë amerikanët ia kërkuan të mos e bënte të dhunshme, protestë që e paralajmëroi herë si një biçim 1997 artificiale e herë si një biçim pranvere arabe e që përfundoi si një biçim 14 shtatori 1998, por me motive të dobëta, pasi gjaku, ndryshe nga 14 shtatori, u derdh gjatë e jo para protestës dhe Kryeministri qëndroi në godinë e nuk i bëri bisht sulmit. Protesta e dhunshme ishte reflektimi ndaj gabimit që bëri në mars 2008, pas shpërthimit tragjik të Gërdecit, kur nuk shfrytëzoi rastin të rrëzonte dhunshëm qeverinë e s’mund ta linte më t’i ikte ky shans në janar 2011 pas videos Meta-Prifti, ndonëse Ilir Meta dha dorëheqjen. Por këtu nuk ia doli t’ia kalonte kundërshtarit, kuptoi deri ku ishte kufiri, e mirëkuptoi Sali Berishën kur ai i foli drejtpërdrejt më 23 janar, reflektoi së dyti dhe kuptoi gabimin e reflektimit të parë. Hoqi dorë nga dhuna e për këtë u premtoi edhe amerikanëve, por katër veta humbën jetën e dhjetëra protestues e policë u plagosën në këtë ngjarje të provokuar deri në kufijtë e çmendurisë në Shqipërinë e NATO-s e të lëvizjes së lirë….
    ….Edi Rama reflektoi edhe mbi gabimin që bëri në prill 2008 me ndryshimet e Kushtetutës. Që kishte gabuar e pranoi publikisht në prill 2012, por duket se ka reflektuar pendueshëm që në janar 2009. Në fakt, pasi mori Kodin Zgjedhor që donte në dhjetor 2008 e për këtë i dha Sali Berishës çdo konsensus ligjor që ky i kërkoi gjithë atë vit e nuk ia ndjeu fare për vuajtjet e urisë së Ilir Metës dhe shokëve të tij bashkëvuajtës, pas këtij momenti, që nga janari 2009 nuk dha më konsensus për asnjë ligj – si p.sh. ai i Gjykatës Administrative, që mund të ishte miratuar atë muaj- e më pas nuk dha votën për dy vite rresht, qoftë edhe për hir të heqjes së vizave. Edhe pasi shkroi “Kurbanin” e deklaroi në shtator 2011 se opozita duhet të sillet si qeveri lidhur me integrimin, nuk dha votën për tri ligjet e famshme në tetor-dhjetor 2012, duke bllokuar për të tretin vit marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa miratimin e dha fët-e-fët sapo Ilir Meta, aleati strategjik, ia kërkoi si një nga kushtet e aleancës së re të 1 prillit 2013, pasi s’kish se si të bashkoheshin europianisti integrues me bllokuesin e integrimit pa dhënë këtë provë. Shqipërisë i tha Jo. Ilir Metës i tha Po….
    Kapitulli III. A ËSHTË RAST I PASHPRESË EDI RAMA?
    ….Marrëzitë më të mëdha, por edhe reflektimin më të thellë Edi Rama i ka të lidhura me Ilir Metën. Ai ishte i ndërgjegjshëm që përçarja e majtë ishte fara e humbjes në 2005 – farë të cilën, Edi Rama, nëse nuk e vaditi me pompë, ia hodhi një kanoçe. Për përçarjen me pasojë humbjen akuzoi Fatos Nanon, i zuri vendin dhe ribashkoi të majtën në zgjedhjet 2007-s, në të cilat, bashkë me Ilir Metën, fitoi Bashkinë Tiranë e disa bashki të tjera kryesore. Por, si të mos mjaftonin këto dy prova për domosdoshmërinë e aleancës – prova këto njëra në humbje e tjetra në fitore – e ndonëse e paralajmëruan, ribëri gabimin e Nanos që, në këto rrethana përsëritëse, kualifikohet supermarrëzi, e për rrjedhojë humbi në 2009 dhe në 2011….
    …Nëse s’do kishte bërë këtë supermarrëzi, do t’i kishte kursyer shumë andralla vetes dhe vendit e do qeveriste që nga 2009. Ndaj, ndërsa në 2013 korri frytet e reflektimit e, më në fund, do të bëhet Kryeministër, do të paguajë edhe koston e vonesës duke mbajtur kalaqafë Ilir Metën e fuqizuar e shumëfishuar, i cili, aty sipër, e ka kapur fort për veshësh. Reflektimi, ndonëse i vonuar, jep ca shpresë, përveç nëse reflektimi përfshin vetëm se si fitohet me Ilir Metën e jo se si bashkëqeveriset me të. Për këtë bën mirë të pyesë jo vetëm Ilir Metën, por edhe Sali Berishën dhe prapë s’mjafton për të mësuar të gjitha yçklat…

    http://www.panorama.com.al/2013/09/1...-te-edi-rames/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    Edvin dmth eshte emri qe ja ka dhen gjyshja e qe me pas ky e ndryshon ne Edi sepse se duron faktin qe te tjeret te vendosin se si duhet ta kete emrin ky,lol

    te pakten keshtu ka then ky vete

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Edvin dmth eshte emri qe ja ka dhen gjyshja e qe me pas ky e ndryshon ne Edi sepse se duron faktin qe te tjeret te vendosin se si duhet ta kete emrin ky,lol

    te pakten keshtu ka then ky vete
    aha,

    sa shume e degjon edhe ti evvinin maj?

    lol

    tani qe u lidh me tonibllarin do e perdor edvin, bile bile do i shtoj edhe nji v v-se tjeter do e bej edwin, qe ta anglezoj emrin e gjyshes....lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    Looool

    Une i degjoj te gjithe....Edvinin,Birishen e me radh ...... e me radh ...

    ama jo shume....mjaftushem

    P.S.Pavarsish jemi te politizuar apo jo,politika ndikon te te gjithe ne,ne menyrat e saja...qoft edhe per figurat e saja nese jo nga tatimet apo ndonje gje tjeter.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    mire ben qe i degjon, se te hapin oreksin dhe e mbaron pjaten me ushqim kur shikon tv....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    po thonte njeri ne autobuz dje qe i beri te skuqeshin te gjithe nga turpi: "keshtu eshte kur bitha behet morali udheheqes i te mjereve shqiptare" ......
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po thonte njeri ne autobuz dje qe i beri te skuqeshin te gjithe nga turpi: "keshtu eshte kur bitha behet morali udheheqes i te mjereve shqiptare" ......

    Bitha e edverit nuk eshte e vetme, pasi shoqerohet edhe me ministra me kete "virtyt te madh" te njerezimit.......te mbeshtetur nga bithet e disa nderkombetareve.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •