Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Pse foshnja në duart e lypses është gjithmonë në gjumë?

    Citim Postuar më parë nga symphony Lexo Postimin
    Jepu bukë, simite, të paktën të ngopin barkun.
    Po pra....por e ke ven re asnje nuk kerkon buke,te gjithe duan leke,biles disa edhe e kan te shkruajtur se sa leke duan,apo edhe ta thone...

    Ju kam dhen gjithemone,deri sa u vetedijesova qe me shume mund te beje keq me kte pune se sa mire....

    Tjetri organizon krimin,ne e mbeshtesim dhe e bejem qe ky krim te lulzoj,me nuk ju japi,por eshte dhe kjo se keta 'lypsat' ndonjeher dine te jene dhe te rrezikshem,lere qe te dalin para makines neper rruge,gje qe po se pate mendjen kush e di cfare mund te ndodh,por njeher ne tr,me ka pas gjuajt me shishe te plastikes ne makin,se me cfare e kishte mbushur shishen nje zot e di ,por njefar yndyre qe mezi u hoq,edhe te friksojn edhe te shkaktojn deme...Hajde rriju afer tashi :S
    Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 10-09-2013 më 06:49

  2. #12
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622

    Për: Pse foshnja në duart e lypses është gjithmonë në gjumë?

    Zanë, kur nuk pranojnë bukë, tutje thuaju. Pastaj këtyre lypsarëve të shëndetshëm që vrapojnë pas veturave nuk ia vlen as t'i përfillësh!
    Nuk e di por kur shikoj raste të tilla, se si më del parasysh një pjesë e një filmi kur banda mafioze mblidhnin fëmijë rrugëve, pamarrëparasysh i varfër, jetim apo i pa strehë... Në fillim i merrnin me të mirë, duke u premtuar se aty do të gjenin ushqim të mjaftueshëm, pastaj i trajnonin sipas aftësisë së fëmijës, dikujt ia përvëlonin sytë me vaj të nxehtë, dikujt ia prisnin këmbën, e kështu me radhë... kushtëzimi, kush sa do fitonte aq do shpërblehej me ushqim. Kishte ditë kur i linin pa bukë si dënim ngaqë s'kishin fituar gjë përgjatë ditës...
    Shpresoj dhe uroj të mos jetë ky realiteti!!!

    Dikush do më thoshte tani: 'shumë filma shikon ti e dashur' :-D

    Por është e pamundur të mos ndjesh keqardhje kur shikon skena të tilla...
    Love has no limits

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Pse foshnja në duart e lypses është gjithmonë në gjumë?

    Citim Postuar më parë nga sCHiZoiD-AL Lexo Postimin
    Skedarët e Bashkëngjitur 162094


    Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë
    ndërgjegjen e të gjithëve.


    Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur
    organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një boss i
    tyre. Bossi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor përderisa lypset marrin ndonjë
    shishe vodka, viski ose ndonjë sanduiç apo qofte zgare. Organizimi i këtillë i bandës
    është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet
    publikisht. Lidhjet e bossave me autoritetet shtetërore janë aq të thella saqë askush
    nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës.
    Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëeve, e në veçanti i foshnjave gjatë
    procesit të kërkimit lëmoshë. Keni vërejtur se shumica e lypseve femra mbajnë në dorë
    një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë – gjithmonë
    është në gjumë. Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypses së njëjtë
    informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjet
    flejnë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga
    qytetarët dhe kalimtarët e rastit të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe
    ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja.
    Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz
    të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat
    që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre – por janë zakonisht bebe
    të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse
    ato foshnja flejnë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka
    (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë
    një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por
    lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë
    rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë dinar duke menduar si i ndihmojnë “nënës”.
    Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle
    apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” t’a shihni beben përpara se t’i jepni një 10
    denarsh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithsi në vendin tonë) ekziston praktika
    e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim
    në një lokal në Tetovë, erdhi nje lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i
    kërkoi t’a shihte foshnjën, por lypsja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më.
    Dihet se ka nevojtarë, por duhet t’a dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni t’a bëni
    një të mirë duke i dhënë ca para një lypses, mendojeni mirë se mund të këni investuar
    në një biznes të flliqur që shuan jetë foshnjësh çdo ditë…
    A. Xhaferi – ShqipMedia
    Keta duhet sterilizuar nje ore e me pare ..per meshire ndaj femijve te tyre ,me mire mos te lindin fare se nje jete me vuajtje .
    P.S foshnjet ne shumicen e rasteve jane prej verteti e jo kukulla ,cdo njeri me sy te shendetshem e veren dallimin ndermjet nje femije te vertete dhe nje kukulle .

  4. #14

    Për: Pse foshnja në duart e lypses është gjithmonë në gjumë?

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Keta duhet sterilizuar nje ore e me pare ..per meshire ndaj femijve te tyre ,me mire mos te lindin fare se nje jete me vuajtje .
    P.S foshnjet ne shumicen e rasteve jane prej verteti e jo kukulla ,cdo njeri me sy te shendetshem e veren dallimin ndermjet nje femije te vertete dhe nje kukulle .
    hitleri....
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Pse foshnja në duart e lypses është gjithmonë në gjumë?

    Symphony, pikrisht ata qe vijne te vetura jane femije,nuk po mundesh te mos i perfillesh!

    Personalisht mbasi e kam degjuar kete lajme,me shume me ka tmerruar se edhe nese femija vdes, ato ashtu e mbajne sa per te kerkuar para,nuk i jap deri sa ta zgjoj femijen e te shoh nese eshte mire!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •