Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    ZANAFILLA E KOMUNITETEVE MUSLIMANE NË SHQIPËRI


    Debati mbi islamizimin e shqiptarëve është një nga temat më
    intriguese të historisë së kombit tone. Islami, ka qënë një
    faktor tepër i rëndësishëm në përcaktimin e fizionomisë së
    shqiptarëve, si popull i ndryshëm nga fqinjët, serbë dhe
    grekë. Islami i ka bërë shqiptarët kombin më të madh
    musliman të Evropës. Ky fakt ka shtyrë shumë historianë dhe
    historibërës të orvaten dhe shpjegojnë PSE-në e madhe të
    islamizimit masiv të shqiptarëve në kundërshtim me popujt e
    tjerë të rajonit tonë. Në lidhje me sa më sipër, disa nga
    arsyet kryesore të islamizimit masiv të shqiptarëve, lidhen
    me faktet që:
    a) shqiptarët nuk kanë patur kurrë një kishë të tyre, por
    kristjanizmi, që nga koha e Kostandinit të Madh e deri në
    ditët tona, i’u është imponuar nga kishat politike të Romës
    dhe Kostandinopojës
    b) krishtërimi ka shërbyer si agjent i imperializmit
    bizantin dhe romak, dhe është përdorur sa nga Roma aq edhe
    nga Kostandinopoja për të mbajtur shqiptarët dhe popujt e
    tjerë nën kontroll. Për këtë arsye, shqiptarët krishtërimin
    e kanë kuptuar në më të mirën e rasteve si besnikëri ndaj
    padronëve të tyre katolikë perëndimorë apo ortodoksë
    lindorë, sesa ndaj Zotit
    c) në rastet kur shqiptarët kanë dashur të zgjedhin një
    kristjanizëm ndryshe nga ai i kishës politike, siç ka qënë
    shembulli i bogumilizmit, ata janë shtypur me zjarr dhe me
    hekur sa nga Kisha Lindore, aq edhe ajo Perëndimore.
    d) Duke qënë se Shqipëria ka qënë një nga zonat kufitare më
    të rëndësishme të osmanëve në Evropë, investimet masive që
    ata bënë në infrastrukturën e Shqipërisë pas shekullit të
    XV-të, shërbyen si agjenti më i fuqishëm, i cili ndolli
    shqiptarët drejt kulturës dhe fesë superiore të
    Komonuelthit Turk. Zyrtarët osmanë nuk gjetën ndonjë
    zhvillim të madh në Shqipëri, por në të kundërt, një popull
    malësor dhe të varfër, të cilit i mundësuan të bëhet pjesë
    e botës së qytetëruar. Ndërtimi nga zyrtarët osmanë, të
    qyteteve si Korça, Tirana, Elbasani (Il-basam) apo
    rindërtimi i qyteteve si Berati, Prizreni, Shkupi etj, dhe
    kthimi i tyre në qëndra të biznesit të perandorisë me
    perëndimin, shërbeu si agjentë jo vetëm të rritjes së
    mirëqënies sociale por edhe të edukimit masiv të
    shqiptarëve me islamin.
    e) Ndërtimi i qyteteve shqiptare ka shkuar paralel me
    edukimin e elitave vendase, të cilat nëpërmjet sistemit
    edukues të devshirmesë, pasi diplomoheshin nëpër akademitë
    ushtarake osmane, ktheheshin në shpirtin dhe mëndjen e
    klasës sunduese osmane dhe promotorë të ekspansionit të saj
    në Evropë.

    Megjithatë, fakti që shqiptarët u islamizuan kaq masivisht
    tregon se në mesin e tyre, ndjenjat miqësore ndaj fesë së
    Muhamedit duhe të kenë ekzistuar kohë përpara ardhjes së
    osmanëve.

    * * *
    Kontaktet e para të popujve të Evropës Juglindore me
    islamin, nisën që në ditët e profetit Muhamed, kur i
    fundit, ftoi perandorin bizantin Heraklius që të bëhet
    musliman. Megjithatë, kontaktet e islamit me Evropën
    Juglindore janë intensifikuar edhe më shumë në kohën e
    ekspansionit të Perandorisë Umajade drejt Evropës.
    Perandoria e umajadëve që u shtri në cepat më të largët të
    Persisë, do të penetronte në Evropë nga Spanja e deri në
    një pjesë të mirë të qyteteve kryesore të Italisë dhe
    Francës. Shekujt e tetë dhe nëntë përbënë kohën e artë të
    ekspansionit arab edhe drejt ujrave të Mesdheut dhe
    Adriatikut. Sipas shumë analeve historike islame, Tarik Ibn
    Zijadi, komandanti legjendar i muslimanëve afrikano veriorë
    që pushtoi Andaluzinë, përshkruhet të ketë qënë një djalosh
    bjond, i blerë nga piratët arabë si skllavë, pranë disa
    fisesh ‘sakalibe’ apo sllave që jetonin në tokat e
    Dalmacisë së sotme.

    * * *

    Aktivitetet detare dhe komerciale të arabëve në Detin
    Mesdhe dhe Adriatik janë përqëndruar kryesisht pranë vijave
    bregdetare. Në rastin e Shqipërisë, qytete si Durrësi,
    Ulqini, Vlora dhe Tivari, kanë qënë disa nga pikat kryesore
    të komunikimit të islamit me popullatat vendase. Gjatë
    ekspeditave dhe tregtisë që arabët bënin me popullatat
    shqiptare, nëpërmjet veprimtarisë misionare ata kanë
    themeluan edhe komunitetet e para muslimane të Shqipërisë.
    Mbi ekzistencën e komuniteteve muslimane në vendin tonë, ne
    mësojmë nga një korrespondencë e vitit 1220 ndërmjet
    peshkopit të Durresit dhe kanonistit Demetrius Komantianos
    në Ohër. Në letrën që peshkopi i Durrësit i dërgonte
    superiorit të tij në Ohër, ku të fundit i kërkonte të dijë
    sesi duhej të sillet Kisha me minoritet fetare dhe në
    veçanti armenët (që ishin monofizitë), metropoliti
    Demetrius, e këshillonte peshkopin që me "grupet
    minoritare, duke përfshirë këtu çifutët dhe muslimanët,
    Kisha duhej të lejojë liri të kufizuar..." Komunikimi
    ndërmjet peshkopit të Durrësit dhe kanonistit Demetrius të
    cilin e rrëfen historiani Xhon Fine në librin e tij
    ‘Ballkani i Vonshëm Mesjetar’, dëshmojnë se gjatë kohës së
    mbretërimit të Perandorit Theodhori I në Epirin Verior,
    përveç komuniteteve që praktikonin fetë zyrtare të Romës
    dhe Kostandinopojës (pra ortodoksinë dhe katoliçizmin)
    ekzistonin edhe të tjera. Këto komunitete, vuanin
    persekutime të shumta nga sundimi bizantin, siç është rasti
    me komunitetin hebraik të cilin Theodhori I e izoloi nëpër
    geto dhe më pas e ndaloi të praktikojë hebraizmin.
    Megjithatë një nga pikëpyetjet më të mëdha që shumë
    shqiptarë mund t’i bëjnë vetes pasi lexojnë korrespondencën
    kishtare, është se nga e kishin origjinën muslimanët e
    përmendur në letërkëmbim? Përgjigja për këtë duhet të
    gjendet në emiratin më të afërt islamik të Shqipërisë: në
    Siçili.

    * * *

    Islami në Siçili

    Arabët, Siçilinë apo Al-Sikillinë kanë kërkuar t’a
    pushtojnë që në kohën e kalifit të parë umajad, Muavija Ibn
    Sufianit (viti 652). Emri al-Sikillijah me të cilin arabët
    quanin ishullin, sipas shumë historianëve është versioni i
    arabizuar i emrit grek të ishullit, i cili rrjedh nga dy
    frutat bazë që rriten në ‘të, ‘siqi’ dhe ‘ilahia’ (fiq dhe
    ullinjë). Inkursionet arabe drejt Siçilisë, të nisura në
    kohën e Muavijës, janë shtrirë në një interval kohe prej
    200 vitesh, ku emirë të ndryshëm arabë, që nga Ubejdullah
    bin Ahbabi dhe Habib bin Abu Ubejda kryen një seri
    orvatjesh për të pushtuar ishullin. Orvatja më e famshme i
    përket viteve 739 – 740 kur arabët mbajtën të rrethuar për
    mëse një vit Sirakuzën. Megjithatë, muslimanët Siçilinë
    arritën t’a pushtojnë vetëm në kohën e sundimit të
    Algabidëve në Ifriki (Tunizi). Emiri i dytë algabid, Abu
    Abaz bin Abdullah, ndërtoi një flotë të fuqishme për
    shtetin islamik, të cilën në vitin 827, kur piratët
    siçilianë sulmuan dhe plaçkitën Kajravanin, do t’a përdorte
    për t’ju kundërpërgjigjur piraterisë bizantine. Në 18
    korrik 827 kur turmarkosi bizantin Eufemios, kishte
    probleme me sundimtarët vendas, i fundit kërkoi ndihmën e
    emirit të Ifrikisë, i cili dërgoi Zijadullah bin Ibrahimin
    që të ndërhyjë ushtarakisht në ishull për të mbështetur
    komandantin grek. Në fushatën e pushtimit të Siçilisë,
    morrën pjesë shumë berberë nga Ifrikija dhe muslimanë
    spanjollë të udhëhequr nga Akbag bin Vekili, i njohur nga
    siçilianët si Fargalus. Trupat spanjolle të Fargalusit
    arritën të pushtojnë Palermon në 12 shtator 831, ndërsa
    pushtimi i plotë i ishullit do të realizohej në vitin 902
    kur Katania dhe Taormina hynë nën sundimin e emirëve arabë.

    Era e artë e muslimanëve në Siçili i përket shekullit të
    10të. Në kundërpëgjigje të revolucionin shi’it të
    fatimidëve në Egjipt, sunitët arabë të Siçilisë kërkuan të
    ndahen nga juridiksioni i Kajros së sapokrijuar, dhe njohin
    abasidët e Bagdadit si kalifë të tyre. Por berberët kaluan
    në anën e fatimidëve gjë që do të shkaktonte trazira në
    vend. Në kundërpërgjigje ndaj kaosit të krijuar, kalifi
    fatimid i Kajros dërgoi si guvernator të tij në Siçili
    Hasan bin Ali al-Kalbin, i cili themeloi edhe dinastinë e
    kalbidëve. Gjatë sundimit njëqind vjeçar nga kalbidët, në
    ishull sundoi paqja dhe begatia. Arabët zhvilluan shkencat
    dhe artet islame, dhe i dhanë Siçilisë ngjyrat arabe të
    cilat lexohen deri në ditët tona në toponominë e ishullit
    dhe banorëve. Kështu për shembull, familja Katani e të
    famshmit Korado Katani në filmin ‘La Piovera’, rrjedh nga
    emri i fisit jemenit të Benu Kahtanëve. Ndërsa shumë
    provinca siçiliane deri në ditët e sotme kanë origjinë
    arabe. Kështu për shembull në kemi Karonian e cila rrjedh
    nga emërimi i lagjës e fisit al-Karunia, Katania nga
    al-Kahtanija, Marsala nga Marsha-Ali, Kalsa nga al-Khalisa
    etj. Gjatë kohës së sundimit islam në Siçili, emirët arabë
    u bashkuan në shumë raste me bizantinët, siç është rasti i
    vitit 980, kur sulmuan trupat e perandorit Otto II në
    Kalabri.
    Megjithatë, në fillim të shekullit të 11të kadijtë e
    Siçilisë hynë në luftëra civile me njëri tjetrin, të cilat
    ndikuan në rrënimin e Emiratit. Duke përfituar nga përçarja
    në vend, konti norman Roger d'Hauteville erdhi në ndihmë të
    kadiut Ibn al-Thumna në vitin 1061. Dhjetë vite më vonë, në
    1071, djemtë e tij, Robert le Guiskardi dhe Rogeri II nisën
    pushtimin e Siçilisë, i cili përfundoi në 1091. Rezistenca
    e muslimanëve kundër pushtimit norman u udhëhoq për një
    çerek shekulli nga komandanti legjendar i muslimanëve
    siçilianë, Benaverti, i cili do të mundej vetëm në vitin
    1086 në betejën e Sirakuzës.
    Megjithë nënshtrimin e muslimanëve, normanët që kishin
    plane imperiale drejt Lindjes së Mesme nuk u morrën me
    zhdukjen e tyre. Përkundrazi, muslimanët u panë si shumë të
    dobishëm nga normanët, dhe në veçanti mbretit Roxher II
    (1111 – 1154) i cili në 1130 u shpall mbret i Siçilisë,
    Pulias dhe Kalabrisë, dhe kishte nevojë për dijet e tyre
    për të pushtuar Ifrikinë. Megjithatë projektet imperiale të
    normanëve hasën në shumë probleme, dhe më në fund, në kohën
    e mbretit Williami II, dështuan njëherë e mirë, pasi në
    këtë kohë, në Egjipt u shfaq kampioni i antikryqëzatës
    evropjane, Salahudin al-Ejubi.

    * * *
    Burime te shumta historike tregojnë se edhe pasi normanët e
    pushtuan Siçilinë, ata u treguan mjaft pragmatikë me
    muslimanët, duke i lejuar të jetojnë sipas modës së tyre
    dhe të mos ju kërkojnë konvertimin në kristianizëm.
    Muslimanët që njiheshin si luftëtarë të mirë u rekrutuan në
    mënyrë masive në ushtritë normane, ndërsa shumë të tjerë
    shërbyen si sekretarë dhe shkollarë në pallatet e
    sundimtarëve kristjanë. Ndër ata mund të kujtojmë
    gjeografin e madh arab, Al – Idrisin (1100-1165) që jetoi
    në Palermo, në pallatin e mbretit Roxher II. Al-Idrisi
    shkroi gjërë mbi simpatinë që Roxheri II kishte ndaj
    islamit dhe arabizmit dhe vendin që gjuha dhe shkenca arabe
    kishte në pallatin norman. Lidhjet e Roxherit me muslimanët
    shkaktuan në disa raste acarime ndërmjet tij dhe Kishës
    Katolike, e cila përfliste gjithmonë se normanët ishin
    konvertë të fshehtë në fenë e Mahometit.
    Megjithatë, mardhëniet e muslimanëve me normanët, u acaruan
    gjatë kohës së Williamit I. Kulmi i acarimeve arriti në
    vitin 1161 kur muslimanët u rebeluan kundër pushtetit
    mbretëror dhe taksave të shumta. Tensionet e muslimanëve me
    kristjanët u thelluan edhe më shumë gjatë viteve të luftës
    civile nga 1189-90, ndërmjet Tankredit të Leçes dhe Henrit
    VI të hohenstaufenëve, që ishte djalë bastard i mbretit
    Roxher II. Si pasojë e luftës, muslimanët e persekutuar nga
    të krishterët u detyruan të largohen nga qytetet drejt
    fshatrave dhe organizojnë rezistencë. Problemet e
    muslimanëve vazhduan edhe me ardhjen në fron të Frederikut
    II në Siçili, i cili shtypi rezistencën e tyre në kalatë e
    Jatos dhe Entelës. Heroi i rezistencës muslimane ndaj
    sulmeve të Frederikut II, njihet si Mirabetto nga
    italianët. Por emri i tij i vërtetë ishte Muhamed Ibn Abad.
    Ai ishte emir i qytetit të Entellës dhe kështjellës së
    Jatit rreth viteve 1220. Gjatë sundimit në Entela, Ibn
    Abadi kërkoi të rivendosë pavarsinë e muslimanëve nga
    monarkia normane, dhe për këtë refuzoi të njohë pushtetin e
    Frederikut II, organizojë muslimanët dhe biles shtypë edhe
    dinarë në emër të tij. Për t’u përballur me rezistencën
    muslimane, Frederiku II marshoi kundër Entelës me mbi
    60.000 ushtarë, dhe pas një rrethimi të gjatë arriti të
    bindë Mirabetton se në rast dorëzimi, ata do të liheshin të
    lirë. Me ndërmjetësimin e kadiut të qytetit, Mirabetto u
    dorëzua ndaj Frederikut, i cili e vrau në kundërshtim me
    besën e dhënë. Por rezistencën e të atit e vazhdoi e bija e
    tij, e cila u hakmorrë kundër trupave të Frederikut duke
    vrarë shumë prej tyre dhe rezistuar për një kohë të gjatë.
    Më në fund, kur trupat e normanëve arritën të thyejnë
    rezistencën muslimane, ajo helmoi veten, për të mos rënë e
    gjallë në duart e kryqtarëve. Vendosmëria dhe rezistenca e
    Mirabetos dhe të bijës së tij, la shumë mbresa mes
    bashkëkohësve italianë. Megjithatë, Frederiku II që ishte
    rritur në mesin e kulturës islame, dhe në fakt kishte edhe
    shumë të dashura muslimane, për të cilat edhe goditej nga
    Kisha Katolike më vonë, me cytjen dhe mbështetjen e Kishës,
    arriti të shkatërrojë komunitetet muslimane të Siçilisë.
    Pas nënshtrimit të Entelës, ai nisi internimet masive të
    muslimanëve të mbijetuar drejt Pulias dhe Brindisit. Të
    kthyer në bujkrobër të feudalëve italianë, faza finale e
    komunitetit muslimanë të Italisë u zhvillua në koloninë e
    Luçerës, e cila shtrihej disa kilometra në lindje të
    Brindisit. Muslimanët jetuan në Luçera për rreth 100 vjet,
    derisa në vitin 1300 komuniteti i tyre do të shfarosej nga
    angjevinët apo detyrohej që të arratiset drejt brigjeve
    fqinje të Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme.



    Muslimanët siçilianë në Shqipëri

    Robert le Guiskardi që pushtoi Siçilinë më 1071, ndërhyri
    ushtarakisht edhe në tokat bizantine apo më saktë në
    Shqipëri në vitin 1081. Pas vdekjes së tij, i biri i tij
    Bohemundi dhe më pas Roxheri II kryen një numër të madh
    ekspeditash në brigjet e Shqipërisë. Një rezyme e qartë mbi
    këto luftëra është dhënë nga Ana Komnena, e bija e
    perandorit Bizantin, Aleksi I. Në fushatat kundër
    Shqipërisë, kontigjentet normane kishin në përbërjen e tyre
    shumë muslimanë siçilianë. Ndër t’a më i famshmi ka qënë
    gjeografi musliman, al-Idrisi i cili përshkroi viset e
    Shqipërisë në punimet e tij.
    Megjithatë, muslimanët e Siçilisë, nisën të zbarkojnë në
    mënyrë masive në Shqipëri gjatë kohës së sundimit angjevin.
    Sundimi angjevin sipas Eqerem bej Vlorës, zgjati në Durrës
    nga viti 1271 deri më 1372, ndërsa në Kaninë dhe Vlorë nga
    1272 e deri më 1296. Sundimi i angjevinëve nisi në vitin
    1271 kur mbreti i tyre, Karli pasi i morri pushtetin
    Manfredit, u shpall edhe mbret i Shqipërisë. Për të mbajtur
    vendin nën pushtim, angjevinët rekrutuan një numër të madh
    muslimanësh nga Luçera, kolonia muslimane që shtrihej në
    veriperëndim të Brindisit, portit kryesor të ekspansionit
    drejt Durrësit. Ndërtimi i kolonive me muslimanë në
    Shqipëri ishte pjesë e politikës ekspansioniste angjevine
    drejt Bizantit. Analet historike të angjevinëve flasin për
    shumë muslimanë që janë vendosur në viset e Shqipërisë
    gjatë kohës së sundimit të tyre. Megjithatë këtu mund të
    përmendim disa nga faktet që historiania Julie Taylor
    rrëfen në librin e saj ‘Muslimanët në Italinë Mesjetare’.
    Ndër të tjera ajo kujton se në vitin 1273 angjevinët nisën
    drejt Shqipërisë, një numër shumë të madh muslimanësh, të
    cilët komandoheshin nga emiri Rikardo, ndërsa i biri i tij,
    Haxhaxhi drejtonte furnizimet e ushtrisë nga Otranto dhe
    Bari.
    Po në vitin 1273, Durrësi të cilin angjevinët e kishin
    pushtuar, do të komandohej nga një musliman nga Luçera i
    quajtur Leone, i cili do të zëvendësohej një muaj më pas
    nga komandanti Musa që drejtonte 200 trupa muslimanësh.
    Musai drejtoi trupat angjevine në Durrës deri në vitin
    1275, kur u zëvendësua nga komandanti Ibrahim. Por përveç
    Durrësit, muslimanët e Italisë u shpërndanë edhe në vise të
    tjera të vendit tonë. Kështu në vitin 1275 kur angjevinët
    pushtuan Vlorën, ata vendosën në qytet mbi 300 harkëtarë
    dhe këmbësorë muslimanë të cilët udhëhiqeshin nga një
    oficer i moshuar, i quajtur Salim.
    Vendosje të tjera të dokumentuara muslimanësh drejt
    Durrësit janë ato të vitit 1279 kur në qytet u vendosën 53
    harkëtarë nga Luçera nën udhëheqjen e emirit Ibrahim, si
    dhe stacionimi në vitin 1275 i mbi 100 harkëtarësh
    muslimanë nën komandën e Guillaume Bernardit dhe kështu me
    radhë. Në vitin 1280, angjevinët dërguan në Shqipëri edhe
    një numër shumë të madh ndërtuesish, artizanësh dhe
    hekurpunuesish muslimanë, të cilët punuan për të forcuar
    kështjellat në Berat, Durrës etj. Një nga ndërtimet
    angjevine që i ka mbijetuar kohërave, sipas Eqrem bej
    Vlorës, është torra e bardhë në Durrës, pranë portit,
    ngjitur në murin e qytetit ‘turris magistra’.
    Por përvec ndërtuesve, në vjeshtën e vitit 1280, angjevinët
    dërguan nga Durrësi për të marrë pjesë në rrethimin e
    dështuar të Beratit edhe 300 ushtarë të tjerë muslimanë.
    Megjithatë, muslimanët nuk shkonin gjithnjë mirë me
    angjevinët. Kështu në vitin 1278 një numër prej tyre
    dezertuan nga ushtria angjevine dhe u bashkuan me
    popullatën shqiptare, ndaj të cilës, sipas kronikanëve të
    kohës, ‘ata tregonin më shumë simpati sesa ndaj shtetit’.

    Mardhëniet e angjevinëve me muslimanët nuk shkuan mirë për
    shumë kohë. Në vitin 1300 Karli II, që dhjetë vite më parë
    kishte kërkuar që hebrejtë e mbretërisë së tij të
    konvertohen në kristjanizëm, të njëjtën kërkesë do t’ia
    bënte edhe muslimanëve të Luçerës. Kur të fundit refuzuan,
    Karli II që ishte trushplarë nga urdhëri domenikan që
    drejtonte inkuizicionin dhe Papa Bonifaci VIII, shkatërroi
    qytetin e Luçerës dhe pas kësaj detyroi muslimanët të
    kthehen në skllevër, apo muhaxhirë drejt tokave të largëta.
    Shumë prej 80.000 banorëve të Luçerës u vranë, dhe pjesa më
    e mirë e të shpëtuarve ishin ata që sa për sy e faqe u
    deklaruan si kristjanë.
    Dezertorët muslimanë të vitit 1278 dhe për më tepër,
    muslimanët që shpëtuan nga masakra fetare e vitit 1300,
    ishin disa nga elementët që formuan bërthamën e parë të
    muslimanëve në historinë e Shqipërisë. Shqipëria ishte
    vendi më ideal për strehimin e muslimanëve në zonat e
    Adriatikut. Në të, kristjanizmi shihej si ideologji e
    sundimtarëve lindorë dhe perëndimorë, dhe për më tepër
    relievi i thyer i vendit dhe mos – ekzistenca e ndonjë
    kishe shqiptare, favorizonte të gjithë heretikët e Evropës
    Juglindore të gjejnë strehim. Prelatët e bizantinë që
    vizituan Labërinë e shekullit të 13të, Kostandinopojës, i
    raportonin se banorët e këtyre zonash ishin ende paganë dhe
    kishin nevojë të rikristjanizohen.
    Dëshmitë e peshkopëve të Durrësit dhe Ohrit dhe rrëfimet e
    kronikave angjevine, të ndërlidhura me numrin e madh të
    muslimanëve të vendosur nga angjevinët dhe normanët në
    Shqipëri, janë gjurmët e njerëzve të parë, që themeluan
    bërthamën e komunitetit musliman në historinë e Shqipërisë.
    Edhe pse ky komunitet duhet të ketë ekzistuar në formë
    minoritare (ashtu sikurse edhe hebrejtë), dhe në disa raste
    edhe mund të jenë detyruar të konvertohet me dhunë në
    kristjanizëm, nga frika e regjimit, fuqia e besimit dhe
    traditës duhet që medoemos të ketë mbijetuar mes tyre edhe
    për gjysëm shekulli, kur në Shqipëri u shfaqën sërisht
    grupe të mëdha muslimanësh, por që kësaj radhe vinin nga
    lindja, dhe ishin turqit e Emiratit të Ajdinit.
    Me copëtimin e Perandorisë Bizantine, dhe daljen në skenë
    të principatave të pavarura shqiptare, dhe shfaqjen e
    princave të parë të islamizuar shqiptarë, siç është rasti i
    Jakub Shpatës, pasardhësit e muslimanëve italianë të
    vendosur në Shqipëri kanë patur shansin të shpallin
    botërisht identitetin e tyre fetar, të cilin e përqafuan
    edhe shumë shqiptarë. Rasti i islamizimit të Jakub Shpatës,
    kohë përpara ardhjes së osmanëve në Shqipëri është një
    shembull. Kronikat angjevine dhe normane, që dëshmojnë për
    një numër të madh muslimanësh të vendosur në Shqipëri që
    nga shekulli i 11të dhe më pas, na bindin se islamizimet e
    para të Ballkanit nuk i përkasin kohëve të Sari Salltëkut,
    siç disa studiues shqiptarë mendojnë, por shumë kohëve më
    parë. Mesa kuptohet nga kronikat angjevine, misionarët e
    parë të islamizimit në Shqipëri, duket që nuk kanë ardhur
    nga Lindja por nga Perëndimi. Ata nuk ishin pushtues, por
    muhaxhirë të cilët gjetën në Shqipëri një ‘safe heaven’ nga
    masakrat që Kisha Katolike organizonte në Italinë
    Mesjetare.


    Referenca

    - Ballkani i Vonshëm Mesjetar, John Fine
    - Muslimanët në Italinë Mesjetare, Julie Taylor
    - Al-Sikilliya, Enciklopedia of Islam
    - Bizantine Empire, Dictionary of Medieval Ages
    -Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve, Nexhat
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    Po sikur une te thosha se ne vendet me shumice totale islame, deri tek Saudia te kete pakica kristjane!
    Por as dhia s'do ta besonte, pasi vertete ne Kine vajti jo vetem Marco Polo me te vellane por edhe te tjere misjonere, por
    qe per kete nuk duhet te vantojme pakica dhe fillime komunitetesh fetare, pasi deformohet e verteta!
    Jane perfaqesues te konsullatave te ndryshme, tregetare dhe banues te pasur kryesisht qe per aresye politike dhe perfaqesishe
    te dryshme si me larte, qe nuk kane si te perbejne asnje "berthame komunitare" pasi jane shifra te pakonsiderueshme...
    Por qe eshte fakt, ne territoret e Arberise e me pak te Epirit, komunitetet e para te konvertuara arberore jane formuar
    para dyndjeve osmane... kjo sa per te preçizuar faktin qe ne betejen e Fushe Kosoves, u gjinden ne te dyja krahet e betejes;
    i vetmi komb ne luftime, shqiptaret ishin te pranishem jo si spektatore, si nga ana e tartareve, osmaneve, kurdeve e etj, po
    keshtu edhe pjesa me e madhe kuptohet ishin ne krah te serbeve, malazezeve, grekeve, hungerezeve, rumuneve, bullgareve e etj.
    Por qe tema eshte shume interesante, komplimentet e mia.:-)
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anëtarësuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    Te gjithe komunitetet e para myslimane kane qene Arab te vendosur ne Arberi. Arbereshet kane qene Fanatik te Kirshtere, saqe lane vete token e tyre per mos nderruar fene e Krishtere. Pastaj Perandoria Osmane beri punen e vete: solli popullsi nga Turqia, Irani, Siria, Dagestani, Kurdistani dhe vende te tjera Islamike dhe ja ku u Islamizuan ky vend. Eshte shume e thjesht.

  4. #4
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    .....Por qe tema eshte shume interesante, komplimentet e mia.:-)
    Pershendetje
    Amon mer Niko po cfare komplimentesh!!! Ky ceni qe ne rradhe te pare nuk jom una, osht vetem nje hije e zeze e imja (!) (gjykoj gjithmone ne rastin qe osht shqiptar me kupton!) ..pra Cen-ua vdes ose si ta zhgarravis .. he e ka fiksim ate.... arapin tartarin ujgurin vajgurin kurdin.... apo ku di un, qe i ka bo ster-gjyshen e tij mbasi i kishte vrare stergjyshin me vellezer!
    Nuk ke se cfare i thua vetem: laj laje laje me 90°!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cen Durimmadhi : 11-09-2013 më 03:26
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ura e Cekajve Lexo Postimin
    Te gjithe komunitetet e para myslimane kane qene Arab te vendosur ne Arberi. Arbereshet kane qene Fanatik te Kirshtere, saqe lane vete token e tyre per mos nderruar fene e Krishtere. Pastaj Perandoria Osmane beri punen e vete: solli popullsi nga Turqia, Irani, Siria, Dagestani, Kurdistani dhe vende te tjera Islamike dhe ja ku u Islamizuan ky vend. Eshte shume e thjesht.
    Je duke thene qe muslimanet ne trojet shqiptare jane me preardhje turke,siriane ,kurde etj?!!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ura e Cekajve Lexo Postimin
    Te gjithe komunitetet e para myslimane kane qene Arab te vendosur ne Arberi. Arbereshet kane qene Fanatik te Kirshtere, saqe lane vete token e tyre per mos nderruar fene e Krishtere. Pastaj Perandoria Osmane beri punen e vete: solli popullsi nga Turqia, Irani, Siria, Dagestani, Kurdistani dhe vende te tjera Islamike dhe ja ku u Islamizuan ky vend. Eshte shume e thjesht.
    Simbas logjikes tende une si muslimane nuk jam shqiptare apo jo ? Ju islamofobet jetoni me enderra ! Realiteti eshte se sot shiqptaret ne bote ne pergjethesi qe frymojne jane 90-95 % muslimane , ju pelqeu apo nuk ju pelqey ky fakt .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ura e Cekajve Lexo Postimin
    Te gjithe komunitetet e para myslimane kane qene Arab te vendosur ne Arberi. Arbereshet kane qene Fanatik te Kirshtere, saqe lane vete token e tyre per mos nderruar fene e Krishtere. Pastaj Perandoria Osmane beri punen e vete: solli popullsi nga Turqia, Irani, Siria, Dagestani, Kurdistani dhe vende te tjera Islamike dhe ja ku u Islamizuan ky vend. Eshte shume e thjesht.
    quuuuuuksh...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    quuuuuuksh...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes e bjeri ......me dore.
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    o cen hajvani..cka pate more ..apo ta mori me miza..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10

    Për: Zanafilla e komuniteteve muslimane në shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Cen Durimmadhi Lexo Postimin
    Amon mer Niko po cfare komplimentesh!!! Ky ceni qe ne rradhe te pare nuk jom una, osht vetem nje hije e zeze e imja (!) (gjykoj gjithmone ne rastin qe osht shqiptar me kupton!) ..pra Cen-ua vdes ose si ta zhgarravis .. he e ka fiksim ate.... arapin tartarin ujgurin vajgurin kurdin.... apo ku di un, qe i ka bo ster-gjyshen e tij mbasi i kishte vrare stergjyshin me vellezer!
    Nuk ke se cfare i thua vetem: laj laje laje me 90°!!!
    O Cen, po nuk do te thote komplimente pse eshte Cen me mbiemer sido te jete, por nese nje postim ka patur kerkime per tu dokumentuar, kjo pa dyshim meriton komplimente.
    Une bej komplimentet kujt e ka postuar, ndonese nuk ndaj komplet idete dhe hamendjet e shkrojtesit..., por qe e them me lart.
    Une qe thua ti, kerkoj te arsyetoj ndonese pa prova direkte, qe nuk qendron krejtesisht sa thuhet me lart, por qe komplimentet shkojne, jo pse quhet si quhet por per mundin ....
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •