Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 125
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Mund te themi me plot goje se Perandoria Osmane administrohej nga shqiptaret per shume kohe dhe ne shume fusha.Eshte e pafalshme ta quash perandorine Osmane si nje perandori ushtarake turke nderkohe qe ajo pak a shume ishte nje perandori qe brenda saj kishte shume kombe dhe etni.Nderto shqiptaret kishin rrolin me kryesor.Ismail Kadareja e ka quajtur perandorine Osmane si "Shtetet e bashkuara te Mesjetes".Shqiptaret ne ate kohe zoteronin ofiqe shume te larta ne rang hiearkie-Pothuajse mbi 40 vezire(kryeministra) shqiptare e komanduan ate perandori.Ndersa sot asnje shqiptar nuk e komnadon apo te kete ndonje rol te rendesishem ne Nato pervec forces ndihmuese ne misione paqeruajtese apo luftuese.Gabimi me i madh qe bejne sot eshte qe gjykojme per te shkuaren duke i nisur nga realiteti i sotem.Ndoshta po te jetonim ate kohe do te mendonim ndryshe.


    Emri:  1-mimar-sinan_1418992357.jpg

Shikime: 5674

Madhësia:  137.4 KB

    Mimar Sinani (1490 – 1588)

    Sinani ishte arkitekt gjatë Perandorinë Osmane i cili nuk filloi dizajnimin para moshës 50 vjeçare. Ai vdiq në moshën 85 vjeçare.
    Ky arkitekt la në trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e renesancës Italiane mësuan nga ai. Gjermanët nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.
    Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij, janë 400 vepra mbrojtëse, ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla (mexhite), 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 strehe për të varfër, 5 rrjete të ujësjellësve, 8 ura, 20 hane, 48 hamme etj.
    Ndër veprat madhore ndërtimore të papërsëritshme të tij janë: Xhamia “Sulejmanije”, e ndërtuar në Stamboll, përreth shtatë vitesh, të cilën ia kishte kushtuar Sulltan Sulejmanit; Xhamia “Shezade Mehmeti”, po në Stamboll dhe Xhamia “Selimije”, e ndërtuar në Edrene, të cilën ia kishte kushtuar Sellta Selimit etj.
    Thuhet se para se të vdiste, kishte shqiptuar këto fjalë: “O Allah, Ti je dëshmitar se e tërë ajo që kam bërë është për hir Tëndin. O Allah, kërkojë nga Ti të më lejosh në xhenetin Tënd për të gjitha ato që kam bërë për Ty”.


    Sedefqar Mehmet Agai

    Është marrë nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxënësi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në vitet 1597–1598 ai ishte drejtor i përgjithshëm i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij është Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).

    Emri:  Sultan-Ahmet-Mosque-turkey.jpg

Shikime: 5225

Madhësia:  49.6 KB


    Kasem Agai

    Ka lindur në fshatin Grëmsh, të krahinës së Tomoricës. Rininë e parë e kaloi në Berat. Pastaj i ati e dërgoi në Stamboll për studime profesionale. U bë asistent pranë Koxha Mimar Sinanit (të madh) dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar në punime arkitekturale, më 1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Më 1622 u bë kryearkitekt. Ka ndërtuar Jeni Xhaminë (Xhaminë e re) të Stambollit dhe ka edhe shumë vepra të tjera.

    Emri:  yeni_camii_hdr.jpg

Shikime: 3995

Madhësia:  42.0 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 10-10-2015 më 18:29
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Skedarët e Bashkëngjitur 168876

    Letër nga arkitekt Sinani...

    Muri rrethues i një xhamie të ndërtuar nga arkitekti shqiptar Sinani, kish filluar të rrënohej si pasojë e vjetërimit dhe për këtë arsye merret përsipër restaurimi i tij.
    Mjeshtërit që u caktuan për restaurimin nuk e kishin shumë të qartë mënyrën se si do të rindërtonin murin. Megjithatë vendosën të fillojnë punën duke hequr gurët. Pasi heqin disa nga gurët pykë ( që mbajnë harqet ) ndodh diçka e çuditshme.
    Mes gurëve shohin të murosur një shishe të mbyllur mirë. Brenda saj ishte një letër e mbështjellë. E hapin dhe shohin se ish shkruar në gjuhën e vjetër osmane. Një njohës i asaj gjuhe ua përkthen. Letra ishte shkruar nga arkitekt Sinani. Në të thuhej:
    "Ky mur e ka jetëgjatësinë rreth 400 vjet. Në ndërtimin e tij është përdorur një teknikë e veçantë. Kur të fillojë të rrënohet ju mund të mendoni ta rindërtoni. Duke marrë parasysh që pas 400 vitesh do të ketë ndryshuar teknika e ndërtimit, rindërtimi i këtij muri sipas origjinalit mund të jetë i vështirë. Prandaj për t'ju ndihmuar sadopak, po ju përshkruaj hapat që kam ndjekur gjatë ndërtimit..."
    Dhe në vazhdim përshkruan vendin nga i ka marrë gurët, mënyrën e gdhendjes, radhën e vendosjes dhe detaje të tjera.
    Nga kjo letër del dhe një herë në pah zotësia dhe mendjemprehtësia e mjeshtrit shqiptar. Që të linte këtë mesazh atij i duhej që; të njihte mirë llojin dhe jetëgjatësinë e gurëve, të gjente letër dhe bojë që të rezistonte 400 vjet, të parashikoje ndryshimin e teknikave të ndërtimit në shekuj dhe, mbi të gjitha, të mbartte përgjegjësinë për t'ia lënë veprën e tij edhe brezave pas 4 shekujsh.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Skedarët e Bashkëngjitur 168879

    Mehmet Isa

    Sipas mendimit mbizotërues, thuhet se është me origjinë shqiptare. Nuk i dihet saktësisht data e lindjes, por as edhe e vdekjes. Dihet se është nga fshati Opar i Korçës. Është kryearkitekti i Taxh Mahallit në Indi. Mehmet Isai ishte asistent i arkitektit të madh, Mimar Sinanit. Thuhet se ka vdekur në burg i verbuar, por sipas një legjende . Varri i tij sot gjendet pranë Taxh Mahallit.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #14
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Mund te themi me plot goje se Perandoria Osmane administrohej nga shqiptaret per shume kohe dhe ne shume fusha.
    Kur administrohej, kur luftonin kunder Gjergjit apo kur eheshin kryengritjet ne Ballkan kunder sulltanit??!
    Eshte e pafalshme ta quash perandorine Osmane si nje perandori ushtarake turke nderkohe qe ajo pak a shume ishte nje perandori qe brenda saj kishte shume kombe dhe etni.
    C'lidhje ka multietniciteti me strukturen politike te nje perandorie??!
    A ka perandori mono-etnike??!


    Nder to shqiptaret kishin rrolin me kryesor.
    E ç'rol kishin, Xhemis, perveçse ate te sherbetorit dhe mete shtypurit ne tere perandorine?!
    Ismail Kadareja e ka quajtur perandorine Osmane si "Shtetet e bashkuara te Mesjetes".
    Nje mendje e ndritur si ajoe Kadarese, nuk do te shkruante kurre nje gomarllek te tille!!
    Por,le te mos shkojme larg, por mjafton qe te mendojme pakez se pse tere rilindasit me fe muslimane qe jetonin ne perandori, e quanin gjedhen turke si gjemen me te madhe qe ka kapluar ndonjehere ky popull!!
    Ja se ç'shkruajne rilindasit:

    Kur bëre derr' dhe arinë,
    Ç'deshe që bëre Turqinë?
    Se të mos qenkej kjo farë,
    bota do të vinte mbarë,
    dhe do të lulëzonte,
    Shqipëria do t'gëzonte.


    Shqiptaret ne ate kohe zoteronin ofiqe shume te larta ne rang hiearkie-Pothuajse mbi 40 vezire(kryeministra) shqiptare e komanduan ate perandori.
    Te ngaterrosh "komandimin"me "sherbimin", eshte vertet tipike e sahanlepiresve te Turqise!!
    Meqe"komandonin" shqiptaret kete perandori, si s'bene asgje per kombin??!
    As edhe nje shkolle, rruge, ujesjelles,spital, kanalizim, hamam, etj??!
    Pse s'kishim nje ushtri shqiptare te administronte vendin,por na komandonin boshnjaket dhe jemenitet??!
    Cfare pergjigjesh ka ençuria jote prej sahanlepiresi te Turqise, hoxhe efendi?!
    Ndoshta po te jetonim ate kohe do te mendonim ndryshe.
    Halli eshte se ti mendon is te ishe turk!!
    Jarigas

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Ismail Kadare: Perandoria otomane - janë Shtetet e Bashkuara të Mesjetës

    Bisedë nga Thierry Fabre
    http://www.bksh.al/adlib/scripts/www...200648&LIMIT=0


    Ismail Kadare, a jeni ai që mund t’ju quajmë mjë shkrimtar ballkanik? A përfaqëson Ballkani ndonjëgjë të veçantë për ju?
    Jam shkrimtar, por unë jam kundër etiketës përshkrimore ballkanike, skandinave ose jemenite.Unë mendoj se letërsia është diçka homogjene dhe unike në botë. Shkrimtarët formojnë nje familje shumë të bashkuar dhe shumë të ndryshme në të njëjtën kohë. Mendoj se unë i përkas kësaj familjeje.

    A është ky rajon një hapësirë referimi për ju?
    Sigurisht, vepra ime lindi në Ballkan dhe ndoshta nuk do të mund të ekzistonte pa të. Është një burim, po përtej tij, unë jam një shkrimtar. Shkrimtarët nuk kanë qenë pjesë të regjimeve dhe të partive.

    Po Ballkani si një vend imagjinar, sa i rëndësishëm është për ju?
    Ekziston një kontradiktë mes Ballkanit si realitet konkret dhe Ballkanit imagjinar, që është një tërësi shumë më e fuqishme.

    Me këtë përfytyrim ushqeheni?
    Mendoj se letërsia e madhe evropiane ka lindur në gadishullin ballkanik.

    Për shembull, kë keni në mend?
    Shkrimtarët e antikitetit. Është e vërtetë që ka pasur zbulime madhështore në botën para grekëve të lashtë, si krijimi i konceptit të skëterrës nga egjiptianët. Por mendoj se grekët, domethënë ballkanasit e lashtë, kanë zbuluar gjënë më të madhërishme në botë: brerjen e ndërgjegjes. Brerja e ndërgjegjes në botë është shfaqur goxha më vonë. Ka nja katër a pesë mijë vjet, jo më shumë... Pa këtë koncept, nuk do të kishte letërsi. Brerja e ndërgjegjes u zbulua nga dramaturgjia greke: besoj se ka ekzistuar edhe para Eskilit. Te Homeri nuk gjejmë mënyra konkrete, por të gjitha poemat homerike kanë lindur prej saj. Çfarë janë poemat homerike? Njëfarë faljeje karshi Trojës. Një poet grek i ka kënduar fajit të lashtë të grekëve për të larguar të keqen. Në këtë mënyrë, lindi letërsia klasike greke...

    Në veprën tuaj, duket qartë një përngjasim i madh mes letërsisë suaj dhe asaj greke. Mos vallë përtej Ballkanit ka një dimension mesdhetar, që për ju është i vlefshëm?
    Sigurisht, por të dyja janë tepër të ndërthurura. Është mëse e natyrshme.

    A ka po kështu, dhe një dimension mysliman?
    Jo mysliman, por një dimension perandorak: romak, bizantin dhe otoman njëkohësisht. Ky dimension perandorak ka filluar qysh tre mijë vjet me persët... Letërsia ka filloi në kohën e zhvendosjes së ushtrive të gadishullit ballkanik drejt Orientit; më pas ndodhi zhvendosja e ushtrive romake, bizantine, turke... Nga Perëndimi në Lindje dhe nga Lindja në Perëndim...

    Shkrimtarët kanë pasqyruar kronikën... Ju flisni për perandori. Cili është vizioni juaj për perandorinë otomane? Çfarë është për ju? Një armik që deshi të shtypte Shqipërinë?
    Shumë më e ndërlikuar se kaq. Nga pikëpamja letrare, mendoj se është perandoria më e bukur e njerëzimit. Është mjaft paradoksale, por mendoj se për letërsinë është një minierë ari. Nuk mund të gjejmë perandori tjetër aq të pasur në subjekte...

    Po kështu, ju e keni vazhduar këtë linjë me Kasnecët e shiut dhe me personazhin e Skënderbeut...
    Jo vetëm unë. Kështu ka bërë edhe Kazanzaqis, Ivo Andriç gjithashtu. Nuk mund të imagjinohet kurrë vepra e tij pa këtë perandori...

    Si e ka ushqyer perandoria otomane veprën tuaj?
    Është një perandori shumë e kompletuar. Ajo përfshinte gjithë racat njerëzore, gjithë fetë, gjithë konfliktet, gjithë fatet. Ajo zotëronte mekanizmin më të përsosur burokratik të të gjitha kohërave. Në këtë perandori, ju mund të gjeni të gjitha perandoritë, përfshi dhe Rajhun e Tretë apo perandorinë sovjetike... Modelet janë të gjitha në perandorinë otomane. Ishte si Shtetet e Bashkuara në Mesjetë. Në këtë perandori shumë të errët e të tmerrshme, hera-herës, gjejmë po kështu shenja të një tolerance të madhe...

    Për shembull, pas vitit 1492, kur çifutët u dëbuan nga Spanja, ata gjetën strehim në perandorinë otomane...
    Jo vetëm çifutët... Perandoria otomane ndoqi një politikë nacionale, ndonjëherë shumë më inteligjente se të vendeve të tjera dhe perandorive të tjera...

    Por me Shqipërinë marrëdhëniet kanë qenë shumë konfliktuale. Shqipëria doli kundër kësaj perandorie otomane...
    Shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie tepër të veçante me këtë perandori. Në fillim, përgjatë një shekulli, ka pasur një konflikt të përgjakshëm me Shqipërinë... Por pas kësaj, ata gjetën një lloj modus vivendi, sepse perandoria otomane e kuptoi më në fund shpirtin e shqiptarëve dhe në përgjithësi, të ballkanasve. Ajo kuptoi se mënyra e paqtimit ishte dhënia e privilegjeve...

    Shumë shqiptarë u përfshinë në elitën e perandorisë otomane...
    Në përgjithësi, shqiptarët kanë qenë më të privilegjuarit... Çifutët dhe grekët po kështu, por jo si shqiptarët. Gjatë kësaj kohe, marrëdhëniet kanë qenë disi të dykuptimta.

    Por kjo perandori ka lënë gjurmë, veçanërisht në islamizimin e një pjese jo të pakët të popullsisë...
    Në fillim, gjithë shqiptarët kanë qenë të krishterë. Kanë qenë një nga popujt e krishterë më të lashtë, fill pas Italisë. Në fillim ka qenë katolik dhe më pas, nën ndikimin e Bizantit, një pjesë e Shqipërisë u bë ortodokse. Islami është më i vonë. Ka qenë një fenomen disi i përgjithshëm për gjithë Ballkanin... të krishterët që filluan të bëheshin myslimanë, përveç shqiptarëve, boshnjakëve, edhe grekët vetë... Kjo bëhej për arsye praktike, civile. Kjo nuk ishte pasojë e detyrimit apo e masakrave, siç e shohim shpeshherë në filma, por pasojë e arsyeve praktike, ekonomike, politike dhe shoqërore... Për shembull, po të doje një vend të rëndësishëm në kryeqytet, një nga kushtet ishte të ndërroje fenë. Nuk mund të bëheshe ministër po të ishe katolik a ortodoks... Shqiptarët e morën shumë lehtë këtë çështje në fillim. Në përgjithësi, princët dhe prijësit e tyre u konvertuan të parët. Ata ndërruan emrat e krishterë në emra myslimanë. Si të ishin duke luajtur komedi, duke menduar se kjo nuk ndryshonte asgjë.

    Kjo marrëdhënie me qytetërimin islamik, a pati ndikim në Shqipëri në leximin e teksteve, në përfytyrime, në poezi?
    Islami pati shumë pak ndikim në kulturën shqiptare. Ai ndikoi në jetën e përditshme në disa zakone, veshje, në disa zakone shtëpiake; në kuzhinë, në administratë. Por ama jo në letërsi.

    Çfarë dini për kulturën arabe? A ka ndonjë të përbashkët mes jush?
    Në Shqipëri, është shumë pak e njohur. Më tepër njoh letërsine perse. Për shembull, Omar Khajamin, i cili në Shqipëri ka qenë i përkthyer, fshehurazi, nga anglishtja. Në Shqipëri ka pasur një rrjedhë islamike, por që ka qenë shumë më e dobët krahasuar me letërsinë tradicionale të krishterë shqiptare. Kjo letërsi islamike, nga një anë, ishte dhe e prapambetur, thjesht me disa vjersha të vogla sentimentale, por jo më shumë...

    A nuk keni dijeni për poezinë e madhe arabe, për vepra madhështore?
    Te ne nuk janë përkthyer kurrë.

    Me ç’kuptojmë, të krijohet përshtypja se përherë ka identitete të shumëfishtë. Së brendshmi jemi katolikë dhe nga jashtë myslimanë. Kemi përshtypjen se në universin ballkanik ka përherë lojëra personaliteti shumë të ndërlikuara, me shumë fytyra...
    Kjo ndodh në të gjithë Ballkanin, sepse ne kemi ndryshuar dhe shumë herë realitet. Ja dhe një arsye për të cilën feja është e dobët në shumë zona ballkanike. Në Shqipëri ka tre fe. Kur një vend i vogël ka tre fe, ato dobësohen... Por gjëja e mirë është se nuk ka pasur armiqësira mes besimeve. Shqiptarët mbërritjen e islamit nuk e morën seriozisht. Dy fetë më të hershme u treguan shumë mikpritëse karshi fesë myslimane, pa bërë aspak bujë e skandal. Ato e pranuan.

    A është pasojë e komunizmit fakti që filloi të shkatërrohej shpirti religjioz?
    Jo, kjo ka ndodhur më parë. Nga ana e vet, feja myslimane u tregua shumë tolerante, që do të thotë se myslimanët shqiptarë nuk përfituan kurrë nga statusi i tyre.

    A ju duket se ka përparuar ky realitet i shumëfishtë i Ballkanit, a shkon drejt përpjekjeve për t’u përgjithësuar?
    Në shekullin XX, me daljen nga perandoria otomane, popujt ballkanikë u bënë shovinistë. Më parë, ata ishin më tolerantë, më shpirtgjerë, më të emancipuar. Por kjo nuk ndodhte ngase më parë ata kishin armik të përbashkët perandorinë otomane. Shqipëria ka qenë e qeverisur nga një pasha shqiptar. Kufijtë nuk kanë qenë shumë të saktë. Kishte shkëmbime ekonomike dhe kulturore më të natyrshme atëherë.

    Po sot, a jemi vallë dëshmitarë të një regresi?
    Mendoj se mbi të gjitha, ka interesa të klasave egoiste. Mes tyre ka një armiqësi të tmerrshme, mes popujve ballkanikë. Më parë, kjo nuk ekzistonte. Të gjithë e kanë nxitur urrejtjen në mënyrë artificiale.

    A mendoni se do të dalë ndonjë gjë, duke pasur parasysh atë çka po ndodh sot, sidomos në Bosnje?
    Mendoj se e keqja nuk është aq e rëndë sa u duk në fillim. Urrejtja nuk është e pamundur të mos zvogëlohet. Por mjafton vetëm që njëra nga palët të lëshojë pe e para... Ka shumë shembuj nga e kaluara. Në Shqipëri dhe në Ballkan në përgjithësi, të rinjtë e kanë harruar tashmë armiqësinë me Turqinë. Kjo armiqësi nuk ekziston më. Vështirë se mund të kthehet më. Turqit dominuan në Ballkan për gjashtë shekuj me radhë. Ishte një dominim shumë i ndërlikuar, nganjëherë tolerant, e herë të tjera i përgjakshëm, i tmerrshëm... Ata e kanë harruar. Kjo do të thotë se ata janë në gjendje të harrojnë, por për këtë duhet të drejtohen nga një forcë. Ky mund të jetë roli i intelektualëve ballkanas, me ndihmën e Evropës, natyrisht....

    A prisni ndonjë gjë prej tyre, ndonjë mesazh?
    Ka nevojë. Një shkrimtar shqiptar si unë mund të jetojë absolutisht edhe pa urrejtje. Në qoftë se shihni veprat e mia, do të vini re se urrejtja aty mohohet në mënyrë absolute. E keni lexuar, me sa më thoni, Kasnecët e shiut. Atë e kam shkruar njëzet e pesë vjet më parë. A keni gjetur aty gjurmë urrejtjeje? Personazhi kryesor është një pasha turk, armik i shqiptarëve. Këtë e kam përshkruar në mënyrë paqësore. Nuk ka qenë e përllogaritur kështu. Romanin tim të parë Kopshte të kujtimeve* e kam nisur në moshën njëzet e pesë vjeç. Ishte historia e një gjenerali që erdhi në Shqipëri, një armik zyrtar i Shqipërisë, një pushtues gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe atë e kam përshkruar në të njëjtën mënyrë, pa urrejtje.

    A mund të luajnë njerëzit e kulturuar të Ballkanit një rol drejtues? Keni qenë të pranishëm në ndonjë iniciativë?
    Ajo që është më trishtuese është se intelektualët serbë janë mes përgjegjësve kryesorë për atë çka ndodhi në Ballkan.

    Me të drejtë, është një luftë letrare, një epope e ngritur në madhështi që çon në fillimin e betejës, duke ndërsyer kryqin e ortodoksisë kundër islamit...
    Mendoj se është një njollë e zezë në historinë e kulturës. Nuk dua të mbaj anën e kulturës së vendit tim, por në këtë pikë, kultura shqiptare është shumë superiore. Gjëra të tilla te ne nuk keni për të gjetur kurrë. Fatmirësisht... Nuk duhet harruar se ne kemi qenë në një situatë armiqësie me Jugosllavinë përgjatë 40 vjetëve. Gjurmë të tilla urrejtjeje nuk kam parë në letërsinë greke apo bullgare... Është mëse e mundur të ngremë një kulturë shumë të emancipuar, shumë njerëzore në këtë gadishull ballkanik. Më gëzoi shumë fakti që, kohët e fundit, shkrimtarë serbë e kanë kuptuar këtë më në fund.

    A ka ndikuar në veprat tuaja ky shpërthim në Ballkan apo jeni përpjekur të izoloheni?
    Shkrimtaria nuk ka të bëjë fare me këtë që thoni. Është një punë artistike.

    Është një realitet që kapërcen kohën?
    Është një realitet më vete.

    Marrë nga revista “Qantara” - Cultures en mouvement, botim i Institutit të Botës Arabe
    * Titulli i botimit frëngjisht të “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” – shën. përkth.
    Përktheu nga frëngjishtja: Norel ZAIMI


    http://www.bksh.al/adlib/scripts/www...173751&LIMIT=0
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 11-10-2015 më 14:55
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Xhamia Zaganos Pasha e vitit 1461

    Emri:  cami zaganos (2).jpg

Shikime: 4165

Madhësia:  157.1 KB

    Degjojme shpesh prej krishtereve qe thojne xhamia ne Shqiperi jane me emra Sulltanesh, nderkohe qe po ju sjelle disa raste ku xhamite ne Stamboll jane me emra shqiptaresh.

    Emri:  800px-Za?anos_Pa?a_Mosque.jpg

Shikime: 4427

Madhësia:  68.9 KB

    Xhamia e Shqiptarit Zaganos Pasha.Ajo ndodhet ne Balikesir

    Ishte Shqiptari qe ndryshoi rrjedhen e historise.Ai ishte shkaku kryesor qe sulltan Mehmeti i II pushtoi Konstandinopojen.

    Ne nje pjese te librit "Ngritja dhe Renia e Perandorise Osmane"

    Kur sulltan Mehmeti Fatihu do pushtonte Konstandinopojen mbasi nje sere sulmesh dhe deshtimesh thirri keshilltaret e tij dhe i tha cfare mendoni, kemi kaq kohe dhe spo gjejme zgjidhje per ta marre ate qytet, sulme cdo dite por pa dobi, rruget detare dhe tokesore nuk po na e mundesojne.Te gjithe keshilltaret thane te terhiqemi prej luftes pervec shqiptarit me emrin Zagnush Pasha nje ish i krishtere i islamizuar.Ky mori te drejten e fjales dhe iu drejtua Sulltanit me nje intonacion shume burreror duke i treguar se morali i bizantineve ishte shume i ulet ne lufte, njerzit brenda qytetit ishin te demoralizuar dhe te frikesuar, nese do perpiqemi dhe pak besoj se do ta marrim qytetin.Mos harro i tha Aleksandrin e Madh.Sot eshte koha e kesaj Perandorie..Sulltan Mehmeti u habit nga ky mendim i Zognush Pashes dhe i la te gjithe mendimet e tjera e zgjodhi te vazhdoje rrugen.Me vone iu hap, dera e ndihmes se Zotit duke menduar qe ti kalojne anijet me ane te rreshires dhe drureve nga rruga tokesore duke i suprizuar bizantinet.
    Emri:  zaganos (2).jpg

Shikime: 4458

Madhësia:  186.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 11-10-2015 më 16:09
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Mimar Sinani ishte armenas dhe jo shqiptar. Po te jete per mua dhe Leonardo Da Vincin e bej shqipëtar por ai prap nuk eshte.
    Kjo nuk i heq asnje presje faktit qe ai eshte arkitekti i madh.

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Skedarët e Bashkëngjitur 168879

    Mehmet Isa

    Sipas mendimit mbizotërues, thuhet se është me origjinë shqiptare. Nuk i dihet saktësisht data e lindjes, por as edhe e vdekjes. Dihet se është nga fshati Opar i Korçës. Është kryearkitekti i Taxh Mahallit në Indi. Mehmet Isai ishte asistent i arkitektit të madh, Mimar Sinanit. Thuhet se ka vdekur në burg i verbuar, por sipas një legjende . Varri i tij sot gjendet pranë Taxh Mahallit.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Mimar Sinan, personaliteti me i madhe Shqiptar !

    Xhemis,

    A egziston ndonje liber ku veprat e tia jan te permbledhura ?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Mimar Sinani nuk ishte shqipëtar. E ngaterroni me Koca Sinan Pashen qe jetonte ne te njejten epoke dhe qe njihet si "Shqiptari i papërmbajtshëm".

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,209

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Armenet dhe greket kur nuk jane bere musliman, shqiptaret i ndrojne fete sikur rrobet!

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •