Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit
Dr. Shefqet Krasniqi
Siria vazhdon tė mbetet lajm kryesor nė pothuajse mbarė mediat botėrore. Tashmė jo vetėm masakrat makabre, tė pushtetit ndaj popullatės, por edhe mėnyra dhe qasjet se si duhet trajtuar dhe zgjidhur ky problem po zėnė ballinat e faqeve tė para tė gazetave gjithandej globit.
Nė tavolinė ėshtė edhe opsioni i ndėrhyrjes ushtarake, i cili, me gjithė konfuzionin pėr formėn dhe mėnyrėn, ėshtė parė si njė hap frenues pėr dhunėn e atij pushteti brutal. Ka mjaft kohė qė kur u lėshua kushtrimi i parė pėr intervenim, nė mėnyrė qė tė parandalohej vrasja e qindra mijėra njerėzve dhe shkatėrrimi i dhjetėra mijėra vendbanimeve, fshatrave, shtėpive, banesave, xhamive, etj.
Nuk kanė munguar pėrpjekjet diplomatike pėr kinse zgjidhje tė duhur, por nė terren nuk janė parė rezultatet. Pėrkundrazi, ēirrja nga larg pa ndonjė veprim konkret i dha kurajė pushtetit tė tregohet sa i fuqishėm dhe i pamposhtshėm ėshtė, saqė pėrdori edhe armė kimike pėr tė treguar brutalitetin.
Tėrė bota u tmerrua, vdiqėn mė shumė se njėmijė njerėz, shumica e tė cilėve fėmijė. OKB dėrgoi ekipet pėr tė verifikuar nėse armėt kimike ishin pėrdoruar me tė vėrtetė. Disa vende perėndimore, nė krye me SHBA-tė, kėrcėnuan pėr ndėrhyrje ushtarake nė rast tė vėrtetimit tė pėrdorimit tė kėtyre armėve. Presidenti Obama ka marrė vendim. Ka mbetur edhe drita jeshile nga Kongresi e cila si duket po jepet. Por prapė asgjė konkrete, intervenimi le qė po zvarritet, por ai mund edhe tė mos ndodhė!
Sido qė tė jetė, kur jemi tė intervenimi, jo tė gjithė u pajtuan me SHBA-tė pėr intervenim ushtarak. Nuk e kam fjalėn pėr bllokim politik e as kėrcėnim pėr pėrdorim vetoje nga Rusia apo Kina, ngase qėndrimet dhe interesat e tyre tashmė janė tė njohura pėr opinionin, por pėr ēudi kundėr intervenimit u radhit edhe njė shtet, jo i rėndėsishėm politikisht, por mjaft i rėndėsishėm moralisht, pra Vatikani.
Thirrjet e Vatikanit pėr negociata paqėsore dhe shmangie tė pėrdorimit tė dhunės, duke u arsyetuar se intervenimi mund tė sjellė luftėn e tretė botėrore, me duken jo vetėm jopolitike, por edhe pesimiste e ogurzeza. Pėr ēudi vrasja e mbi njėqind mijė njerėzve, madje edhe pėrdorimi i armėve kimike ndaj popullatės civile, nuk i mjaftuaka Vatikanit tė bindet se duhet tė ndėrhyhet pėr tė ndalur tragjedinė njerėzore nė Siri.
A thua vallė, kush qenka mė i rrezikshėm, krimineli apo viktima, pra anėn e kujt po e mban Vatikani?
Ēfarė po e frikėson nė tė vėrtetė Vatikanin? A mos fakti se me rėnien e kriminelit Asad, Siria do tė udhėhiqet nga shumica myslimane?
Pėrse kėto paragjykime dhe frikė e panevojshme nga Islami dhe sistemi i tij juridik/sheriati?
Pėrse gjaku i civilėve, ani pse myslimanė, nuk paska vlerė?
Ku na mbetėn reflektimet e Jezusit (Isait) se gjaku ėshtė i shenjtė dhe se duhet tė mbrohet, dhe se tė bekuar janė paqebėrėsit, siē pohon Ungjilli.
Pėrse nuk thėrret ndėrgjegjja e krishterė se krimineli duhet tė ndėshkohet?
Pėrse Vatikani nuk ndjek njė vijė mė racionale?
A ėshtė i vetėdijshėm Vatikani zyrtar se nė mesin e tė vrarėve ka edhe shumė tė krishterė dhe se regjimi i Asadit vret secilin qė e kundėrshton pavarėsisht nga feja, prejardhja, konfesioni apo besimi?
Ta themi tė vėrtetėn. Askush nuk e pyet Vatikanin se ēfarė duhet bėrė. Por ironia qėndron pikėrisht nė faktin se pse Selia e Shenjtė nuk e shfrytėzon rastin pėr tė fituar, sė paku, simpatinė e njerėzve e tė mbaj qėndrim pak mė human ndaj kėtij problemi, qė po shndėrrohet nė katastrofė njerėzore, e jo tė dalė me deklarata dhe qėndrime qė nė kėtė kohė duken mjaftė qesharake?
Pėrse Vatikani bėn thirrje pėr lutje nė kohėn kur duhet intervenim pėr ta ndalė diktaturėn, dhunėn dhe shkatėrrimin masiv? A thua a u lut Vatikani dhe suita e tij pėr intervenimet e Francės nė Mali. A thua a kanė vend lutjet e thata, nė heshtje, ndaj njė kaosi qė po shkaktojnė disa njerėz dhe mund ta ndalin disa tė tjerė.
Pėr keqardhje ėshtė dhe qėndrimi i Kishės Katolike nė Shqipėri. Edhe ata kanė mbėshtetur qėndrimin e Vatikanit, me gjithė qė shteti shqiptar ka qėndrim tjetėr. Kryeministri nė largim, Sali Berisha, disa herė ka bėrė thirrje pėr intervenim ushtarak tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Siri. Qėndrimi i kėtillė i Kishės konsideroj se ka fyer rėndė ndjenjat e komunitetit shumicė atje. Besoj se bota ėshtė e rrumbullakėt dhe se drejtėsia do ta mund padrejtėsinė herėt a vonė, por komunitetet kanė nevojė pėr njėra tjetrėn, ndaj a thua vallė a do tė ketė arsye pėr ta arsyetuar mbėshtetjen e sė padrejtės.
Thirrjes pėr intervenim iu kanė bashkėngjitur edhe krerėt tanė politikė, pėr ēka meritojnė mbėshtetje, admirim dhe mirėnjohje.
Ditėt nė vijim na mbajnė me shqetėsim se si do tė veprohet. Ēdo vonim i intervenimit ėshtė pėrfitim nė kohė dhe shtim i krimeve ndaj njerėzve tė pafajshėm. Kriminelet sigurisht se do tė nxjerrėn para drejtėsisė njė ditė, qoftė edhe me vonesė. Por ata qė mbėshtetėn krimin, edhe pse mund tė mos nxirren para drejtėsisė, a thua vallė si do tė pėrgjigjen para Zotit.
Lutemi qė Zoti tė na gėzojė tė gjithėve me lajmin e pėrfundimit tė dhunės nė atė vend dhe kthimit tė normalitetit tė jetės njerėzore. Zoti ėshtė i tė gjithėve dhe tė gjithė do tė japin llogari para Tij!
Deri nė javėn tjetėr, Selamu alejkum.
ZeriInfo/com
Krijoni Kontakt