Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

    Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

    Dr. Shefqet Krasniqi

    Siria vazhdon tė mbetet lajm kryesor nė pothuajse mbarė mediat botėrore. Tashmė jo vetėm masakrat makabre, tė pushtetit ndaj popullatės, por edhe mėnyra dhe qasjet se si duhet trajtuar dhe zgjidhur ky problem po zėnė ballinat e faqeve tė para tė gazetave gjithandej globit.

    Nė tavolinė ėshtė edhe opsioni i ndėrhyrjes ushtarake, i cili, me gjithė konfuzionin pėr formėn dhe mėnyrėn, ėshtė parė si njė hap frenues pėr dhunėn e atij pushteti brutal. Ka mjaft kohė qė kur u lėshua kushtrimi i parė pėr intervenim, nė mėnyrė qė tė parandalohej vrasja e qindra mijėra njerėzve dhe shkatėrrimi i dhjetėra mijėra vendbanimeve, fshatrave, shtėpive, banesave, xhamive, etj.

    Nuk kanė munguar pėrpjekjet diplomatike pėr kinse zgjidhje tė duhur, por nė terren nuk janė parė rezultatet. Pėrkundrazi, ēirrja nga larg pa ndonjė veprim konkret i dha kurajė pushtetit tė tregohet sa i fuqishėm dhe i pamposhtshėm ėshtė, saqė pėrdori edhe armė kimike pėr tė treguar brutalitetin.

    Tėrė bota u tmerrua, vdiqėn mė shumė se njėmijė njerėz, shumica e tė cilėve fėmijė. OKB dėrgoi ekipet pėr tė verifikuar nėse armėt kimike ishin pėrdoruar me tė vėrtetė. Disa vende perėndimore, nė krye me SHBA-tė, kėrcėnuan pėr ndėrhyrje ushtarake nė rast tė vėrtetimit tė pėrdorimit tė kėtyre armėve. Presidenti Obama ka marrė vendim. Ka mbetur edhe drita jeshile nga Kongresi e cila si duket po jepet. Por prapė asgjė konkrete, intervenimi le qė po zvarritet, por ai mund edhe tė mos ndodhė!

    Sido qė tė jetė, kur jemi tė intervenimi, jo tė gjithė u pajtuan me SHBA-tė pėr intervenim ushtarak. Nuk e kam fjalėn pėr bllokim politik e as kėrcėnim pėr pėrdorim vetoje nga Rusia apo Kina, ngase qėndrimet dhe interesat e tyre tashmė janė tė njohura pėr opinionin, por pėr ēudi kundėr intervenimit u radhit edhe njė shtet, jo i rėndėsishėm politikisht, por mjaft i rėndėsishėm moralisht, pra Vatikani.

    Thirrjet e Vatikanit pėr negociata paqėsore dhe shmangie tė pėrdorimit tė dhunės, duke u arsyetuar se intervenimi “mund tė sjellė luftėn e tretė botėrore”, me duken jo vetėm jopolitike, por edhe pesimiste e ogurzeza. Pėr ēudi vrasja e mbi njėqind mijė njerėzve, madje edhe pėrdorimi i armėve kimike ndaj popullatės civile, nuk i mjaftuaka Vatikanit tė bindet se duhet tė ndėrhyhet pėr tė ndalur tragjedinė njerėzore nė Siri.

    A thua vallė, kush qenka mė i rrezikshėm, krimineli apo viktima, pra anėn e kujt po e mban Vatikani?

    Ēfarė po e frikėson nė tė vėrtetė Vatikanin? A mos fakti se me rėnien e kriminelit Asad, Siria do tė udhėhiqet nga shumica myslimane?

    Pėrse kėto paragjykime dhe frikė e panevojshme nga Islami dhe sistemi i tij juridik/sheriati?

    Pėrse gjaku i civilėve, ani pse myslimanė, nuk paska vlerė?

    Ku na mbetėn reflektimet e Jezusit (Isait) se gjaku ėshtė i shenjtė dhe se duhet tė mbrohet, dhe se ‘tė bekuar janė paqebėrėsit’, siē pohon Ungjilli.
    Pėrse nuk thėrret ‘ndėrgjegjja’ e krishterė se krimineli duhet tė ndėshkohet?

    Pėrse Vatikani nuk ndjek njė vijė mė racionale?

    A ėshtė i vetėdijshėm Vatikani zyrtar se nė mesin e tė vrarėve ka edhe shumė tė krishterė dhe se regjimi i Asadit vret secilin qė e kundėrshton pavarėsisht nga feja, prejardhja, konfesioni apo besimi?

    Ta themi tė vėrtetėn. Askush nuk e pyet Vatikanin se ēfarė duhet bėrė. Por ironia qėndron pikėrisht nė faktin se pse ‘Selia e Shenjtė’ nuk e shfrytėzon rastin pėr tė fituar, sė paku, simpatinė e njerėzve e tė mbaj qėndrim pak mė human ndaj kėtij problemi, qė po shndėrrohet nė katastrofė njerėzore, e jo tė dalė me deklarata dhe qėndrime qė nė kėtė kohė duken mjaftė qesharake?

    Pėrse Vatikani bėn thirrje pėr lutje nė kohėn kur duhet intervenim pėr ta ndalė diktaturėn, dhunėn dhe shkatėrrimin masiv? A thua a u lut Vatikani dhe suita e tij pėr intervenimet e Francės nė Mali. A thua a kanė vend lutjet e ‘thata’, nė heshtje, ndaj njė kaosi qė po shkaktojnė disa njerėz dhe mund ta ndalin disa tė tjerė.

    Pėr keqardhje ėshtė dhe qėndrimi i Kishės Katolike nė Shqipėri. Edhe ata kanė mbėshtetur qėndrimin e Vatikanit, me gjithė qė shteti shqiptar ka qėndrim tjetėr. Kryeministri nė largim, Sali Berisha, disa herė ka bėrė thirrje pėr intervenim ushtarak tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Siri. Qėndrimi i kėtillė i Kishės konsideroj se ka fyer rėndė ndjenjat e komunitetit shumicė atje. Besoj se bota ėshtė e rrumbullakėt dhe se drejtėsia do ta mund padrejtėsinė herėt a vonė, por komunitetet kanė nevojė pėr njėra tjetrėn, ndaj a thua vallė a do tė ketė arsye pėr ta arsyetuar mbėshtetjen e sė padrejtės.

    Thirrjes pėr intervenim iu kanė bashkėngjitur edhe krerėt tanė politikė, pėr ēka meritojnė mbėshtetje, admirim dhe mirėnjohje.

    Ditėt nė vijim na mbajnė me shqetėsim se si do tė veprohet. Ēdo vonim i intervenimit ėshtė pėrfitim nė kohė dhe shtim i krimeve ndaj njerėzve tė pafajshėm. Kriminelet sigurisht se do tė nxjerrėn para drejtėsisė njė ditė, qoftė edhe me vonesė. Por ata qė mbėshtetėn krimin, edhe pse mund tė mos nxirren para drejtėsisė, a thua vallė si do tė pėrgjigjen para Zotit.
    Lutemi qė Zoti tė na gėzojė tė gjithėve me lajmin e pėrfundimit tė dhunės nė atė vend dhe kthimit tė normalitetit tė jetės njerėzore. Zoti ėshtė i tė gjithėve dhe tė gjithė do tė japin llogari para Tij!

    Deri nė javėn tjetėr, Selamu alejkum.

    ZeriInfo/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

    ....sido qe e jete,vendet islamike jetojne ferrin...Lindet pyeja,perse nuk interrvenojne vendet islamike,per te vene drejtesne ne siri???!!..-Perse i duhet botes se Krishtere te interrvenoj ne vendet islamike per te vene drejtesine,perderisa eshte allahu qe(sipas jush bene drejtesine ne bote e gjithesine mbare????!!!... Mandej,nga Vatikani mos prisni qe te thyej rregullat Kishtare dhe te Kishtera,qe te kerkohet gjak,ngase Jezusi me mesimete eTij nuk kerkon gjak,porse motoja e Krishtere eshte paqe dhe dashuri harmoni dhe falje.Kurse nga mesimet e Izraieliteve(e keto mesime i gjen edhe ne kura) kemi mesime tjera,gjak per gjak,sy per sy etj....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

    Citim Postuar mė parė nga dielli1 Lexo Postimin
    ....sido qe e jete,vendet islamike jetojne ferrin...Lindet pyeja,perse nuk interrvenojne vendet islamike,per te vene drejtesne ne siri???!!..-Perse i duhet botes se Krishtere te interrvenoj ne vendet islamike per te vene drejtesine,perderisa eshte allahu qe(sipas jush bene drejtesine ne bote e gjithesine mbare????!!!... Mandej,nga Vatikani mos prisni qe te thyej rregullat Kishtare dhe te Kishtera,qe te kerkohet gjak,ngase Jezusi me mesimete eTij nuk kerkon gjak,porse motoja e Krishtere eshte paqe dhe dashuri harmoni dhe falje.Kurse nga mesimet e Izraieliteve(e keto mesime i gjen edhe ne kura) kemi mesime tjera,gjak per gjak,sy per sy etj....
    Po ku e shehe ate rregulle dhe vlere te Vatikanit bre ?! Vatikani bene lutje aty ku nuk duhet ! Pse Vatikani nuk beri lutje per nderhyrjen ne Mali kete vite ? Sepse lutjet i ka ruajtur per Asadin dhe krimet e tij njerezore !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,403
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

    Lufta ne Siri nuk eshte nje lufte e Asadit kunder popullit te tij, por eshte nje lufte e shiajve kunder suniteve muslimane. Dhe ne loje nuk eshte vetem Asadi dhe forcat e ushtrise se tij, eshte edhe Irani, eshte edhe Hezbullah nga Libani, eshte edhe Izraeli qe eshte pergatitur per cdo situate emergjente. Dhe problemi i nderhyrjes ushtarake nuk eshte se duhet nderhyre apo jo, por edhe se po te nderhyet, nuk eshte e qarte se cili eshte objektivi i kesaj nderhyrje. SHBA nuk ka dale hapur qe te thote se do nderhyjme per te rrezuar Asadin nga pushteti, pasi ne Siri sot jane mbledhur gjithe forcat islamike nga te gjitha cepat e botes, ku cdo grup ka nje agjenden e vete. Dhe nuk eshte e qarte se me rrezimin e Asadit, kush do te vije ne pushtet. Rrezimi i Asadit mund te sjelli nje lufte akoma me te keqe civile per pushtet mes gjithe ketyre forcave. Dhe SHBA nuk dergon ushtaret e vete ne Siri por do te godasi nga ajri dhe deti.

    Frika e konfliktit eshte se do te pershkalloje shume kollaj: nje rakete e hedhur mbi Izrael nga Hezbullah se kunderpergjigje, mund te beje qe Izraeli te hyje ne lufte me Sirine dhe Libanin. Dhe 2 milion refugjatet qe jane strehuar ne Turqi e Jordani, mund te bejne qe edhe keto dy vende ta gjejne veten brenda ne konflikt. Dhe kur konflikti pershkallezon ne kete pike, atehere do apo nuk do amerika qe te dergoje trupa, do apo nuk do ajo qe te nderhyje ne Siri, do t'i duhet te hyje ne konflikt, per te parandaluar nje konflikt me te gjere.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Tragjedia e Sirise dhe "lutjet" e Vatikanit

    Eshte e thjeshte, pse bota e krishtere rezervohet dhe Obama e ka te veshtire nderhyrjen. Cfare do te behet me te krishteret atje? Eshte shembulli i Irakut pas luftes ai u zbraz nga te krishteret, tashme atje pothuaj nuk ka fare te krishtere, e njejta gje ndodhi ne Libi, po ndodh ne Egjipt ku vllazeria myslimane i ka kthyer armet drejt tyre, ka ndodhur ne Siri sado qe ata kane qene mjaft asnjanes, por perseri ka disa masakra te tmerrshme dhe para disa ditesh masakrimi i nje fshati te tere nga rebelet. Kjo eshte arsyeja se senatoret jane perballe nje zgjedhjeje dhe trysnie te poshtme nga komuniteti amerikan te mos sulmojne se me te pambrojturit jane keta njerez, pasi luften nuk po e zhvillojne ata. Keshtu qe derisa ne terren nuk jepet asnje garanci per komunitetin e krishtere nga rebelet, kuptohet qe te krishteret jane skeptike dhe kane marre nje leksion ne Irak, Libi dhe Egjipt ku mbeshtetja e pranveres arabe ishte fillimi i dimrit te acarte per kristianet e Lindjes se Mesme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •