Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Kadare mes pluhurit cinik

    Sepse, si me e shpjegue faktin se azilanti ma i famshėm i Shqipnisė - Ismail Kadare - flet e gjuen gur e dru mbi azilantėt e ri shqiptarė. Azilanti flet e u thotė azilantėve - mos ikni, ku jeni nisė?
    Si me e shpjegue se benjamini i diktaturės, shkrimtari i oborrit, miku i shpisė sė diktatorit asht ai qė i mohon tė gjitha a thue se s'jeton njeri me mbamendje tė shnosh e me sy n'ballė n'Shqipni?
    Si me e shpjegue faktin se ky shkrimtar e kritikon dhe shan Kafkėn tue u arsyetue se ka dashtė me e vėrtetue se ai egziston?
    Po them, kjo s'un kuptohet pa Enverin. Kadare pa Enverin mbetet nji enigmė.
    Njani pa tjetrin s'un shpjegohen.
    Por, pėr kėtė herės tjetėr.

    Nga Migjen KELMENDI
    Marre nga "Java", gazette javore qe botohet ne Prishtine


    Me bene shume pershtypje keto fjale te perdorura nga Migjen Kelmendi ne drejtim te Kadarese.C'eshte e verteta Zoti Kelmendi ne artikullin e plote ka dashur te sqaroje disa ceshtje gjuhesore,por aq shume u eshte shmangur ceshtjeve te verteta gjuhesore sa nuk ka reshtur se futuri edhe politiken vend e pa vend si edhe nje cinizem te pa fre perdorur kunder Kadarese.
    Ne Shqiptaret kemi nje te keqe te madhe qe zor se i hedhim syte nga e kaluara.
    Zoti Kelmendi e ka quajtur Kadarene "benjamin te diktatures".Nuk e di por ku eshte bazuar zoti Kelmendi qe ka aritur ne kete perfundim.
    Te jetoje,punoje dhe krijoje ne diktaturen komuniste vertete ishte dicka e veshtire.Nuk behet fjale se do ti nenshtoheshe "realizmit socialist" ku te shkruaje per kooperativiste e montatore,per minatore e tornitore,per agronome e lope laramane,por ajo cka ishte me e keqja ishte sepse do ti nenshtroheshe censures.
    Sot eshte e veshtire te besosh se ne Shqiperi per disa vargje jane denuar ne lulen e rinise me vdekje disa poete te rinj,apo te tjere jane burgosur.Pikerisht kete haron zoti Kelmendi ne shkrimin e tij,ku Kadarene e identifikon "benjamin".
    Epiteti "shkrimtar oborri" qe zoti Klemendi e ka huazuar nga fjalori i Presidentit Mejdani nuk i shkon fare Kadarese.Mjafton te lexosh te gjithe Kadarene dhe ta kuptosh se Kadare nuk eshte nje shkrimtar lajkash.
    Ja cka thote studiuesi i Letersise Shqipe Robert Elsie :Megjithatė, nuk do t'u takonte edhe aq kritikėve tė huaj qė tė pėrpiqen pėr tė dhėnė njė gjykim pėr cilindo qė ka kaluar nėpėr tmerret dhe egėrsinė e regjimit tė Enver Hoxhės. Fantazma e Vaclav Havelit nuk ka pėrse tė turbullojė Ismail Kadarenė. Shqipėria nuk ka qenė kurrė Ēekosllovaki, ku hijet e qytetėrimit vazhduan tė ekzistojnė gjatė dekadave tė diktaturės.
    Me tej zoti Kelmendi i kujton Kadarese azilin dhe thirjet e Kadarese per te mos braktisur Shqiperine.
    Ketu me pare zoti Kelmendi duhet te sqarohet per cfare braktisje e ka fjalen.Shqiperise nuk i duhen sot njerez te thjeshte sa te mbushin ruget apo pijetoret,Shqiperise sot i duhet inteligjenca.Shqiperise sot i duhen studentet e shkolluar ne Perendim,Shqiperise i duhet "materja gri".
    A e ka braktisur ndonjehere Kadareja Shqiperine?
    Une them se jo,ndersa ju mund te nenkuptoni braktisjen fizike,une i qendroj asaj shpirterore.Kadare asnjehere nuk eshte larguar nga Shqiperia shpirterisht.
    Kadarene e kishe cdo muaj ne Shqiperi,ne cdo konference ku mundte e perfaqesonte me nder Shqiperine vendin e vogek dhe fatkeq te Ballkanit.Bile dhe ne konferencen e Rambujes ishte atje me qindra shqiptare te tjere,ndersa analistet dhe pseudo-kritiket ketaj nga Shqiperia i benin biografine Kadarese.
    Eshte pak per tu cuditur cinizmi i nje sere njerezish qe kerkojne te mbushen me lavdi duke hedhur balte mbi te tjeret.
    Si mund te kuptohet Kadare pa Enverin?!!
    Kjo eshte nje pyetje e pa baze.Kadare ka reth 13 vjet qe shkruan i lire me te gjithe kuptimin e plote te fjales dhe Kadarene bashke me Enverin mund ti gjesh tek romani "Piramida".Atje e ke Keopsin bile edhe te vene e tij.Ose fare mire mund ta gjeni tek triptiku i Kadarese "Pasqyra e nje gruaje",ose edhe tek "pashallaret e kuq"(e ndaluar ne botim).
    Keshtu i nderuar Zoti Kelmendi,me Kadarene Shkrimtar eshte pak e veshtire te meresh,sepse Letersia eshte oaz ku shume veta kane mbetur pa busull ne mesin e tij.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    ;igjeni a?

    Bel ami,

    Mė shumė mė habit ti qė merresh me Migjenin, se sa Migjeni me Kadarenė. Migjeni ėshtė fare i vockėl pėr Kadarenė, e ty mė bėhet se je mė i madh se Migjeni. Nuk di sa munda t' vė nė paralele krahasimet. Unė kam dėgjuar edhe mė keq tė flitet pėr Kadarenė, madje ka psur edhe gėrrhatje, "Kadare ka tradhėtuar". Ku ka tradhėtuar Kadare? Habitem se si ka shqiptarė qė kanė deshirė tė shohin Kadarenė tė vdekur, vetėm e vetėm pėr t'i thuruar vagje legjendare!

    Migjeni qysh se e kanė pėrzėnė nga RTK (si drejtor qė e patėn vėnė) ėshtė betuar tė mos shkruaj gjuhėn letrare shqipe tė cilėn as qė di ta shkruaj pėr ē'pretendon tė jetė-perlė e letrave shqipe.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pėr tė Madhin Ismail Kadarč, mė lejoni tė shkruaj njė dedikim kushtuar atij Kolosi:

    I NDĖSHKUAR PĖRJETSISHT

    Tėrė jetėn kam bėrė gabime dhe do bėj,
    ndonse u ndėshkova.
    Bile, jam ndėshkuar pėrjetsisht
    dhe padrejtėsisht
    dhe nė rastet kur nuk gabova...(!)
    Gabuan tė tjerėt me mua dhe kurrė falje
    nuk mė kėrkuan.(?)
    Jo se mė hynte nė punė, por mė duhesh
    T‘ua jepja si lėmoshė
    kur ata gabuan!



Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •