-
i/e regjistruar
Rendesia e emrave te Allahut xh.sh Pj.I
]
Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar.Ate e falenderoj dhe vetem nga Ai ndihme, falje dhe mbeshteje kerkoj.Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi hz.Muhammed a.s.
Hz.Muhammed a.s. na ka bere te qarte se Allahu xh.sh ka 99 emra. Keto emra permenden ne Kur'anin e madherueshem. Po ashtu eshte edhe nje emer tjeter i Allahut xh,sh qe nuk e di njeri se cili eshte por qe ndodhet ne Kur'anin e Madheruar. Kur hz.Muhammed a.s. bente dua ai vazhdimisht permende emrat e Allahut. Nuk kishte dua te hz.Muhammed a.s. qe te mos ishte emri i Allahut xh.sh. Hz.Muhammed a..s tregon se kushdo qe ben dua (lutje) me emrat e Allahut xh.sh Allahu do ia pranoj lutjen. Gjithashtu hz.Muhammed a.s. thote: "Kushdo qe meson permendesh 99 emrat e Allahut duke i besuar ato si dhe duke ditur kuptimin e tyre, do te futet ne xhennet." (Buhari)
Per kete arsye kam zgjedhur qe te mbaj disa ligjerime mbi rendesin e emrave te Allahut xh.sh.
1. Er Rrahman ( I Gjithmeshirshmi )
Kush thote 100 here "Ja Rrahman" mbas cdo farzi te namazit, do jene te sigurte ndaj padijes dhe harreses.
2. Er Rrahim ( Meshireploti )
Kush thote 100 here emrin "Ja Rrahim" mbas namazit te sabahut, Allahu xh.sh do e bej miq te te gjithe krijesave.
3. El Meliku ( Sunduesi)
Ata qe thine "Ja Meliku" do jene te mbrojtur ne kete bote dhe ne Ahiret si dhe njerezit do e shohin me syrin e mire.
4. El Kuddus ( I Pasteri )
Ai qe thote 100 here "Ja Kuddus" jane te ruajtur nga cdo e keqe.
5. Es Selamu ( Paqedhenesi )
Nese nje te semuri i lexohet 100 here emri "Ja Selamu", i semuri do sherohet nga semundja.
6. El Muminu ( Siguruesi )
Ka mbrijtjen e Allahu xh.sh nga armiku personi qe e thote.
7. El Muhejminu ( Mbizoteruesi )
Kush e thote pas abdesit do ndricohet e pastrohet ne gjithe trupin e tij.
8. El Azizu ( Fuqiploti )
Ai qe e thite 40 here per 40 dite pas namazit te sabahut, Allahu ia mundeson qe te mos kete nevojen e te tjereve.
9. El Xhebberu ( I Gjithfuqishmi )
Ata qe e thone "Ja Xhebber" Allahu do e shpetoj nga cdo lloj dhune.
10. El Mutekebbiru ( I Madherishmi )
Ai ēift qe thote "Ja Mutekebbiru" Allahu do u dhuroje femije te devotshem.
11. El Haliku ( Krijuesi )
Allahu krijon melek i cili i bindet Allahut xh.sh deri diten e Gjykimit, kjo bindje regjistrohet veper e mire, e kjo veper i kalon edhe atyre qe thote "Ja Haliku".
12. El Bariu ( Filluesi )
Allahu krijoi krijesat pa model paraprak, dhe kjo u realizua nga urdheri i Allahut xh.sh duke thene "Behu".
13. El Musavviru ( Formedhenesi )
Ajo grua qe kerkon te kete femije por nuk lind, dhe thote "Ja Musavviru" dhe "Ja Haliku" dhe agjeron 7 dite, ku ne cdo iftare ne nje gote uji i lexon keto emra nga 21 here dhe i fryn ujit, dhe me ate uje e hap agjerimin. Allahu xh.sh i mundeson asaj te kete femije.
14. El Gaffaru ( Gjithefalesi )
Kush thote "Ja Gaffaru", Allahu do ia fal te gjithe gjynahet.
15. El Kahharu ( Mposhtesi )
Ai qe thote "Ja Kahharu" e mposhte nefsin e tij. Behet shkak per largimin e dhunes.
Vazhdon......
Nga Gezim Kopani
6.09.2013
http://gezim-kopani.blogspot.com/2013/09/rendesia-e-emrave-te-allahut-xhsh-pji.html
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt