Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Shqiptaret dhe Islami

    Emri:  148720_10151121006362133_1670450037_n.jpg

Shikime: 6048

Madhėsia:  78.6 KB




    Shqiptaret dhe Islami

    Autor: Ibrahim Stafa


    Parathėnie

    Thuaj: Vetėm Allahun adhuroj.Adhurimin e Tij ndaj Tij e bėj me sinqeritet.”(Zumer 14-15)

    Tė shkruash pėr historinė e popullit tėnd ėshtė detyrė dhe nder.Por tė shkruash pėr fenė islame tė cilės i pėrket ėshtė njė mision sa i vėshtirė aq edhe i bukur, sa njerzorė aq edhe shpirtėrorė, ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe intelektuale e morale ndaj historisė dhe bashkėqytetarėve.Shtysa pėr sipėrmarrjen e kėsaj nisme tė parė pėr trajtimin me objektivitet dhe pėrkushtim tė kėsaj teme u bėnė:-
    Sė pari:- Obligimi shpirtėror pėr tė gjithė ato dėshmorė qė ranė pėr Fenė dhe ardheun.
    Sė dyti:- Pendesa pėr veprimtarinė e shkuar personale dhe shoqėrore jashtė orbitės islame, pavarsisht nga faktorėt objektivė dhe subjektivė.

    Falenderoj Zotin qė mė dha fuqi dhe mė ndri@oi arsyen pėr ta bėrė kėtė punė tė vogėl me dėshirė dhe zell tė madh.Le tė jetė ky shkrim njė fillesė pėr vazhdimėsi, njė kontribut modest nė shėndoshjen e themeleve tė historisė sė fesė islame nė vendin tonė.Le tė bėhet kjo shkėndijė e vogėl njė prush i madh, qė tė ngrohė sadopak tė gjithė ata qė e duan Zotin dhe ecin nė rrugėn e Tij.
    Zoti e Gjykoftė dhe e pranoftė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 07-09-2013 mė 04:20
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 4268

Madhėsia:  31.8 KB)


    Opinion

    Historia e njė populli fillon me historinė e krijimit tė njeriut.Problemi i krjimit tė njeriut pėrbėn thelbin kryesor tė mendimit njerzor.Pėr kėtė cėshtje kapitale shkenca dhe feja kanė qenė dhe janė nė pozita diametralisht tė kundėrta dhe tė papajtueshme.Ekzistenca e njė vije tė thellė demarkacioni pėrcaktohet nga botkuptimi Marksist qė bazohet nė teorinė e C. Darvinit e tė F.Engelsit nga njėra anė dhe nga ana tjetėr teologjia qė komentohet nė librat fetarė. (Kurani -Bibla)

    Dy filozofi dhe dy metodologji tė kundėrta!

    Latini ka thėnė” Historia ėshtė mėsuesja e Jetės” .Por, kur historia shkruhet nga nxėnės tė kėqinj mediokėr, atėherė ajo hiperbolizohet, deformohet ose tjetėrsohet nė njė romancė dashurie ndėrmjet akademisė sė shkencave dhe shtetit laik.Konkretisht:
    Nė veprėn e akademisė sė Shkencave, Instituti i historisė: Historia e popullit Shqiptar, (Botim i vitit 2002) nė vėllimin e i pjesa e parė faqa e parė, nė fjalinė e parė thuhet:
    “Historia e shoqėrisė njerzore fillon qė nė kohėn kur kopeja e majmunėve antropoidė u formuan grupet e para tė njerzve primigenė.Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshėve u krye nėpėrmjet nje procesi shumė tė gjatė, tė ndėrlikuar dhe tė papėrsėritshėm.1(1 Historia e popullit Shqiptar academia e shkencave vell I i fq 8 viti 2002)

    Nga kjo ligjėratė shkencore evindetohet qartė karakteri laik dhe ateist i akademisė sė shkencave.Libri “Historia e popullit Shqiptar” si produkt zyrtar kolektiv nuk ėshtė thjesht njė libėr skolaresk pėr shkollarė, studentė e shkencėtarė, por ėshtė njė vlerė kombėtare pėr gjithė shoqėrinė shqiptare dhe tė huaj me botėkuptim tė ndryshėm, politiko-filozofik dhe teologjik.Predikimi ateist ėshtė tendecioz, qė e ka burimin nė metodologjinė marksiste-leniniste, nga e cila nuk mund tė distancohen dot historiografėt tanė.
    Mendoj se prezantimi i njė alternative tjetėr do tė bėnte tė mundur pėrplasjen artificiale midis shkencės dhe fesė dhe ta konvenonte me njė obsion teologjik duke ruajtur njėkohėsisht integritetin shkencor-laik.Kėshtu ajo(Akademia) pa frikė nga censura mund tė shprehte alternativėn, hipotezėn teologjike Nė Kuran Zoti thotė: - “ O ju qė keni besuar (Zotin), nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm ju jell ndonjė lajm, ju shqyrtojeni atė mire.. .(El Huxhurat)”

    “12. (Betim)Pėr Zotin, Ne e krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte.
    13. Pastaj atė (ajkė - baltė) e bėmė (e shndėrruam) pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurt.
    14. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!(Suretu Muminun)”


    Pėrgjigje kuranore mė e goditur, aq bukur sa kjo pėr akademinė nuk ka.E drejta dhe liria e besimit ėshtė pjesė e lirive dhe e tė drejtavė tė njeriut, tė cilat duhen respektuar dhe materializuar ligjėrisht.Akdemia e shkencave, instituti i historisė si elementė tė superstrukturės sė shtetit laik nuk kanė asnjė tė drejtė ligjore dhe morale qė tė propagandojnė ateizmin nė dėm tė historisė.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    Kreu i I

    Udhėtim nėpėr histori
    ( ISTORIA MAGISTRA VITA EST )
    A) Nga pellazgėt tek Ilirėt

    Nė fillimet e para tė jetės sė shoqėrisė parailire pellazgjike nga e kemi prejardhjen historike dhe shekuj mė vonė ka sunduar paganizmi e politeizmi, besimi nė shumė perėndi tė kota.Kjo shpjegohet pėr shkak tė stadit primitiv tė shoqėrisė “motake” me njė nivel zhvillimi mendor, ku arsyeja ishte nė fazėn fillestare.Parardhėsit e ilirėve, pallazgėt kanė jetuar nė trojet ku kanė jetuar nė vazhdim bijtė e nipėrit e tyre, ilirė dhe mė pas gjithnjė nė tė njėjtat troje arbėrit dhe shqiptarėt.Transkiptimi gjuhėsor i emrit pellazg nė njerzit e shpellave (?!) nga disa pseudoshkencėtarė sharlatanė mendoj se ėshtė vetėm njė hipotezė politike paranojake e dėshtuar katėrcipisht e botėrisht, ashtu si edhe konvertimi i saj nė “njerėz me bisht”(?!) nga disa histo-politikanė bastardė.
    Me sa duket ata qė sot fara e tyre ka humbur fatmirėsisht e pėrfundimisht nuk e shihnin dot prapanicėn e tyre, qė qėndronte ulur kėmbėkryq nė bisht tė shkencės dhe tė historisė.
    Nė veprat e autorėve antikė grekė pohohet se pellazgėt paraardhėsit e ilirėve, ishin banorė vendas me origjinė hyjnore, sic thotė Homeri ose sipas Hesiodit: “tė mbirė nga Dheu”.
    Kėshtu pra ilirėt, parardhėsit e shqiptarėve pėrbėnin njė nga popullsitė mė tė mėdha e mė tė vjetra tė Europės.Ata shtriheshin nga Danubi nė Ambraki dhe nga Adriatiku deri nė lumen Vardar.Me ndryshimin e kushteve tė jetės si rrjedhojė e zhvillimit ekonomiko-shoqėror, ilirėt ndryshuan kohė mbas kohe edhe mynyrėn e organizmit shoqėror.
    Ilirėt pa bishta, kaluan nga jeta nė bazė gjinore nė atė fisnore dhe mė pas nė federate e mbretėri.Nga tė dhėnat shkencore, pantologjike, arkeologjike, gjuhėsore, etnokulturore etj konfirmohet se ilirėt kanė qenė shtatlartė e shpatullgjerė, ata kishin gjuhėn e tyre tė vecantė nga fqinjėt, teritorin e tyre ku ata jetonin e punonin, zakonet, traditat, kulturėn dhe besimin e tyre, tė cilat admiroheshin me xhelozi nga fqinjėt.Nėse i referohemi njė fakti gjuhėsor tė trashėgimisė shumėshekullore tė emėrtimit dhe tė pėrdorimit tė emrave tė stėrgjyrshėrve tanė, i theksuar mė tepėr ky pėrdorim tek familjet muslimane sesa ato tė krishtera, pėr tė krijuar njė bindje tė plotė mbi prejardhjen tonė ilire.Ja psh disa prej emrave ilirė qė janė mė tė pėrhapur: Ilir, Ilirian(a), Taulant, Enkelejd(a), Bardhyl, Agron, Teuta,Monun, Skerdilajd, Genti, Gentiana, Alban(a), Arbėr(ie), Kliti, Ardian etj etj.
    Faktet gjuhėsore flasin vetė.Pėrmbajtja e tyre me vlerė shkencore ka njė rėndėsi tė madhe sepse ata na ndri@ojnė rrugėn e gjatė tė historisė sė popullit tonė dhe udhėheqin arsyen pėr tė bėrė analiza dhe interpretime tė sakta tė pa kontestueshme.Ilirėt kishin dhe fenė e tyre.Paganizmi dhe politeizmi qėndruan tek ata pėr njė kohė tė gjatė.Ashtu si nė shumė popuj tė lashtė, grekė, romakė, persianė, egjiptianė, babilonas, indian, kinezė etj edhe tek popullsia ilire, politeizmi shfaqej duke adhuruar disa perėndi tė kota si : Medauri (Perėndia e luftės) Bindi (Perėndia e Detit), Latra, Andini etj pa pėrmendur idhujt e shumtė tė fesė pagane.

    Ata (qė i adhuroni ju) nuk janė tjetėr, vetėm se emra qė ju dhe prindėrit tuaj i emėrtuat; Zoti nuk zbriti pėr ta ndonjė fakt. Po ata (idhujtarėt), nuk ndjekin tjetėr vetėm se paragjykime dhe ēka duan vetė, megjithqė prej Zotit tė tyre u pat ardhur udhėzimi.(Kuran 53:23)
    Kur u thuhet: “Ejani nė atė qė ka zbritur Zoti dhe ejani te i Profeti i tij ”! ata thonė: “Neve na mjafton rruga qė kemi gjetur nga etėrit tanė”. Edhe pse etėrit e tyre nuk kanė ditur asgjė e as nuk kanė qenė nė udhėn e vėrtetė?!(5:104)


    Ndryshimi dhe zhvillimi i shoqėrisė ilire duke kaluar nėpėr disa epoka si paleoliti (koha e gurit tė vjetėr) neoliti(koha e gurit tė ri) epoka e bronxit deri nė eopkėn e hekurit nuk mund tė pėrceptohet pa zhvillimin e arsyes njerzore.
    Pėr rėndėsinė e kėsaj citoj:

    16:17.
    atėherė, a ėshtė njėsoj si Ai qė krijon, si ai qė nuk krijon?! a nuk po merrni vesh?
    28:60.
    Ēdo gjė qė ju ėshtė dhėnė juve, ajo ėshtė kėnaqėsi e kėsaj jete dhe stoli e saj, ndėrsa ajo qė ėshtė tek Zoti, ėshtė mė e mirė dhe mė e pėrhershme. Vallė, a nuk e kuptoni?!


    Vetėm njė arsye e shėndoshė objektive e bazuar me fakte dhe argumenta shkencorė mund tė konfirmojė tė vėrtetėn se historia e popullit shqiptar ėshtė unikale nė historinė botėrore, qė tregon pėr mbijetesėn e tij ndėr shekuj ndaj ekspasioneve tė shumta e tė huaja politike-ushtarake, ekonomike-kulturore, ideologjike dhe teologjike.
    Pėr kėtė kemi tė drejtėn legjitime tė jemi krenarė.Ėshtė njė krenari njerzore dhe hyjnore.
    Zoti ėshtė me ne.Falenderimet tona i takojnė Atij.

    Iliro-Shqiptarėt e kapėrcyen me dhimbje, por me sukses kėtė provė tė madhe para Zotit.Sfida tė tjera na presin.
    Kur lexon e shkruan pėr Zotin, emocionet janė tė pashmangshme dhe tė justifikueshme.Pozita gjeografike strategjike e Shqipėrisė si njė urėlidhje veri-jug, lindje-perėndim si dhe kushtet e favorshme klimatiko-natyrore kanė tėrhequr vazhdimisht vėmendjen dhe ka nxitur dėshirėn dhe qėllimin pėr ngulitje e pse jo dhe pėr pushtim nga fqinjėt e mė gjerė, tė trojeve tona, pėr asimilimin e popullsisė iliro-shqiptare apo dhe tė asgjesimit tė Shqipėrisė nga harta e Europės.
    Faktet historike janė gjallė.
    Respektimi i kronologjisė sė ngjarjeve historike ėshtė domosdoshmėri pėr tė argumentuar atė cka thamė mė sipėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 07-09-2013 mė 04:58
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    Helenizmi

    Nė gjysmėn e shek VIII p.e.s kolonizimi grek i bregdetit tė Ilirisė, si pjesė e rėndėsishme e qėllimit strategjik tė kolonizimit perėndimor helen nė shkallė botėrore, nisi me themelimin e kolonisė KORKYRA(Korfuzi) viti 737 p.e.s i banuar nga ilirė, mė vonė me koloninė Dyrrahu-Epidamnos (Durrėsi) viti 627 p.e.s dhe apollonian (Pojani-Fier) viti 588 p.e.s.
    Harta e kolonizimit grek nė Iliri u pasurua mė vonė me orikon (Orikumi-Pashalimani-Vlorė), Lisi(Kezha) etj.
    Edhe pse Kolonizimi grek u krye paqėsisht ai nuk arriti dot tė bėnte asimilimin e popullsisė vendase ilire.Kjo jo pėr aftėsi tė kolonistėve se sa pėr vetė karakterin e fortė tė ilirėve.Lėvizjet e kolonistėve grek pėr tė krijuar ngulimet e tyre nė Iliri qenė mė tė dendura gjatė kohės sė luftės civile nė Greqi ndėrmjet aristokratėve dhe demokratėve.
    Emri Ilir(qė do tė thotė i pavarur) ėshtė njė tjetėr dėshmi gjuhėsore qė shpreh aspiratėn e parardhėsve tanė, qė dėshironin tė jetonin tė lirė, tė pavarur nga tė huajt, nė trojet e tyre etnike, me gjuhėn zakonet, traditat, besimin e ritet e tyre fetare nė paqe e harmoni me fqinjėsi tė mirė me popullsinė joilire.
    Procesi i helenizimit u karakterizua me zhvillime tė reja tė ndėrsjellta ekonomiko-kulturore tė cilat ndikuan tek njeri-tjetri pėr shumė kohė.Ashtu si@ morėn kolonistėt grekė nga popullsia ilire po ashtu edhe kėta morėn nga grekėt.Natyrisht nė kėtė fushė tė marrėdhėnieve reciproke ishte e natyrshme qe dhe besimet e tyre thithėn nga njėri tjetri, pa mohuar vetveten.

    Zhvillimi i marrėdhėnieve tė reja ekonomiko-shoqėrore nė Iliri u pasua edhe me ndryshime e zhvillime cilėsore nė aspektin e organizimit tė jetės politike shoqėrore tė tyre.Kėshtu krijimi i federatave, mbretėrive ilire, si mbretėria e enkelejdėve (Mbreti Bardhyl), Mbretėria e taulantėve (mbreti Monun), Mbretėria e ardianėve (Mbretėresha Teuta), Lidhja e Mollosėve (Arriba) karakterizoheshin nga paqėndrueshmėria dhe jeta e shkurtėr pėr shkak tė kontradiktave tė vazhdueshme.
    Me perėndimin e procesit tė helenizimit nė horizont po shfaqej romanizimi.
    Pikėrisht atėherė kur shteti Ardian nėn sundimin e Mbretėreshės Teuta po fuqizohej me shpejtėsi nė det dhe nė tokė, kurse pushteti i saj po zgjerohej gjithnjė e mė tepėr, pėr krijimin e njė shteti tė bashkuar ilir, gjė qė pengonte seriozisht perandorinė Romake e cila e shikonte mbrėtrinė ilire si tranpolinė drejt gadishullit Ballkanik dhe tė pėrfshirjes sė Ilirisė nė hartėn e perandorisė romake.

    Romanizimi


    Gjatė periudhės sė kolonizimit grek tė Ilirsė nė kushte historiko-shoqėrore tė komplikuara feja e ilirėve e ruajti fizioniminė e saj.Ilirėt i rezistuan procesit tė helenizimit, por ai shpejt u ndeshėn me njė proces tė ri, atė tė romanizimit.Ashpėrsimi i kontradiktave ndėrmjet Romės dhe Ilirisė conin pashmangėrisht nė njė pėrplasje ushtarake midis tyre.Romės i duhej njė pretekst njė casus belli, pėr tė filluar fushatėn pushtuese kundėr Ilirisė.Kėrkesės sė delegacionit romak nė Shkodėr pėr “tokė dhe ujė” Teuta i dha pėrgjigje “Jo”.
    Pusi(ku kishin hudhur njėrin nga dy pėrfaqėsuesit e Romės) shėrbeu si pretekst qė Roma tė fillonte sa mė parė luftėn kundėr ilirėve.
    Kėshtu nė vitin 229 p.e.s nisi lufta Iliro-Romake e cila pėrfundoi me pushtimin e shpejtė tė Korkyrės, Durrahut dhe Apollonisė.Mbas dhjetė vitesh nė vitet 219-218 p.e.s Roma nisi luftėn e II kundėr ilirėve dhe mbas disa vjetėsh armėpushimi pėr shkak tė luftrave punike me Kartagjenėn ajo sulmoi pėr tė tretėn herė Ilirinė me ushtri e Mjete ushtarake moderne tė asaj kohe, nė vitin 168 p.e.s kur mbretėronte Genti.
    Me aktin e tretė tė dramės “Lufta Iliro-Romake” Roma vendosi pėrfundimisht sundimin e saj shtatė shekullor nė Iliri.
    Vendin e Kolonizimit grek nė Iliri e zuri procesi e romanizimit, i cili u krye nė mynyra dhe forma dhe mjete tė reja nga ana politike dhe ushtarake, ekonomike e administrative, kulturore e morale me shpatė dhe me intriga qė zgjati shtatė shekuj.Politikės asimiluese, romanizuese ilirėt u janė pėrgjigjur me kryengritje tė shumta tė cilat sado spontane dhe jo tė mirė organizuara kanė dėshmuar pėr shpirtin e tyre liridashės dhe njėkohėsisht kanė kontribuar pėr dėshtimin e politikės romanizuese tė Ilirisė si dhe nė brejtjen e dobėsimin e Perandorisė Romake.Ao qė tronditi seriozisht themelet e asaj kėshtjelle gjigande dhe tmerroi kupolėn e senatit romak ishte padyshim kryengritja ilire e viteve 6-9 e udhėhequr nga dy Batot.
    Jehona dhe rrezikshmėria qė paraqiste kjo pėr Romėn ishte aq e madhe sa qė e detyroi perandorin August tė deklaronte para senatit domosdoshmėrinė e marrjes sė masave tė jashtėzakonshme sepse sipas tij kryengritėsit ilirė pėr 10 ditė mund tė hynin nė Romė.
    Vetėm tradhtia e njėrit prej dy Batove bėri tė mundur thyerjen dhe shtypjen e saj.Sllogani “Pėrca dhe sundo” ! triumfoi.
    Nė kėtė luftė pėr jetė a vdekje u shquan pėr trimėri dhe herozimin e tyre, krah pėr krah me burrat edhe gratė ilire qė pėr tė mos rėnė nė duart e ushtrisė romake u vetėflijuan duke u hedhur nga lartėsitė e kalasė ose duke u djegur bashkė me foshnjat e tyre.
    Kryengritja ilire e viteve 6-9 sipas historianit romak Suistonit ka qenė mė e tmershmja nga tė gjitha luftrat e jashtme pushtuese qė bėri Roma pas asaj me Kartagjenėn.
    Mbas njė lufte tė gjatė mė se njė shekull e gjysėm me ndėrprerje, Roma mė nė fund arriti tė mposhtė qėndresėn ilire.Pėr kėrshėri vlen tė pėrmendim se gjatė ekzistencės sė perandorisė romake kanė sunduar gati pėr 100 vjet edhe perandorė me origjinė Ilire si : Deci, Klaudi, Aureliani, Probi, Diokleciani e Konstandini.
    Pasojat e sundimit romak nė Iliri qenė tė shumta dhe negative.Krahas tyre nuk mohohet zhvillimi ekonomiko-shoqėrore e kulturės i Ilirsė gjatė kohės sė sundimit Romak.Atė e shohim nė buqėsi, zejtari, tregti, ndėrtim etj ku vecojmė ndėr tė tjera “Via Egnatia” ngritjen e qytetėve si Skampa(Elbasani), Klodiana(Peqini) etj vepra me vlera kulturore si amfiteatri Butrintit, Apollonisė, Durrėsit etj.
    Nė kushtet historike ku shoqėria ilire jetoi pėr disa shekuj nėn sundimin romak ishte e pashmangshme ndikimi i kulturės romake tek kultura ilire, por ilirėt nuk u romanizuan, nuk u asimiluan.Provimin e dytė, pas atij helen ilirėt e kaluan me sukses, kryesisht pėr meritėn e qėndresė sė tyre.Natyrisht nuk mund tė anashkalohet problemi i fesė nė shoqėrinė ilire.Gjatė procesin tė kolonizimit tė pjesshėm grek dhe tė romanizimit pėr gjatė 12-13 shekuj ėshtė e natyrshme pranimi i ndikimit tė fesė kristiane Greke-Romake nėpėrmjet ideologjisė sė dogmave fetare, dhunės fizike, politike, ekonomike e psikologjike si dhe pėrdorimit tė gjuhėve zyrtare tė krishtėrimit, greqishtes dhe latinishtes.
    E rėndėsishme ėshtė fakti se ilirėt e ruajtėn gjuhėn amtare, ilirishten.
    Me zgjerimin e marrėdhėnieve ekonomike, tregtare ndėrmjet perėndimit dhe lindjes nė iliri depėrtuan dhe kulte orientale.Ndėrkohė pėrtej Adriatikut nė vitin 313 me ediktin e Milanos, Kristianizmi u bė fe zyrtare instuticionale shtetrore duke i zėnė vendin politeizmit.Megjithėse kristianizmi erdhi si fe e re ai nuk mundi ti shpėtoi procesit tė ndėrthurjes tė tij me paganizmin.Shumė prej mėsimeve kristiane u deformuan duke u interpretuar sipas pėrceptimit pagan tė romakėve.Psh e Diela pagane u bė festė pėr kristianėt dhe festa e diellit 25 dhjetori u shpall festa e krishtlindjes.Absurditeti mė i madh ndodhi ku Konstandini vendosi nė kėshillin e Nikesė 323 kredon pėr hyjnizimin e Jezusit nga njeri nė njė besim tė ri pėr kristianėt e lindjes nė Jezusin gjysėm njeri gjysėm perėndi duke dėshmuar se centaurėt e llogjikės pagane, greko-romak nuk i kishin zhdukur nga pėrceptimi i tyre pėr Zotin.Po kėshtu nė kėtė kėshill ai vendosi internimin e disa priftėrinjve tė cilėt kundėrshtonin hyjnizimin e profetit Jezus.Pėr kėtė Konstandini mori vendim e prerė qė prifti Arioja dhe disa priftėrinj tė tjerė tė internoheshin nė Iliri, gjė e cila tregon se feja nė Iliri nė atė kohė ishte trysnuar sipas rregullave tė Romės.Kjo tregon se kur priftėrinjtė nuk kishin liri fetare ato pėrkundrazi internoheshin nė Iliri gjė qė tregon dhe dhunėn psikologjike dhe fizike ndaj popullsisė Ilire.{reference historia e bizantit}
    Nė vitin 395 Perandoria Romake u nda nė dy pjesė:Perandoria Romake e perėndimit me kryeqytet Romėn dhe perandoria romake e lindjes, Bizanti me qendėr Konstandinopojėn.Me kėtė ndarje tė madhe perandorake Iliria u pėrfshi nė hartėn e perandorisė bizantine .
    Gjatė viteve 395-476 rrjedhojat historike e pėrkeqėsuan edhe mė shumė gjendjen ekonomike-shoqėrore tė Ilirisė.Perandoria Romake e perėndimit nė vitin 476 pushoi sė ekzistuari.Ajo u shemb pėr shumė shkaqe tė brendshme dhe tė jashtėme dhe ndėr to mė kryesorja ishte dyndja e fiseve barbare.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    Bizanti dhe Shqipėria


    Dyndjet barbare dhe Sllave


    Dyndjet e fiseve barbare ndodhėn nė njė kohė kur perandoria romake e perėndimit ishte mplakur dhe rraskapitur gjatė luftrave pushtuese dhe nuk ishte nė gjėndje ti bėnte ballė kėtyre dyndjeve, tė cilat i vunė gozhdėn e fundit kapakut tė arkivolit perandorak romak..Dyndjet barbare tė gotėve; visigotėt dhe astrogotėt, tė hunėve, normanėve etj ishin nga natyra me karakter shkatarrimtar.Sulmet e vizigotėve me nė krye Alarikun, u karakterizuan nga plaēkitje e shkatarrime tė paimgjinueshme nė Greqi, Maqedoni, Epir dhe Iliri pa hasur asnjė pengesė.Pas largimit tė gotėve pėr nė Itali viti 408, duke kaluar nėpėr viset veriore tė Italisė u dyndėn mė vonė hunėt tė udhėhequr nga Atila, viti 441 tė cilėt siē tregon historiani bizantin Prisku e kishin kthyer dardaninė nė njė shkretėtirė tė pabanueshme.Nė vitin 459, njė valė tjetėr dundjeje barbare, ishin astrogotėt me prijės Teodorikun, tė cilėt duke kaluar gjatė rrugės Egnatia, pa ndeshur me asnjė qėndresė, arritėn pėrpara qytetit Skampa qė ishte zbrazur mė parė nga popullsia vendase.Nga fundi i shekullit tė V-tė dhe nė fillim tė shekullit tė VI-tė nė horizontin bizantin u dukėn fiset turanike bullgare dhe sllave.Perandori bizantin Justiniani u nxitua tė ndėrmarrė masa urgjente mbrojtėse.Ai ndėrtoi murin e gjatė 50 km si dhe dhjetra kala e fortesa tė reja.Nė vendin tonė sllavėt erdhėn duke ndjekur luginat e lumenjve dhe rrugėt e vjetra romake.Ata u ngulėn nė disa vise nė veri, verilindje, nė jugė dhe nė juglindje.Pėr kėtė dėshmojnė tė dhėnat toponomastike si : Velipojė(Fusha e madhe), Zadrimė (Mbrapa Drinit), Pogradec (Vend nė rrėzė tė Kalasė) Goricė(Kodėr), Corovodė(ujė i zi), Novoselė(Fshat i ri),Berat- (Qytet i bardhė), Konispol(Fushė e kuajve), Zagori (Mbrapa Malit), Bistricė ( i shpejtė) Gollobordė, Gradishte, Zavalinė etj.
    Nga shpėrndarja gjeografike e toponimeve del qartė se Shqipėria e mesme dhe bregdetare e ndjeu mė pak peshėn e rėndė tė dyndjeve sllave.Nė dallim nga dyndjet barbare ardhja e sllavėve nė Iliri dhe pranė qytetit Skampa ose sic quhej edhe Neokastra pėr pak kohė, patėn pasoja tė rėndėsishme dhe tė qėndrueshme nė largimin e sistemit skllavopronar duke ndėrprerė procesin e romanizimit pėr tė filluar sistemi i ri feudal.Mirėpo pasojat negative tė tyre ishin tė mėdha pėr shkak tė rrezikshmėrisė tė sllavizimit tė popullsisė autoktone.

    Sundimi Bullgaro-Serb

    Kriza politike qė kishte mbėrthyer Perandorinė bizantine, krijoi kushte favorizuese pėr formimin e mbretėrive apo tė perandorive tė reja serbe-bullgare tė cilat gjatė ekzistencės sė tyre rėnduan dhe vendin tonė qė tashmė njihej me emrin Arbėri si trashėgim nga antikiteti apo Albania(nga fisi Albanoi, Albanėt – qysh nė shek e II tė e.s sipas gjeografit Ptoleme.Kriza politike e bizantit u shoqėrua dhe nga kriza fetare.Pėrplasja e parė qė ndodhi nė kishėn e krishterė nė shekullin e VIII-tė gjatė “Luftės sė Ikonoklasisė” vazhdoi dhe mė vonė sepse Kishat e Europės perėdimore njihnin si udhėheqės shpirtėror suprem Papėn e Romės, kurse ato tė lindjes patriarkun ekumenik tė Kostandinopojės.Lufta e dy kishave tė krishtera, katolike dhe ortodokse ishte pėr vendosjen e hegjemonisė nė botė.Skizma, viti 1054 daton divorcin zyrtar tė tyre por edhe mbas ndarjes mė dysh tė tyre kontradiktat politiko-fetare vazhduan edhe mė tej.Ndarja e kishės nuk solli luftra fetare nė Shqipėri.Gjatė sundimit njėmijėvjecar tė Perandorisė bizantine u ngritėn me dhjetra kisha ortodokse serbo sllave nė shumė qytete dhe fshatra shqiptare.Fuqizimi i shtetit bullgar nė kohėn e carėve Simon e Samuel nė shekullin IX-X u shoqėrua me dyndje sllavo-bullgare nė vendin tonė.Perandori bizantin Bazili II “Bullgaro-vrasėsi” pėr tė frenuar dhe asgjėsuar rrezikun bullgar qė po i kėrcėnonte seriozisht kupolėn perandorake nė njė betejė tė ashpėr, mundi keqazi ushtrinė e Carit Samuel.Ai urdhėroi verbimin e 15000 robėrve bulllgarė dhe ia dėrgoi ata si peshqesh carit bullgar i cili kur i pa me sytė e tij robėrit e vėrbuar u tmerrua aq shumė sa qė nuk mundi ti rezistojė mė vdekjes.Kėshtu nė vitin 1014 perandoria bullgare u shpėrbė dhe pushoi sė jetuari.
    Fitorja ndaj bullgarėve ishte shkėlqimi i fundit i Bizantit qė po dekompozohej me shpejtėsi.Gjatė viteve 1025-1081 nė Bizant sunduan 10 perandorė.Kjo dėshmon pėr krizėn e thellė politike tė perandorisė e cila po bėhej inekzistente.Nė kėto kushte historike politike filluan tė aktivizoheshin me shpejtėsi elementė tė rinj historikė si normanėt dhe anzhuinėt.
    Nė vitin 1081 Papa i Romės Gregori VII merr nismėn pėr krijimin e njė aleance ushtarake midis Robert Guiskardit i normanėve me Nihalin e Dioklesė kundėr Bizantit.(Sigurisht pėr cėshtje fetare).Dėmet e sulmeve normane qenė shumė tė mėdha.Mė vonė kisha e Romės pas thyerjes jepi kuptim fjalisė sė mbretit Manfred Kohenshtaufen i normanėve nga Karli Anzhu i Francės, ndėrsen anzhuinėt pėr rimarrjen e Kostandinopjės dhe pėr bashkimin forcėrisht tė dy kishave.Mbas 15 vjetėsh anzhuinėt tėrhiqen pa sukses pėr tė shfaqur pėrsėri nė vitin 1272 kur Karli I Anzhu shpalli formimin e “Mbretėrisė sė Arbėrit”.Historia e Shqipėrisė nė shek XI-XIII u pasua me ngjarje tė tjera tragjike.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    Kryqėzatat.

    Dy fjalė pėr kryqėzatat.


    Feudalėt e europės perėndimore me nė krye perandorėt e tyre tė stimuluar nga Papati i Romės, i cili pėr tė arritur qėllimin e vjetėr strategjik por me njė taktikė e demagogji tė re, ndėrmorėn fushata pushtuese kundėr viseve tė pasura tė vendeve tė lindjes, nė emėr tė mbrotjes dhe tė clirimit tė varrit tė shenjtė nė Juruzalem i pushtuar sipas tyre nga njerzit e pa fe, nga turqit selxhukė.Se cfarė varri do clironin kėto kur dihej teologjikisht nga bibla se Jezusi Krishti nuk kishte trupin e tij nė varr!? .Kėto fushata ushtarako-fetare tė ashtuqujtura kryqezata te cilave kishte dhe kalorės feudalė, edhe fshatarė tė varfėr, por dhe fėmijė qė u pėrdorėn si mish pėr top pėr qėllimet ekonomike dhe teologjike.Shumė prej tyre vdiqėn rrugėve nga sėmundjet dhe “vuatjet shpirtėrore”.
    Nė vitin 1096 nisi kryqėzata e parė.Bizanti nga ana e vet i hapi dyert kryqėtarėve pėr qėllimet e veta pėrballė rrezikut turk.Njė pjesė e kryqėtarėve kaloi pėrmes Shqipėrisė.Ata kaluan nėpėr Rrugėn Mbretėrore(Via Egnatia) pėrgjatė luginės sė lumit Shkumbin.
    Kryqtarėt i shkaktuan popullsisė vendase mjerime tė pallogaritshme.Nė vitin 1188 u bė kryqėzata e III e drejtuar nga Frederik Barbarosa(Mjekėrkuqi) qė i dha goditje tė fortė bizantit.Nė vitin 1204 u organizua kryqėzata e IV me nismėn e Papės tė Romės Inocenti i III-tė.
    Kjo kryqėzatė famėkeqe pėr vec qėllimit tė saj teologjik donte njėkohėsisht tė varroste shemrėn e saj Bizantin dhe sė treti ta pjesėtonte atė me feudalėt perėndimorė, pa harruar premtimet ndaj fshtarėve tė varfėr qė lanė kockat duke e mos ditur se ku po shkonin.
    Me pushtimin e Kostandinopojės nga kryqtarėt nė vitin 1204 pushoi sė rrahuri zemra e perandorisė kishtare ortodokse.Mbi gėrmadhat e saj u ngritėn principata dhe shtet tė rinj feudalė tė vegjėl e tė mėdhenj si psh: Despotati i Epirit, Dukati i Durrėsit, i Shkodrės.
    Historia e Mesjetės ėshtė shumė komplekse, mozaike dhe e errėt pėr shkak tė mungesės sė dokumentacionit historik dhe tė obskurantizmit mesjetar.
    Kjo pjesė e historisė dhe e tėrė historia e popullit shqiptar dėshmon mė sė miri pėr vitalitetin dhe mbijetesėn e Shqiptarėve gjatė shekujve nga Ilirėt deri nė ditėt tona qė kanė kaluar pėrmes shumė rrebeshėve duke ruajtur me heroizėm e krenari indetitetin e tyre.
    Ndėr fisnikėt shqiptarė po kristalizohej gjithnjė e mė shumė ideja e domosdoshme sė qėndresės sė organizuar dhe bashkėrenduar herė herė dhe me fuqi europiane.Ishte kjo arsyeja qė kishte bėrė tė mundur ti mbanin larg kufijve kohė pas kohe pushtuesit serbė.Me gjithė pėrpjekjet pėr zgjerimin e qėndresės shqiptare antiserbe, mbreti serb Stefan Dushani(1331-1355) nė verėn e vitit 1336 pushtoi viset qėndrore midis Matit dhe Shkumbinit.Mbas 10 vjetėsh mė 1346 Stefan Dushani nė krye tė njė fushate tė madhe pushtoi territore nė jug tė vendit si Kaninė, Epir, Tjesali etj dhe e shpalli veten Perandor i Romanisė, Sklavonisė(Slavėve) dhe i Arbėrisė duke krijuar njė perandori tė re ballkanike.Pushtimi ushtarak serb dhe sundimi politiko-ekonomik saksionohej nga Kodi mesjetar i Stefan Dushanit viti 1349.Krahas sė procesit tė kolonizimit serb ata u munduan tė asimilonin popullsinė shqiptare.Pėr kėto qėllime u bėnė represione e persekutime fetare dhe ndryshime toponimesh.Sipas Kodit tė Dushanit parashikoheshin masa tė rrepta :Sekustrime pasurie, damkosje nė fytyrė, dėbime e deri dėnime me vdekje pėr tė krishterėt katolikė , pakicat e tjera fetare, si hebrejtė dhe tregtarėt muslimanė qė kundėrshtonin tė konvertoheshin nė ortodoksinė serbe dhe qė nuk ripagėzoheshin pėr tė marrė emra sllavė.Kjo politikė arkaike serbo-madhe nuk bėri gjė tjetėr veēse preku thellė ndjenjėn e shqiptarizmės dhe i ngriti shqiptarėt nė kryengritje.Qėndresa anti serbe ishte njė karakteristikė e pėrgjithshme e trevave shqiptare, pėrmasat e tė cilės u vunė nė dukje sidomos mbas vdekjes sė mbretit Stefan Dushani(1355).Sipas njė shėnimi tė asaj kohe nė njė nga kodikėt e Beratit” serbėt u sollėn aq mizorisht saqė dhe tė vdekurit i nxirrnin nga varri.Kujtoni pėr njė cast me paralelizėm genocidin serb nė Kosovė (1999), krimet ēnjerzore tė paramilitarėve milloshevicė tė cilėt shponin me bajoneta foshnjet dhe gratė shtatzėna si dhe krimet masive ndaj popullsisė muslimane nė Bosnje.Genocidi serb i ka rrėnjėt nė gjakun ortodoks.

    Verdikti i Zotit per vuajtjet e popullit shqiptar

    Pastaj Zoti yt, atyre qė pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qėndruan, dhe pas tė gjitha kėtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falė dhe do t'i mėshirojė (Ai ėshtė qė fal, ėshtė mėshirues).(Nahėl 110)

    E ata qė pėr hir tė All-llahut braktisėn atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranė ose vdiqėn, All-llahu do t'i shpėrblejė me shpėrblimin mė tė mirė, e s'ka dyshim All-llahu ėshtė mė i miri shpėrblyes.(Haxh 58)


    E vėrteta ėshtė nga Zoti juaj.Kush tė doje le tė besojė e kush tė dojė le tė mohojė.(Kef 29)


    Nė kushtet e vėshtira politiko-historike tė pushtimit tė egėr bullgaro-serb, shqiptarėt me zgjuarsi dhe trimėri e vendosmėri edhe pse nė mynyrė spontane treguan vlerat e tyre nė mbrojtjen e indetitetit, territorit, gjuhės, zakoneve e traditave tė tyre kulturore.Krijimi i principatave shqiptare ishte njė tregues kuptimplotė i mėsimit tė historisė sė popullit shqiptar i vleshėm pėr tė gjitha kohėrat dhe model i rrallė pėr tė gjithė popujt qė aspirojnė e luftojnė pėr liri e pavarsi.Aktorėt historikė tė saj kohe : Despotati i Artės(Gjin Ndue Shpata), Principata e Zenebishėve(Gjin Zenebishi) principata e Topiajve(Karl Topia) principata e muzakajve (Gjini, Andrea, Teodori), shteti i Arianitėve(Gjergj Arianiti) Principata e Balshajve(Gjergj Balsha II) principata e Kastriotėve(Gjoni) dhe nga ana tjetėr fuqizimi i disa familjeve fisnike si Dukagjinėt, Zakariajt, Matrangėt etj dėshmojnė pėr njė zhvillim tė ri tė pavarur politik nė trojet shqiptare me orientim drejt krijimit tė njė shteti tė pėrqėndruar.Nė mbyllje tė kėsaj paraqitje kronologjike tė shkurtėr tė historisė sė popullit shqiptar nga antikiteti deri nė mesjetė, para ardhjes sė turqve nė ballkan dhe nė Shqipėri pa tė cilėn nuk mund tė bashkėjetojė historia e pėrhapjes sė fesė islame qė ėshtė dhe objekti kryesor i kėtij shkrimi historik, na jepet mundėsia dhe e drejta pėr tė dhėnė njė konkluzion pėrgjithėsues historik.
    Guri i provės sė kėtij pėrfundimi llogjik ėshtė kultura e Komanit(Pukė Shek VIII-XII)
    Kultura e materiale e hershme shqiptare qė u ruajt me fanatizėm nga populli ynė u pasurua madje me trajta tė reja dhe i rezistoi kohės sė asimilimin tė pushtuesve tė huaj laramanė.Vazhdimėsia e jetės sė popullit shqiptar nga lashtėsia deri mė sot duke ruajtur indetitetin, gjuhėn, kulturėn traditat, zakonet doket etj ne trojet e veta etnike ėshtė dicka e vyer qė vlerėsohet nga historia jonė kombėtare.Ne nuk mburremi por krenohemi pėr kėtė dhuratė tė madhe pėr popullin e vogėl e tė shumėquajtur Shqiptar.Falenderimet tona janė pėr Zotin e Madhėrishėm.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    Feja Islame nė periudhėn Paraosmane

    Dy fjale nga historia e popullit arab

    Hadithi”Nuk pėrparėsi arabi ndaj jo arabit e as i bardhit ndaj tė ziut por ai qė shtė mė i pėrsosur tek Allahu”

    Historia e popullit arab gjatė shekujve VI-XI ndahej nė tre periudha:
    1)Arabia para Islamit, Periudha Meko-Medinase dhe lindja e islamit shek VI-VII dhe
    2)Periudha e kater Khalifeve te drejte.
    3)Periudha e sundimit tė dinastisė sė Omajadėve(Emevitet) (661-750)Damask, Siri
    4)Periudha e sundimit Abasit (750-1055)
    5)Khalifati i Bagdatit qė mbaroi me pushtimin e tij nga turqit.

    Arabia paraislame.

    Gadishulli i madh i Arabisė ėshtė sa njė e katėrta e sipėrfaqes sė Europės.Shumica e popullsisė arabe ishte pėrbėrė nga beduinėt nomadė tė cilėt merreshin me rritjen e deveve dhe dhenėve kurse njė pjesė e konsiderushme e arabėve merreshin me tregti duke udhėhequr karvanet e tyre drejt vendeve tė ndryshme tė botės.Rendi shoqėror nė ato kohė karakterizohej nga tipare tė theksuara tė fisit.Cdo fis arab kishte kultin dhe idhullin e vet fetar.Arabia prej kohėsh ka qenė njė qendėr e rėndėsishme tregtare nga Mesdheu nė Indi.Qendrat kryesore tė tregtisė ishin Meka dhe Jethribi(Medina).Nė sheshin pranė Kabes @do vit bėheshin panaire tė mėdha.Diversiteti ekonomik e shquante popullsinė dhe ekzistenca e sllavit ishte pothuajse normale nė cdo familje tė pasur.Pėrcarja midis fiseve ekzistonte dhe kėtė e shfrytėzonin herė pas here minoritetet hebreje.Padrejtėsia, imoraliteti, veset, errėsira e idhujtarisė, pėrcmimi i femrės dhe vrasja e tyre qė nė djep mbizotėronin kulturėn arabe para islamit. Papritur nė kėtė popull lind dielli i ri edhe pse mė parė ishte pėrmendur si profet i fundit nė librat e krishtėrėve dhe jebrejve dhe vendosi rendin e ri botėror teologjik duke rrėzuar njėherė e pėrgjithmonė simbolin e paganizmit, vrasjen e foshnjave femrave, kufizimin e poligamisė, lirimin e sllavit, te drejtėn penale dhe civile, si dhe njė sistem tė mirėfilltė financiar megjithėse hasi nė shumė vėshtirsi si nga paganėt arabė por dhe nga hebrejtė e gadishullit arabik.Ishte profeti i Zotit i cili rritur jetim me prejardhje nga fisi Kurejsh filloi misionin e tij hyjnor pėr zhdukje e idhujtarisė dhe triumfimin e Monoteizmit.Ai u bė reformator dhe udhėheqėsi shpirtėror i arabėve.Predikimi i tij ishte pothuajse poetik dhe kuptimor.Edhe pse tek arabėt ishte e zhvilluar shumė poezia dhe oratoria ato ngelnin si tė hutuar nga shpallja hyjnore e Kuranit famėlartė.I cili vinte si njė triumf mbi tė gjitha ligjet dhe besimet e vjetra duke u bėrė kėshtu njė kushtetutė hyjnore pėr gjithė njerzimin e pėrmbledhur nė njė fjalė tė vetme Islam.Sentenca Islame e shpallur nga Profeti Muhamed a.s ishte besimi nė njė Zot tė vetėm(Allahu xh.sh), Krijues i qiejve dhe tokės dhe largimi nga cdo lloj paganizmi trinitar ose politeist.Po ashtu besimi duhej tė shprehej me punė tė cilat ishin shtyllat kryesore tė fesė Islame.Namazi, Agjėrimi, Zekati,Haxhi u bėnė shtyllat bazė tė mbretėrisė Hyjnore nė tokė. Paria arabe e ndodhur para kėrcėnimit tė shembjes dhe zhdukjes se fesė sė tyre pagane filluan kėrcėnimet, vrasjet dhe genocidet kundėr besimtarėve muslimanė.Edhe pse ky si ligj i Zotit ėshtė pėrsėritur tek shumė profetė i detyroi muslimanėt tė emigronin nė Jethrib(Medinė) ku shteti Islam mori konfigurimin e tij tė plotė politik, ekonomik, juridik dhe ushtarak.Zgjerimi i Islamit u bė me hapa tė shpejtė pėr shkak se ajo ishte njė fe hyjnore e cila pėrmblidhte tė gjitha mėsimet e profetėve brenda saj.Kjo gjė solli dhe shtimin e armiqve ndaj pasuesve tė saj qofshin ato hebrej, paganė arabė ose krishterė tė perandorisė romake.Edhe pse u morėn shumė ekspedita luftarake, u lidhėn shumė koalicione pagane-hebreje-krishtere profeti Muhamed.a s bashkė me pasuesit e tij dilnin triufues duke ia rritur famėn dhe prestigjin kėsaj feje gjė e cila ēoi dhe pėrhapjen e saj nė pjesėn mė tė madhe tė Arabisė.Mbas clirimit tė Mekės Islami ishte zyrtarizuar tashmė si njė fe monoteiste ku idhujt, zotat, dhe bestytnitė e kota nuk ekzistonin mė nė mbretėrinė e tij.Po ashtu Kurani famėlartė u bėntė thirrje tė krishterėve tė hiqnin dorė nga besimi trinitar dhe tė bashkoheshin nė njė fe tė vetme dhe tė besonin njė Zot tė vetėm duke mos i hyjnizuar krijesat e sidomos profetin e madh Isain(Jezusin) a.s.Mbasi mbaroi misionin e tij Hyjnor profeti Muhamed a.s ndėrroi jetė duke lėnė kėshtu njė system hyjnor pėr njerzimin deri nė fund tė botės dhe njė libėr me anė tė cilit do udhėhiqej cdo shpirt dhe trup ndaj mirėsive tė Zotit pėr tė qenė mėshira e Tij e jona.

    Periudha e katėr Khalifėve tė drejtė.

    Mbas ndėrrimit Jetė tė Profetit Muhamed.a s pasardhėsi i tij u vendos Khalifi Ebu Bekėr Es-Sidik, mė pas Umer Ibn Hatabi, pas tij Othman ibn Afani e mė pas Ali ebu Talibi.Kjo njihet si koha e artė e udhėheqėse Islame e cila pėrmendet nė hadithin profetik.(Do te jetė pejgamberlluku sa tė dojė Allahu, ….. )
    Ebu Bekrit u mor mė shumė me problemet brendshme tė shtetit Islam ndėrsa Umeri u bė shkak pėr pėrhapjen e Islamit nė Juruzalem, (Kuds)Palestinė, Jordani etj ku ndėrtoi dhe xhaminė e cila njihet sot me emrin xhamia Es-Sakra(Shkėmbit) me kupolė te verdhe mbi shkėmbin ku profeti Muhamed a s lidhi Burakun natėn e Israsė dhe u fal si Imami i gjithė profetėve.Nė kohėn e Othmanit, Islami u pėrhap nė Siri,Egjipt, Iran, Irak etj.Qendra politike e shtetit Islam gjatė kohėrave u transferua nga Medina nė Mekė mė pas nė Damask ,nė Bagdad dhe sė fundi nė Stamboll.

    Khalifati i Damaskut Omojad(661-750) u shtri nė afrikėn veriore, Gadishullin e Pirenjve (711-714) dhe iu afruan Konstandinopjės, arritėn nė Azinė e mesme, Azine qendrore , Kaukaz dhe nė veri-perėndim tė Indisė e deri nė Kinė.Khalifati Arab pėr nga koha dhe hapėsira ia kalonte Aleksandrit tė Maqedonisė dhe Perandor Augustit.
    Ekonomia mbėshtetej nė taksėn e Zekatit 2.5 % e pasurise dhe xhizes qė ishte me e vogėl se 1/10 e taksės sė kishės.
    Kurani pėrbėnte bazėn e kodit tė sė drejtės, ai ishte kushtetuta e cila zberthehej me traditėn profetike(hadithet) me kodin civil dhe atė penal.Gjatė sundimit Omejad u formuan disa sekte jashtė metodologjisė sė Kuranit si sekti Shit,Alijun etj.Nė vitin 750-1055 sundoi dinastia e Abasidėve.Khalifi i ri abasit e transferoi qendrėn nė Bagdad tė Irakut gjatė tė cilit u arrit zhvillimi mė i madh ekonomik i khalifatit.Bagdati u bė metropoli i tregtisė botėrore.Khalifati i Bagdatit mori fund me pushtimin e tij nga Turqit Selxhukė.Kultura arabe nė krahasim me kulturėn e shoqėrive mesjetare europiane-perėndimore qėndroi shumė mė lartė.Kultura Islame nga emri gjuha dhe roli i madh i saj qė luajti tek arabėt dhe mė gjerė nė formimin e kulturės sė tyre u bė me tė vėrtetė njė pasuri e shumė popujve.Etja e arabėve pėr dituri solli dhe pėrkthimin nė Andaluzi(Spanjėn e sotme)e veprave tė Aristotelit, Hipokratit, Ptolemeut, Euklidit etj tė cilat i shėrbyen civilizimit europian. Evropianėt e njohėn Aristotelin nga pėrkthimet nė gjuhėn Latine tė bėra nga arabėt.Nė Bagdat(Irak),Kordovė(Spanjė), Kairo(Egjipt) ekzistonin universitete ku krahas lėndėve teologjike studjoheshin dhe shkencat e tjera, si matematike, gjeografi, mjeksi, astronomi etj.Bibloteka me qindra mijėra libra ruanin thesare tė panumėrta dijesh.Nė Bagdad, Damask e Samarkanda kishte Observatorė tė mėdhenj Astronomikė.Po kėshtu arabėt zhvilluan shumė shpejt mjeksinė duke befasuar botėn me spitalet dhe klinikat e tyre tė kurimit. ………….
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    Faktorėt e pėrhapjes sė fesė Islame paraosmanėve

    Islami zanafillėn e ka nga njeriu i parė.Kėtė e pohojnė Kurani, fjala e Allahut dhe thėniet e Muhamedit a.s. Islami me Kuranin dhe Muhamedin a.s si profet nuk paraqitet si fe e re, por si vazhdimėsi e fesė sė drejtė nga Ademi.Allahu urdhėron Muhamedin a.s tė thotė: Unė nuk i jam i pari nga Pejgamberėt ,.. (El Ahkaf 9) Kemi dėrguar dhe pejgamberė para teje(El Hixhr 10) Ibrahimi nuk ishte as Jehudi as i Krishterė”(Bekare)
    Kurani ėshtė libėr i shenjtė universal, leximi i tė cilit zbulon domethėnien e jetės njerzore qė tregon pėr lindjen, jetėn,vdekjen dhe proceset mbas saj, buron nga Zoti dhe i kthehet Atij.

    Gjurmėt e para tė kulturės e tė qytetėrimit Islam nė Ballkan dhe vecanėrisht nė trojet Iliro-Shqiptare i hasim qė nė periudhėn e kohės sė vjetėr me pėrmasa tė vogla, ndėrsa me intesitet nė mesjetė dhe mė vonė.Nėse kjo ėshtė e saktė dhe ekzistojnė dėshmi thotė M.Haxhijahiq, atehėrė shfaqja e kristianizmit tek sllavėt e jugut nuk ėshtė me e vjetėr nga shfaqa e Islamit.Faktorėt kryesorė qė ndikuan nė pėrhapjen e kulturės tė qytetėrimit Islam dhe mishėrimi i tyre nė njė traditė shumė shekullore nė viset tona kanė qenė:

    Faktori fetar

    Nė histografinė shqiptare ky faktor ėshtė shpėrfillur dhe injoruar qėllimisht pėrhapja e fesė islame tek ne dhe nė botė.
    Islami pėr herė tė parė nė histori i dha njerzimit konceptet e drejta e tė plota mbi Krijuesin dhe krijesėn.Ai nuk e ndan jetėn.Islami nuk jep udhėzime vetėm pėr botėn e amshuar por tregon dhe rrugėn e aksionit.Ai ėshtė program i jetės nė mirėkuptim me ligjet e Zotit.Islami nėpėrmjet Kuranit dhe sunetit, i ofron shtegdalje pėr realizimin e nevojave shpirtėrore e materiale.Ai ofron monoteizmin e pastėr qė shprehet madhėrishėm nė sentencėn e pėrbotshme.”LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMED RRESULULLAH.
    Gjithashtu Islami ofron legjislacionin gjithė hapėsinor e gjithė kohor, qėllimin e mirė me tė cilin njėson tė gjitha dėshirat, ngritjen dhe pėrparimin e fjalės sė Zotit, pasqyrėn e qartė ,mbi njeriun dhe misionin e tij si mėkėmbės i Zotit nė tokė.Kėtė ide po e ilustrojmė mė tej me fjalėt e ideologut tonė tė shquar tė Rilindjes Kombėtare. Sami Frashėrit: “Islami vėrtet ėshtė feja qė pastron tokėn prej idhujve, E ndalon flijimin e njeriut dhe ngrėnien e mishit tė tij, u garanton tė drejta femrave, e kufizon poligaminė dhe i forcon lidhjet familjare.Robi dhe i robėruari bėhen njė prej anėtarėve tė familjes, u hapi atyre shumė rrugė e dyer pėr shpėtim e liri.Moralin e pėrgjithshėm e pastron me forcėn e themeleve tė tij, si Falja, Zekati, nderimi i mysafirit dhe siguria e udhėtarit.Parinė e mėson se ka detyra sikurse dhe populli.Udhėheqėsi ėshtė shėrbyesi i popullit dhe jo dictator i tij.Kėto janė njė pjesė nga begatitė e shumta qė gjithmonė pėrcjellin Islamin me rastin e pushtimit tė popujve tė paqytetėruar.(5)
    Me tė drejtė Stavrijanosi pohon se: Feja ka qenė faktor i rėndėsishėm nė pėrhapjen e Islamit.Ndėrsa kristianizmi paraqet njė pėrmbledhje dogmash dhe ritesh religjoze, nga ana tjetėr Islami ėshtė njė fe universale, teorike e praktike pėr individin dhe pėr shoqėrinė, - thotė A.M.Nakavi(7)
    Njeriu pėr nga natyra e tij ka prirje kongenitale pėr besim tė mirėfilltė monoteist.Kėtė e kanė supertuar tė gjithė pejgamberėt e mėparshmė tė Zotit xh sh duke predikuar Islamin.Mirėpo gjatė historisė deri nė kohėn e profetit Muhamed a.s koncepti i monoteizmit qe degraduar thellė nga fetė e tjera.
    Ai konsistonte nė:
    1)Tendencat antropomorfiste
    2)Shoqėrimin e Zotit me rivalė nė Hyjninė e Tij (hinduizmi, kristianizmi etj)
    3)Proklamizimin e Pejgamberėve pėr hyjni
    4)Adhurimin e Engjėjve
    5)Personifikimin e atributeve tė Zotit nė qėnie tė vecanta hyjnore si Ati, biri, Shpirti i shenjtė etj

    Doktrina misterioze e trinisė jo vetėm qė verboi misionin e kishės por atrifizoi dhe besimtarėt e vetė tė krishterė.Nga ana tjetėr Islami angazhohet pėr njėshmėrinė e Zotit, tė liruara nga fantazitė antropologjike dhe mitologjike.Kėtė e dėshmon qartė Kurani tek Surja Ikhlas, El Bekare 163-164 etj (8)
    Problem tjetėr irritues tek krishterėt ėshtė dhe dogma “Birėsia Hyjnore apo hyjnizimi i Jezusit”
    Dihet se Hyjnia e Jezusit ėshtė produkt i mėvonshėm historik.Kjo ka ndodhur ne vitin 323 nė kėshillin e Nikeas dhe ėshtė ezauruar nė vitin 451 nė Koncilin nė Kalcedon, ku Jezusit iu njoh natyra hyjnore dhe njerzore nga priftėrinjtė.Jezusi po ashtu dhe tė gjithė profetėt e tjerė kanė gjėra shumė tė pėrbashkėta duke filluar nga cilėsitė e tyre shpirtėrore dhe fizike po ashtu dhe nė veprat dhe fenomenet e tyre gjatė jetės.Na faktorin fetar vihen re dhe disa dobėsi subjektive nė Kristianizėm gjė qė ka influencuar nė indiferentimin e kristianėve dhe tė kalimit tė tyre nė islam si numri i pamjaftueshėm i klerikėve katolikė dhe ortodoksė nė raport me popullsinė e krishterė, nivelin e ulėt intelektual e teologjik qė i kundėrvihej shkencės, mė keq jeta e shfrenuar dhe ndodhitė imorale brenda klerit, karrierės komercializuese dhe integruese etj.


    Faktori moralo-etik

    Ideali i edukimit dhe i mirėqėnies ka qenė dhe mbetet i fortė nė pėrceptimin Islam tė shoqėrisė e cila ka lėnė gjurmė tė thella edhe nė kulturėn e tij materiale dhe shpirtėrore.Morali i individit sendėrtohet dhe dėshmohet nė bashkėsi, kur individi e pohon dhe manifeston lojalitetin e vet Allahut xh.sh dhe amanetin e pranuar (El Ahzab) ta zbatojė nė vete, nė familje, nė rrethin mė tė ngushtė(xhemat) dhe nė bashkėsi mė tė gjerė heterogjene sipas origjinės dhe bindjeve.Motoja simbol pėr muslimanėt: “Duaj pėr vėllain tėnd atė qė do pėrvete” ,cel njė kapitull tė ri nė raportet njerėzore ku sundon dashuria, harmonia, drejtėsia, barazia shpirtėrore dhe solidariteti reciprok.
    Kriteri i devotshmėrisė pėrjashton racėn, gjuhėn, pasurinė dhe gjininė etj.Postulati Islam: Urdhėresa pėr tė mirė dhe ndalesa e sė keqes ėshtė e tepėr aktuale.Nė kėtė kėnd vėshtrim ballafaques midis kristianizmit dhe Islamit, Islami ėshtė fitimtar.

    Faktori Kulturor-Shkencor

    Islami ėshtė fe qė nuk njeh mitologjinė dhe bestytnitė.Mendimet e tij janė racionale.Ai i drejtohet arsyes dhe vetėdijes njerzore.Verseti i parė kuranor qė i zbriti profetit Muhamed a.s ishte: “Lexo nė emėr tė Zotit tėnd qė tė krijoi”(El Alek) sipas Islamit njeriu I parė Ademi iu mėsua nga Zoti cdo gjė nė tokė dhe se njohuria e tij ishte para punės dhe pėrvojės.Ai nuk ishte majmun dhe pastaj u bė njeri nga puna.Koncepti Islam pėr njeriun e parė janė shumė mė tė llogjikshėm dhe tė saktė nė krahasim me teorine darviniste.
    Nga lapsi dhe devotshmėria u lartėsuan dijetarėt muslimanė.Nė 14 shekuj kultura dhe qytetėrimi islam janė zhvilluar dhe lulėzuar pa rrėnuar sic vepruam mongolėt nė Bagdat, tė krishterėt nė Spanjė dhe nė Aleksandri, kryqtarėt nė lindjen e afėrt, romakėt nė Iliri etj.Para syve tė vėrbuar tė dijetarėve dhe mendimtarėve europianė u paraqit njė qytetėrim tjetėr i rafinuar, pogresiv, plotė jetė, mė pasionues dhe me posedim tė thesarėve kulturorė qė Europa kaherė i pat harruar .
    Pėr shkak tė diturisė, tolerancės nė historinė islame asnjė nuk pėsoi si Xh.Bruno, G.Galilej, N.Koperniku.Dituritė njerzore Islami nuk i konsideron si stoli apo si dituri djalli por njė begati njerėzore.

    Faktori Politiko-Ekonomik

    Qarqe tė ndryshme profane e sakrale janė munduar qė Islamin ta reduktojnė nė fe emocionale e cėshtje private duke e zhveshur nga cdo element politiko-ekonomik.Qėllimi i Islamit ka qenė konstituimi i teokracisė nė raport me Zotin dhe demokracinė, ndėrmjet njeriut dhe njeriut.Kjo zbėrthehet nė katėr pika kryesore:
    1)Parimi i parė i sistemit legjistativ islam ėshtė qė pushteti suprem i shtetit i pėrket Zotit nėpėrmjet autoritetit tė kushtetutės sė Tij Hyjnore.
    2)Tė gjithė njerzit janė tė barabartė para ligjit sikurse dhe para Zotit.Nė kėtė pikė nuk pėrbėn pėrjashtim as i pari i shtetit.(Prandaj Mbretėrit e Arabisė marrin si titull nderi shėrbėtorėt e Mekės dhe Medinės)
    3)Punėt mė tė rėndėsishme e tė pėrgjithshme e vendim marrėse u janė besuar njerėzve kompetent nė bazė tė kritereve islame.(i ditur besnik, kompetent specialist pa ngjyrim politik dhe nepotik)

    4)Tė gjithė veprimtaritė Shtetėrore tė vendosen me marrėveshje, madje edhe duke dėgjuar edhe mendimin e qytetarėve.
    Kurani rėndėsi tė vecantė i kushton mirėqėnies sė njeriut, mynyrės sė drejtė tė fitimit, tė zotėrimit tė mjeteve materiale si dhe mynyrės sė drejtė tė shpenzimeve tė pasurisė, pra Islami na rekomandon barazi midis njerėzve jo nė aspektin e posedimit por nė krijimin e kushteve dhe shanseve tė barabarta pėr fitim.Shumė kuptimplotė dhe aktuale ėshtė hadithi i Muhamedit a.s: “Askush nuk ha ushqim hallall nėse ai nuk ėshtė fryt i punės sė tij dhe duarve tė tij”
    Pėr Islamin janė tė papranueshėm monopoli, kamata, eksploatimi, klonimi etj.

    Faktori Shoqėror

    Nė kontaktin e parė tė muslimanėve me popujt e ballkanit tė krishterė e paganė vihej re njė situatė tejet e rėndė shoqėrore.Ndryshe nga pushtuesit romakė, bizantinė serbė e bullgarė muslimanėt e parė sollėn njė botėkuptim tė ri ndryshimi pėr shoqėrinė.Islami nuk njeh dallime.Ai shtrihet nė tėrė rruzullin tokėsor drejt njė vėllazėrie tė pėrgjithshme duke i thyer tė gjitha barrierat gjeografike e politike.Ai nėpėrmjet zbatimit tė pesė parimeve kryesore Kuranore krijon ndjenja tė barazisė sociale.Ai i kushton njė vėmendje tė vecantė familjes dhe vecanėrisht femrės si qėnie njerzore, si nėnė, si vajzė, fėmijė, motėr, bashkėshorte besnike e tė sinqertė si besimtare e pėrkushtuar, si bukuroshe e xhenetit etj
    Sė fundmi ndryshimi i femrės kristiane nga ajo islame nuk qėndron aspak nė formė por nė pėrmbajtje nė filozofinė e botėkuptimit pėr jetėn.Kėtė po e ilustrojmė me dy thėnie tė poleve tė kundėrta.Sipas krishtėrimit femra e nxorri njeriun nga parajsa kurse sipas Islamit parajsa ėshtė tek respekti ndaj nėnės.
    “Kjo botė ėshtė pasuri kurse pasuria mė e madhe ėshtė gruaja e mirė.”
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    Pėrhapja e Islamit nė Ballkan dhe nė Shqipėri

    Lindja dhe pėrhapja e Islamit ka qenė njė nga revolucionet mė tė rėndėsishme qė vendosi njė frymė tė re dhe tė pėrhershme tek tė gjtihė popujt e botės.(E Gibboni)

    Jetshkrimi objektiv i Islamit nga histografia shqiptare ėshtė sot, njė detyrė imperative.Shumė pyetje kėrkojnė pėrgjigje tė sakta nga ana profesionale si :
    Kur u shfaqa pėr herė tė parė Islami nė vendin tonė nga kush dhe nga cdrejtim; si dhe pse ai u pėrhap shpejt nė mynyrė masive, cilat ishin mjetet dhe format qė u pėrdorėn, shkaqet dhe pasojat etj.
    Nuk mund tė pretendojmė pėr pėrgjigje tė drejtė tė cdo pyetje nėqoftėse mė parė nuk do ti referohemi kushteve historike e politike tė kohės, faktorėve politikė, gjeostrategjikė, teologjik, tė cilėt pėrbėjnė busullėn orientuese drejt sė vėrtetės historike tė periudhės sė errėt tė mesjetės pėr shkak tė mos eksplorimit, tė dokumentacionit tė varfėr ekzistues.
    Bazuar nė mendimin e kollosit tė rilindjes tonė kombėtare Sami Frashėri kur thotė se : “Pėrhapja e fesė Islame ka edhe njė tė vėrtetė tė rėndėsishme tė cilėn e kanė fshirė historianėt, pėrhapja e fesė islame vėtevetiu, pa shpatė dhe ushtarė.Qėllimi i kėtij realiteti ishte mėsimi, kultura, civilizimi islam shtriheshin nė viset e pushtuara “ Argumentat tona rreth kėsaj ēėshtjeje janė mė tė pranueshme dhe shumė bindėse.Nė mesjetė islami nuk ka qenė i panjohur pėr Europėn.Ajo kishte rėnė nė kontakt me tė herėt nė shekullin VIII kur Spanja u pushtua nga arabėt, madje edhe shumė mė parė.Nė shek VII-VIII situate etnike nė Ballkan pothuajse u stabilizua me pėrfundimin e dyndjeve barbare-sllave si dhe tė lėvizjeve tė popujve tė cilat u bėnė sporadike.Kontakti i Europės me arabėt ishte njė sfidė e madhe pėr nga pėrmbajtja dhe forma.Ishte pėrplasja apo ballafaqimi i dy kulturave lindje-perendim, jug-veri.
    Muslimanėt prezantuan dhe transmetuan tek Europa njė fe monoteiste qė rrezatonte dritė hyjnore tė paparė e tė paimagjinueshme deri atė kohė dhe kjo ishte feja islame.
    Kontigjentėt muslimanė qė depėrtuan dhe u ngulėn nė ballkan dhe nė Shqipėri, demonstruan pėrpara autoktonėve epėrsinė e padiskutueshme jo vetėm tė fesė Islame ndaj asaj tė krishterė por edhe njė kulturė, civilizim tė pakrahasueshėm me atė mesjetar europian.Shkėlqimi i Islam ishte i gjithanshėm, nga pastėrtia personale e morale, shkolla islame e deri nė botėkuptimin filozofik e teologjik.Ashtu si nė Spanjė edhe nė Sicili tė Italisė, arabėt ndėrtuan kohėn e artė tė qytetėrimit islam.Nga dyndjet normane nė drejtim tė brigjeve tė Epirit tė udhėhequra nga Robert Guiskardi e djemtė e tij Bohemondi e Roxheri II , mėsojmė se pėr luftėtarėt arabė muslimanė ata kishin konsiderata tė larta pėr trimėrinė, dijeninė dhe civilizimin e tyre.Mbas fushatave pushtuese shumė trupa kanė mbetur vende vende nė trojet tona dhe mė pas tė ngelurit muslimanė kanė sjellė familjet e tyre ku kanė krijuar pėr herė tė parė njė komunitet tė tyre.Kėtė koloni muslimane sipas tė dhėnave historike datojnė nė shek IX-tė.
    Ka gjasa sipas historianit Millan Shuflaj, qė muslimanėt arabė(saracenėt) tė jenė shfaqur nė bregdetin Adriatik, shumė kohė mė parė.Pozita gjeografike strategjike dhe kushtet e favorshme natyrore-klimatike kanė qenė faktorė vendimtarė pėr bashkėjetesėn ndėrmjet muslimanėve dhe popullsisė vendase.Nga kontaktet e para e tė qėndrueshme midis popullsisė ballkanase e shqiptare me mysafirėt e rinj muslimanė feja Islame gjeti njė shtrat tė ngrohtė nė pėrhapjen e shpejtė masive tė saj edhe pėr njė fakt tjetėr stimulues sepse nė gjirin e fesė sė krishterė, katolikė e ortodoksė, kontradiktat antigoniste, midis tyre ashpėrsoheshin e thelloheshin vazhdimisht.Kjo situatė e brendshme e vėshtirė e kristianizmit ndikoi pozitivisht nė pėrhapjen e fesė islame nė ballkan dhe nė Shqipėri.

    Dukja nė Ballkan dhe nė trojet iliro-shqipėtare e peēenegėve pėr disa shekuj si njė forcė dominuese ushtarake,solli me vete edhe fenė islame nė kėto ana nė mėnyrė masive dhe tė qėndrueshme nė shek.VIII e nė vazhdim.Peēenegėt muslimanė ishin bartėsit e kulturės arabe islame.Si rrjedhojė marrėdhėniet e tyre reciproke dhe ndikimi nė fushėn e besimit kanė qėnė tė ngjizura natyrshėm.Njė burim tjetėr i pastėr qė dėshmon pėr praninė e popullsisė muslimane nė Ballkan gjatė periudhės paraosmane vjen nga Bullgaria.Sipas historianėve A.K.Bogdani,M.Gjukanoviē,F.Raēki,Taller,M.Haxhijah iq,etj. nė Bullgarinė mesjetare ka pasur shumė muslimanė,ashtu siē ka pasur edhe nė Hungari e Poloni.Theksojmė se nė kėto vende edhe me popullsi muslimane nga pushteti politik e teologjik kristian ėshtė mbajtur njė qėndrim i egėr denigrues dhe madje asgjėsues.Si rezultat i masave shtrėnguese numri i muslimaneve pakėsohej dita-ditės.Kėshtu nė vitin 1340 mbreti i Hungarisė Karlo Roberti i detyroi muslimanėt e mbetur,qė tė pranonin krishtėrimin ose tė shpėrnguleshin nga territoret e tij.Lufta polike,teologjike kundėr islamit dhe muslimanėve ka filluar nė Ballkan mė herėt se gjysma e e parė e shek.XIV.
    Nė vitin 1077 mbreti Ladisllav urdhėroi me ligj qė muslimanėt tė pagėzoheshin.Mbretėr tė tjerė nxorrėn ligje dhe urdhėresa anti-islame tė cilat shtriheshin deri tek martesat dhe menyja e guzhinės.
    Shfaqja e herezisė nė Shqipėri,e cila mbėshtetej fort nė mbeturinat e besimit pagan e tė tjera kotėsira dėshmojnė pėr krizėn e kristianizmit.Nė lėvizjet heretike ėshtė me interes tė dihet edhe pėr herezinė bogomile,nė fillim tė shek.VII.Kjo lėvizje heretike e mori kėtė emėr nga prifti bogomil Teofili(Ezemir).Ky sekt fetar u pėrndoq nga mbretėr,carė dhe vetė Papa Inocenti III.Bogomilėt u shpėrngulėn me forcė dhe njė pjesė e madhe e tyre zunė vėnd nė Bosnjė.Bogomilizmi u bė religjion kombėtar, tė cilin e adaptoi edhe kryetari i shtetit.Nė esencė bogomilizmi pėrmbante njė doktrinė tė re s.p.sh. demaskimi i tė pasurve, urrenin carin, sarkazonin eprorėt e tyre, mohonin adhurimin e kryqit, ikonat,etj.
    Bogomilizmi kundėrshtonte katolicizmin dhe ortodoksizmin dhe qėndronte mė afėr monoteizmit.Bogomilizmi mori edhe ngjyrime politike e sociale.Ai predikonte hapur mosbindje ndaj shtetit.
    Me fillimin e sulmeve osmane nė Ballkan me pushtimin e Bullgarisė e tė Serbisė nė fund te shek.XIV iu dha fund edhe herezisė nė Ballkan.Kėshtu bogomilėt pėrqafuan fenė islame dhe e predikonin dhe e praktikonin atė me vetėdije.Kulmi i urrejtjes ndaj kishės ishte kur bogomilėt filluan t’i quanin kėmbanat e kishės “bori satanike”.
    Gojėdhėnat pėr Sari Salltėkun nuk janė objekt i kėtij shkrimi.E rėndėsishme ėshtė se: feja islame nuk u shfaq dhe nuk u pėrhap pėr herė tė parė nė vendin tonė nė kohėn e ardhjes sė osmanėve.Fakti qė familja fisnike e Shpatajve kishte adoptuar fenė islame kohė para ardhjes sė turqve,dėshmon qartė pėr depėrtimin e fesė islame nė Shqipėri para periudhės osmane.
    Herezia,lėvizjet heretike,inkuizicioni kanė qėnė fenomene politiko-teologjike,sociale e psikologjike tė kishės politike.Feja islame nuk ka organizuar ndonjėherė fushata tė tipit “kryqėzata” apo turra me dru qe djegin njerez.Nga institucionet islame nuk janė djegur libra tė shenjtė tė fesė sė krishtere,nuk janė botuar nė revista e gazeta karikatura qė prekin thellė ndjenjat e besimtarėve siē qe skandali kristian i Amsterdamit nė botimin e karikaturės sė profetit Muhamed a.s. apo protesta e elementėve tė krishterė nė Bruksel,Zvicer etj tė organizuar dhe tė frymėzuar nga kisha politike me parrulla “Stop-Islamit”(!).Nė fenė islame nuk kanė ndodhur shfaqe skandaloze e imoralitetit si ai i priftėrinjėve me tė mitur.Kontrasti i imoralitetit islam-kristian ėshtė sita e seleksionimit tė majasė sė miellit me krundet.
    Pa dashur tė dalė nga tema, rrugėt e pėrhapjes sė islamit nė Ballkan dhe nė Shqipėri apo aktorėt kryesorė tė kėtij fenomeni ishin:-tregėtarėt muslimanė, arabėt, misionarė tė fesė islame, ushtarakė, udhėtarė siē pohojnė udhėpėrshkruesit Ibn Haukali dhe historiani dhe gjeografi El-Idrizi, apo lidhjet e ndėrsjellta politike,ushtarake dhe dipllomatike,tė cilat kanė qėnė mė tė dėndura me Brindizin e Barin.


    ARSYET e pėrqafimit tė fesė islame nga populli vėndas ishin tė shumta.
    SĖ PARI feja monoteiste Islame pasqyronte tė vėrtetėn,e cila ose nuk njihej nga njerzit ose njihej,por e deformuar qėllimisht.
    SĖ DYTI Islami si fe e pastėr nė pėrmbajtje dhe nė formė qėndronte shumė mė lartė se fetė e tjera.
    SĖ TRETI nė botėkuptimin islam sundon paqja, vėllazėrimi midis njerėzve,tė barabartė pėrpara Zotit,padallime politike,gjeografike,sensi pasurie,race,etj.Feja islame nuk e njeh dhunėn,pėrkundrazi ajo e dėnon ashpėr pėrdorimin e dhunės nė shoqėri e midis tyre.
    SĖ KATĖRTI feja islame shėrben si mburojė ,si ēlirimtare e shqipėtarėve nga rreziku i pushtuesit tė huaj i shtypjes dhe i shfrytėzimit si dhe nga rreziku i copėtimit tė vendit tonė nga shovinistėt greko-serbė.
    SĖ PESTI feja islame shquhej dhe shquhet pėr tolerancėn.
    SĖ GJASHTI ajo qėndronte mė pranė karakterit dhe vetėdijes sė shqipėtarėve se kushdo fe tjetėr.
    SĖ SHTATI feja islame u pėrqafua me vetėdije edhe pėr arsye psikologjike.
    SĖ TETI faktori ekonomik(taksa) dhe faktori ushtarak(sigurimi) pėr periudhėn osmane kanė qėnė shumė determinantė.
    SĖ FUNDI feja islame ishte njė dhuratė nga ALLAHU xh.sh. pėr njerzimin.


    Mbi njė miliardė muslimanė falenderojnė nė tė gjithė rruzullin Allahun xh.sh.Kjo vėrteton katėrcipėrisht se lindja dhe pėrhapja e fesė islame ishte njė revulucion nė mendimin filozofik e teologjik botėror.

    MJETET e pėrhapjes sė islamit kanė qėnė kryesisht:
    a) Nėpėrmjet predikimit verbal nga misionarėt musliman
    b) Me ana tė literaturės fetare islame,Kurani,etj.
    c) Nėpėrmjet praktikimit tė islamit nė xhami.
    d) Me anė tė trasmetimit nga brezi nė brez tė edukatės islame.
    e) Nga modeli i ri i mėnyrės sė jetesės dhe i riteve fetare tė muslimanėve etj.


    Proēesi i islamizimit ndėrshqiptarėt edhe pse u krye me shpejtėsi nė kohė dhe nė hapėsirė pati baticat dhe zbaticat e saj pėr arsye politike,teologjike dhe morale.Fillimisht islami u pėrqafua nga aristokracia e shoqėrisė e asaj kohe dhe mėvonė nga popullsia e thjeshtė qytetare dhe pak mė vonė e mė ngadalė nga ajo fshatare e malore.Islamizimi u krye nė njė kohė kur kontradiktat e pazgjithshme ndėrmjet kishės katolike e ortodokse ishin tė pashmangshme pėr ēuarjen e tyre nė ndarjen e madhe.
    Nė kėto momente historike,tė luftės pėr hegjemoni botėrore,popullsia besimtare pėrqafoi fenė islame.Ky plus i kushtoi shtrenjtė kristianizmit. Konvertimi i vullnetshėm, padhunė i popullsisė sė krishterė nė muslimanė u bė papagėzime dhe ndėrrimit tė emrave.Faktor tjetėr i rritjes me shpejtėsi tė proēesit islamizues ka qėnė edhe lidhja martesore(djali musliman me vajzėn kristiane).Gjithashtu nuk mohohet edhe faktori i trashėgimnisė sė fesė islame nga brezi nė brez ndėr familjet muslimane.
    Konvertimi i robėrve tė luftės apo i tė burgosurve ordinerė nė muslimanė ishte tipike dhe e zakonshme.Konvertimi nė islam pėr shqiptarėt nuk do tė thoshte ndryshim i kombėsisė, ashtu siē bėnė serbėt dhe grekėt nė Camėri dhe nė Kosovė e Mal tė Zi.
    Feja islame duke qėnė mė afėr karakterit, zakoneve, traditave, kulturės, moralit dhe psikologjisė sė shqipėtarėve, nuk cėnoi aspak kombėsinė shqiptare, pėrkundrazi feja dhe kombi bashkėjetuan, u zhvilluan dhe u lartėsuan edhe mė tej nė unitet midis tyre.
    Ky konkluzion i referohet mėsėmiri periudhės sė Rilindjes sonė kombėtare.
    Njė rol kryesor tė arritjes tė suksesit pėr pėrhapjen e fesė islame kudo nė botė sigurisht ka luajtur edhe metoda islame si pjesė pėrbėrėse e filozofosė islame: “Islami nuk u ėshtė ofruar njerėzve me metodėn konservatore, revolucionare dhe reformiste.Islami ka ofruar metodėn e Muhamedit a.s..Kjo metodė bazohet nė fjalėn e tij, nė ligjet qė ka miratuar, sjelljen e tij personale dhe rekomandimeve tė tij.I dėrguari ruan formėn, thesarin e traditave tė shoqėrisė nga brezi nė brez, ai ndryshon pėrbėrjen, shpirtin, qėllimin dhe pėrdorimin praktitk tė kėsaj tradite nė mėnyrė kategorike, revolucionare dhe imediate.

    Vijon me "SHQIPĖRIA NĖN ADMINISTRIMIN OSMAN"
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Shqiptaret dhe Islami

    SHQIPĖRIA NĖN ADMINISTRIMIN OSMAN


    “Dashuria pėr Atdheun ėshtė pjesė e natyrshmėrisė njerzore.”


    Historia botėrore na mėson se ē’do perandori antike e mesjetare apo moderne ka patur : fillimin,lulėzimin dhe fundin e saj.Ky ėshtė ligj absolut i Zotit,qė u “respektua” nga tė gjithė perandoritė: romake, bizantė, kinez, osmanė, francezė, gjermanė, austrohungarezė, rusė,etj.

    Shkaqet e hyrjeve te osmaneve ne viset shqiptare.

    Osmanet kane hyre ne trojet shqiptare rreth viti 1380 kur Dhespoti i Janines, Thoma Preliubovici u kerkoi ndihme Turqve per tiu kundervene shqiptareve qe ishin ne lufte me te (1).Ardhja tjeter e turqve deshmohet te jete ajo e vitit 1382-1383 kur trupat turke nen komanden e Timur Tashit pas marrjes se Manastirit u futen ne zonen e Korces si dhe ne Shqiperine e Jugut kurse ne vitin 1382 arriten te shtinin ne dore Drinopojen(2).Me vone ne vitin 1385 nje ekspedite tjeter e ftuar nga Karl Topia po nen urdherat e Timur Tashit futet ne fushen e Savres(Lushnje) ku ndeshet me nje koalicion feudalesh shqiptare me ne krye Balshen e II i cili virtet ne beteje(3)

    Referenca:
    1)Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV Tirane 1975 pergatitur per botim nga K.Bozhori dhe F.Lico f 246 (Kronika e Janines)
    2)Per zonen e Korces: Lufta Shqiptaro Turke ne burimet Osman, pergatitur per botim nga S.Pulaha Tirane 1978 f 128 (Idris Bitlisi) Per dirnopojen "Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV 247.
    3)Po aty


    __________________________________________________ ______



    PERANDORIA OSMANE

    Ardhjet e para osmane nė Ballkan dhe nė Shqipėri.


    Nė fund tė shek.XI osmanėt tė ardhur nga Azia Qėndrore u vendosėn nė Anadoll.Nė vitin 1071 ata i morėn perandorisė Bizantine pjesėn mė tė madhe tė zotėrimeve tė saj,nė Azinė e Vogėl.Osmani I i biri i Ertogrullit,krijoi shtetin e pavarur “Emirate Osmane” (1290-1323),formoi shpejtė ushtrinė e tij tė pėrbėrė nga spahij (sipah-kalorės) feudalė tė vegjėl, tė cilėt ishin tė detyruar tė shkonin nė luftė sa herė qė thirreshin nėn armė nga eprorėt e tyre.Nė krye tė ushtrisė,Osmani, caktoi tė birin e tij,Orhanin.Ky pushtoi Bursėn dhe shpalli kryeqytet.Krijoi aleancė me perandorin bizantin Johani VI Kontakuzeni duke u martuar me tė bijėn e tij.Rreth viteve 1347-1352 trupat ushtarake tė sultan Orhanit zbarkuan nė Ballkan.Ai preu monedhėn e vet, krijoi repartin e jeniēerėve(jeniēer-ushtar i ri) dhe tė akėnxhinjėve(reparte sulmuese kalorėsish).Sulltan Murati I (1362-1389) I biri i Orhanit pushtoi Adrianopojėn e i vuri emrin Edrem dhe e bėri kryeqytet.Nė vitin 1371 pranė lumit Marica u bė beteja kundėr sundimtarėve sllavė,tė cilėt pėsuan njė disfatė tė rėndė nga turqit.Mbas fitores nė Marica,ushtria osmane iu afrua kufinjve tė viseve shqipėtare.Pėrparimi i shpejtė dhe i pandalshėm i Osmaneve nė Ballkan e Shqipėri shpjegohet pėr dy arsye kryesore:nga njėra anė kemi njė perandori bizantine e cila ishte e mbarsur me shumė kontradita qė e brenin sistematikisht duke e shndėrruar atė nė njė kufomė tė gjallė dhe nga ana tjetėr, pėrballė perandorisė plakė tė bizantit,njė forcė e re e madhe dhe e fuqishme po bėhej protagonist kryesore tė historisė.Kjo ishte Perandoria Osmane.Nė kėtė kohė nė Shqipėri, kontradiktat midis fisnikėve shqipėtar: topiajsve dhe balshajve kishin arritur kulmin e tyre.Karl Topia,fton pėr ndihmė,pėrkundėr Gjergj Balshės II ushtrinė turke.(Nė mesjetė ishte bėrė modė qė tė vegjlit nė luftra midis tyre shpesh herė kėrkonin ndihma nga ndonjė fuqi e madhe ushtarake)


    Ftesa e K.Topiasė shėrbeu si pretekst qė turqit tė hynin nė Shqipėri.Nė 18 shtator 1385 nė betejėn e Savrės,pranė Lushnjes,balshajt thyhen dhe turqit pushtojnė Beratin,Krujėn.Mė 15 qershor 1389 zhvillohet beteja nė Fush-Kosovė midis ushtrisė osmane dhe atyre tė kualicionit Ballkanik antiosman nė kėtė betejė ngeli i vrarė sultan Murati I nga Millosh Kopiliqi e prijesi serb Car Llazari.Zgjerimi i pushtimeve osmane nė Shqipėri u ndėrpre pėrkohėsisht pas betejės sė Ankarasė(20 qershor 1402) ku ushtria osmane pėsoi disfatė nga Timurlengu i mongolėve.Nė kėtė betejė sultan Bajaziti u zu rob.Kjo solli krizė politike, luftėn pėr trashėgimin e fronit nga tre djemtė e Bajazitit I, ku nė fuqi erdhi me vonė Mehmeti I (1413-1421).Nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm Ballkani do tė bėhet baza kryesore e perandorisė osmane.Zhvillimet historike-politike gjatė kohės sė sundimit sllav bullgaro-serb,krijuan kushte tė favorshme pėr princėrit shqipėtarė qe tė shkėputnin principatat e tyre nga pushtuesit e huaj pėr tė qėnė mė vete.Por pėr arsye objektive e subjective familje feudale shqipėtare si:Tapiajt, Dukagjinėt, Balshajt, Zakariajt, Muzakajt, Arianitėt, Zenekishėt ranė nėn vasiletin e perandorisė osmane.Ato nuk mund tė qėndronin nė kėmbė pa u mbėshtetur tek ndonjė fuqi e madhe politiko-ushtarake prandaj edhe jeta e principatave tė vogla shqipėtare ishte e shkurtėr.Nė kėtė mėnyrė depėrtimi osman nė Ballkan e Shqipėri ishte njė argument i fortė i Portės sė Lartė, nė zbatim tė strategjisė sė saj ushtarake tė cilėn e shfrytėzoi me zgjuarsi.Nga ana tjetėr depėrtimi Osman nė vendin tonė i dha fund proēesit tė sllavizimit bullgaro-serb te popullsise.Perandoria osmane nė fazėn e parė tė krijimit tė saj paraqitet si vepėr e pėrbashkėt pėr ngritjen e sė cilės u munduan pozitivisht ose negativisht pėrveē vetė turqve osmanė edhe tė gjithė popujt e tjerė nen administrimin Osman pa marrė parasysh as faktorin fe,racė dhe gjuhė.

    Vetem shqiptaret kishin mbi 35 Vezire(Kryeministra) ne Perandorine Osmane .Veziri ishte posti me i larte mbas Sulltanit.Ja disa nga emrat e tyre.

    Skedarėt e Bashkėngjitur 162080

    1. Zaganos Pasha
    2. Gedik Ahmed Pasha
    3. Davud Pasha
    4. Dukakinzade Ahmed Pasha
    5. Pargali Ibrahim Pasha
    6. Ayas Mehmed Pasha
    7. Ēelebi Lutfi Pasha
    8. Kara Ahmed Pasha
    9. Lala Kara Mustafa Pasha
    10. Koca Sinan Pasha
    11. Serdar Ferhad Pasha
    12. Yemisēi Hasan Pasha
    13. Gumulcineli Damad Nasuh Pasha
    14. Ohrili Huseyin Pasha
    15. Mere Huseyin Pasha
    16. Tabaniyassi Mehmed Pasha
    17. Sultanzade Mehmed Pasha
    18. Kara Dev Murad Pasha
    19. Tarhoncu Ahmed Pasha
    20. Zurnazen Mustafa Pasha
    21. Koprulu Mehmed Pasha
    22. Koprulu Fazıl Ahmed Pasha
    23. Koprulu Fazıl Mustafa Pasha
    24. Arabaci Ali Pasha
    25. Amcazade Koprulu Huseyin Pasha
    26. Koprulu Numan Pasha
    27. Hacı Halil Pasha
    28. Ivaz Mehmed Pasha
    29. Ivazzade Halil Pasha
    30. Alemdar Mustafa Pasha
    31. Ēavusbasi Memis Pasha
    32. Mustafa Naili Pasha
    33. Avlonyali Mehmed Ferid Pasha
    34. Said Halim Pasha
    35. Ahmed Izzet Pasha


    Pjesėmarrja e popujve tė ndryshėm nė jetėn e pėrditshme tė perandorisė ėshtė cilėsia e vėēantė shoqėrore qė karakterizon ē’do fenomen historik nė mekanizmin e funksionimit tė perandorive kudo e nė ē’do periudhė tė historisė botėrore.
    Bazat e shumicės sė perandorive kanė qėnė fetare,ku ka mbizotėruar ndjenja fetare e krishterė,muslimane,etj.Por nė perandorinė osmane dallohen dy lloj grupimesh:
    1. Grupimi fetar islam,pa asnjė dallim.
    2. Grupimi fetar kristian,qė pėrmblidhej rreth Patriarkanės greke tė Fanarit,po me tė njėjtėn formė tė brėndshme organizimin:raca tė ndryshme,tė drejta tė barabarta .

    Boshti ideologjik i Perandorisė Osmane islami,ligji i shenjtė,parimet e tė cilit pasqyroheshin nė Sheriat.Por,Perandoria Osmane nuk u bė kurrė shteti i vėrtetė klasik islam.Perandoria Osmane nga fillimi e deri nė fund ka respektuar me fanatizėm ajetin Kuranor (13;11):

    “Allahu nuk e ndryshon gjėndjen e njė populli,pėrderisa ai nuk e ndryshon vetveten”.

    Perandoria Osmane nė dallim nga perandoria bizantine karakterizohej nga:

    *Stabiliteti politik
    *Fuqia ekonomike dhe ushtarake
    *Ideologjia sunduese islame qė bazohej nė Kuran dhe nė komponentėt e tjera fetare si p.sh. toleranca ndėrfetare etj ishin faktorė kryesorė tė jetės politike,ekonomike,sociale e fetare tė shoqėrisė osmane, ndryshe nga parasunduesit e huaj, nuk kishte si prioritet kryesor islamizimin e vendeve tė pushtuara prej saj.Nė fazėn fillestare tė sundimit osman deri nė fund tė shek.XVI sistemi politik ka qėnė korrekt dhe i rreptė,kushtet e jetesės nė tė, mund tė krahasoheshin fare mirė nė shumė aspekte me ato tė pjesėve tė tjera tė Europės sė asaj kohe.Perandoria Osmane ruajti dhe zhvilloi shumė karakteristika tė jetės administrative,shoqėrore,ceremoniale etj. ashtu siē i kishte gjetur nė vėndet e krishtera tė pushtuara.Teza si:pushteti politik perandorak osman ka shtypur identitetin kombėtar shqiptar nė mesjetėn e hershme ėshtė krejtėsisht absurde sepse nocioni modern i “identitetit kombėtar” ende nuk ishte shfaqur nė Shqipėri ai u shfaq ne periudhen e rilindjes.Perandoria ndėrkontinentale osmane mbėshtetej nė pronėn feudale ushtarake,nė sistemin e timarit.Kjo lloj prone u vendos nė Ballkan dhe nė Shqipėri gradualisht qysh me pushtimet e para osmane nė shek.XIV.Pėrmasat e timareve ishin tė ndryshme nė varėsi tė funksionit dhe influencės sė spahijėve(kalorėsve ushtarak).Tė gjitha tokat e punueshme,arat,livadhet,kullotat,pyjet,konsiderohe shin pronė mirie (shtetėrore).Njė pjesė e vogėl u jepej komandantėve tė shquar ushtarakė(eraz-i mylk) si dhe i institucioneve fetare(erz-i vakėfe).Nga ana formale juridike pronari i tokave mirie,konsiderohej administrator por i vaur nga sulltani.Tokat e perandorisė osmane ndaheshin nė tri kategori:mrie,ziameti,hasi.Pronarėt ishin ose tė huaj ose shqipėtarė,muslimanė dhe tė krishterė.Fshatarėt e krishterė(raja) punonin tokat e muslimanėve nė kushte mė pak tė rėnda se sa kur punonin tokat e feudalėve bizantinė.Shpesh here tokat dhe zona te medha, qytete u jane dhene ne administrim te krishtereve.
    Nga hekja e punės angari (pa shpėrblim),e cila u shoqėrua me propagandė ideologjike nė masėn e fshatarėsisė sė krishterė,fituan privilegje nė tatime martallozėt dhe dervenxhinjtė. Nė aspektin e lehtėsimit tė kushteve tė punės sė fshatarėve nė kohėn e sundimit osman mjafton t’i referohemi njėrit prej kundėrshtarėve tė fesė F.Engelsit i cili thote:
    “Pozita e krishterė nėn sundimin osman nė pikėpamje materiale ishte mė e mirė se ajo fshatare tė vėndeve tė tyre (nė Europė).Derisa taksa paguhej me rregull pushteti osman kėtė nuk e prekte dhe rrallė herė dhunoheshin siē vuante fshatarsia nė perėndim prej feudalėve te vet gjatė tėre kohės sė mesme”.

    “Ithtarėt e Librit” tė krishterėt,hebrenjtė etj. gėzonin tė drejtėn e mbrojtjes sė jetės dhe tė pasurisė si dhe tė drejtėn e ushtrimit tė lirė tė fesė sė tyre, zakoneve tė veta, pasi tė kishin shlyer xhizjen, taksėn e sigurisė, tė mbrojtjes sė tyre nga ana e shtetit osman.Familjet jo muslimane paguanin 45 akēe nė vit.Rajat e krishtera i duheshin perandorisė osmane si popullsi prodhuese dhe taksapaguese.Pėr kėtė arsye nė pėrhapjen e fesė islame nuk u pėrdor dhuna.Gjithashtu aktivizimi i elementėve tė krishterė nga klasa sunduese shtoi si detyrė:krijimi e statusit tė besimtarėve jo muslimanė.Praktikimi i xhizjes pėr popullsitė e krishtera pėrbėnte njė alternativė qė e lehtėsonte jetėn ekonomike tė tė krishterėve,e krahasuar kjo me kohėn e sundimit politiko-ekonomik tė perandorisė bizantine dhe tė mbretėrve sllavo-ortodoksė.Nė atė kohė kisha i taksonte me 10% e prodhimit dhe me shumė taksa tė tjera gjė qė i bėnte fshatarėt edhe mė tė varfėr nga ē’ishin,ndėrsa taksa e vėna nga ana e perandorisė osmane ishte me e vogel se ajo e kishes, vetėm 2.5% e pasurise.
    Nga kjo pikėpamje ishte njė shans i mirė pėr vetė jetėn e tyre dhe njė pasaportė pėr tė kaluar nga i krishterė nė musliman.Praktikimi i xhizjes dhe devirshme (familjet e krishtera nėn sundimin osman jepnin periodikisht djem pėr repartin jeniēerė (12-15 vjeē) nuk pėrbėnin aspak dhunė ekonomike siē duan tė interpretojnė disa pseudo-historianė.Ajo me shume praktikohej si nje investim arsimor per gjeneratat e reja te kaskes udheheqese ne vendet e tyre.Ndoshta ketu e ka vjedhur idene edhe politika sorosiane.
    Nė kėtė kuadėr islamizimi apo inkuadrimi i shqipėtarėve nė proēesin intergrues tė perandorisė osmane duke ruajtur relativisht pozitat e tyre ekonomike e politike u krye duke respektuar sentencėn Kuranore se:”Nė fenė islame nuk ka dhunė”.Pikėrisht kėtu qėndron edhe zgjuarsia e politikės elastike gjithėpėrfshirėse osmane.
    Sipas N.Malcolmit: “Nė perandorinė Osmane popullsia ndahet nė dy kategori:ata qė merrin pjesė nė luftė dhe ata qė kishin detyrime ndaj luftės,pra nė muslimanė dhe nė jomuslimanė”.Zbatimi i sistemit Gulam,dėrgimi i djemvė prane oborrit sulltanor krijoi kushte pėr krijimin e kuadrit tė shtetit osman,ku pjesa mė e madhe e tyre emėroheshin nė poste tė larta sipas meritokracisė, besnikėrisė, trimėrisė duke gėzuar ofiqe si sanxhak-bej,subashe dhe mė vonė si pashallarė, gjeneralė, deputetė, ambasadorė, ministra e kryeministra.Kjo ishte njė faktor stimulues pėr islamizimin e kontigjentėve tė para tė popullsisė shqipėtare nė dekadat e para tė sundimit osman nė Shqipėri.Kėshtu mund tė pėrmendim dy kryeministra (shqipėtar) tė shtetit osman:Gedik Ahmet Pasha dhe Dant Pasha.
    Nga viti 1453-1623 nga 47 vezirėt e kėtij shteti,37 ishin me origjinė tė krishterė te islamizuar.
    Nė fillimet e para tė sundimit osman shumė bujkrobėr tė krishterė me t’u kthyer nė muslimanė u bėnė fshatarė tė lirė,po kėshtu rritja sasiore nė fenė islame u bė edhe nga tregėtia me sllevėrit apo me robėrit e luftės.Kontradiktat e brėndshme ndėrmjet kishės politike ortodokse dhe katolike ishin tregues kuptimplotė se feja e krishterė nuk e kishte konsoliduar pushtetin e saj ndėr popullsinė shqipėtare,e cila qė nė kontaktin e parė ballafaques tė islamit si njė fe e re ne keto troje,kishte epėrsi absolute dhe si e tillė ajo u pėrqafua nė pėrgjithėsi me ndėrgjegje.Po kėshtu rrudhosja numerike e tė krishterėve ndodhi edhe pėr shkak tė lidhjeve tė dobta qė ata kishin me kishėn politike.
    Dihet se proēesi i kalimit nė islam ka ndodhur para ardhjes sė osmanėve nė Shqipėri,nga shek.XIV, Kėshtu nga familja feudale e Shpatajve nė Gjirokastėr kaluan nė fenė islame Muriq e Jakup Shpata.Mė vonė u konvetruan nė islam edhe familje fisnike tė tjera shqipėtare.Islamizimi i popullsisė shqipėtare gjatė sundimit osman ishte njė proēes i gjatė dhe i ndėrlikuar.Ai ishte vazhdim i drejtpėrdrejtė i periudhės paraosmane.
    Ky revolucion ideologjik,nė perandorinė osmane,arriti kulmin e lulėzimit nė shek.XVIII.Pas kėsaj kohe kemi destabilizimin dhe dekadencėn e saj si dhe nėnshtrimin e religjionit nga politika,pra dobėsimi gradual i institucioneve islame dhe pėrpjekja pėr zėvėndėsimin e tyre me modelin perėndimor nga ndikimi i ideve nga revolucioni francez.(1789-1794)
    Islamizimi i popujve tė perandorisė osmane nuk ishte osmanizim,qė do tė thotė se,nė politikėn e jashtme dhe nė strategjinė e portės sė Lartė nuk ishte qėllimi prioritar islamizimi,pra si qėllim nė vetvete,dhe aq mė tepėr turqizimi ashtu siē u pėrpoqėn kolonėt grekė e romakė.
    Nė kėtė pikėpamje islamizimi ndryshon diametralisht me fenomenet paraislame sepse islami para sė gjithash ishte fe monoteiste dhe si e tillė ajo u pėrqafua dhe u praktikua pa pėrdorimin e dhunės fizike dhe psiqike sepse kjo binte nė kundėrshtim tė plotė me dogmėn fetare.Pranimi masiv i fesė islame nė bazė familjeje,fisi e fshati nuk i mohoi banorėve vėndas:gjuhėn,traditat dhe zakonet e tyre,pėrkundrazi ajo i la tė lira dhe nuk i cėnoi ato.Revista e pare shqipe u botua ne Janine nga vete administrata shteterore osmane.Feja islame tashmė ishte bėrė njė fe popullore.
    Gjatė periudhės sė islamizimit,kur feja islame u bė e dashur dhe dominuese ndėr shqipėtarėt,toleranca ndėrfetare u demostrua nė mėnyrė perfekte si njė model i shkėlqyer i bashkėjetesės paqėsore ndėrmjet komuniteteve fetare.Kjo,pėrbėnte ēelsin e suksesit tė pėrhapjes sė shpejtė dhe nė mėnyrė masive tė islamit nė popullsinė shqipėtare jomuslimane,qė kjo e fundit rrudhosej sistematikisht e kėrrusej nga pesha e besimit nė shumė zota,si dhe nga bestytnitė e kota.
    Pėrqafimi i islamit nga popullsia vėndase bėri tė mundur zhdukjen e stresit dhe ēoroditjes sė intelektit tė krijuar nga feja e krishterė duke krijuar kėshtu njė situatė tė re psikologjike,morale e fetare dhe njė fizionomi antropometrike normale,njė vizion tė ri nė realitetin e shoqėrisė shqipėtare.Dihet fare mirė se pėrhapja e fesė islame nė territorin e perandorisė osmane u ndesh edhe me faktorė kundėrshtues nga ana teologjike nga kishat politike katolike e ortodokse.
    Fakti se nė kohėn e sulltan Mehmeti II u lejuan zyrtarisht komunitetet fetare jomuslimane:ortodokse greke,hebraike,armeno-grekoriane etj. forcon argumentin se feja islame respekton parimin e tolerancės ndėrfetare.Edhe kur ka patur orvajtje pėr shkelje tė kėtij parimi siē ka ndodhur me sulltan Selimi I nė fillim tė shek.XVI,kur projektoi tė islamizoi me dhunė tė gjithė kristianėt qė jetonin nė kufinjtė perandorake,plani i tij dėshtoi nga kontestimi qė iu bė nė rradhė tė parė nga pėrfaqėsuesit tė qarqeve tė larta akdemike te dijetareve muslimane ,tė cilėt ,kėrkonin respektimin e ajetit kuranor,urdhėrin kuranor: “Nuk ka dhunė nė fe”.Tė njėjtėn disfatė pėsoi edhe sulltan Murati IV. “Drejtuesit osmanė,-sipas prof.Robert Matrau,nuk kanė pas vullnet asimilimin e popullsive tė pushtuara,nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizim tė detyruar ; pėrndryshe si do tė mund tė shpjegonim ruajtjen e gjuhės greke,serbe,bullgare,shqipėtare,tė feve tė krishtera,tė parisė lokale,elemente qė fuqitė e mėdha i kanė pėrdorur,duke u nisur nga fundi i shek.XVIII dhe sidomos gjatė shek.XIX,nėn pretekstin e parimit tė kombėsive dhe tė mbrojtjes sė minoriteteve etnike dhe fetare”.
    Ėshtė e pa kontestueshme teza se proēesi e islamizimit,pa dhunė,nė Gadishullin e Ballkanit dhe sidomos nė Shqipėri bėri tė mundur mos asimilimin e shqipėtarėve nga fqinjėt dhe tė huajt. Shqipėria dhe shqipėtarėt kanė luajtur njė rol ekuilibri nė Ballkan,tė cilėn e luajnė edhe sot. Ideologu i shquar i Rilindjes Kombėtare Sami Frashėri nė gazetėn “Terēumani Shark” (Zėdhėnėsi i lindjes) janar 1878,theksonte: “Qėllimi i Rusisė ėshtė tė grabisė viset turko dhe shqipėtare dhe t’ua dhurojė bullgarėve,serbėve e grekėve dhe kėshtu tė fshijė nga harta –Shqipėrinė iliriane…Mirėpo shqipėtarėt kanė mbetur vetėm,kėrkojnė bashkpunim me turqit nė Ballkan kundėr armiqve tė pėrbashkėt,edhe Turqia ka nevojė pėr ndihmėn e shqipėtarėve”.Kurse Gjergj Fishta nė “Lahutėn e Malėsisė” ka shkruar :
    “Por,pse na tė vegjėl jemi
    Pse kend fis e vėlla nuk kemi
    Ne sot shkjaut s’mund t’i bėjmė ballė,
    Qi po dot’ma pėrpijė gjallė,
    Prandaj them se e lyp e mara,
    Qi edhe sot na,si pėrpara,
    Tė rrim njit me mbret tė Stambollit,
    Pėrme i bamun ballė Nikollit”.

    Shqipėtarėt e pranuan Islamin,sepse e kuptuan se ai nuk ishte nė asnjė mėnyrė mohim i vlerave qė pėrmbanin besimet e mėparshme,por,pėrkundrazi kėto vlera i ngrinin nė njė etapė tė re emancipimi e zhvillimi.Ata e kuptuan se islami nuk kishte tė bėnte fare me ritet e paganizmit,me idolatrinė dhe idhujtarinė,me injorancėn e shprehur nė klerin qė deri atėherė u kishte shėrbyer atyre nga ana shpirtėrore.
    Nė fenė islame njeriu ishte i lirė tė tė zgjedhė besimin… askush nuk mund tė jetė ndėrmjetės ndėrmjet Zotit dhe njeriut.Islami nuk shenjtėron askėnd.Kėto mėsime tė islamit stimulonin alternativėn e re kudo tek njerzit.Pėrhapja e shpejtė dhe nė masė e islamit nuk ishte vėtėm rrjedhojė e padiskutueshme e epėrsisė ndaj kristianizmit por edhe si rezultat i punės sė dobėt tė kishės dhe tė krijimit tė njė vakumi moral.
    Nė vitin 1517,Perandoria Osmane mori pėrsipėr edhe detyrėn e pėrgjegjėsisė sė Khalifatit.Ajo u bė lidership i islamit.Nė kėtė mėnyrė ajo nėn influencėn e vet tė drejpėrdrejtė apo tė tėrthortė tėrėsinė e vėndeve muslimane veēanėrisht vėndet e shenjta i inkuadroi nėn juridiksionin islam.
    Kur sulltan Mehmeti II pushtoi Kostandinopojėn,29 maj 1453,(perandoria bizantine pushoi sė jetuari) dhe urdhėr qė Patriarkana jo vetėm tė mos prekej,por tė respektohej dhe tė lihej e lirė qė tė zhvillonte lirisht veprimtarinė e saj jo vetėm nė Turqi,por kudo ku jetonin ortodoksė.shume prej shqiptareve muslimane moren pjese ne luften kunder bizanteve dhe qendreses se tyre ne Konstandinopje.Ne shenimet historike thuhet se i pari qe ngriti flamurin ne bedenat e kalase ishte shqiptari nga Mati, Ballaban Pasha.Stambolli ka qėnė kryeqytet pėr disa shekuj i Patiarkanės dhe i Khalifatit.Toleranca vazhdon dhe sot.

    Nė librat e historisė se Shqipėrisė permenden luftrat e popullit shqiptar kundėr osmanėve,nėn udhėheqjen e Skėndėrbeut.Historia e luftes tė rajoneve si ato te Mirdites,,Krujes malesise kundėr superfuqisė botėrore osmane ne ate kohe ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet nė kėtė shkrim me hollėsi.Me parakalim tė shpejtė do tė ndalemi nė momentet mė kryesore historike.
    Historia e luftrave shqiptaro-osmane nisi me kryengritjen e Gjon Kastriotit (1429-1430) dhe tė Gjergj Arianitit (1432-1435) tė cilat u thyen nga osmanet pėr shkak tė karakterit spontan tė tyre dhe fuqisė sė madhe ushtarake osmane.Familja e Kastriotėve (Gjoni dhe Vojsava kishin katėr djem : Stanishin,Reposhin,Kostandinin dhe Gjergjin,si dhe pesė vajza Mara,Jella,Angjelina,Vlajka dhe Mamica).E ema e Skenderbeut Vojsava kishte nje prejardhje sllave prej familjes se Brankoviceve .
    Mbas kthimit nė Shqipėrinė vitin 1443 nga beteja kundėr Janosh Huniadit tė Hungarisė,Skenderbeu merr Krujėn duke vrare timarliun e saj dhe mė 28 nėntor 1443 me njė fjalim u drejtohet shqipėtarėve: “Armėt nuk ua solla unė,por ju gjeta tė armatosur!
    Lirinė e pashė se e keni kudo: nė kraharor,nė ballė,nė shpatat e nė ushtat tuaja”.
    Mė 2 mars 1444 mblidhet kuvendi i Lezhės nė tė cilin u arrit bashkimi i shqipėtarėve dhe organizimi i veprimeve luftarake.Fitoret e para tė Skėnderbeut e detyruan Portėn e Lartė tė nisė fushata ndėshkuese pėr marrjen e Krujės.U bene disa rrethime ne kohe te ndryshme te cilat paten jehone dhe ne dhe ne Europė sepse deri dje ishin keto shqiptare qe kishin marre pjese ne pushtimin e Konstandinopojes perkrah Osmaneve.Biles kur Sulltan Mehmeti kishte rene moralisht per te pushtuar Konstandinopojen nje shqiptar me emrin Zognush Pasha u kishte folur per moralin luftarak te ulet te bizantinve duke ngjallur shpresat tek Osmanet per te vazhduar luften e tyre.Edhe sot e kesaj dite emir tij eshte ne muret e kullave te kalase. Pėr heroizmin e shqipėtarėve nė luftrat e ndryshme flet historiani turk Idris Bitlisim :
    “Shqipėtarėt janė nga natyra trima e guximtarė sa nuk ka ku tė vejė mė.Nė sulm e nė qėndresė janė shumė tė rrėmbyeshėm e tė patundshėm.
    Shigjetat e shiut tė vuajtjeve e tė fatkeqėsive ata i presin me kraharorėt e tyre tė hapur dhe nuk vėnė kurrė para armikut mburojėn e dobėsisė e tė pėruljes”.
    Edhe fjala arrnaut ka kete kuptim qe “nuk kthehet mbrapsh” nga lufta.
    Nė kėtė luftė,Skenderbeu nė krye tė luftėtarėve shqipėtar luftoi jo si kampion i mbrojtjes sė krishtėrimit.Karakteri i luftės sė tij nuk qe fetar por atdhetar dhe personal.Nė kėto luftra, pėr 25 vjet,edhe pse i vetėm,ai dilte fitues nė dy fronte nė atė antiturk dhe kundėr Venedikut e Papatit.
    E rėndėsishme ėshtė fakti se nė kėto luftra ai nuk luftoi si i krishterė kundėr gjysmėhanzės dhe as si musliman kundėr kryqit,por vetėm si ushtarak i rritur dhe edukuar me mitologjine e luftes ne sarajet e sulltanit.

    Gjithashtu duke pėrmendur se shumė historian tė vėndeve tė ndryshme dhe tė feve tė ndryshme kanė dashur t’a “privatizojnė”Skenderbeun,por nė kėtė aspekt ata kanė dalė tė humbur dhe tė turpėruar pėrpara sė vėrtetės historike.
    Pretendimet e kishės katolike dhe tė papatit pėr tė argumentuar se ata kanė qėnė forca kryesore qė mbante nė kėmbė luftėn e shqipėtarėve kundėr turqve nuk janė gjė tjetėr veēse njė spekullim e njė abuzim i paskrupullt.
    Kjo dokumentohet nga qėndrimi hipokrit dhe armiqėsor i papa Piut II qė u tregua tepėr krenar ndaj Skėndėrbeut.
    Po kėshtu,papa Pali II u pėrpoq me anė tė justifikimeve bashke dhe pas ceremonive fetare,tė fshehtė qėndrimin e tij tė vėrtetė dhe tė largonte sa mė parė Skėndėrbeun nga Roma.
    Nė pėrfundim tė kėsaj vizite dhe pritjeje tė akullt Skenderbeu do tė thoshte: “Mė parė tė bėja luftė me kishėn se sa me turqit” dhe se: “nuk besoja se mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė se sa kėta priftėrinj”!
    Mė 17 janar 1468 vdes Skėndėrbeu.Emri dhe vepra e tij u bė legjendė, ne periudhen e rilindjes dhe u mitizua ne periudhen e sistemit komunist ne Shqiperi per te qene nje alibi e diktatorit per izolimin qe i beri shqiperise dhe armiqesine qe i shpalli gjithe botes. Skenderbeu nuk e nderroi fene e tij Islame perkundrazi dhe mbas luftes me turqit ai ne vulen e tij shteterore perdorte emrin Skenderbe.

    Nė shekujt pasardhės perandoria osmane u fuqizua nga ana politike,ekonomike dhe ushtarake.
    Njėkohėsisht feja islame ne perandorinė osmane pothuajse u shtri me njė intensitet tė lartė nė drejtim tė pėrqafimit tė vetėdijshėm tė saj nga ana e popullsisė perandorake nėpėrmjet punės sė palodhur tė predikuesve tė fesė islame-dhe ndėrtimit tė xhamive,tė infrastrukturės islame dhe tė superstrukturės sė saj.Zhvillimet e mėvonshme politike u kondicionuan pazgjidhshmėrisht nga faktorėt ekonimik,tė cilėt ndikuan nė marrėdhėniet ekonomike,nė strukturėn dhe superstrukturėn e perandorisė osmane.
    Pavarėsisht nga veēoritė politiko-historike,ekonomike dhe ushtarake feja islame vazhdon tė pėrhapet nė vėndet e pushtuara ndonėse jo me itensitetin e lartė tė mėparshėm.
    .
    Shekulli XVII ishte shekulli i lulėzimit tė perandorisė osmane.Feja islame nė Shqipėri me njė shtrirje mbarėshqipėtare,konsolidohej vazhdimisht duke u bėrė mbisunduese.
    Nė fund tė shek.XIX e fillim tė shek.XX perandoria osmane pėr shkaqe objektive dhe subjektive,tė brėndshme e tė jashtme,po shkonte drejt mplakjes e rėnies sė saj nga ana politike,ekonomike e ushtarake.
    Pavarėsisht nga reformat qė u ndėrmorėn,renia e saj ishte e pashmangshme.
    Kėto ndryshime dhe zhvillime historike nuk ndikuan fare ēėshtjen e besimit te shqiptareve.
    Ritmet e ulta nė kalimin nė islam nuk e dobėsuan supremacinė e fesė islame ndaj tė tjerave.
    Ngjarjet historike,nė shekullin e fundit tė ekzistencės dhe sundimit osman,si revolucion borgjez francez i shek.XVIII (1789-1794).Perandoria e N.Bonapartit, Lufta Ruso-Turke, Kongresi i Berlinit 13 qershor 1878,etj. Kriza Lindore ishte e pashmangshme dhe me pasoja tė mėdha nė jetėn e perandorisė osmane.
    Nė kėto kushte historike,tė dobėsimit tė pushtetit osman edhe nė Shqipėri, para shqiptarėve dilnin detyra tepėr tė vėshtira,tė cilat duheshin zgjidhur sa mė shpejt e sa mė mirė.
    Kėrkesa pėr autonomi dhe lufta pėr pavarėsi ishte rruga e vetme pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga rreziku i copėtimit tė saj nga vėndet fqinj,Greqia,Serbia si dhe nga fuqitė e mėdha.
    Idetė e rilindasve tonė kombėtar,Abdyl,Sami,Naim Frashėri , Vaso Pasha, ,A.Z.ēajupi N.Mjeda ,GJ.Fishta u bėnė ushqim kryesor ideologjik nė zgjimin e vetėdijes kombėtare.
    Kėshtu veprat e S.Frashėrit “Shqipėria ē’ka qėnė,ēėshtė dhe ē’do tė bėhet”,Vaso Pashės “O moj Shqypni” e K.Kristoforidhit “Gjaku i malėsorėve”e N.Frashėrit “Bagėti e buqėsi” etj. pėrbėnin fondin patriotiko-atdhetar tė krijimtarisė sė tyre nė dobi tė shqiptarizmės.
    Nė atė periudhe historike, ē’do njeri, u fokusua tek rreziku i copetimit kombetar. Kjo dukuri nuk ndodhi nė vendet fqinjė.
    Nocioni fe-atdhe pėrbėn binomin historik tė shqipėtarėve.Thirrja e V.Pashės:
    “Mos shikoni kisha e xhamia,feja e shqipėtarit ėshtė shqiptaria” kishte njė pėrmbajtje tė thellė atdhetare por kurrėsesi afetare me tė cilėt kanė abuzuar ideologėt dhe shteti marksisto-leninist.Vaso Pasha nuk therriste ne fe te re as na nacionalizem por ne nje sfide bashkimi kundrejt rrezikut te copetimit te Shqiperise.Filozofia e tyre kerkonte bashkimin e Muslimaneve e Krishtereve per te ruajtur intergritetin territorial nga copetime sllavo-helen.Perdorimi i kesaj fraze me pas nga sistemi komunist kishte qellime nacionaliste per ta bere ate slogan ne luften kunder fese.Vaso Pasha ishte zyrtar i Perandorise Osmane ne Liban.
    Idetė progresiste tė rilindasve tanė u materializuan nė jetė me qėndresėn kundėr zbatimit tė vendimeve tė Kongresit tė Berlinit (13 qershor 1878) nėn udhėheqjen e Lidhjes Shqipėtare tė Prizrenit (10 qershor 1878) Kėto kryengritje tė brėndshme si dhe faktori diplomatiko-politik i jashtėm pėrgatitėn kushtet historike pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė me 28 nėntor1912 nga patrioti i flaktė Ismail Qemali i cili prezemuhohet se ishte i derguari i Stambollit si deputet perfaqesues i Shqiperise qe u mundua per ruajtjen e copetimit te shtetit shqiptar nga greket dhe serbet duke shpallur pavarsine.

    Vijon me FEJA ISLAME PAS PERIUDHES OSMANE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 07-09-2013 mė 15:03
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •