Cili ligj thote se Presidenti dhe SHISH kane nje kompetence te tille?
Dyshimet e SHISH per aktivitetet e nje personi ose kandidati per minister jane absolutisht te parendesishme dhe nuk mund te merren parasyesh.
Nuk eshte kompetence e Presidentit t'i percaktoje ministrat...Nese kryeministri i ri insiston per emrin e ministrit problematik edhe pasi presidenti e ka refuzuar, presidenti ka te drejten qe te beje publike apo ndaje me partneret nderkombetare ne Tirane, arsyet perse e beri nje gje te tille. Keshtu qe eshte ne interesin e kryeministrit, ne interesin edhe te personit ne fjale qe nuk do te jete minister, qe kryeministri i vendit pa shume buje te zgjedhi nje person tjeter qe i ploteson kushtet.
Presidenti ka vetem obligim formal dhe simbolik per miratimin e propozimeve te Kryeministrit.
Vetem ne raste te jashtezakonshme, nese p.sh. nje kandidat i propozuar per minister nuk i ploteson kushtet e nevojshme per te qene i zgjedhshem ne zgjedhjet per Kuvend te Shqiperise, Presidenti ka te drejte te kundershtoje dekretimin e nje ministri te propozuar.
Parimisht edhe nese nje kandidat dikur ishte hajdut, 5 vjet ne burg etj., por sipas ligjit mund te kandidoje dhe te zgjedhet ne Kuvendin e Shqiperise, Presidenti eshte i obliguar ta dekretoi.
As Presidenti as SHISH nuk kane kompetence te gjykojne veprimet e nje ministri te propozuar. Kjo eshte detyre e gjykatave. Edhe nje here, nese kandidati i propozuar i ploteson kushtet per t'u zgjedhur deputet, atehere nuk ka asnje shans qe ti refuzohet dekretimi formal dhe simbolik nga Presidenti, perjashtuar edhe rastet e papajtueshmerise.
Nese presidenti e shkel kushtetuten, p.sh. duke mos dekretuar ministra te propozuar edhe pse i plotesojne te gjitha kriteret formale ( sic i permenda disa here), atehere Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese munden dhe duhet ta shkarkojne Presidentin...Askush nuk e prek dot presidentin e vendit dhe le ta bejne njehere prove qe ta rrezojne presidentin e vendit ne Kuvend, se e shikojne se cfare reagimi do te shkaktonte brenda dhe jashte vendit. Dhe me kete interviste, presidenti po i ben te qarte Metes dhe Rames qe u ka hyre vetja ne qejf duke i bere kercenime presidentit pa ardhur mire ne detyre, se SHISH, prokuroria e Gjykatat kontrollohen nga ai, dhe jane tre cekanet me te cilet do t'u bier pas koke, po bene prape gam-gam tek dyert e presidences.
Albo
Perndryshe, edhe vete Presidenti e thote qartazi se hapesira e kompetences se tij ne kete aspekt eshte tejet e ngushte, dhe se nuk ka vend per vendime te bazuara ne shpekulime, dyshime, interpretime...personale te Presidentit:
...Dekretet janë nominale, që do të thotë se mund të refuzoni një figurë nëse keni informacione institucionale në lidhje me integritetin apo mendimin tuaj?
Nëse ka arsye kushtetuese, po.
Vetëm në rast se ka arsye kushtetuese dhe jo arsye që lidhen me opinionin tuaj?
Opinioni i presidentit nuk është një opinion i cili mund të ndikojë në vendime apo në përmbushjen e Kushtetutës.
Kush mund të quhen arsye kushtetuese?
Ato që bien ndesh me ligjin, që kanë të bëjnë me karakterin e mospajtueshmërisë për funksionin dhe karakterin e detyrës së ministrit. Janë qartësisht të përcaktuara në Kushtetutë....
Krijoni Kontakt