Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Drejt shfarosjes masive pyjet e luginës së Vjosës dhe Drinos

    Ka disa muaj që në këtë pyll, të pazakontë, ku natyra është treguar shumë bujare ka rënë një sëmundje shfarosëse

    SOS: Pylli i Tepelenës po shfaroset, shteti hesht

    Albert ZHOLI

    Një nga pyjet më të bukur, më të vizituar, ku gjallojnë qindra lloj pemësh kafshësh të egra dhe zogj është drejt shfarosjes. Ka disa muaj që në këtë pyll, të pazakontë, ku natyra është treguar shumë bujare ka rënë një sëmundje shfarosëse për pyjet, por ndërhyrja e shtetit është inekzistent. 895 copë pemë janë të rrezikuara, ku 525 janë ende në këmbë ndërsa 379 janë rrëzuar apo të thyer. Këto të dhëna janë marrë nga proces verbali i Drejtorisë së Shërbimit të Pyjeve, Tepelenë. Sipas këtij procesverbali, të mbajtur më 07.04.2013, është konstatuar se në pyllin e Tepelenës ka rëndë një sëmundje e rëndë që sipas gjuhës popullore quhet “kanceri i pemëve”. Sipas specialistëve kjo është sëmundja e parë kaq masive që ka rënë në këtë pyll unikal. Fill mbas përcaktimit të sëmundjes, specialistët të shqetësuar, bënë verifikimet e rastit dhe nxorën konkluzionet përkatëse, të cilat ja bënë prezent ministrisë përkatëse. Shqetësimi i tyre ishte serioz, po ashtu dhe kërkesat e tyre ishin emergjente. Megjithëse, kanë kaluar mbi 5 muaj ministria hesht, shteti po bën sehir se si po zhduket një pyll i rrallë, që bota e lakmon.


    Drejt shfarosjes masive pyjet e luginës së Vjosës dhe Drinos

    Vendasit e quajnë “Shelgu”, por bëhet fjalë për një nga pyjet më të bukur të rrepeve të luginës së Vjosës. Shtrirë në një sipërfaqe prej 60 hektarësh, përgjatë lumit Vjosë, ndënë qytetit të Tepelenës, Shelgu ka shërbyer për vite të tërë si vend shplodhje dhe argëtimi për pushuesit që kanë zgjedhur brigjet e Vjosës për plazh. Me një bimësi të dendur dhe pemë të larta, pylli ka përbërë një destinacion ideal për ekskursione, piknikë, aktivitete sportive dhe artistike për gjithë stinët e vitit. Para viteve ‘90 Shelgu ka shërbyer edhe si kamping për nxënësit e shkollave 8-vjeçare të Tepelenës, gjatë muajve të verës, ku shkollat ofronin ngrënie për nxënësit pjesëmarrës si dhe aktivitete në natyrë. Përgjatë gjithë sipërfaqes pyjore gjarpëron një rrjedhë me ujë të ftohtë burimi që është aktive tërë vitin duke u shtuar freskinë dhe shplodhjen pushuesve. Kujt i ka rënë rasti të vizitojë Tepelenën, e di se ky pyll së bashku me atë të Ujit të Ftohtë përbëjnë pikat më të rëndësishme turistike të rrethit.

    Por siç ka ndodhur rëndom pas viteve ‘90, ashtu si qyteti i Tepelenës po venitet nga migrimet, emigrimet dhe varfëria, me të njëjtin ritëm është rritur dhe neglizhenca karshi këtyre burimeve turistike prej të gjithë pushteteve vendore e qendrore. Dhe këtu nuk bëhet më fjalë për mirëmbajtjen apo pyllëzimin e mëtejshëm, pastrimin apo krijimin e vendeve të tjera të shplodhjes. Jo! Nga kontrollet e kryera prej Inspektoratit të Shërbimit Pyjor Tepelenë, është konstatuar se pylli është prekur nga sëmundja Gnomonia Platani, ose kanceri i pemëve, sëmundje e cila shkakton tharjen dhe si rezultat rënien e tyre. Në vitin 2011 i është raportuar Ministrisë së Mjedisit fenomeni, i cili sapo kishte filluar të vihej re, si pasojë e ndryshimeve klimaterike, temperaturës dhe lagështirës në zonë si dhe është kërkuar spërkatja e sipërfaqes pyjore nëpërmjet ajrit. Asnjë përgjigje dhe asnjë reagim nga ana e kompetentëve, me pasojë që sot sipërfaqja e pyllit të jetë reduktuar në masë të konsiderueshme dhe gjendja ekzistuese të paraqitet tepër dramatike dhe aspak joshëse më për turizëm dhe shplodhjeje.

    Qytetit të Tepelenës po i sëmuren mushkëritë, fëmijëve të Tepelenës po u shkatërrohet i vetmi kënd natyror që është i arritshëm pa nevojën e mjeteve të transportit rrugor, rrethit të Tepelenës po i shuhet një resort turistik i mrekullueshëm, i aftë për të mbledhur turistë dhe të ardhura për këtë vend të varfër dhe ç’është më e keqja, askush nuk shqetësohet për këtë. Neglizhenca po thyen rekordin para pamjes së mjerueshme të një pylli që po shuhet.

    Shelgu kërkon ndihmë. Sëmundja e tij po lëshon metastaza edhe përgjatë luginës së Drinos, me të cilin kryqëzohet, duke kërcënuar seriozisht rrepet e pikës turistike të Ujit të Ftohtë. Nëse dikush ka diçka në dorë për të bërë, le ta bëjë tani sa nuk është vonë, që brezat që vijnë të mos na mallkojnë përse ndenjëm duarlidhur kur po shkatërroheshin këto pasuri natyrore.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Drejt shfarosjes masive pyjet e luginës së Vjosës dhe Drinos

    Duhen bere analiza te gjetheve dhe levores se pemeve,marre mostra ne laborator
    dhe te vleresohet sasia ne spore nga myku fungi si dhe te gjendet se ne cfaze eshte shkalla e infeksionit.
    Semundja ka ardhur nga lageshtia e larte ajrore brenda pyllit dhe veshtirsia ne qarkullimin e rrymave ajrore
    brenda ne pyll.Dendesia e larte e pemeve,peme shume afer me njera tjetren kane krijuar premisa
    per ajrosje shume te dobet dhe lageshti ajrore te larte dhe kjo ka cuar ne infeksion nga myku,sporet jane perhapur ne ajrin e lagesht
    jane ngjitur ne gjethe dhe kthyer ne myk.Myku eshte perhapur ne dege dhe levore dhe kjo ne faza te avancuara te infeksionit ,con ne vdekje te qelizave,con ne tharje
    te indeve ne gjethe dhe ne dru dmth ne nekroze.
    Pylli i shendetshem nuk duhet te jete shume i dendur qe te parandalohen infeksionet nga semundjet dhe demtusat.
    Te ashtuquajturit inxhinjere pyjore duhet te kishin nje plan per te bere prerje druri dhe rralluar pak pyllin dhe lejuar ajrosjen Brenda pyllit
    dhe futjen e rrezeve te diellit.Semundjet te tilla ne shkalle te larte flasin per administrim shume te keq te pyjeve.
    Duhet te kete plan qe pyjet te mirembahen duke bere rrallime prerje te disa pemeve brenda ne pyll.
    Nderhyrja me sperkatje eshte e demshme pasi ndot ambjentin,eshte e vonuar te nderhyhet ne kete faze pasi disa peme jane thare,nekrotizuar.
    Sperkatja tani ne kete moment pas infeksionit nuk ka shume efekt,pasi infeksioni,myku eshte futur thelle ne indet e pemes,nuk eshte thjesht nje infeksion i siperfaqes se gjetheve apo levores,eshte infeksion ne thellesi brenda indeve te pemes.Sperkatjet me pesticide nuk do kene efekt pasi pesticidet vrasin mykun vetem ne siperfaqe dhe jo ne thellesi.Kjo do te thote qe edhe sikur ta sperkatesh pemen e infektuar,mund te vrasesh infeksionin siperfaqsor por jo infeksionin e brendshem te indeve.
    Te ruash peme dhe bimesi nga semundje infektive do te thote te besh sperkatje shkencore,sperkatje kur pemet jane te shendetshme dhe ne kohen kur parashikohet qe te kete shperthim sporesh myku.per te parandaluar kapjet nga infeksioni.
    Ja perse jane inxhinjerat e pyjeve dhe specialistet e mbrojtjes se bimeve.Ato e dine ekzakt se kur eshte koha me e pershtatshme per te bere sperkatje dhe mos lejuar infeksionet.
    Nje gjethe e sperkatur me pesticide e vret mykun sporet shkaterrohen nuk krijohet cikel zhvillimi parazitesh.
    Faji per kete katastrofe eshte I specialisteve te pyjeve te zones qe e kane lene pyllin pa monitorizuar,pa kujdes pa mirembajtje.
    Trungu i zhveshur ne 3/4 e gjatesise se pemeve ne pyll eshte normal dhe vjen si rezultat i hijezimit,nuk futet diell poshte sepse rrezet e diellit bllokohen nga kurora e pemes lart dhe trungu mbetet
    i zhveshur ose me pak dege te holla te thara.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •