DEL NGA “VARRI” PAS GJASHTĖ VITESH

Sherif Abdu’l Aziz

Emri:  grab.jpg

Shikime: 547

Madhėsia:  57.9 KB

Sa njeriun e ka shpėtuar sadakaja, sa hidhėrimin e Zotit tė Madhėruar e ka shuar ajo, e sa njeriut ia ka larguar brengat e pikėllimin, ngase ajo pa rėnė nė dorė tė fukarasė ka rėnė nė dorė tė Mėshiruesit, kėshtu qė pėr dhėnėsin qe dritė, argument dhe shpėtim nė kėtė dhe botėn tjetėr. Ajetet, hadithet dhe tekstet tjera fetare qė ftojnė, nxisin dhe tregojnė vlerėn e dhėnies sė sadakasė janė tė shumta, sikur qė tė shumta janė edhe rrėfimet e vėrteta nga jeta e lėmoshėdhėnėsve. Tė gjitha kėto dėshmojnė dhe vėrtetojnė pozitėn e lartė dhe rolin e fshehte me tė cilin disponon sadakaja, e tė cilin ndodhė tė mos e diktojė as dhėnėsi, tamam siē iu ndodhi atyre tre vetave qė iu bllokua dera pėr tė dalė nga shpella, e pėr tė cilėt na rrėfen Pejgamberi, alejhis selam...

Edhe tregimi nė vijim provon-dėshmon se sadakaja ka njė rol tė padiskutuar nė shpėtimin dhe ēlirimin e njeriut nga brengat dhe pikėllimet. Imam Sheukani nė librin e tij tė famshėm ‘el-Bedru’t taliu bi mehasini ma ba’de’l karni’s sabii’, vėll.1, f. 493, nė biografinė e Ali Ibn Muhammed Ibn Ahmed el Bekrijj, njė prej dijetarėve jemenas tė shek. VII h., pėrmend njė tregim tė ēuditshėm pėrkitazi me vlerėn e sadakasė. Tregimin, pėr tė mbyllur gojėt e atyre qė akuzojnė me “zhdukje mendjesh” dhe “mite e legjenda”, autori e cilėson si tregim tė pėrcjellė me saktėsinė mė tė madhe tė mundur (tevatur) dhe se ai ėshtė i pėrhapur nė tėrė Jemenin me gjithė mundėsitė e pakta tė komunikimit tė njerėzve ndėrmjet vete.

Tregimi na ēon nė Jemen, nė Hamra, qytet nė perėndim tė Jemenit, afėr bregdetit tė Detit tė Kuq, tek njė bujk, i cili ishte i njohur pėr sinqeritet, devotshmėri, moral dhe lėmoshėdhėnie tė shumtė pėr skamnorė, e nė veēanti pėr udhėtarėt. Kishte ndėrtuar edhe njė xhami dhe pėr ēdo natė ndizte njė llambė qė tė orientoheshin kalimtarėt dhe dėrgonte darkė pėr nevojtarėt. Nėse gjente ndonjė nevojtar nė xhami, ia jepte ushqimin, ndryshe e hante vet dhe ngrihej e vullnetarisht falej. Kjo ishte rutina e tij...

Pas njė kohe tė gjatė mbretėroi njė thatėsirė e madhe saqė u shterėn tė gjitha puset. Meqė punonte nė bujqėsi, ujin e kishte tė domosdoshėm, kėshtu qė vendosi ta thellonte pusin e vet uji i tė cilit qe shterė po ashtu. Filloi ta thellonte bashke me tė bijtė por derisa ishte atje poshtė duke e thelluar, iu shembėn muret e pusit sipėr dhe e zunė. Fėmijėt menduan se e pati puna e tij, kėshtu qė nuk u lodhėn fare ta nxjerrin nga aty. Thanė: ky pus ėshtė varri i tij. U mėrzitėn e qanė, ia falėn xhenazen dhe ndanė pasurinė e tij duke menduar se ai ka vdekur.

Fėmijėt nuk e kishin idenė fare se ēfarė nė tė vėrtetė i ka ndodhur babait tė tyre. Njeriu para se t’i shembeshin muret e pusit sipėr kishte arritur tek njė shpellė aty poshtė. Bashke me muret qe shembur edhe njė dėrrasė, e cila kishte penguar t’i binte sipėr pjesa e gurėve dhe dheut.



Njeriu mbeti nė errėsirėn e shpellės dhe vetminė e saj; nuk shihte as duart. Kėtu erdhi nė shprehje mirėsia e Allahut ndaj tij, erdhi lehtėsimi pas vėshtirėsisė, u jetėsua nė praktikė roli i sadakasė. Njeriu mbeti i shtangur kur errėsirėn ia ndriēoi njė llambė mbi kokėn e tij e pastaj gjeti edhe ushqim tė cilin ua barte ēdo natė tė varfėrve nė xhami. Ky ushqim i vinte ēdo natė dhe nėpėrmjet tij arrinte tė dallojė ditėn nga nata. Kohėn e kalonte duke e pėrkujtuar Allahun, duke e lutur dhe duke u falur.

Ky besimtar i sinqertė vazhdoi tė jetė i burgosur i varrit tė tij dhe peng i pusit tė tij pėr gjashtė vite derisa djemtė e tij filluan ta hapin pusin prej fillimit. Filluan me gjurmime derisa arritėn tek thellėsia ku ishte dera e shpellės. Befasia e takimit me babanė gjallė dhe shėndoshė e mire i trishtoi shumė ata. E pyetėn pėr punėn e tij ndėrsa ai ua pėrkujtoi sadakanė qė ēdo natė e dėrgonte nė xhami. Ajo e shoqėroi pėr gjashtė vite nė varr derisa edhe e nxori prej tij.

Burimi: http://www.islammemo.cc/zakera/mwake.../19/80818.html

Pėrshtati nė shqip: Sedat ISLAMI

PS
Mos me quani antiislamist. ja pra ju solla edeh artikuj nga revistat muslimane