Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Shteti vs. Feja/ Urrejtje dhe kinse buzėqeshja

    Censusi i fundit e nxori edhe njėherė nė pah marrėdhėnien e komplikuar tė shtetit shqiptar me komunitetet fetare. Numrat e reduktuar tė anėtarėve tė komuniteteve, treguan se diēka vėrtetė nuk shkon mirė nė vetėdijen e shtetit, qė nė thelb duket se ka ende shumė ateizėm. Nė fakt, kėtė ndjesi, e kanė pasur prej kohėsh tė gjithė udhėtarėt e huaj dhe mė shumė akoma studiuesit, ata qė i kanė kėqyrur me kujdes marrėdhėniet shtet-fe. Pasi, tė gjitha regjimet, gjatė ekzistencės sė shtetit shqiptar, edhe pse e kanė disiplinuar fenė, shpesh e kanė tepruar…

    Nga Ben Andoni*




    Nė njė fshat tė largėt, ku dimri bėnte i keq dhe me dėborė, atė ditė kishte ndodhur njė fatkeqėsi. Kjo ishte mė e keqja, qė e kish pllakosur fshatin. Kishte vdekur njė besimtar i nderuar mysliman dhe pėr fshatin ishte turp, nėse nuk do ta pėrcillte me ritualet mortore islame. Po qė tė sillej hoxha nga larg ishte e pamundur. Dikujt i shkrepi nė mėndje njė gjė, e cila nė ditė me diell do tė ishte njė blasfemi e pastėr. “Marrim priftin, u tha bashkėfshatarėve. Ai ėshtė njeri i Zotit dhe hoxha ėshtė njeri i Zotit. A ka njė Zot? Ka. Le t’ia kėndojė ai suret, qė e ka punė kėtė(?) dhe le t’ia bėjė ai adetet e fundit”. Nuk kishte kohė dhe kėshtu u bė. Kjo filozofi, pak a shumė, pėrcakton lidhjen e individit shqiptar me fenė. Kėtu gjen edhe lidhjet e ēuditshme subjektive tė Mbretit Zog, Enverit dhe liderėt e pas viteve ’90 me komunitetet fetare. Anipse, Bajroni nė kohėt e tij e thjeshtonte kėtė me pėrcaktimin se: s’kish parė aq interes tė shqiptarėve pėr fenė, kurse konti Ēiano e referonte hapur se dyshonte pėr ateizmin e shqiptarėve. Kjo e fundit mbase do merrej me rezerva po tė mos kesh parasysh atė qė realisht ndodhi me fenė nė vitin 1967, masėn qė s’do ta bėnte edhe shteti mė kontrovers i botės. Shpallja e ateizmit, ishte njė vendim qė do konsakroj edhe nė kushtetutė pak vite mė pas. Regjimi socialist, mė 19 nėntor tė vitit 1967 nxori dekretin famėkeq nr. 4337 me titullin “Mbi abrogimin e disa dekreteve”, ku u eliminuan menjėherė dekretet e viteve 1949-1951, qė legalizonin kartat e komuniteteve fetare. S’mbaroi kėtu. U ndaluan tė gjitha ritet fetare dhe u parashikuan penalizime pėr shkelėsit. Qė atė vit, objektet fetare u shndėrruan nė teatro, palestra, punishte, vatra kulture e deri banjo publike..



    Para Luftės sė Dytė Botėrore

    Armiqėsia e shtetit shqiptar ndaj fesė lidhet me vitet ’20 tė shekullit XX, kohė kur ai vetė filloi tė ekzistonte realisht. Qysh nė fund tė 1922, Zogu, qė po ngrihet nė hierarkinė politike, merr masa kundėr komunitetit katolik, qė nė pėrgjithėsi e ka pėrkrahur atė si individ. Urdhėron mbylljen e disa shkollave katolike dhe pėrzė nga puna xhandarė, nėpunės dhe funksionarė katolikė. Mė 5 Qershor tė vitit 1923 kalon nga parlamenti shqiptar, Statuti Legal i Komuniteteve Fetare, ku Ahmet Zogu ėshtė sėrish protagonist. I propozoi parlamentit tė votonte kėtė ligj me tė cilin shtetasit shqiptarė si nėnshtroheshin mė asnjė legjislacioni kanonik, veē ligjeve tė shtetit. Nė ligj vendoset qė kleri aktiv tė jetė i kombėsisė dhe i etnisė shqiptare. Synohet qė shteti tė kontrollojė deri administrimin e pasurive tė komuniteteve fetare. Revista “Ora e maleve” opozitare me Zogun dhe qė e drejton Luigj Gurakuqi gati flet hapur pėr kryengritje. Opozita e katolikėve, qė zhvillohet gjatė viteve ‘23-’24, pėrbėn dhe gati fillesat antizogiste. Dy revistat kryesore tė kulturės katolike “Leka” dhe “Hylli i Dritės”, botuar respektivisht nga jezuitėt dhe franēeskanėt e pėsojnė. Ndėrkohė, qė brenda komuniteteve fetare tė krishtera ka zhvillime. Kisha Ortodokse, qysh mė 1922, ka filluar njė luftė tė drejtuar nga peshkopi luftarak Fan Noli, qė tė presė lidhjet me Patriarkanėn greke nė Konstadinopojė. Njė vit mė vonė, mė 1923, ėshtė Bashkėsia Myslimane qė shpall pavarėsinė nga Kalifati turk gjatė njė Kongresi. Nė njė Kuvend mė tė madh mė 1929, nė Tiranė, tė dy besimet shpallin hapur pavarėsinė e tyre. Kisha katolike ėshtė mė stoike. I qėndron pozicionit tė saj, pasi ka njė strukturė historike kanonike tė ndėrvarur nga Vatikani. Zogu e rresht pėr pak luftėn dhe nė fillim tė mbretėrimit tė tij mė 1928, gjėrat duken mė tė qeta. Nė Shqipėri janė tė regjistruar plot 1127 xhami dhe 260 teqe e faltore tė bektashinjve dhe sekteve tė tjerė, e kėtyre u shtohen edhe 844 kisha dhe 70 manastire tė ortodoksėve, si edhe 147 kisha tė katolikėve, nga tė cilat 124 kisha vetėm nė Shkodėr. Po mė 1928, Kushtetuta e re dhe Kodi Civil e Penal shėnojnė njė kthesė pėr komunitetet. Nga Komunitetet pranohet dekreti i 16 korrikut 1929 mbi formimin e bashkėsive fetare. Nė tė gjithė zhvillimet janė mė indiferentė bektashinjtė, qė prej pak vitesh kanė sjellė selinė e tyre nė Shqipėri dhe bėjnė aktivitet tė qetė. Por, Zogu, vetė, nuk mund tė qėndrojė nė qetėsi. Fut grindjen nė komunitetin ortodoks duke i bėrė karshillėk Fanarit. Anipse rregullon pak marrėdhėnien me katolikėt (franēeskanė) kundėr jezuitėve. Shkon edhe mė tej, kur dėrgon njerėzit e tij nė pritjen qė i bėhet primatit franēeskan. Ortodoksėt dhe myslimanėt luftojnė t’i pėrkthejnė materialet e liturgjive nė shqip, ndėrsa katolikėt rezistojnė. Dy vjet mė vonė, nė Censusin e vitit 1930 qeveria zogiste pėrfshiu edhe pyetje rreth besimit fetar. Sipas statistikave: myslimanėt ishin 696.000 vetė, ortodoksėt 200.000 vetė kurse katolikėt 105.000 vetė.

    Megjithatė, konflikti mė i madh mes autoriteteve tė Tiranės dhe subjekteve fetare fillon pėr shkollat katolike tė mbyllura nga Zogu mė 1933 dhe qė do rihapen me shumė vėshtirėsi mė 1936. Pėr tre vjet me radhė, veēanėrisht katolikėt shqiptarė i quajtėn tė cenuara tė drejtat e tyre mė tė shenjta. Edhe pse realisht, ligji realisht godet tė gjithė shkollat e huaja, mes tyre disa nga shkollat myslimane, shkollat e pakicės serbe nė veri dhe vllahe nė jug, liceun frėng tė Korēės apo dhe disa institucione ngritur prej misionarėve amerikanė. Nisma zbatohet nga njė antiklerik i njohur, ministri Mirash Ivanaj, qė paradoksalisht kish qenė nė shkollė fillore jezuite. Situata u lehtėsua mė ’36 krejtėsisht, pasi Zogu e ndjen qė e ka tepruar dhe kjo po ndikon me Italinė, kurse Lidhja e Kombeve mė 6 Prill 1935 i tėrheq me forcė vėmendjen Shqipėrisė. Zogu, gjithsesi, ėshtė i pari qė e bėn realisht laike Shqipėrinė, duke mos i lėnė terren tė gjerė komuniteteve dhe institucioneve fetare. Mjeshtėria e tij mbetet tek pėrēarja. Kemi njė konflikt tė gjatė mes dy tipave tė klerit, atij shekullar dhe atij rregulltar, apo ku jezuitėt ndjejnė agresivitetin e franēeskanėve; ortodoksit kanė zhvillimin mesvete tė tė rinjve dhe tė vjetėrve; ashtu si myslimanėt ndahen nė ata qė kanė mbaruar nė Al Azhar dhe tė tjerėt nga njė seminar indian. E sėrish, Zogu s’u mjaftua me kaq. Mbi tė peshojnė vrasje tė klerikėve por edhe sjellje qė do t’i vazhdonte egėrsisht pasardhėsi i tij. Kulmin e arriti mė 1937, kur me nxitjen e tij, parlamenti shqiptar merr vendimin pėr heqjen e perēes pėr gruan myslimane, elementin qė e kish identifikuar komunitetin mysliman pėrballė tė tjerėve. Gjithsesi, u gjet njė arsye qė tė fashiste dhe kėtė masė, ndėrkohė qė mė 1937 iu bėnė lėshime dhe Patriarkanės Ekumenike, qė njihte kėtej e tutje edhe zyrtarisht autoqefalin e kishės ortodokse. Kuptohet, si shpėrblim Fanari do kish dy veta tė saj nė krye tė dioqezave shqiptare. Ndėrkohė qė katolikėt filluan qė t’i tregonin dhėmbėt pak me forcimin e elementit italian nė vend.



    Nga Lufta nė Socializėm

    Ka pak histori pėr kohėn e luftės, por qė e pėrzien disi tepėr komunitetin fetar me pushtuesin, ashtu si i veēon bektashinjtė, qė e pėrqafojnė Luftėn Antifashiste. Nė kėtė kohė edhe shqiptari mė pak besimtar e shihte tė lidhur besimin e tij tė trashėguar ngushtėsisht me zakonet dhe traditat familjare. Pėrpjekja zyrtare fillon qė me Kongresin e Pėrmetit, mbajtur nė maj tė 1944 pėr formimin e Kėshillit Antifashist e pėr hedhjen e bazave tė pushtetit, ku Enveri proklamon se nė listėn e kandidatėve ishte respektuar kleri, qė ndodhej nė radhėt e partizanėve. Nė kushtetutėn e vitit 1946, sanksionohet se tė gjithė qytetarėt janė tė barabartė pavarėsisht nga kombėsia, raca apo besimi qė i pėrkasin. Nė realitet, s’ėshtė aspak kėshtu. Ka filluar kudo pėrndjekja fetare dhe ata qė e pėsojnė mė sė shumti janė tė krishterėt katolikė. Goditja ishte e zgjuar sepse u shfrytėzua Ligji i Reformės Agrare (gusht 1945), qė ishte ideal pėr regjimin e ri. Objektet e krishtera dhe myslimane dhe sidomos manastiret kishin tė ardhura nga zotėrimet e tokave, blatuar prej besimtarėve tė ndjerėve. Kėto administroheshin nga feja, ndaj shpronėsimi i tyre nuk u duk si vepėr antifetare por pjesė e Ligjit tė Reformės, qė nė fakt e mbėshteti me entuziazėm populli i sfilitur nga pronarėt gjakpirės. Nė realitet, gjėrat janė ndryshe: Komunitetet fetare kishin vetėm 1.26 tė tokės. Por, lufta ishte shpallur: Regjimi kishte eliminuar shumė nga krerėt e fesė. Ndėrkohė qė arsimi komunist e ndau fenė nga shkolla dhe mė 1946 kleri mori goditje tjetėr, kur nga reforma e atij viti u vendos tė ndėrhyhej dhe nė mėsimet nė kisha e xhami, qė me njė Qarkore tė vitit 1947, iu hoq dhe kjo e drejtė Komuniteteve Fetare. Lufta shkoi deri te jetimėt, pasi Institucionet fetare u ndaluan tė mbanin jetimėt, ndėrsa u ndaluan edhe shtypshkronjat, spitalet, seminaret, mejtepet dhe bibliotekat e komuniteteve fetare. Deri edhe letrat pastorale duhej tė miratoheshin kėtej e tutje nga shteti. Filloi ekzekutimi i klerikėve, qė nuk mbėshtetnin, kurse objektet fetare rrudhen pa fund. U konfiskuan deri edhe institucionet e bamirėsisė, dy shtypshkronja dhe shtatė periodikė fetarė. Statistikat flasin pėr 127 klerikė tė vrarė tė komunitetit katolik, qė Sinishta i ndan nė10 anėtarė tė hierarkisė, 56 priftėrinj dioqezash, 30 franēeskanė, 13 jezuitė, 10 seminaristė e 8 murgesha. Edhe myslimanėt e pėsojnė dhe po ashtu edhe kisha ortodokse. Eliminohet kryemyftiu Hafės Ibrahim Dibra, myftiu i Durrėsit Mustafa Efendi Varoshi, ndėrsa komuniteti e pėson me humbje pronash e personash. Nga 530 xhami mbetėn vetėm 24 hapur, tė cilat transformohen pėr gjėra tė tjera. Bektashinjtė sėrish janė mė larg, por mė 1947, nė njė ngjarje qė edhe sot e kėsaj dite mbetet disi mister vriten Baba Faja dhe Baba Fejzo nga Dede Abazi, kryegjyshi, qė vrau veten pastaj. Regjimi do e ketė mbase si shfajėsim tė mbyllte plot 260 teqetė e tyre.

    Qėndrimi “zbutet” pak me dekretin 743 tė 26 janarit 1949 “Mbi bashkėsinė fetare”. Me dekretin riafirmohen garancitė kushtetuese pėr lirinė e fesė dhe parashikohen dėnime pėr kėdo qė kufizonte besimin dhe nxiste urrejtjen fetare”. Ka edhe kėtu njė kleēkė. Sepse qė tė funksionojė ligji duhej qė tė rishikohej statuti pėr ēdo komunitet, e tė pėrshtatej me 35 nenet e dekretit dhe pastaj tė paraqitej nė kryeministri pėr miratim brenda tre muajsh. Tė vetmit qė rezistuan ishin katolikėt, qė e kishin varėsinė nga Vatikani, por kur edhe kėta besuan se kishin arritur njė marrėveshje u tradhtuan nga shteti nė besimin e tyre. Mė 30 korrik tė 1951, origjinali i marrėveshjes i botuar ishte ndryshuar krejt. Programi i shkollave u bė shumė laik dhe programi gati antifetar. Institucionet shkollore nuk kishin mė fare nė planet mėsimore njohuri fetare. Situata ishte e nderė dhe ato pak subjekte qė kishin mbetur duket se po jepnin shpirt. Regjimi kishte vdekur pak nga pak. Klerikėt e katėr besimeve ishin vrarė, denigruar, ndėrsa objektet e kultit ishin gjithnjė e mė tė varfra. E qė tė kuptosh sesa luftė ishte bėrė mund tė kuptosh se parrullat kundėr fesė ishin tė pėrhershme dhe tė kudogjendshme e ato do tė vazhdonin dhe pėr vite tė tėra pas eliminimit zyrtar tė fesė. Deri mė atėherė, ishte bėrė njė pėrgatitje intensive ideologjike, si edhe ishin pėrhapur materiale tė ndryshme, parrulla e afishe, kurse nė mbledhjet e rinisė goditeshin hapur njerėzit e fesė.

    Vulėn do t’ia vinte pėrfundimisht fjalimi i Enver Hoxhės mė 6 shkurt tė 1967 para Komiteti Qendror pėr dasitė fetare. Thirrja e tij drejtohej kundėr besėtytnive, nxjerrjen jashtė ligjeve tė mėsimeve fetare duke deklaruar se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria…Me menēurinė e tij diabolike detyrėn ia la rinisė, sepse energjitė mė tė mėdha mund t’i pėrballonte vetėm ajo. Papritur botimin e njė ditė mė vonė te Z.P., nxėnėsit e gjimnazeve tė Durrėsit mėsynė kishat dhe xhamiat e qytetit, ndjekur si epidemi nė tė gjithė vendin. Tė 2169 institucionet fetare qė kishin mbetur pas shkretimeve, u bėnė pre e vandalizmave shkatėrrimtare, mes tyre 600 kisha e manastire ortodokse dhe 327 ndėrtesa katolike. Njė valė e dytė arrestimesh do dergjej mbi klerikėt, qė kėshtu po e mbyllnin jetėn tokėsore nė vuajtje.



    Pas vitit ‘90

    Udhėheqėsi i ri komunist Ramiz Alia nė fund tė viteve ‘80, bėri lėshimet e para, ndėrsa nė kronikat televizive, ai do tė shfaqet edhe vetė teksa hyn nė njė xhami jashtė vendit. Nė njė ditė tė ftohtė tė fillim ‘90, u krye mesha e parė e katolikėve nė Rrmajė, nė muret e tė cilėve ishin pushkatuar kushedi sesa klerikė. Ortodoksėt u ndihmuan nga Kostadinopoja dhe nė Shqipėri pėr tė ringritur kishėn erdhi episkopi Anastas, burim sherresh tė pafundme me shtetin shqiptar. Tė dyja kishat kryesore tė krishtera nė Shqipėri, u vizituan nga primatėt e tyre. Papa Gjon Pali II mbėrriti mė 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartolomeu I, mė 2 deri mė 9 Nėntor 1999. Shteti do tė tregohej mė i kujdesshėm ndėrsa themelohet Komiteti i Kulteve, organi qė do tė mbante kėtej e tutje lidhjen e tij me komunitetet fetare. I themeluar mė 1991, ai do pėrfaqėsonte shtetin nė marrėdhėniet e ndėrsjellta. Anipse, shpesh, ai ka qenė jashtė rolit tė vėrtetė dhe nė pėrplasjet e pafundme, sidomos tė ortodoksėve dhe mė pak myslimanėve dhe katolikėve me shtetin, pėr shkak tė statusit tė vet dhe ligjit tė funksionimit qė s’ėshtė shumė i qartė.

    Nga ana tjetėr, shteti shqiptar duhej tė ishte mė vigjilent, pasi shumė misionarė tė tė gjitha besimeve fetare, ia behėn me qėllime jo tė mira nė Shqipėri. Jo rrallė herė, Shqipėria ėshtė pėrmendur pėr aktivistė fetarė kryesisht myslimanė nė vitet e fundit, por edhe pėr emisarė ortodoksė, qė i kanė fryrė shumė problemit tė besimit kundėr nacionalitetit dhe pėr bėma terrorizmi. Nė ditėt tona, marrėdhėnia e shtetit me komunitetet rregullohet nė bazė tė nenit 10, pika 5 e Kushtetutės. Ndėrsa si burime ligjore qė rregullojnė marrėdhėniet pėrkatėse janė nėnshkruar dhe ratifikuar aktualisht katėr marrėveshje. Pikėrisht nė kėtė kohė ėshtė ratifikuar edhe marrėveshja ndėrmjet Qeverisė shqiptare dhe Selisė sė Shenjtė tė Vatikanit, e cila ishte miratuar qė mė 2003. Kurse Ligji nr. 10 056, datė 22.01.2009 mundėsonte dhe ndihte “Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjellta”. Si nė tė shkuarėn, Legjislacioni shqiptarė e cilėson laicizmin e shtetit e njėkohėsisht tė drejtėn e individit pėr ushtrimin e besimit dhe tė lirisė sė tij tė ndėrgjegjes dhe me dy nene ndalon diskriminimin dhe lirinė e shprehjes. Megjithatė kėto s’kanė mjaftuar qė nė praktikė gjėrat tė jenė aq tė paqta. Sot e kėsaj dite, shumė nga pronat e komuniteteve fetare, janė tė pakthyera, kurse shteti ėshtė gjithnjė nė njė distancė jo shumė dashamire me ta, paēka se komunitetet kanė treguar paqėsi. Mė e keqja ishte nė zgjedhjet e fundit politike, kur komuniteti mysliman u pėrdor nė propagandėn qė bėhej pėr kandidatė tė ndryshėm politikė, ashtu si komuniteti ortodoks pėr politikėn zgjedhore me kandidatėt e minoritetit nė jug.

    Larg tė tjerave, nė njė farė mase, besohet se shoqėria shqiptare mbetet nė shkallė tė gjerė jobesimtare. Gallupi, nė njė anketim mbi besimin nė shkallė botėrore, e nxori Shqipėrinė si njė ndėr 14 vendet mė jofetare nė botė, ku vetėm pėr 39% syresh tė shqiptarėve nė Shqipėri, feja luan ndonjė rol nė jetėn e tyre, ndėrsa pjesa tjetėr prej 71 % nuk ishte fare e interesuar.

    Kaq, mjafton pėr tė besuar edhe atė fabulėn, qė prifti dikur bėnte punėn e hoxhės nė fshatin e largėt…

    *JAVA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 06-09-2013 mė 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •