Postuar mė parė nga
Albo
Parashikimi im eshte qe Edi Rama nuk do ta mbushi dot vitin si kryeminister i Shqiperise. Nese Berisha ndenji ne pushtet per 8 vjet, Rama do te rrije ne pushtet 8 muaj. Arsyeja? Shqiperia ka per kryeminister nje njeri me probleme mendore qe i perzuri njerezit e tij nga partia kur ishte ne opozite e i duheshin votat e tyre, e jo me sot qe i ka hipur pushtetit. Aftesia e Rames per te prekur ne kallo e seder njerezit rreth tij ne Parti, Kuvend e qeveri, ka per te bere qe ky te mos e mbaje dot pushtetin. Pa harruar qe asnjeri nuk i ve bese fjales se dale nga goja e Rames, as bashkepuntoret e tij me te ngushte ne PS qe i la jashte qeverise.
Ilir Meta dhe njerezit e tij kane bere plan qe "vera qe vjen ta gjeje Ilir Meten kryeminister perseri". Kur punet nuk ecin per socialistet, ata i ndryshojne kryeministrat si mbreti grate. Dhe Ilir Meta do ti thote Rames: "Te lashe 8 muaj kryeminister dhe suksesi i vetem eshte rradha e te pakenaqurve, qe nga deputetet socialiste e deri tek shqiptaret e thjeshte qe nuk kane uje e drita. Nuk ke eksperience ne qeverisje, duhet te bejme rrokade, se une ti e di, jam kryeministri me i suksesshem socialist." Dhe ketu situata do te behet interesante, pasi Edi Rama eshte psikopat klinik dhe nuk i behet vone per njeri pervec vetes se tij. Ai mund te refuzoje Meten dhe Meta i ben ate qe i beri Berishes ne fund te mandatit, merr ne telefon Bashen dhe i thote: "Hajde te rrezojme qeverine ne Kuvend, une sjell kartonat e mi, ti sill te tute qe ti bashkojme!" Dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme dhe socialistet ngelen me gisht ne goje. Ose me mire te themi: Te puthen me Edi Ramen!
Nese pranon qe ti leshoje kryeministrine Metes, pastaj do te jene 67 deputetet socialiste ne Kuvend qe do te kryqezojne Ramen. Shoku Gramoz do i mbledhi gjithe leberit e tij deputete dhe do vene t'i ckermiten Edi Rames "tradhetarit". Problemi i vetem eshte se me kartonat e socialisteve ne Kuvend, qeveria as nuk ngrihet dhe as nuk rrezohet dot. Dhe socialistet do te bejne revolucion e do t'i tregojne derren Rames e do vene t'i luten shoqes Nexhmie qe t'iu gjeje nje kryetar te ri Partie. Shoku Gramoz pastaj do jete ai qe do marri ne telefon Bashen e ti thote: "Beji mocion qeverise se Metes se do te japim ne ca vota hua. Nuk do leme ne leberit skaparlline te na drejtoje vendin."
Me ardhjen e Rames ne pushtet, do hiqet moratoriumi i skafeve dhe skafistet e Vlores do "rilindin", droga dhe klandestinet do vershojne perseri drejt Italise. Lazarati do ti kthehet biznesit te kultivimit te droges dhe do ta bejme gjithe Shqiperine Lazarat, qe nga Vermoshi e deri ne Konispol. Maunet e mushkat e droges do vershojne drejt Greqise. Linja e heroines me Turqine do vihet prape ne pune dhe diplomatet shqiptare do jene shume te zene duke transportuar drogat neper Evrope e SHBA me pashaporta diplomatike. Paraja e droges e pislleqeve do derdhet ne pallate ndertimi dhe do punesoje njerez, ne menyre qe ti kthejme ne votues te baroneve te droges. Do investojme ca me shume edhe ne media, kemi nje Top do ti bejme dy Tope Mediash. Dhe Shqiperia do te lulezohet e behet si Turqia!
Problemi i vetem? Italianet, greket e amerikanet, nuk jane aq budallenj qe te shohin se si miliardat kalojne nga ekonomite e tyre ne ekonomine e droges shqiptare. Dhe do vihen ne levizje. BE na e mbyll deren ne surrat e na thote: "Nuk pranojme nje Shqiperi Kolumbiane ne Evrope!" Ilir Meten e ze koka se eshte ne aleance me njeriun qe po e le Shqiperine jashte Evropes, dhe kur degjon partneret qe e kane mesuar "meselene e Rames", fillon dhe u cucurrit ne vesh deputeteve te tij qe te behen gati qe te rrezojne qeverine ne Kuvend. Ne LSI-stat vertete jemi te korruptuar e hajdute, dhe e duam pushtetin cik me shume se te tjeret, por ne jemi pro-evropiane nuk jemi per Albanistan. Do shtrengohet Ilir Meta i shkreti se ambasadori amerikan ne Tirane do ta vere ne pozite: po te mos e beje, do te thote qe edhe Ilir Meta eshte pale e Albanistanit dhe e pret fati i Edi Rames. Po ta beje, socialistet e elektorati i majte do ta kryqezoje. Pune e madhe, per aq kohe sa mbahen zgjedhje dhe PS dhe PD nuk do krijojne dot qeveri vete, ne prape ne pushtet do jemi!
Dhe nese Rama e Meta behen trima e komuniste te vertete, pastaj fillojne kercenimet mediatike, dosjet e prokurorise qe hapen per ta, dhe cuditerisht kreret e klaneve mafioze ne Shqiperi u vihet bomba ne ashensor e digjen te gjalle. Ramen dhe Meten e ze frika dhe grate e tyre u thone: nuk dua te perfundojme si ata, ne djall te veje pushteti!
Dhe dy rilindasit, behen qengja te bindur te nesermen ne mengjes.
Albo
Krijoni Kontakt