Doktrina e Trinitetit para ardhjes sė Jezu Krishtit
Senad Maku
Doktrina e trinitetit nė krishterizėm konsiderohet elementi kryesor, esencial i besimit. Kjo doktrinė nuk ėshtė paraqitur pėr herė tė parė nė kėtė fe, ngase si e tillė ka ekzistuar qė nga fetė e tjera tė mėhershme, nga fetė e sajuara, nga fetė pa*g*ane dhe ishte njė fenomen teologjik dominues nė shumė fe tė vjetra primitive nė Mesdhe. Pėr shembull, feja egjiptiane, konkretisht origjina, doktrina e saj daton rreth 1700 vjet para Krishtit (p.e.r. = para erės sė re); doktrina babilonase rreth 1200 vjet p.e.r.; doktrina siriane daton prej vitit 1160 p.e.r.; doktrina greke prej v. 1100 p.e.r.; doktrina persiane prej v. 400 p. e. r., etj.[1] Kėshtu, mund tė pėr*m*e*ndim fenė e vjetėr egjiptiane, ku ka dominuar triniteti i pėrbėrė prej Izisit, Oz*i*r*isit dhe Horusit. Tė njėjtėn skemė e ndeshim edhe te feja e sumerėve[2]: An, En**ki dhe Anlil; te feja e vjetėr e Arabisė Veriore: El, Asirat dhe Baal; te feja e vjetėr greke: Zeus, Apollon dhe Hera; te feja e vjetėr romake: Jupiteri, Ma*rsi dhe Quirinusi.[3]
Kėtė e vėrteton edhe historiani Will Durant, i cili konstaton: Ideja pėr tri*nitetin hyjnor erdhi nga Egjipti.[4]
Feja hitite qė i pėrkiste popullit hitit, gjatė Mbretėrisė Hetite (1640 1200 p.e.r.), e cila shtrihej nė Azinė e Vogėl (Turqia e sotme dhe Siria Veriore), beso*n*te nė tre zota, tė cilėt ishin tė bashkuar nė trini dhe pėrbėheshin nga i ati Te*sh*uba, e ėma Hepat dhe i biri Saruma.[5]
Nė Egjiptin e lashtė feja ishte e mbushur me besime trinitare, edhe pse, kohė pas kohe, paraqitej monoteizmi, por ai ishte vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr. Xhefri Parinder (Geoffrey Parrinder), lidhur me kėtė, thotė: Perėnditė mė sė shumti i tubonin nėpėr qendra tė adhurimit tė ngjashme me Heliopolisin. Mi*r*ėpo, atje kishte edhe njė radhitje tjetėr, ku bėhej tubimi sipas mėnyrės sė radhitjes sė dashurisė familjare, vetėm kėtu nė aspektin trinitar, vendosej zoti lokal si kry*esor, pastaj gruaja e tij dhe nė radhė vinte i biri. Kėshtu, i gjejmė zotat Ptah Sehmet dhe Nefertum[6], tė cilėt ishin tubuar nė Menf (qytet); po ashtu me kėtė radhė ishin tubuar zotat Amon, Mut dhe Hons nė njė trinitet tjetėr. Ishte i tubuar edhe njė trinitet i tretė ndėrmjet Ptahut, Sokaris-it dhe Osiris-it, e qė ishin tri perėnditė e tė vdekurve nga gjinia mashkullore. Ėshtė njė ngjashmėri mahnitėse ndėrmjet teksteve trinitare tė Menfit dhe trinive tė tjera ekzistuese. Dua tė them lidhur me shikimin nė kėtė trinitet si nė njė zot. Ėshtė mė se e qartė se kėtu e gjejmė njė garė tė besimit tė krishterė nė tė njėjtėn mėn*yrė. Madje, edhe nėse kemi nevojė pėr argument, i cili do tė na e vėrtetonte se ki*shte njė ndikim tė caktuar nė mėnyrėn e shprehjes krishtere, ky do tė mjaft*o*nte.[7] Gjithashtu, kemi edhe njė trinitet tė pėrbėrė nga Vajrapani, Manjusri dhe Avalokitesvara, qė e ka formėn e trinitetit, tre nė njė dhe qė ėshtė njė zot i quajtur Buda. Kėshtu, kinezėt dhe japonezėt e adhurojnė Buden, por ata e da*ll*ojnė duke e quajtur atė Fo (Fu). Kur ata e adhurojnė atė, thonė: Fo, ėshtė njė zot, por i paraqitur nė tri forma.[8]
Doktrinėn e trinitetit e kemi edhe nė Hinduizėm, fe e sajuar e cila daton qė nga shekulli XV para erės sonė. Edhe sot e kėsaj dite ėshtė njė fe e shumicės nė Indi. Duke filluar nga shekulli VII p. e. r. kjo fe quhet fe brahmane-brahma*n*izėm, sipas zotit tė tyre Brahman.[9] Ky zot, sipas tyre, edhe pse ėshtė njė, nė rap*ort me punėn dhe angazhimin konsiderohen tre:
- Brahma - zoti qė krijon,
- Vishna - zoti qė mbikėqyr ekzistencėn,
- Shiva - zoti qė shkatėrron.
Me kėtė qėndrim tė indianėve mbi besimin nė shumė zota u pėrhap edhe bindja e trinitetit. Kjo bindje u pėrhap nė shekullin VII para Krishtit (p. e. r.).[10]
Nė Encyclopedia of Religion and Ethics (Enciklopedia e fesė dhe e moralit), James Hasting shkruan: Nė besimin indian p. sh. ndeshim grupin trinitar tė pė*r*bėrė nga Brahma, Shiva e Vishna; nė besimin egjiptian gjejmė grupin trinitar tė formuar nga Osirida, Isida dhe Horusi.[11] Ndėrkaq, Sigfrid Morenz, nė librin e tij Religjioni egjiptian konstaton: Triniteti ishte preokupimi kryesor i teologėve egjiptianė... Tri perėndi janė kombinuar dhe trajtuar si njė qenie e vetme, e kon*s*i*deruar nė njėjės. Nė kėtė mėnyrė, fuqia frymore e fesė egjiptiane tregon njė li*dhje tė drejtpėrdrejtė me teologjinė e krishterė.[12]
Nė fjalorin frėng gjejmė kėtė koment: Triniteti platonik, qė nė vetvete ėshtė thjesht njė rikonstruktim i triniteteve tė vjetra, qė rrjedhin nga popuj mė tė lash*tė, duket se ėshtė triniteti filozofik racional i atributeve, qė u dha jetė tri hipos*t*a*z*ave, apo personave hyjnorė tė mėsuar nga kishat e krishtere... Ky koncept filozofik grek mbi trinitetin hyjnor... mund tė gjendet nė tė gjitha besimet e lashta pagane.[13]
Doktrina tė tjera tė trinitetit gjejmė edhe te fe tė tjera pagane, siē ėshtė p.sh.:
Triniteti babilonas:
- Ana
- Enli
- Ea
Triniteti egjiptian:
- Oziris
- Izis
- Horus
Triniteti greko-romak:
- Jupiteri
- Juno
- Menerva
Triada egjiptiane e Ramsesit II:
- Amon
- Ra
- Nut
Triada palmires:
- Zoti i hėnės
- Zoti i parajsės
- Zoti i diellit [14]
Po ashtu te feja budiste po tė studiohet, do tė vėrejmė se pasuesit e saj arritėn nė konkludim duke konstatuar se, ai (Buda) nuk ishte njeri i thjeshtė, por njeri nė tė cilin ishte personifikuar dhe mishėruar shpirti i Zotit. Ky ishte besimi i mi*shėrimit apo personifikimit tė cilin mė vonė e huazuan edhe tė krishterėt, kur thanė se Mesihu-Jezusi / Isai a.s. kishte dy personalitete: hyjnore dhe njerėzore. Hyjnorja ėshtė mishėruar te njerėzorja, d. m. th. te Jezusi (sipas tyre).[15]
Tė gjitha kėto trinitete na e rikujtojnė ēėshtjen e Jezusit/ Isait a. s. dhe tė tri*n*isė sė shenjtė nė krishterizmin e sotėm. Kjo na vjen nga fakti se tė gjitha kėto fe pa*gane e kanė historinė mė tė lashtė se krishterizmi, andaj ndikimi i krishterizmit nga ato religjione ėshtė i qartė nė kėtė aspekt. Kjo u vėrejt sidomos pasi qė Pali e pra*noi krishterizmin dhe pėrfshiu e i shkriu nė tė disa nga mėsimet pagane.
Krishterizmi nė formėn e vet origjinale ka qenė i njėjti besim nė njė Zot me tė cilin Zoti i ka porositur tė gjithė pejgamberėt e Vet qė tia komunikojnė nje*r*ė*zimit. Ishin romakėt ata qė, kur pranuan krishterizmin, e kishin tė vėshtirė tė hi*q*nin dorė nga zotat e tyre mitologjikė dhe tė bėheshin monoteistė. Gradualisht kė*to mite u shkrinė brenda krishterizmit zyrtar, si p. sh., paganizmi u pranua nga kisha dhe nga ajo ēdo disident shkishėrohej.[16]
Kėtė madje e pranon edhe vetė pastori i protestantizmit, dr. Fehmi Cakolli: Si nė Judaizėm ashtu edhe nė Krishterizėm, mund tė gjenden elemente pagane. Nuk mund tė pandeh se nuk pėrmban ndonjė element pagan, pėrkatėsisht pa pa*sur elemente tė religjioneve tė tjera.[17] Origjina [e trinitetit] ėshtė krejtėsisht pa*g*ane.[18] Triniteti i krishterė ėshtė njė rit pagan, as vetė tė krishterėt nuk mund ta kuptojnė kėtė doktrinė.
Nė librin Ti afrohemi Jehovait theksohet: Nė shekullin e parė tė kri*sh*t*e*rėt patėn shumė bekime frymore. Por Jezusi dhe apostujt parathanė se adhurimi i vėrtetė do tė korruptohej e do tė humbiste. (Mateu 13:24-30; Veprat 20:29-30) Pas periudhės apostolike nė skenė doli i ashtuquajturi krishterim. Klerikėt e saj pėrvetėsuan mėsime dhe praktika pagane. Gjithashtu, e bėnė gati tė pamundur af*rimin me Perėndinė, duke pėrshkruar atė si njė trinitet tė pakuptueshėm....[19] Kisha i dha Zotit formė tė njeriut dhe njerėzve ua prezantonte Zotin nė fizio*n*o*mi tė njeriut. Nėn ndikimin e religjionit tė krishterė njerėzit, qė nga fėmijėria, e pa*ramendonin Zotin nė trajtė njerėzore dhe materiale.[20] Kėshtu, Krishti zot ndodh bashkėrisht me njeriun historik tė Jezusit nga Nazareti. Pra, vetė Zoti ka qenė i mishėruar nė njeriun pėrgjatė historisė. Fanatizmi ėshtė zell i shėrbyesve tė kishės pėr tua imponuar njerėzve njė hyjni me pamje njeriu.[21]
Kryeprifti Scevola nuk donte qė popujt tė mėsonin tė vėrtetėn pėrsa i pėrket zotave, qė besimi i tyre tė mos pakėsohej, dhe pėr kėtė arsye e gjykonte tė drejtė se nė ēėshtjet e fesė ishte e domosdoshme ti mashtrojė. [22]
Adhurimi i Perėndive pagane qė pėrbėheshin nga grupe prej tri hyjnish, ose triadat, ishte i pėrhapur siē pėrmendėm mė lart edhe para se tė lindte Jezusi/ Isai a.s.
Historiani Will Durant thotė: Krishterimi nuk e shkatėrroi paganizmin; e adoptoi atė....[23] Shumė dogma pagane, tė trilluara nga egjiptianėt e tė ideal*i*z*u*a*ra nga Platoni, u mbajtėn si tė denja pėr tu besuar (sipas: History of christi*an*ity).... ajo u zhvillua dhe iu shartua krishterizmit nga dora e Etėrve Platonistė (The Church of the First Three Centuries).[24] Influenca e filozofive dhe e religji*on*eve pagane nė Izrael ka qenė po aq e fortė edhe nė kohėn kur ka jetuar Jezusi/ Isai a.s.. Tė gjithė studiuesit e historisė sė Izraelit e dinė shumė mirė kėtė gjė.[25] Mir*ė*po, sidoqoftė, triniteti ėshtė njė doktrinė e korruptuar, e huazuar nga besimet pa*gane dhe e shartuar nė besimin e krishterė.[26]
Kėshtu, kur e kemi parasysh se kjo hapėsirė (Mesdheu) ėshtė edhe vendi ku ka jetuar dhe vepruar Shėn Pali, i cili edhe ka qenė njohės i mirė i paganizmit, lirisht mund tė konkludojmė se triniteti nė teologjinė krishtere nuk ėshtė diē e re, por, ndoshta, me njė formė pak mė tė ndryshme, ai ėshtė bartur nga kėto kon*cepte tė feve tė vjetra tė kėtyre vendeve.[27]
Si pėrfundim mund tė themi se teologjia e trinitetit nė krishterizėm ėshtė njė sinkretizėm i koncepteve tė feve tė vjetra dominuese nė rajon, i gnosticizmit dhe i transmetimeve lidhur me Isanė/Jezusin.[28] Nė parathėnien e Eduard Gibonit, nė History of Christianity, lexojmė: Nėse paganizmi u pushtua nga krishterizmi, ėshtė po kaq e vėrtetė se krishterizmi u korruptua nga paganizmi.[29] Shumė dogma pagane, tė trilluara nga egjiptianėt dhe tė idealizuara nga Platoni, u mbajtėn si tė denja pėr tu besuar [30]
Ėshtė mė se e qartė se triniteti nuk ka njė origjinė biblike. Ky kult mund tė gjurmohet nė Babiloninė e lashtė, te grekėt dhe romakėt paganė. Ai iu imponua kishės sė krishterė nga perandori Kostandin, bindjet e tė cilit i mbėshtetėn pesh*kopėt qė kishin frikė tė flisnin kundėr tij. Mė pas, kur protestantėt u ndanė nga kisha romake, pjesa mė e madhe e tyre vazhduan tė besonin nė doktrinėn pagane tė trinitetit, sepse ata e kishin pasur atė si pjesė tė fesė sė tyre pėr njė kohė kaq tė gjatė dhe tashmė nuk mund ta hidhnin mė poshtė.[31]
Mund tė pėrmendim studiuesin P. Hadot, i cili thotė: Mė shumė se pėr fundin e paganizmit, duhet tė flasim pėr njė shkrirje ndėrmjet kėtij tė fundit dhe krishterizmit. Nė fakt, ndonėse pas njė lufte tė dhunshme politiko-shpirtėrore, krishterizmi fitoi mbi paganizmin, e vėrteta ėshtė edhe se, falė njė procesi historik qė konfirmon veten e tij nė ēdo epokė, dy antagonistėt, nė mes tė vlimit tė kon*fliktit, kishin ndotur nė mėnyrė tė ndėrsjellė njėri-tjetrin.[32]
Kėshtu, i shtyrė nga kjo situatė, autori Johannes Lehmann nė librin e tij The Jesus Report, fq. 127, shkruan: ... diskontinuiteti ndėrmjet Jezusit historik dhe Krishtit tė kishės ėshtė bėrė aq i madh, sa kurrfarė pėrbashkėsie nė mes tyre mu*nd tė njihet. [33]
Fusnotat:
[1] Dr. Adel Elsaie, Please revise the Bible, Again, (kapitulli 2: Ancient and Christian Trinities, (fq. 92)), pa ve*nd dhe vit botimi, libėr i shkarkuar nga web faqa http://www.usislam.org/revise/toc.htm
[2] Religjioni i sumerėve ėshtė religjion i banorėve parasemitė i periudhės ndėrmjet viteve 3000 dhe 1950 para erės sė re, qė ka pėrfshirė Mesopotaminė Jugore, nė rrjedhėn e poshtme tė lumit Eufrat dhe Tigėr, tė cilėt atėherė janė derdhur tė ndarė nė gjirin Persik. Religjioni sumer i pėrket religjionit mesopotamik dhe paraaziatik. Prej 3000-2800 para erės sė re sumerėt u vendosėn nė jug tė Mesopotamisė (toka midis lu*m*enjve). (Gerhard J. Belinger, Veliki leksikon religija, Beograd, 2004, fq. 380)
[3] Sarikēioglu, Baslangiēkan Gunumuze Dinler Tarihi, Ipsarta 2000, fq. 32, 45, 60, 81, 85, sipas Qani Ne*simi, Ortodoksizmi te shqiptarėt, Tetovė, 2005, fq. 151; lidhur me kėtė shih edhe te: Victor Paul Wie*r*wille,Jesus Christ is not God, Ohio, 1985, fq. 11-12
Nė Romėn e lashtė e hasim besimin trinitar, siē ishte Marsi, i cili mė pas u bė i njohur si zot i luftės dhe muaji mars njihej si muaj i fillimit tė vitit dhe tė pushtimeve luftarake. Ndėrsa zoti i dytė ishte Quir-i*n*ius, i cili kishte njė fuqi shpirtėrore mistere, e qė mė pas u bashkua me Romulus-in, themelues legjendar tė Romės. Kurse zoti i tretė ishte Jupiteri, i cili u shndėrrua nė zot kryesor. (Shiko: Geoffrey Parrinder, El-Ukubat ed-Dinije Ledej esh-Shuub (Besimet fetare ndėr popuj), pėrkth. nė arab. Imam Abdulfettah Imam, Kuvajt, 1993, fq. 94-95) Pra, edhe nė Romė ishte prezent triniteti, ku dominonte mitraizmi si fe pagane. Siē dihet, ngadhėnjeu krishterizmi dhe mė vonė u afirmua aq shumė sa erdhi edhe u bė fe shtetėrore e Perandorisė Romake. Megjithėkėtė, mitraizmi ka lėnė gjurma tė rėndėsishme; kjo shihet veēanėrisht nga ndikimi, tė cilin mitraizmi e ushtroi nė fenė krishtere. Shumė pikėpamje e ide e njė pjesė e pėrvojės dhe e praktikės fetare tė mitraizmit janė inkorporuar nė doktrinėn dhe praktikėn fetare tė krishterizmit: pėr*d*o*rimi liturgjik i bukės dhe i verės me rastin e kungimit, asketizmi, kryqi, besimi se Maria e ka lindur tė bi*rin e saj Jezusin duke qenė dhe duke mbetur e virgjėr..., etj. (Mė gjerėsisht shih: Dr. Ekrem Murtezai, Fjalori i feve, fq. 289) Sipas Dr. Zija Abdullahu, Hyrje nė studimin e feve, (punim i pabotuar), fq. 32.
[4] The Story of Civilization Part III, Caesar and Christ, by Will Durant, 1944, (Simon and Schuster, NY) fq. 595, Sipas A duhet tė besosh nė trinitet, fq. 11; shih edhe, M.A.C. Cave, Is the Trinity doctrine divinely inspired, fq. 25
[5] Gerhard G. Belinger, Veliki leksikon religije , fq. 135-136.
[6] I pari ishte burri, e dyta gruaja dhe i treti i biri.
[7] Geoffrey Parrinder, El-Ukubat ed-Dinije Ledej esh-Shuub (Besimet fetare ndėr popuj), Kuvajt, 1993, fq. 52; po ashtu shih: Gerhard G. Belinger, Veliki leksikon religije, fq. 89.
Nė studimin e tij gjejmė ndikimin e besimit tė Memfisit edhe nė besimin e lashtė grek, e sidomos qė ka tė bėjė me fjalėn Logos, e cila mė pas pati ndikim direkt edhe nė krishterizėm, bile nė vetė ungjijtė: Ptah po ashtu ishte perėndia e krijimit tė qytetit Menf, i cili ndėrkohė quhej Atė dhe Ėmė nė teologjinė men*f*i*s*i*ane, e qė ėshtė njė dokument i shkėlqyer dhe e tėra ėshtė nga shteti i lashtė. Dokumenti thotė se krij*i*min e botės e ka planifikuar mendja e perėndisė, ndėrkaq mjeti i zbatimit ishte fjala, tė cilėn e shqiptoi, - kjo ishte njė garė ēuditėse e besimit grek qė u shfaq pas njė periudhe tė gjatė rreth logos-it ose fjalės sė shenjtė. (Geoffrey Parrinder, po aty, fq.47.) Kėtu vlen tė bėhet njė krahasim me Ungjillin e Gjonit, ku shihet njė pėrputhshmėri mahnitėse ndėrmjet fjalės nė tė dy tekstet: Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi. Ajo (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė. Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė saj (fjalės), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė. (Gjoni 1:1-3) Sipas, Dr. Zija Abdullahu, Hyrje nė studimin e feve, fq. 33.
[8] Mishaal Ibn Abdullah, What did Jesus really say?, USA, 2001, fq. 303.
[9] Naim Tėrnava, Islami, besim i vėrtetė dhe fetė e tjera Akaid 2, Prishtinė, 1998, fq. 112.
[10] Po aty, fq. 112-113.
[11] Kush ėshtė i vetmi Perėndi i vėrtetė, Zgjohuni, Revistė mujore, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, shtypur nė Itali, nga Dėshmitarėt e Jehovait nė gjuhėn shqipe, Roma, 22 prill 2005, fq. 7; shiko edhe, M.A.C. Cave, Is the Trinity doctrine divinely inspired, fq. 26
[12] Siegfried Morenz, Egyptian Religion, 1973, (Cornell University Press, Ithaca, NY) fq. 255; sipas: A duhet tė besosh nė trinitet, fq. 11; po ashtu shih edhe, M.A.C. Cave, Is the Trinity doctrine divinely inspired, fq. 25-26
[13] Maurice Lachatre, Nouveau Dictionnaire Universel, Paris 1467, Vėll. 1, fq. 1467.
[14] Tė gjitha kėto doktrina mund ti gjeni nė kėto burime: Abuhuraira Abdurrahman, The bible or the Quran wich one is the word of God?, Malaysia, 2001, fq. 48; M.A.C. Cave, Is the Trinity doctrine divinely inspired, (pa vend botimi) 1996, fq. 26; dhe Mishaal Ibn Abdullah, What did Jesus really say?, USA, 2001, fq. 152; Ndėrsa fotografitė e paraqitura, janė marrė nga libri A duhet tė besosh nė trinitet, grup autorėsh, shtypur nė Itali, nga Dėshmitarėt e Jehovait, botues Watchtower Bible and Track Society of New York, Roma, 1996, fq. 10
[15] Rreth Budės shfleto: Čovječanstvo u potrai za Bogom, (Njerėzimi nė kėrkim tė Zotit), grup autorėsh, Bro*oklyn, New York 1995, fq. 159, 160; dhe Dr. Ahmed Shelebi, Fetė nė Indinė e madhe, fq. 170-173. Sipas: Dr. Zija Abdullahu, Hyrje nė studimin e feve, fq. 37.
Ithtarėt e Budės e konsiderojnė atė: si djalė tė Zotit, shpėtimtarin e njerėzisė nga vuajtjet dhe dhimbjet. Be*sojnė se Zoti ėshtė mėshiruar te virgjėresha nėna e tij Maha-Maja. Ata supozojnė se, kur lindi Buda, nė qiell u paraqit njė yll si shenjė pėr lindjen e tij. Me lindjen e tij janė gėzuar ushtritė e qiellit, ndėrsa engjėjt kanė kėnduar himne pėr hir tė porsalindurit. Buda i tha tė ėmės se ai ėshtė njeriu mė i madh i tėrė njerėzisė. Thanė gjithashtu qė Buda, kur kishte hyrė nė tempull, tė gjithė idhujt iu pėrkulėn. Ndėrsa djalli u orvat qė ta mashtronte, atė por nuk mundi. Budės i zbriti njė dritė, e cila ia rrethoi kokėn dhe nga trupi lėshoi njė dritė tė madhe, prandaj ata qė e shikuan thanė: Ky nuk ėshtė njeri, por njė zot i madhėruar. Kur vdiq Buda thanė se ėshtė ngritur nė qiell me trupin e tij, pasi qė e kreu misionin e tij nė tokė dhe pėrsėri do tė kthehet pėr ta kthyer mbi tė paqen dhe bekimin e tij. (Sipas Enciklopedia e shkurtėr pėr fetė, doktrinat dhe partitė bashkėkohore, vėll. 2, fq. 769, - Sipas: Dr. Zija Abdullahu, Hyrje nė studimin e feve, fq. 45 ). Ne theksuam disa gjėra me rėndėsi lidhur me Budėn, ashtu qė nėse krahasojmė me Jezusin biblik do tė vėrejmė njė ngjashmėri tė plotė mes tyre. Ai qė ka pak njohuri se si pėrshkruhet Jezusi nė Bibėl, lirisht mund ta bėjė identifikimin e ngjashmėrisė ndėrmjet tyre dhe ndikimin qė e pėsoi krishterizmi edhe nga kjo fe pagane-budiste.
[16] Sejjid Kutub, Islami dhe paqa universale, Tetovė, 2005, fq. 49.
[17] Dr. Georges Houssney, Perėnditė paraislame tė arabėve, Prishtinė, 2004, fq. 1 (Parathėnia e pastorit Dr. Fehmi Cakolli), po ashtu shih edhe tek: Dan Brown, Kodi Da Vinēi, Tiranė, 2004, fq. 195-196 (Edhe pse romani i Dan Brownit nuk ėshtė vepėr shkencore qė ti referohemi, e pėrmenda nė mėnyrė qė lexuesi ta shohė se si autori e tregon realitetin e kėsaj feje tė krishterė, shtrembėrimin dhe ndikimin pagan nė te.)
[18] Arthur Weigall, The Paganism in Our Christianity, 1928, (G. P. Putnams Sons, NY, London) fq. 197; A Dictionary of Religious Knowledge, edited by Lyman Abbott, 1875, (Harper & Brothers, Publishers, NY) fq. 944.
[19] Grup Autorėsh, Ti afrohemi Jehovait, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, shtypur nė Romė, 2003, nga Dėshmitarėt e Jehovait, nė gjuhėn shqipe, fq. 80
[20] Dr. Murteda Mutahhari, Shkaqet e animit ndaj materializmit, Gjilan, 1997, fq. 27.
[21] Prof. Dr. Bekir Topaloglu, Ekzistenca e Zotit, Prishtinė, 2002, fq. 189.
[22] De Civitate Dei, IV, 27, sipas Fatmir Cupi, Autoriteti dhe saktėsia e Shkrimit tė Shenjtė, Tiranė, 2003, fq. 41-42.
[23] Will Durant, The Story of Civilization Part III, Caesar and Christ, 1944, (Simon and Schuster, NY) fq. 595, sipas A duhet tė besosh nė trinitet, fq. 11; shiko edhe, M.A.C. Cave, Is the Trinity doctrine divinely inspired, fq. 25
[24] A duhet tė besosh nė trinitet, fq. 11; shiko edhe, M.A.C. Cave, Is the Trinity doctrine divinely inspired, fq. 27.
[25] Shih temėn Pagan sources in the New Testament, nė Dictionary of New Testament Background, Inter*Varsity Press, Illinois, 2000, fq. 756-763. Ndėrsa Ekrem Murtezai, te: Fjalori i feve, fq. 567, tregon: Pėrfaqėsuesi i shkollės sė Tybingenit, David Shtraus (1808-1874) ėshtė i mendimit se ungjijtė mbė*sh*teten nė mite e gojėdhėna qė qarkullonin nėpėr bashkėsitė e para krishtere; i kėtij mendimi ėshtė edhe Artur Shopenhaueri (1788-1860).
[26] A Dictionary of Religions Knowledge, sipas: A duhet tė besosh nė trinitet, fq. 11.
[27] Qani Nesimi, Ortodoksizmi te shqiptarėt, fq. 151.
[28] Shinazi Gyndyz, Pavlus Hiristiyanligin Mimari, Ankara, 2001, fq. 102-108, sipas Qani Nesimi, Orto*do*ksizmi te shqiptarėt, fq. 152.
[29] A duhet tė besosh nė trinitet, fq. 11.
[30] Edward Gibbon, History of Christianity, 1891, (Peter Eckler, No. 35, NY) fq. 14.
[31] Rev. Alexander Hislop, The Two Babylons 1916. Sipas Christianity. Encyclopędia Britannica 2007 Ultimate Reference Suite. dhe tek, biblical literature. (Judaism) Encyclopędia Britannica 2007 Ulti*m*ate Reference Suite. DVD.
[32] P. Hadot, La fine del paganesimo, nė, Le Religioni del mondo classico, (nėn kujdesin e H.-C. Puech), Ro*ma-Bari 1987, fq. 295.
[33] Ungjilli sipas Barnabes, pėrktheu Avdi Berisha, fq. 190.
BibladheKurani/com
Krijoni Kontakt