Xhamia e Mehmet Pashė Bushatit ose e Plumbit nė Shkodėr
Xhamia e Mehmet Pashė Bushatit ose Xhamia e Plumbit u ndėrtua nė vitin 1773-1774 nga Mehmet Pashė Bushati (Plaku), themeluesi i familjes sė njohur tė Bushatllinjve tė Shkodrės. Kjo xhami ėshtė njė nga ndėrtesat mė tė vjetra tė Shkodrės dhe xhamia mė e madhe dhe mė e bukura e Shqipėrisė deri nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, periudhė nė tė cilėn filluan tė ndėrtohen xhami tė dimensioneve tė mėdha. Xhamia ka qenė e veshur me plumb dhe nga kjo u quajt “Xhamia e Plumbit”, e me kėtė emėr njihet edhe sot.
Xhamia ėshtė e vendosur nė pjesėn e jashtme tė ish pazarit tė Shkodrės, rrėzė kalasė Rozafat, nė njė livadh nė rrafshinėn e lumenjve Kir e Drin. Pėr nga forma e ndėrtimit ėshtė frymėzuar nga xhamitė e sulltanėve tė Stambollit. Kjo xhami ėshtė e vetmja nė Shqipėri pėr nga lloji, qė fillon me njė oborr me kolona tė gjera, para se tė hysh nė sallėn e faljes. Ndėrtimi i kėsaj xhamie, nė kėtė formė, ka tė bėjė me atė qė pashallėku i Shkodrės ėshtė nė gjendje qė edhe nė ndėrtimin e objekteve tė kultit tė thyejė tė drejtėn perandorake pėr tė patur njė element tė tillė, vetėm ata.
Salla e faljes paraqitet si njė bllok i ulėt, kapėrcyer nga njė tambur oktogonal shumė i lartė, nė majė tė tė cilit qėndron kubeja, gjysmė rrethore. Interieri shfaqet si njė dhomė e gjatė dhe e gjerė, pavarėsisht se pėmasat janė jo dhe aq tė mėdha. Vizualisht kjo dhomė ėshtė zgjeruar nga njė lloj thellėsie, nė tė cilėn ėshtė vendosur Mihrabi. Nė majė tė Mihrabit ka tre kube, ndėrsa nė tė djathtė ka dy kube. Xhamia ėshtė ndėrtuar me gurė tė shkėlqyer nė tė kaltėr e tė bardhė, qė janė shumė rezistent ndaj veprimeve erozive. Nga dėmtimet e ndryshme qė pati kjo xhami, qoftė nga mbulesa, ashtu edhe pėrbrenda, si dhe nga vėrshimet e herėpashershme tė lumit Kir, pėr disa kohė mbeti e papėrdorshme, ndėrsa nė vitin 1978, periudhė qė nė Shqipėri ishin shkatėrruar ndėrtesat e bukura dhe tė vjetra qė tregonin kulturėn e shqiptarit, shėrbimet e monumenteve tė kulturės, u kujtuan t’i vinin njė mbulesė me ēimento pėr ta shpėtuar kėtė thesar jo si objekt kulti, por si objekt ndėrtimor. Edhe kjo ėshtė e pjesshme, mbasi ata nuk morėn mundimin qė tė pengohej shkatėrrimi i minares elegante e tė bukur, qė pa tė xhamia nuk ėshtė nė harmonizimin e saj.
Me ndėrtimin e kėsaj xhamie tė madhe tė Shkodrės, shohim se nė Shqipėri po shfaqej njė arkitekturė me stil tė zhdėrvjellėt e me shije, qė nuk munguan nė shekullin XVIII. Ky stil haset edhe nė ndėrtimin e xhamive tė tjera nė Bullgari, Anatolinė qendrore, etj…
Nė kėtė xhami gjendet njė shkrim qė na jep njė informacion historik, ku shkruhet: Madhria e veprave bamirėse dhe bujare, Mehmet Pasha e ndėrtoi kėtė xhami madhėshtore nė vitin 1187 (kalendari hixhri). Administratori i kėsaj xhamie, Haxhi Mahmut Berberi, data e rinovimit 1280 (viti hixhri). Riparimi i saj ėshtė bėrė para vitit 1865, periudhė kur nė Shkodėr ndodhi pėrmbytja e madhe qė shkatėrroi njė pjesė tė mirė tė Shkodrės sė vjetėr. Mbas kėtij, kujdestarinė e kėsaj xhamie e mori familja e njohur shkodrane e Myftijve tė Tabakėve, nė fillim nga Hafiz Isuf Tabaku dhe vazhdoi brez pas brezi deri nė ditėt e sotme. Brezi i ri i kėtij trungu amanetin e tė parėve e ka mbajtur edhe kur xhamia ėshtė lėnė pas dore nga pushteti i kuq.
Por rinovimin e pėrhershėm kjo xhami e bėri me 16 nėntor 1990 nė duel me komunizmin. Kjo shtėpi e Zotit doli fitimtare, qė pėr herė pas njė ēerek shekulli u thirr “EZANI”, u dėgjuan fjalėt e Zotit tė Madhėrueshėm dhe porositė e Profetit Muhamed (a.s.), me njė pjesėmarrje shumė tė gjerė popullore prej 65 vetėsh, nga Shkodra e rrethimet e saj si dhe nga qytetet fqinje, pa dallim feje, por tė gjithė si besimtarė e krijesa tė Zotit. Ata erdhėn pėr tė gjetur qetėsinė e shpirtit tė tyre tė dėrrmuar. E kjo shtėpi e Zotit do tė mbetet e re, pse nė dorė e mori rinia. Kjo xhami do tė mbetet nė historinė e Shqipėrisė, njė pioniere, prijėse e tė gjitha xhamive shqiptare, qė u hapi rrugėn pėr tė ftuar njerėzit drejt Zotit tė Madhėrueshėm, qė t’i luten Atij dhe askujt tjetėr.
![]()
Krijoni Kontakt