Elbasani, qyteti i 100 minareve

Emri:  xhamia-e-ballijes1122-264x167.jpg

Shikime: 498

Madhėsia:  19.7 KB

Historia shekullore e xhamive, ku dhe sot falen me mijėra besimtarė

Dikur, pa frikė Elbasani mund tė quhej qyteti i poetėve dhe minareve. Rreth 100 minare lartonin mbi majat e ēative tė vjetra nė kėtė qytet. Vetėm pak prej tyre i kanė mbijetuar shekujve.
Xhamitė janė objekte kulti tė besimit mysliman, tė ndėrtuara nė Elbasan nė fazėn e parė tė prezencės turke. Nisur nga koha dhe vendi ku janė ndėrtuar disa prej tyre, kanė vlera tė veēanta fetare dhe historike, dhe pėr kėtė arsye janė shpallur monumente tė kulturės.
Pas dyndjes sė turqve nė trojet shqiptare, pėr shkak tė pozitės sė favorshme gjeografike, Porta e Lartė e ka konsideruar gjithmonė si pikė strategjike Elbasanin, qytet nga i cili merrnin zanafillėn tė gjitha ekspeditat luftarake.

Pėr tė siguruar ushtrinė, fillimisht turqit rindėrtuan kalanė, njė kala e tipit fushor mė e madhja e kėtij lloji nė Ballkan. Mė pas nisi ndėrtimi i xhamive, qė ishin objekte simbol tė kultit fetar islam.

Ndėrtimet mesjetare

Sipas traditės islame, xhamia duhej tė ishte ndėrtesa kryesore, rreth sė cilės formohej bėrthama e qytetit, apo e fshatit e pėrbėrė nga objekte publike dhe private me rėndėsi pėr komunitetin.

Xhamitė e trashėguara nė Elbasan janė dy llojesh. Faltore tė vogla tė ndėrtuara me tavan e ēati druri, qė pėrbėjnė numrin mė tė madh tė xhamive, dhe xhamitė sulltanore me kupolė, me vlera arkitekturore, ku salla e lutjeve mbulohet nga njė, ose disa kupola masive me bazė tė rrumbullakėt, ose shumėkėndėshe. Nė thelb, tė dy tipat kanė tė njėjtėn skemė kompozimi tė pėrbėrė nga salla e lutjeve, hajati dhe minarja.

Nė xhamitė e zakonshme salla e lutjeve ėshtė njė hapėsirė katėrkėndėshe me ēati nė formė piramide dhe me tavan qė mbėshtetet rigorozisht nė katėr mure. Nė xhamitė sulltanore salla gjithmonė ka qenė njė imitim i xhamisė sė Shėn Sofisė sė Stambollit. Kupola vishesh me fletė plumbi qė tė dallohej larg e tė ngjallte njė interes tė veēantė ndėr besimtarė.
Nė Elbasan janė ndėrtuar vetėm 3 xhami tė tipit sulltanor me kupolė. Ato janė Xhamia e Nazireshės e ndėrtuar para vitit 1599, Xhamia e Ballies e ndėrtuar nė vitet 1605-1606 dhe xhamia e Aga Biēakēi Zadesė. Dy tė fundit nuk ekzistojnė mė, ndėrsa xhamia e Nazireshės ėshtė shpallur monument kulture pėrfaqėsuese e historisė sė arkitekturės mesjetare shqiptare.
Nė vitet 1822-1823, njė xhami e tillė u ndėrtua nė qendėr tė qytetit tė Peqinit dhe ruhet nė gjendje shumė tė mirė dhe nė ditėt e sotme.

Xhamitė e famshme

Disa prej tyre lidhen me emrin e familjes sė madhe ēifligare shqiptare tė Biēakēinjėve qė zė fill qė nė shekullin e XV. Biēakēinjtė kanė dhėnė njė kontribut madhor nė Perandorinė Osmane dhe qytetin e lindjes duke fituar tituj, ofiqe e grada tė larta pėr kohėn.
Sedefqar Mehmet Aga Biēakēiu (1570-1622) ishte kryearkitekti mė i shquar i Perandorisė Osmane, ndėrtues i xhamisė Blu nė Stamboll, njėrės prej kryeveprave tė kulturės botėrore.
Sipas Evlija ēelebiut, Sedefqar Mehmet Aga ishte autor i disa veprave tė bamirėsisė nė Elbasan, ku nuk pėrjashtohet edhe ndėrtimi i xhamive, objekte qė kishin njė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr kohėn.

Sipas tė dhėnave tė dokumentuara nė shekullin XVI, nė qytetin Elbasan numėroheshin 46 xhami. Xhamitė qėndronin pranė njėra-tjetrės nė qendėr tė qytetit, duke formuar njė ansambėl tė vėrtetė minaresh.

Nė vitet 1600-1650, Elbasani rezulton tė jetė njė ndėr qytetet mė tė zhvilluara dhe tė qytetėruara tė kohės. Pėr shkak tė zhvillimit kulturor nė kėtė kohė autorėt e huaj e cilėsojnė qytetin si “nusja e Shqipėrisė”, “shtėpia e poetėve” etj.

Xhami tė tjera

Ndėr xhamitė monumentale tė Elbasanit pėrmenden edhe Xhamia e vjetėr e Fatihut. Ndodhej diku afėr portės sė Kalasė. Sot nuk gjenden gjurmė tė saj. Xhamia e Gazit tė Sinanit. Njihej ndryshe edhe si “xhamia e poetėve” pėr shkak se nė tė gjithė muret e saj ishin shkruar vjersha, lėvdata e fjalė profetike nga poetėt dhe udhėtarėt qė vinin nga tė katėr anėt e Perandorisė.

Sipas Ēelebiut, nė muret e saj kishte aq shumė mbishkrime sa mund tė formohej njė vėllim me 1500 faqe. Mendohet se ka lidhje me Sinan Pashė Biēakēiun, i cili jetoi nė vitet 1506-1596. Sinan Pasha ishte ushtarak dhe pushtetar i lartė. Ka qenė oficer pallati nė kohėn e Sulltan Sulejmanit, guvernator nė Gaza e Tripoli. Merr titullin Gazi (hero) mė 1564 me pushtimin e Jemenit, mė pas komandant flote, kryekomandant i ushtrisė nė luftėn kundėr Persisė, 1580. Kryevezir mė 1582 dhe guvernator i Damaskut mė 1568. Ka drejtuar ekspedita kundėr Hungarisė dhe Serbisė. Mendohet se ka financuar ndėrtimin e xhamisė, qė njihet me emrin xhamia e Gazit.

Pas kėsaj periudhe, pėrmenden edhe xhamia e Lepurit, xhamia e Sinan Beut, xhamia e Tabakėve, xhamia e Beqarėve dhe 20 medrese. Sipas kronikanėve, xhamitė e Elbasanit zotėronin njė cilėsi tė tillė ku tė gjitha minaret ishin nė harmoni mes tyre nė tė njėjtėn lartėsi.
Xhamitė kanė qenė ndėrtuar nė qendėr tė qytetit. Edhe nė fshatra si nė Fushė Buall dhe Godolesh ekzistojnė gjurmė tė xhamive shekullore.