Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Hoxha Ibrahim Hafiz Dalliu e akuzuan se ka sulmuar pansllavizimin

    Hafiz Ibrahim Dalliu

    Burri Qė Nuk u mposht nga Persekutimet




    Zhvillimi i kulturės islame, shtypi publicistik dhe ai fetar, beteja dhe lufta pėr mbrojtjen e pavarėsisė, lidhen me emrin dhe veprat e Hafiz Ibrahim Dalliut. Me Kur’an nė dorė dhe me pushkė nėn sqetull, ai u priu vullnetarėve tė Tiranės si komandant pėr ta mbrojtur vatanin kundėr agresorėve jugosllavė.
    Hafiz Ibrahim Dalliu si njė figurė patriotike, i shėrbeu arsimit nė pėrgjithėsi dhe atij pedagogjik nė veēanti. Gjatė viteve tė rinisė, pa mbushur ende 18 vjeē, nė rrugė klandestine, pėrvetėsoi alfabetin shqip dhe mė 1901, sė bashku me Filip Ashikun dhe Hoxhė Voglin, shėrbeu si mėsues i shkollės shqipe nė Tiranė.
    Mė 1908 ai hapi shkollėn e vajzave nė Tiranė, ku u pregatitėn mėsueset e para vajza myslimane, si Servete Maēi etj. Mori pjesė nė Kongresin Kombėtar pėr problemet e Arsimit, qė u mbajt nė Elbasan nė shtatorin e vitit 1909. Sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe Aleksandėr Xhuvanin, Hafiz Ibrahim Dalliu qe nga tė parėt qė themeloi Normalen e Elbasanit, e cila u hap me vendim tė Kongresit tė mėsipėrm.
    Luigj Gurakuqi shkruan se normalja e Elbasanit kishte nė themelet e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, tė Aleksandėr Xhuvanit, Sotir Pecit, tė tyre (tė Luigj Gurakuqit, R.Z)e tė atdhetarėve tė tjerė.
    Pas vitit 1912 Hafiz Ibrahim Dalliu iu kushtua publicistikės dhe letėrsisė satirike. Mė vonė drejtoi gazeten politike "Dajti". Duke nisur nga viti 1918 deri mė 1924 botoi njė varg veprash satirike duke u bėrė kėshtu ndėr tė parėt poetė satirikė qė ēanė rrugėn e humorit nė letėrsinė shqipe. Kėto vepra janė "Grenxat e kuqe"(1918), "Dokrat e hinit"(1920), "Kabineti i Xhafer Ypit" (1922) etj. Shkroi gjithashtu edhe librin me vjersha patriotike "Kreshniku i atdheut", si dhe monografine "Patriotizma nė Tiranė"(1930). Por njohjen si poet ai e fitoi me elegjinė kushtuar Avni Rustemit, kurse popullaritetin e fitoi nga qėndrimi i tij stoik kundėr torturave qė atij i bėnė pushtuesit e Shqipėrisė.
    Burrėria dhe heroizmi i Dalliut vihet nė dukje dhe nė njė nga kėngėt e "Lahutės sė Malėsisė", ku poeti Gjergj Fishta mbi tė tjera shkruan: "a isht’ "Shqiptar" apo "Osmanli", u pėrgjegj me trimėni: jam shqiptar me gjuh e fis.
    Hafiz Ibrahim Dalliu ishte njė ndėr mbėshtetėsit konseguentė tė lėvizjeve demokratike tė viteve 1920-1924. Vrasja e atdhetarit tė shquar Avni Rustemi e brengosi pa masė. Por ai gjeti forca dhe i thuri kėtij martiri tė shquar, njė kėngė e cila gjeti jehonė jo vetėm nė Shqipėrinė e Mesme, por nė mbarė viset shqiptare.

    Hafiz Ibrahim Dalliu edhe mė vonė u pėrndoq nga forcat rrebele dhe nga rregjimi komunist. Ai njohu qelitė e burgut tė Manastirit, Selanikut, Tiranės. Herėn e fundit e akuzuan pėr botimin e poemės "Grenxat e kuqe", se ka sulmuar pansllavizmin. Por karakteri shumė i fortė, besimi nė islam e ushqente atė pėr tė mbrojtur tė drejtėn dhe lirinė.

    Vlen tė pėrmendet edhe kontributi i tij i paēmuar gjatė viteve ’30 pėr botimet e shumta qė bėri nė shėrbim tė edukimit fetar. Numėrohen gjithsej 15 vepra, pėrkthime, por shumica origjinale. Ndėr tė gjitha kėto shquan"Tefsiri shqip i Kur’anit" nė dy vėllime, pėrkthyer nga arabishtja.
    Libra tė tjerė me karakter fetar jane: "Udha muhamedane" (vepėr afėr 500 faqesh), botuar nė Tiranė mė 1936, "E lemja dhe jeta e tė madhit Muhammed alejhiselam", vepėr nė vargje, me njė vėllim prej 238 faqesh, Tiranė, 1933, "Mėsime teorike dhe praktike tė besimit islam", Tiranė, 1935 etj. Qe anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.


    Injoranca nuk zhduket me top, topi zhduk vetėm njerėzit."

    Hafiz Ibrahim Dalliu
    "Hafiz Ibrahim Dalliu ėshtė ndėr figurat mė tė njohura tė lėvizjes kombėtare shqiptare, si dhe ndėr figurat mė tė pėrparuara ideologjike nė fushėn fetare. Ai ishte i pari qė e kuptoi domosdoshmėrinė e hapjes sė shkollės shqipe dhe kjo pėr arsyen e thjeshtė, qė populli i tij tė mėsonte fenė me gjuhėn qė fliste.

    Dikush mund tė thotė se hoxha ishte injorant pasi kėrkonte tė linte gjuhėn e Kur’anit dhe tė rrokulliste njė gjuhė tjetėr qė ende nuk ishte formuar. Ai qė e njeh jetėn e kėtij hoxhe tė nderuar e di se ai nuk ka qenė vetėm njė njeri i fesė, por ai ka qenė njeri i luftės dhe i pushkės, dijetar i penės, mėsues i vegjėlis dhe rinisė, trim nė shėmbėlltyrė, durimtar nė sprovime si dhe nė burgosje, pedagog i Normales, pėrfaqėsues i popullit tiranas etj. Edhe nė momentet mė tė vėshtira ai nuk e mohonte qė ishte shqiptar dhe kjo gjė e nderonte. Ja ēfarė thotė njė klerik i njohur katolik pėr Dalliun.

    “Shtrin tė ngratin hafiz Myslimin,
    Dhe nė dru e rrahėn trimin

    Sado qė ishte njė ‘hafiz’
    “Jam shqiptar me gjuhė e fis (thoshte ai)”

    Jam shqiptar pėrgjigjet hafizi
    Deri qė ashti i kambės i krisi.”

    Kėto vargje kaq tronditėse nga njėra anė, por edhe madhėshtore nga ana tjetėr nuk i ka shkruar vetėm se patrioti dhe kleriku i njohur katolik At Gjergj Fishta. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur pasi vetė jeta e Hafiz Dalliut ishte e atillė qė i ēudiste tė tjerėt jo vetėm pėr nga dituria qė ai kishte por edhe nga heroizmi e shembulli i lartė.
    Ibrahim Dalliu sapo kishte lindur nė 1878 kohė nė tė cilėn Lidhja e Prizerenit i kishte shtruar sulltanit disa pika pėr shqyrtim. Lidhja i kishte kėrkuar Portės bashkimin e katėr vilajeteve me popullsi shqiptare si dhe hapjen e shkollave shqipe (po ashtu mos coptimin e tokave shqiptare prej shteteve fqinje). Pėr kėtė gjė Lidhja ishte zotuar se do t’i mbronte kėto vendime edhe me gjak po tė ishte nevoja. Kėshtu Dalliu u lind dhe u rrit nė njė periudhė kur gjėrat pėr Perandorinė Osmane po bėheshin gjithnjė e mė tė vėshtira. Pasi kreu mėsimet e fėmijėrisė nė vendin e tij, duke qenė se ishte mė i dalluari, kur arriti moshėn madhore u dėrguar pėr tė vazhduar studimet nė Stamboll. Aty ai kontaktoi me atdhetarė tė shumtė tė cilėt kėrkonin me ngulm nga Porta qė tė lejohej hapja e shkollave shqipe nė tė katėr vilajetet. Po ashtu ai do tė binte nė kontakt edhe me idetė mė tė pėrparuara, siē ishte ajo pėr alfabetin e gjuhės shqipe me gėrma latine. Por duke qenė se ishte shumė i varfėr ai nuk arriti t’i pėrfundonte studimet e tij tėrėsisht, prandaj u kthye nė atdhe.
    Me t’u kthyer nė atdhe filloi tė jap mėsim nė gjuhėn shqipe dhe ishte mėsues nė tė parėn shkollė tė Tiranės, tė drejtuar prej Filip Ashikut nė 1901. Mė vonė u mėsonte shqip 23 vajzave tiranase, nga tė cilat tri u dalluan dhe punuan si mėsuese: Alije Kėlliēi, Sabrije Haxhimehmeti dhe Servete Maēi. Populli e respektonte shumė pėr dijen e tij dhe patriotizmin e thellė. Shpesh herė u kėrcėnua qė ta ndalonte mėsimin nė gjuhėn shqipe, por Hafiz Dalliu nuk pranoi nė asnjė moment.

    Mė pas do tė merrte pjesė nė Kongresin e Manastirit mė 1908, si dhe nė atė tė Elbasanit nė 1909 si pėrfaqėsues i popullit tiranas dhe do tė ishte ndėr pedagogėt e parė tė Normales sė Elbasanit pėrkrah shumė figurave tė njohura. Ai gjithashtu do tė vazhdonte tė merrte pjesė nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė 1912 si dhe nė Kongresin e Lushnjės mė 1920. Mė 1914-1918 aspiroi pėr njė qeverisje perėndimore me qėllim qė Shqipėria tė bėnte pjesė nė vendet e Perėndimit. Prandaj pėrkrahu qeverinė e Vidit, ashtu siē bėnė pjesa mė e madhe e atdhetarėve. Nė 1921-1924 mori anėn e demokratėve dhe u rradhit nė Partinė e “Xhokės”. Nė vitet e para tė pas Luftės Dytė Botėrore shprehu mospajtimin e tij me pushtetin komunist nė fuqi dhe dėnohet me burgim. Vdiq nė vitin 1951 nė moshėn 73 vjeēare. Duke parė vetėm aktivitetin e tij tė krijohet pėrshtypja se pėrpara teje qėndron njė figurė me dimensione tė gjera, duke filluar nga mėsues i popullit e deri tek atdhetari i flaktė.
    Po tė bėnim njė krahasim me figura tė njohura tė kohės sė tij Hafiz Dalliu i pėrngjet shumė reformatorėve tė mėdhenj tė njohur, si Muhamed Abduhut, Xhemaludin Afganiut, Hasan Tahsinit (nė fushėn e arsimit), Muhamed Ikbalit etj.
    Kahjet e Dalliut nuk pėrkufizohen vetėm nė fushat e sipėrpėrmendura por ai ishte edhe njė pėrkthyes i mirė i Kur’anit, njė vjershėtor thumbues e njė penėtar i pashtershėm (kėtu mund tė themi se Dalliu ka arritur tė shkruajė rreth 10.000 faqe librash). Mund tė themi bindshėm se Dalliu ishte i pari qė na dha njė komentim tė plotė tė Kur’anit edhe pse nuk arriti qė ta pėrfundonte tė gjithė komentimin, ai pėrsėri ka meritėn se u mundua qė t’i jepte muslimanėve shqiptarė njė literaturė tė mirėfilltė fetare.

    Ndėr veprat e tij mė tė njohura ėshtė edhe autobiografia e titulluar “Patriotizmi nė Tiranė” botuar pėr herė tė parė mė 1930. Vepra bėn fjalė pėr ngjarje tė jetuara nga vetė autori dhe hedh dritė mbi shumė ngjarje historike qė pėrshkuan Tiranėn e asaj kohe.
    Po ashtu vepra tė tjera tė kėtij autori janė edhe:
    Ajka e kuptimevet tė Kur'ani Qerimit;Texhvid (i Kur'anit); Besimet e Myslimanvet;; Hadithi erbeini; Dhuntiė Ramazani; Mėsime tė moralit islam; Ē'ėshtė islamizma; Njė broshurė mbi degat e imanit etj. Siē dihet kėta libra janė dhėnė tė gjithė falas prej autorit. Po ashtu tė njohura janė edhe veprat: Dokrrat e hinit; Kreshniku i atdheut; Grenzat e kuqe tė Tiranės, e shumė artikuj publiēistik tė botuar nė gazetat e asaj kohe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 05-09-2013 mė 12:55
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •