Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    New York Times Ane

    KATARI

    Ne mbreterine e skllaverise moderne

    Sherbyese shtepie, puntore te kualifikuar apo biznesmen : nuk eshte e lehte per te qene nje emigrant ne Katar ku kushtet e punes jane shpesh çnjerezore.



    Me 2012, Theresa M. Dantes firmosi nje kontrate me nje agjensi punesimi te Filipineve per te ardhur ne Katar si sherbyese shtepie. Ajo duhej te strehohej, ushqehej dhe te paguhej 400 dollare [305 euros] ne muaj. Por, kur ajo mberriti, punedhenesi i saj, e informoi se do t'i jepte vetem 250 dollare [190 euros]. Ajo pranoi sepse familja e saj, qe eshte ne Quezon City, do mbahej me ate rroge.

    Megjithate, gruaja e re nuk i kishte mbaruar surprizat. Theresa Dantes, 29 vjeç, pohon se ajo ha vetem nje vakt ne dite, qe perbehet nga mbetjet e drekes familjare. " Nese nuk mbetej asgje, atehere une nuk haja". Ajo punonte 7 dite te javes. Kur mbaronte punen ne shtepine e punedhenesit te saj, e detyronin te pastronte shtepine e vjerres e me pas te motres se vjerres. Tete muaj pas ardhjes se saj, Theresa Dantes deshi te ikte. Padroni i saj i qeshi ne fytyre : " Ti nuk mundesh ta lesh punen"

    Sipas sistemit kafala, qe eshte ne fuqi per gjithe te huajt qe punojne ne Katar, Theresa Dantes nuk mund te linte postin e saj pa miratimin e punedhenesit te saj. Ajo u arratis dhe u bashkua me 56 gra te tjera qe kishin gjetur ndihme ne zyren e Filipineve per punesimin jashte.

    Rreth 1.2 milion puntore te huaj - qe jane me se shumti njerez te varfer nga India, Pakistani, Bangladeshi, Nepali, Indonezia dhe Filipinet - perfaqsojne 94 % te punes se krahut ne Katar, nje monarki absolute.

    Nje numer i madh i ketyre personave punon ne kushte mesjetare, qe organizata Human Rights Watch e ka krahasuar me pune te detyruar. Padronet e Katarit jane pergjegjesit ligjore te puntoreve te tyre, per t'u siguruar atyre nje pune te paguar, nje vize pune, nje banese dhe shpesh ushqim. Ne shkembim, çdo puntor angazhohet ndaj punedhenesit per nje kohezgjatje te caktuar.

    Nga ana tjeter, nje puntor/e nuk mund te nderroje pune , te largohet nga Katari, te marre nje patente, te marre me qera nje banese apo te hape nje konto bankare pa autorizimin e pergjegjesit punedhenes, i quajtur me emrin kafil, qe vetem ai mundet qe te perfundoje pergjegjsine e tij ne çdo moment dhe ta ktheje personin ne vendin e origjines.

    Dhe viktimat nuk jane vetem puntore shtepie apo puntoret krahut : Nasser Beydoun, nje biznesmen arabo-amerikan, tregon se ai ka qene "peng ekonomik" ne Doha gjate 685 diteve dhe u lirua ne tetor te 2011. Pasi dha doreheqjen nga posti i menaxhimit te nje rrjeti restorantesh, punedhenesi i tij refuzoi qe t'i jepte lejen per t'u larguar nga Katari. " Puntoret e huaj jane skllavet moderne te padroneve te tyre katariot, shpjegon Nasser Beydoun, qe jeton tashme ne Detroit, ne Shtetet e Bashkuara. Puntoret e huaj jane prona e tyre."

    Vetem gjysma e puntoreve te huaj firmosin nje kontrate pune para se te vijne ne emiratin e Katarit, sipas nje sondazhi te kryer, pjesa tjeter mjaftohen me nje marreveshje me fjale.

    Megjithate edhe te firmosesh nje dokument zyrtar nuk ofron mbrojte. Sipas po atij sondazhi, 25 % te puntoreve qe kishin firmosur kontrata treguan se punedhenesit e tyre nuk i ishin permbajtur kushteve. Dhe ne rastin e puntoreve me nje rroge me te vogel se 275 dollare [209 euros]. shifra e abuzimeve shkon ne 42%.

    Mesatarisht nje familje ne Katar puneson tre persona, rreth 95 % e familjeve kane nje sherbetore shtepie , dhe me shume se 50% kane te pakten dy sherbetore. Nje sondazh i realizuar kohet e fundit nga i kerkimeve tregon se rreth 90 % e katarioteve nuk do qe kafala (ligji i punesimit) te zbutet, dhe 30 % e personave te pyetur madje kane deklaruar qe duan qe te ashpersohet duke u dhene me teper te drejta punedhenesve.

    http://www.nytimes.com/2013/04/14/su...anted=all&_r=0
    Nese eshte i vertete ky artikull keta qenkan kriminele ,me gjitha ato para abuzojne me djersen e huaj !!
    Une nga Kosova e varfer nje pastruese ( vetem fshin dritare ,terasat ,banjon ne nje banese 120m k )per 3 dite ne jave nga 3 me se shumti 4 ore pune e paguaj 90 euro ..e keta multimilionera te paguajne per tere muajin 190 euro !!!

  2. #12
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Trajtimi si skllav eshte krim I rende.
    Gabimi eshte qe nuk behet kontrate
    e sakte dhe e qarte dhe vihen gjithe
    kushtet dhe detyrimet per te dyja palet.
    Kontrata nuk mund te behet nga emigrante
    te ardhur psh nga Filipinet qe jane totalisht
    injorante,sdine as te lexojne,sdine as te
    shkruajne dhe sdine as te flasin,jane te heshtur si mumje.
    Ku di injoranti se cfare eshte kontrata?
    Nqs ti si punetor shtepie shkon dhe rri si mumje aty edhe pronari
    I shtepise abuzon dhe trajton si skllav.Punetori duhet te degjoje dhe gjithmone bindet dhe beje cfare i urdherohet te beje.
    Te drejtat ruhen vetem dhe vetem duke bere kontrate per kushtet e punes,te drejtat detyrimet
    pagesat dhe taksat dhe kur bihet dakort firmoset nga te dyja palet dhe noterizohet nga nje avokat.
    Nuk ke pse te firmosesh nje kontrate nqs nuk do te punosh mbi 8 ore dhe pronari ka shkruar qe puna
    eshte 10 ore.
    Nqs pronari thyen kontraten qe do te thote ben dhe vepron ndryshe nga ajo qe eshte percaktuar ne kontrate,thyen nje pike apo me shume pika
    te kontrates,atehere kontakton avokatin dhe pronari paditet ne gjykate.
    Kontrata I ruan mardheniet punedhenes,punetor ne balance,ekuiliber dhe parandalon abuzimet,perfshire skllaverimin
    heqjen e te drejtave dhe lirive personale..
    ====
    Skllaveria ndodh gjithmone ne 2 situata
    1.Punetori ka ardhur ne rruge ilegale,eshte pa letra dhe pranon cdo kusht nga pronari
    qe te paguhet.Pronari si plere dhe I degjeneruar e zhvesh punetorin nga cdo e drejte
    ,I heq cdo liri personale dhe punetori kthehet ne skllav
    2.Trafik njerezor I organizuar nepermjet agjensi kriminale qe pervec parave
    nuk duan te dijne asgje ,as te drejta njerezore,as kushte dhe te drejta ne pune,as liri personale.
    Keto agjensi krijojne letra dokumenta fictive, fallco per ti dhene procedures nje forme ne dukje te rregullt zyrtare dhe legjitime.
    Ne fakt procedura eshte komplet loje eshte fallcitet.Rendesi ka vetem te percillen njerezit te pronaret dhe agjensia merr nje pagese rekrutimi
    nga pronaret.Per te drejta e pergjegjsi ,harroje agjensia sdo tja dije fare.
    Nqs degjon oportunitete te tilla pune duhet pare dhe germuar se kush eshte agjensia qe merret me letrat,eshte agjensi shteterore pune apo
    nje agjensi private,Kush jane personat qe e organizojne kete aktivitet dhe duhet kontaktuar policia e zones per te hetuar
    Ne shume raste sipermarrje te tilla organizohen nga ish kriminele te denuar te dale nga burgu qe krijojne skema te tilla per perfitime.
    Aktivitete te tilla organizohen nga ndonje emigrant pa letra,ilegal qe ka aq zgjuarsi dhe shejtanllik te manipuloje njerez, situatat per te fituar
    ca para te pista.
    Nqs kjo organizohet nga shteti ,agjensi pune shteterore,atehere eshte 100 perqind e rregullt e mbeshtetur ne kontrata dhe ligje dhe
    pronari qe merr ne pune,nuk ben dot abuzime dhe pislliqe pasi
    ka kontrat me shtetin dhe shteti e kontrollon dhe nqs pronari ben pisllik cfare ndodh?Shteti e zhyt ne burg dhe e tredh lol.
    Rrogat si punetor shtepie jane te uleta per disa arsye.
    1.Puna nuk kerkon aftesi speciale,kualifikim,puna mund te behet nga kuzhdo,pasi nuk kerkon skills,eshte pune e lehte.
    2.Ne shume raste punetori han dhe flen te shtepia e pronarit dhe pronari I jep me te drejte rroge te vogel,pasi fjetja banimi eshte falas dhe
    ushqimi eshte falas.
    3.Personi qe punon si sherbetor eshte pa letra,eshte illegal,shteti nuk e njef fare,ky person nuk paguan taksa dhe per shtetin emri i tij nuk njihet si
    taksapagues dhe pronari qe e din kete fakt e paguan me rroge minimale,nen minimumin e rroges se percaktuar me ligj.Ne kete rast paga nen minimum e dhene
    nga pronari eshte krim.Punesimi i nje emigrant jo te ligjshem,pa letra,ilegal eshte krim,
    4.Punetori eshte injorant,nuk di as shkrim as lexim sdi as te flase,aftesite e komunikimit jane zero,per pasoje edhe rroga eshte e vogel.
    5.Punetori eshte marre ne pune pa bere asnje lloj marreveshje asnje kontrate pronari nuk paguan taksa,punesimi eshte illegal dhe pronari eshte abuzus trajton punonjesin si skllav.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-09-2013 më 22:40
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #13
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Nese eshte i vertete ky artikull keta qenkan kriminele ,me gjitha ato para abuzojne me djersen e huaj !!
    Une nga Kosova e varfer nje pastruese ( vetem fshin dritare ,terasat ,banjon ne nje banese 120m k )per 3 dite ne jave nga 3 me se shumti 4 ore pune e paguaj 90 euro ..e keta multimilionera te paguajne per tere muajin 190 euro !!!
    A e din se nga kush mesohet me se mire per te kursyer: nga i pasuri! Pastaj shiko ketu se cfare dhune ushtronte mbi sherbyesen e saj princesha saudite (cuditerisht jo e mbuluar!!) ne SHBA:
    http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...Categoria=2706

    e gjitha kjo per 220 usd ne muaj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cen Durimmadhi : 06-09-2013 më 04:59

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Se shpejti edhe atje del naj SPARTAK dhe jau prish rehatin atyre Debilve parazit...
    VENI,VIDI,VICI

  5. #15
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Se shpejti edhe atje del naj SPARTAK dhe jau prish rehatin atyre Debilve parazit...
    Ore te shpresojme tju mbaroje nafta sa me shpejt se keshtu si kane filluar ata ka fillu me mu prish mendja ene mu me lon mjekrren e te vesh pantollonat 3/4! Thojn pagujn mire ene per ate tyrqini qi kom do kthehem arap!

  6. #16
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Ane arabet gradacelat i kane ndertuar per vete, mendon se jane per te huajte, te huajt atje vetem te fshijne mund te hyjne. Une kam takuar vet p.sh. njerez nga Afganistani qe kane punuar ne Emiratet e Bashkuara Arabe dhe thone se plot here jane ofenduar e poshteruar. Kete nuk po e shpik prej vetes por vertete kam takuar. Nuk d.m.th. se krejve ju ndodhin keto gjera por plot punetoreve ju ndodhe dhe e keqja eshte se nuk ka ligj t'i mbroje.

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Kur islami po ju thot se femra duhet ti sherbej vetem femijeve te saj deri ne nje mosh dhe burrit te saj ,ju po e quani injoranc prapambeturi dhe shkelje e te drejtave te femres ,por kur ajo shet nderin e saj dhe ju sherben llojlloj njeriu behet sherbtore ju e quani civilizim,ky eshte dallimi ne mes nesh dhe jush ,dhe ketu shihet se sa e ngrit islami gruan dhe se sa e perulin te tjeret ,ne evrop qdo femer joearsimuar eshte e detyruar te behet sherbtore

    islami nuk ja ndalon femres qe te punoj dhe te ket rrogen e vet edhe pse ajo nuk eshte e obliguar te mbaj familje (dmth te siguroj te ardhurat per familje), por qe te punoj ajo duhet te arsimohet te shkollohet e jo te behet sherbtore e te tjerve sepse seshte e krijuar per te qen sherbetore ndaj te tjerve,qdo njeri qe i thot vetit burr nuk duhet te lejoj ne asnjemenyr qe gruaja e tij te behet sherbtore e te tjerve kjo eshte turp per qdo burr

  8. #18
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Zoteri Shtimjani roberesha ka patur edhe Muhamedi, te gjithe sulltanet kane patur gra plus dhjetera roberesha me te cilat madje kryenin marrdhenie seksuale pa qene te martuar, ato sipas teje nuk kishin familje, mos hin ne fe vlla kur nuk eshte tema per fene. Jo more ne Evrope te mban shteti nuk ke nevoje qe te behesh rrogtar e sherbetor i askujt per buken e gojes. Je i garantuar ekonomikisht nga shteti. Cka me i bere Kosoves, Shqiperise ku nese je i varfer je out ne te gjitha sferat e jetes dhe i perjashtuar nga shoqeria dhe asnje ligj nuk te ndihmon. As nuk mund te punosh jashte shtetit sepse nuk leshojne viza e as brenda shtetit sepse shfrytezohesh. Eh per kete perendimoret jane shume perpara neve, ne jemi askund ne toke te bukes.

  9. #19

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Kur islami po ju thot se femra duhet ti sherbej vetem femijeve te saj deri ne nje mosh dhe burrit te saj ,ju po e quani injoranc prapambeturi dhe shkelje e te drejtave te femres ,por kur ajo shet nderin e saj dhe ju sherben llojlloj njeriu behet sherbtore ju e quani civilizim,ky eshte dallimi ne mes nesh dhe jush ,dhe ketu shihet se sa e ngrit islami gruan dhe se sa e perulin te tjeret ,ne evrop qdo femer joearsimuar eshte e detyruar te behet sherbtore

    islami nuk ja ndalon femres qe te punoj dhe te ket rrogen e vet edhe pse ajo nuk eshte e obliguar te mbaj familje (dmth te siguroj te ardhurat per familje), por qe te punoj ajo duhet te arsimohet te shkollohet e jo te behet sherbtore e te tjerve sepse seshte e krijuar per te qen sherbetore ndaj te tjerve,qdo njeri qe i thot vetit burr nuk duhet te lejoj ne asnjemenyr qe gruaja e tij te behet sherbtore e te tjerve kjo eshte turp per qdo burr
    Opsionet e vetme jan ose te rri ne shpi, ose te behen skllave e sherbetore?

    Po si p.sh te behet bose? A lejohet?

    Mendo me trute e tua ne 2013, se kurani eshte shkruar ne kohen e qepes, kur s'ka patur femra me kompanite e tyre te suksesshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 09-09-2013 më 09:12

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Citim Postuar më parë nga Cen Durimmadhi Lexo Postimin
    A e din se nga kush mesohet me se mire per te kursyer: nga i pasuri! Pastaj shiko ketu se cfare dhune ushtronte mbi sherbyesen e saj princesha saudite (cuditerisht jo e mbuluar!!) ne SHBA:
    http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...Categoria=2706

    e gjitha kjo per 220 usd ne muaj!
    Nuk eshte e vertete ,te pasur jane edhe ne shtetet perendimore por nuk u han hakun punetoreve ,pastruesja ne Zvicer paguhet 3000-4000 chf por puna e ketyre milionereve arab eshte keshtu "magjupi kur te behet mbret vret edhe baben e vet"!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •