New York Times Ane
KATARI
Ne mbreterine e skllaverise moderne
Sherbyese shtepie, puntore te kualifikuar apo biznesmen : nuk eshte e lehte per te qene nje emigrant ne Katar ku kushtet e punes jane shpesh çnjerezore.
Me 2012, Theresa M. Dantes firmosi nje kontrate me nje agjensi punesimi te Filipineve per te ardhur ne Katar si sherbyese shtepie. Ajo duhej te strehohej, ushqehej dhe te paguhej 400 dollare [305 euros] ne muaj. Por, kur ajo mberriti, punedhenesi i saj, e informoi se do t'i jepte vetem 250 dollare [190 euros]. Ajo pranoi sepse familja e saj, qe eshte ne Quezon City, do mbahej me ate rroge.
Megjithate, gruaja e re nuk i kishte mbaruar surprizat. Theresa Dantes, 29 vjeç, pohon se ajo ha vetem nje vakt ne dite, qe perbehet nga mbetjet e drekes familjare. " Nese nuk mbetej asgje, atehere une nuk haja". Ajo punonte 7 dite te javes. Kur mbaronte punen ne shtepine e punedhenesit te saj, e detyronin te pastronte shtepine e vjerres e me pas te motres se vjerres. Tete muaj pas ardhjes se saj, Theresa Dantes deshi te ikte. Padroni i saj i qeshi ne fytyre : " Ti nuk mundesh ta lesh punen"
Sipas sistemit kafala, qe eshte ne fuqi per gjithe te huajt qe punojne ne Katar, Theresa Dantes nuk mund te linte postin e saj pa miratimin e punedhenesit te saj. Ajo u arratis dhe u bashkua me 56 gra te tjera qe kishin gjetur ndihme ne zyren e Filipineve per punesimin jashte.
Rreth 1.2 milion puntore te huaj - qe jane me se shumti njerez te varfer nga India, Pakistani, Bangladeshi, Nepali, Indonezia dhe Filipinet - perfaqsojne 94 % te punes se krahut ne Katar, nje monarki absolute.
Nje numer i madh i ketyre personave punon ne kushte mesjetare, qe organizata Human Rights Watch e ka krahasuar me pune te detyruar. Padronet e Katarit jane pergjegjesit ligjore te puntoreve te tyre, per t'u siguruar atyre nje pune te paguar, nje vize pune, nje banese dhe shpesh ushqim. Ne shkembim, çdo puntor angazhohet ndaj punedhenesit per nje kohezgjatje te caktuar.
Nga ana tjeter, nje puntor/e nuk mund te nderroje pune , te largohet nga Katari, te marre nje patente, te marre me qera nje banese apo te hape nje konto bankare pa autorizimin e pergjegjesit punedhenes, i quajtur me emrin kafil, qe vetem ai mundet qe te perfundoje pergjegjsine e tij ne çdo moment dhe ta ktheje personin ne vendin e origjines.
Dhe viktimat nuk jane vetem puntore shtepie apo puntoret krahut : Nasser Beydoun, nje biznesmen arabo-amerikan, tregon se ai ka qene "peng ekonomik" ne Doha gjate 685 diteve dhe u lirua ne tetor te 2011. Pasi dha doreheqjen nga posti i menaxhimit te nje rrjeti restorantesh, punedhenesi i tij refuzoi qe t'i jepte lejen per t'u larguar nga Katari. " Puntoret e huaj jane skllavet moderne te padroneve te tyre katariot, shpjegon Nasser Beydoun, qe jeton tashme ne Detroit, ne Shtetet e Bashkuara. Puntoret e huaj jane prona e tyre."
Vetem gjysma e puntoreve te huaj firmosin nje kontrate pune para se te vijne ne emiratin e Katarit, sipas nje sondazhi te kryer, pjesa tjeter mjaftohen me nje marreveshje me fjale.
Megjithate edhe te firmosesh nje dokument zyrtar nuk ofron mbrojte. Sipas po atij sondazhi, 25 % te puntoreve qe kishin firmosur kontrata treguan se punedhenesit e tyre nuk i ishin permbajtur kushteve. Dhe ne rastin e puntoreve me nje rroge me te vogel se 275 dollare [209 euros]. shifra e abuzimeve shkon ne 42%.
Mesatarisht nje familje ne Katar puneson tre persona, rreth 95 % e familjeve kane nje sherbetore shtepie , dhe me shume se 50% kane te pakten dy sherbetore. Nje sondazh i realizuar kohet e fundit nga i kerkimeve tregon se rreth 90 % e katarioteve nuk do qe kafala (ligji i punesimit) te zbutet, dhe 30 % e personave te pyetur madje kane deklaruar qe duan qe te ashpersohet duke u dhene me teper te drejta punedhenesve.
http://www.nytimes.com/2013/04/14/su...anted=all&_r=0
Krijoni Kontakt