-
Secilit hakun Nga Altin Ketro

Gazeta Tema
Shqipėria njihet si njė vend me klimė tė ashpėr politike. Veēanėrisht nė prag zgjedhjesh ajo merr hov dhe bėhet e pamenaxhueshme. Por, edhe kur ska arsye tė qenėsishme, lufta politike mbahet nė nivele tė larta deri nė absurd. Po sa i nevojitet shoqėrisė sonė klima e ndezur politike? Aspak, bile mund tė thuhet se ėshtė e dėmshme.
Lufta e ashpėr politike, ashtu siē i ndan faktorėt politikė me njėri- tjetrin, ndikon qė ajo tė pėrcillet edhe te elektorati, i cili ndahet nė dy pole ekstreme: njėri merr rolin e tifozit politik, tjetri sdo tia dijė se ēbėhet.
Kjo luftė qė klasa politike e pėrcjell (jo vetėm) gjatė periudhės zgjedhore poshtė nė terren, shtresėzon disa kategori tė elektoratit.
Ajo ndikon qė njė pjesė e shoqėrisė tė jetė shumė aktive dhe voton pa shumė principe, duke u dhėnė rėndėsi interesave personale tė cilat ndėrthuren me shpresėn e kapjes sė njė vendi tė mirė pune nė administratė apo tė favorit pėr tė qenė i avantazhuar nė njė fushė tė caktuar pėr shkak tė njohjes apo kontributit qė ka dhėnė.
Ka njė kategori tjetėr qė votojnė pėr idealizėm, sepse shpresojnė qė forca politike qė ata besojnė do rrisė nivelin e cilėsisė sė jetės, tė mirėqenies, tė vendosjes sė shtetit tė sė drejtės, krijimin e mundėsive tė barabarta qė secili tė konkurrojė sipas aftėsive qė ka dhe tė marrė atė ēka me tė drejtė i takon, e kėshtu me radhė. Dhe kėtė e bėjnė pa i marrė kėto tė mira drejtpėrdrejtė ata si individė, por si shoqėri nė tėrėsi.
Kjo pjesė e shoqėrisė duket si mė e shpėrfillura pėr faktin se nuk aktivizohet shumė nė fushatė, nuk ulėret nėpėr mitingje: rroftė ky dhe poshtė ai, nuk agreson kėnd. Ajo e jep kontributin e saj ditėn e votimit ku lė rehatinė e shtėpisė apo tė punėve personale dhe merr rrugėn pėr te qendra e votimit dhe ia jep votėn ndryshimit tė status quo-s. Por ata mbeten gjithmonė tė padukshėm dhe e humbasin vlerėn sapo zgjedhjet pėrfundojnė.
Sportelet e partisė fituese i zėnė radhėt e gjata tė atyre qė tundin foton e mitingjeve ku kanė marrė pjesė apo reklamojnė se ēkanė bėrė pėr ta mundur kundėrshtarin. Sigurisht qė ata kanė meritėn e tyre, sepse me guxim janė pėrballur nė vijėn e parė tė frontit. Por, kur vjen puna te kutia e votimit, si ai qė ka bėrė namin nė mitingje, si ai qė ska qenė shumė aktiv, vota po njėsoj u numėrohet, nė raportin 1:1.
Kur njė pjesė e elektoratit vlerėsohet vetėm nga kontributi i aktivizimin gjatė fushatės, kurse pjesės tjetėr su njihet asnjė e drejtė sepse se kanė treguar veten, thellohet edhe mė shumė hendeku i dyshimit qė elektorati apolitik ka karshi politikės.
Kjo frymė e vjetėr politike e mbjellė ndėr vite ndikon qė edhe njė pjesė tjetėr e elektoratit as qė e merr mundimin tė shkojė tė votojė me mendimin: kokėn hėnēin, unė shoh punė time.
Ēduhet bėrė atėherė qė qeverisja e nesėrme tė mos e ndajė popullin nė kontribuues aktivė dhe pasivė? Mė tej, nė tanėt dhe nė tė tyret?
23 qershori ishte njė mundėsi e mirė pėr tu shkėputur njėherė e pėrgjithmonė nga politika e llogoreve dhe favoreve nė dėm tė politikės sė bashkėpunimit dhe tė bashkėveprimit; e tė parit tė tjetrit me dyshim e mosbesim nė dėm tė respektit reciprok; e kriterit pėr tė siguruar punė nga niveli i ngjirjes sė zėrit dhe skuqjes sė duarve nėpėr mitingje nė dėm tė atyre qė kanė investuar vitet e jetės pėr dije e shkencė; e promovimit tė antivlerave dhe parazitėve nė dėm tė njerėzve me integritet tė lartė moral dhe profesional, etj., etj.
Qeveria Rama duhet tė bėjė ēmos tė rikthejė besimin te ata qė bojkotojnė sistematikisht zgjedhjet, tu motivojė shpresėn atyre qė votojnė jashtė interesit personal, si dhe tu vėrė fre padurimit tė atyre qė mendojnė se me kontributin qė kanė dhėnė nė zgjedhje, u bė deti kos dhe kanė tė drejtė tė pėrfitojnė e bėjnė ētė duan.
Ka vend pėr dyshim? Pa diskutim! Por shpresa vdes e fundit dhe prandaj demokracia tė jep mundėsinė e rotacionit atėherė kur njėri faktor politik gabon dhe zhgėnjen.
Nje Pergjigje per Secilit hakun
tironci -- 4 Shtator, 2013 nė 1:26 am
ne keto zgjedhje humbi tropja
por fitoi nje shqiperi e tere
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt