Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë

    Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë
    0 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit e Hënë, 16 Shtator, 2013 | 18:07 pm

    Engjell Agaçi

    TIRANE- Ndërsa ndodhet në Bruksel në vizitën e tij të parë si Kryeministër, Edi Rama nëpërmjet faqes së tij në Facebook ka prezantuar Engjëll Agaçin si Sekretar të Përgjithshëm të kryeministrisë. Engjellë Agaçi, sipas njoftimit, ka lënë studion e tij të avokatisë në Romë duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit për të marrë këtë detyrë.

    “Historia e Ëngjëll Agaçit është një histori suksesi nga ato në rrugën e emigracionit, ku djem e vajza të dalë nga shtëpitë e varfra shqiptare të viteve ‘90 u nisën drejt ëndrrash në dukje të pamundura dhe i bënë ato të mundura. Me forcën e madhe të ambicies, me vullnetin e fortë të njeriut në një betejë për të ardhmen, me talentin e me përulësinë e kujt s’ka asgjë tjetër veç fuqive të veta në tokë të huaj, madje përballë paragjykimesh tejet penguese, shumë prej tyre ia dolën. Dhe një prej atyre që ia dolën të bëjnë rrugë e karrierë, është edhe Ëngjëll Agaçi. I shkëlqyer në studime, i pandalur në punë, i papërtuar për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Itali, i respektuar në mjedisin profesional të Romës, ai la studion e tij të avokatisë në kryeqytetin italian për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës sime që të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i kryeministrisë. Duke falenderuar për mirësjelljen e korrektesën në dorëzimin e detyrës paraardhësin e vet, kam bindjen se falë Ëngjëll Agaçit, puna me draftet e reformave e të ligjeve do të njohë një cilësi të re dhe fryma e skuadrës vetëm do të fuqizohet falë kulturës së tij të jashtëzakonshme profesionale e qytetare.”- shkruan Rama në Facebook.
    0 tweet


    3 Komente per “Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë”

    Ëngjëll
    16 Shtator, 2013 - 18:10

    Paska patur shum të afërm Rama.
    Përgjigjjuni
    hawk
    16 Shtator, 2013 - 19:07

    Engjell “Agai” i Berishes dhe i VKM per levrimin e 300 000 eurove…Engjelli i denoncuar nga une ne Albon e Romes,pasi pa prokure nga Qeveria e Berishes per perfaqesim ne lidhje me “ceshtjen e 50 mln eurove” te bllokuara me kerkesen time ne Gjykaten Civile te Romes,kerkonte te pervetesonte te njejten shume(300 000)… e cila u levrua nga BERISHA…me dokumente
    Përgjigjjuni
    besniku
    16 Shtator, 2013 - 19:35

    TE PAKTEN MIK I TE DYVE . EH O ZOT .

    http://www.panorama.com.al/2013/09/1...ryeministrise/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë

    shoku i aldo bares

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë

    Ene taljonet e paskan rras nji ne kryeministri, leni ato se c'fare thojne se ai keshtu e ai ashtu, thjesht e ka ngjyer ene ato po e katapultojne per SPIUN ne kryeministri. Ke Turizmi gjermanet kon rras i tjeter dmth nje qeveri e sajuar neper ambasada,asnje shprese per shqiptaret, vetem per ANTISHQIPTARET!!!!!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë

    spiunazhi gjerman gjithmon e ka pas si synim me shti ne dor turizmin shqiptar. tmerr te mjeret shqiptar antishqiptarizmi gjerman do ta shkatrroj plotsisht industrin madheshtore te turizmit shqiptar
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2013
    Postime
    2

    Për: Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë

    Po cpyet industrin e madhe qe kemi me keq sa eshte sbehet me jemi si nje kosh plehrash ku askush nuk kujdeset per pastertin qe nga shteti si rregullator deri te edukata qytetare e fshatare

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë

    engjell agaci ka mbrojte kriminelet; perseri ne kryministri kriminelet do mbroje
    sepse ai nuk ka eksperience te beje dicka tjeter

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë

    Sekretari i Përgjithshëm i Ramës, avokat i Fatos Nanos në Itali



    Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është një figurë pak e njohur në Tiranë, por mjaft popullor mes engjel agacajemigrantëve shqiptarë në Itali. Edi Rama e prezantoi dje në Facebook si pjesë të stafit të vet, edhe pse avokati i rikthyer në shtëpi pas 22 vitesh emigracion, i tha PO e u shfaq në krah të tij që prej mesit të gushtit. Rama vetë e prezantoi dje si histori suksesi në rrugët e emigracionit, “që në vitet ’90 u nisën drejt ëndrrash në dukje të pamundura dhe i bënë të mundura”. Agaçi ka ndërprerë kështu në mes karrierën e tij si avokat në Itali, jehona e të cilit ka mbërritur hera-herës edhe në Tiranë. Një rast i tillë ka qenë ai për gjyqin e ish-kryeministrit Fatos Nano në Itali, çështje e cila është mbrojtur nga Engjëll Agaçi në gjyq. Sekretari i sotëm i Kryeministrisë, Agaçi së bashku me një avokat italian udhëhoqën betejën ligjore të Nanos me revistën italiane “L’espresso”, duke i “rrëmbyer” asaj plot 3 milionë euro. Më parë, ish-kryeministri Nano kishte paditur edhe gazetën “L’Unita”, për artikullin “Il Padrino dell’Albania”, gjyq të cilin e kishte fituar. Në procesin e mbrojtur nga Agaçi, Gjykata e Romës dënoi drejtoreshën e revistës së njohur italiane dhe 3 gazetarë për shpifje dhe dezinformim në dëm të ish-kryeministrit shqiptar. Kjo lidhje e bën rastin e tij edhe më interesant, në kushtet kur askush prej njerëzve që ka bashkëpunuar ngushtë me ish-kryeministrin Nano, nuk ka gjetur hapësirë në kabinetin e Ramës. Një tjetër çështje e bujshme, e mbrojtur prej Agaçit, ka qenë edhe ajo e familjarëve të viktimave të Otrantos, kundër shtetit italian. I përfshirë vonë në një proces që zgjat prej 15 vitesh, Agaçi arriti megjithatë një fitore, duke e detyruar prokurorinë italiane të mos zvarriste hetimet. Por për ndjekësit e vëmendshëm të zhvillimeve të tranzicionit shqiptar, emri i Sekretarit të ri të Kryeministrisë nuk është krejt i panjohur edhe në fillim të viteve ’90. Asokohe student në universitetin e Kamzës, Agaçi ishte ndër të parët që u bashkua me protestat kundër regjimit. Më pas, ai emigroi drejt Italisë, ku ndoqi studimet për Drejtësi. Në prezantimin e tij në Facebook, Rama tha dje se ai është një ndër ata që ia doli të bënte karrierë. “ I shkëlqyer në studime, i pandalur në punë, i papërtuar për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Itali, i respektuar në mjedisin profesional të Romës, ai la studion e tij të avokatisë në kryeqytetin italian për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës sime që të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kryeministrisë”,- shkruan kryeministri. Në statusin e Ramës ka edhe një falenderim për paraardhësin e Agaçit, Gjergj Lezhjen dhe korrektësinë e treguar prej tij. “Duke falenderuar për mirësjelljen e korrektesën në dorëzimin e detyrës paraardhësin e vet, kam bindjen se falë Engjëll Agaçit, puna me draftet e reformave e të ligjeve do të njohë një cilësi të re dhe fryma e skuadrës vetëm do të fuqizohet falë kulturës së tij të jashtëzakonshme profesionale e qytetare”,- tha Rama.

    http://mapo.al/2013/09/17/sekretari-...anos-ne-itali/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •