Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Kater rregulla te cilat te krishteret ortodokse duhet t'i ndjekin me kujdes



    Kujdesin per nje lutje sa me te rregullt (Pervec lutjeve dhe leximin rregullisht te Shkrimeve te Shenjta vecanerisht Ungjillin)
    Kujdesin ndaj Kreshmeve sipas sezoneve perkatese dhe nen kujdesin e nje ati shpirteror.
    Kujdesin per te frekuentuar rregullisht kishen dhe sherbesat e saj, duke u rrefyer dhe duke u kunguar cdo te diele.
    kujdesin ndaj sjelljes dhe veseve duke u sjelle sipas virtyteve te krishtera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-09-2013 mė 11:36

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Pėr: Kater rregulla te cilat te krishteret ortodokse duhet t'i ndjekin me kujdes

    Kam nje pyetje, brenda apo jashte teme qofte

    Nqs ne zonen, ku dikush banon nuk ka as kishe ortodokse as prift te tille, a mund te ndiqen sherbesat e nje kishe tjeter, katolike psh? Lejohet kungimi pastaj edhe pse je i tjeter konfesioni?
    Elegance is an attitude.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kater rregulla te cilat te krishteret ortodokse duhet t'i ndjekin me kujdes

    Citim Postuar mė parė nga ☆Angie☆ Lexo Postimin
    Kam nje pyetje, brenda apo jashte teme qofte

    Nqs ne zonen, ku dikush banon nuk ka as kishe ortodokse as prift te tille, a mund te ndiqen sherbesat e nje kishe tjeter, katolike psh? Lejohet kungimi pastaj edhe pse je i tjeter konfesioni?
    Askush nuk te pengon ty qe te shkosh ne nje Kishe heterodhokse dhe jo orthodhokse per te ndjekur liturgjine apo predikimin e tyre. Por jo te kungosh ne ate Kishe qe nuk eshte Orthodhokse. Nuk duhet te marresh asnje prej dhuratave te mistershme te Kishes Orthodhokse, ku dhurata me e shenjte eshte Kungimi, Trupi dhe Gjaku i Krishtit. Jo vetem per Kisha heterodhokse qe nuk behet fjale, por duhet te besh kujdes edhe ne Kisha qe pretendojne se jane orthodhokse, pasi ka te tilla Kisha qe nuk jane ne kungim me Kishen Orthodhokse, jane Kisha te shkeputura nga trupi i Kishes Orthodhokse. Shembull eshte Kisha e Maqedonise per shembull apo kishat e arberesheve ne Itali, ku riti eshte orthodhoks, por ata jane shkeputur nga trupi i Kishes Orthodhokse dhe jane ne kungim me Kishen e Romes qe nuk eshte me Orthodhokse. Apo rasti i Kishes se Shen Marise se Elbasanit pushtuar me dhune nga SHIK dhe Nikolla Marku qe nuk eshte as prift e nuk eshte ne kungim me Kishen Orthodhokse. Ata qe shkojne e kungojne ne ate Kishe nuk marrin dhuratat e shenjta te Krishtit, por helmojne shpirtin e tyre.

    Kungimi eshte dhurata me e shenjte qe i krishteri merr nga Kisha dhe ai merret si dhurate nga Perendia per faljen e mekateve e shenjterimin e trupit e ndricimin e shpirtit. Kungimi ka keto veti tek besimtaret orthodhokse qe i afrohen Kupes se Shenjte me frike dhe besim Perendie, por ka edhe veti krejt te tjera kur Kupes i afrohet nje njeri pa besim, qe nuk eshte pagezuar ne Kishen Orthodhokse, ose nje njeri qe merr kungimin nga nje Kishe qe nuk eshte ne kungim me Kishen Orthodhokse.

    Nuk ka jete shpirterore per nje te krishtere orthodhoks pa Kishe Orthodhokse. Kisha na ofron ushqimin shpirteror qe e marrim ne Kishe cdo te djele. Pa te ne vdesim shpirterisht, edhe po ti bejme te gjitha detyrat e tjera. Ashtu si trupi vdes pa buke e pa uje brenda pak javesh, po ashtu edhe shpirti i besimtarit orthodhoks vdes pa Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Prandaj kur vendosni qe te levizni me shtepi apo ne nje qytet tjeter, eshte e rendesishme te gjeni nje Kishe Orthodhokse afer.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Kater rregulla te cilat te krishteret ortodokse duhet t'i ndjekin me kujdes

    Citim Postuar mė parė nga ☆Angie☆ Lexo Postimin
    Kam nje pyetje, brenda apo jashte teme qofte

    Nqs ne zonen, ku dikush banon nuk ka as kishe ortodokse as prift te tille, a mund te ndiqen sherbesat e nje kishe tjeter, katolike psh? Lejohet kungimi pastaj edhe pse je i tjeter konfesioni?
    Jo nuk lejohet kungimi. Per ta vizituar eshte nje zgjedhje e kujtdo, por me patjeter duhet te lidhesh me komunitetin me te afert atje ku ndodhesh, Te pakten sot ne Perendim ka mjaft komunitete ortodokse dhe nese ke nevoje na trego provincen per te zbuluar kishat me te aferta ortodkse te kujtdo komuniteti. Sigurisht kjo nuk eshte nje tendence kunder komuniteteve te tjera, por ka disa ndryshime ndermjet tyre dhe nesh per te cilat koha ka treguar qe nga ana teologjike eterit dhe shenjtoret e Kishes Lindore ose Ortodokse kishin te drejte per rreziqet qe mbartnin transformimet e Perendimit katolik fillimisht dhe atij protestant me vone. Perpiqu te lidhesh me keto komunitete pasi eshte nje domosdoshmeri qe here pas here te jesh mes nje komuniteti ortodoks, besoj se ndoshta shume me afer se sa e ke menduar duhet te kesh nje komunitet ortodoks.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •