Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Mediat provokative dhe karagjozi Nikolla Marku

    Mediat provokative dhe karagjozi Nikolla Marku

    Dje dhe sot tė gjithė u bėmė dėshmitarė tė njė parodie me seri e cila rivihet herė pas here nė skenė. Duke filluar nga media anti-ortodokse Top-Channel sėrish pas njė qetėsie disa ditore, u krye njė sulm kundėr ortodoksisė me njė armė qė gjuan plumba qorė. Bėn vetėm zhurmė, mjafton qė tė mbajė tė tensionuar opinionin publik jo-ortodoks kundėr Kreut tė sė vetmes Kishė tė rregullt ortodokse dmth tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe kėshtu vazhdojnė tė mbajnė nė jetė njė gėnjeshtar tė shėmtuar, tė rėndomtė, njė shkelje dhe ofendim pa precedent kundėr Kishės Ortodokse dhe ēdo ortodoksi kėtu e nė botė, siē ėshtė karagjozi Nikolla Marku.
    Tė gjitha mediat i publikojnė deklaratat e tij dhe ky fakt pėrbėn njė akt nė mėnyrė kaq injorante provokativ sa tė zhgėnjen nė tė tillė mėnyrė tė pėshtirė sa nuk ke mė besim nė institucion e gazetarisė. Por mqs shumica e gazetarėve dhe e atyre qė i drejtojnė ata janė injorantė tė pashkolluar ose tė shkolluar nė mėnyrė tė shtrembėr nga lloj e lloj propagandash ndėr kėto vite, qė shfrytėzuan edukimin, sa tė vjen shumė keq qė ndodhen nė kėtė situatė tė mjeruar.
    Por guxojmė qė ti denoncojmė kėta gazetarė dhe kėtė gazetari plehrė qė nuk mbron veten as nga broēkullat qė nxjerr nga goja e ” qelbur” njė pseudo-klerik . Gjithashtu i ftojmė tė shkojnė me kamera tė fshehta tek ky karagjoz dhe tė shohin se ēbėn nė tempullin e zaptuar. Tė shohin se si e ka kthyer nė bar ku pihet raki. Tė shohin se si ka veshur si prift duke shkelur ēdo rregull tė Kishės Orthodhokse njė person i cili dihet se ka kryer vrasje. Tė shohin se si pėrdhoset ēdo ditė besimi ynė. Por dhe tė shkonin do tė ishin tė aftė ta dallonin kėtė gjė? As qė bėhet fjalė,ata dinė vetėm tė pompojnė persona me kriminelė e tė pamoralshėm qė vriten rrugėve me makina me dashnoret e tyre tė jashtligjshme dhe ti bėjnė heronj e shembuj pėr rininė. Ose tė mbajnė tė gjallė kėtė tė vdekur qė ecėn duke «besuar» pa asnjė dyshim fjalėt e tij tė shpifura duke u pėrpjekur ta bėjnė pėrfaqėsues tė ortodoksisė, shembull tė ortodoksit tė mirė siē ata e duan, tė pamoralshėm, injorant, shpifės por mos harroni “patriot” pėr para.
    Ky karagjozi pra, Nikolla Marku i dėrgon thotė letėr tė hapur tek Patriku. Pyetja ėshtė: Me ēfarė lloj funksioni, mos ndoshta tė njė besimtari? ai nuk ėshtė,tė tjera gjėra thotė e bėn njė besimtar ortodoks. Tė njė kleriku ? Ai nuk ėshtė i tille. Kreu i njė Kishe ortodokse i cili njihet nga Patriakana? Ai nuk ėshtė. Se mos pret tė marrė dhe pėrgjigje ? As qė bėhet fjalė. Por e bėnė kėtė ata qė e mėsojnė qė tė kenė gojėn e lagur e tė sulmojnė Patriarkanėn mė pas.
    Karagjozi pra nuk di as si ti drejtohet Patrikut mgjth se pretendon se ėshtė klerik ortodoks dhe kjo ėshtė gjėja mė elemetare qė duhet tė dinte. Pėrdor fjalėn “Hirėsi” qė pėrdoret pėr Mitropolitėt nė vend tė fjalės “Shenjtėria e Tij” qė i takon Patrikut.
    Ofendon tė gjithė besimtarėt duke e quajtur Kryepiskopin tonė, zotėri ose prift kur dihet se as heretikėt nuk guxojnė qė tė nėnvlerėsojnė gradat qė ka dikush si klerik sepse nė atė mėnyrė nuk njeh as pranon ose respekton rregullat e Kishės.
    Pėrdor termin “tomas” kur ėshtė “tomos” dhe nuk ka as minimumin e idesė se ēdo tė thotė dhe si pėrdoret. Ai “tomos” aprovohet vetėm njėherė dhe thjesht ėshtė veprimi zyrtar i cili njeh Autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Ajo Kishė ėshtė Autoqefale dhe nuk ėshtė shkelur asnjė rregull i tomos-it bile ky nuk e di qė nė kushte ekstreme “kat Ikonomia” rregullat pėrshtaten. Por ku ta dijė vallė ky kėtė term,ku e mėsoi nga qarqet anti-ortodokse!?
    Pra mjaftojnė kėto qė tė kuptojė ēdo kush se ky karagjoz nuk ėshtė as besimtar, as klerik ortodoks, as udhėheqės i njė kishe fantazmė. Ky ėshtė njė palaēo i pashoq dhe sė bashku me palaēot e mediave nė Shqipėri luajnė njė parodi anti-ortodokse e cila nuk ka as moral. Por Κisha jonė nuk do t’ia dijė nga kėta. Ajo ėshtė e ngritur nė shkemb dhe mbrohet nga Zoti. Ndėrsa kėtė tė mjerė jetojnė nė mizerjen , xhelozinė, armiqėsinė e tyre e cila ushqehet nga paratė e atyre qė na urrejnė e qė na duan tė zhdukemi. Ne do tė lutemi sėrish pėr ta dhe do t’i themi dy fjalė Zotit.
    “O Zot na ruaj nga injoranca dhe injorantėt”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 01-09-2013 mė 13:06

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mediat provokative dhe karagjozi Nikolla Marku

    Ky Nikolla Marku vazhdon me shpifjet dhe genjeshtrat qe kane qejf disa ti besojne me deshire.

    Disa fakte per kete person:

    Mashtruesi Nikolla Marku thote se njeh vetem Statutin e vitit 1929. Pavaresisht se kjo eshte nje deklarate qesharake, ne kete foto keni nenin e ketij statuti, qe e kane te gjitha statutete ortodokse, qe ai nuk mund te jete klerik po nuk ishte i njohur dhe i shuguruar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise !!!! Pra, edhe ai vete e pranon se eshte i paligjshem dhe nuk mund te sherbeje si klerik duke thene se eshte dorezuar prift ne Maqedoni. Por, duke qene se mbeshtetesit e tij jane kryesisht jo te krishtere, e kuptoj qe argumentet fetare nuk kane si te kene vlere...

    Foto nga statuti i 1929

    Emri:  grdghresw.PNG

Shikime: 138

Madhėsia:  40.0 KB


    Kapitulli XXXV,E Drejta Kanonike e Kishes

    Mos te lejohet asnje Episkop te guxoje te hiritonise pertej limiteve, ne qytete dhe vende ku ai nuk eshte Episkop. Por nese dikush u kap duke e bere kete gje, duke mos pasur lejen e personave qe kane autoritet ne ato qytete dhe vende, le te c'hiritoniset, dhe bashke me te edhe ai qe u hiritonis.

    Dhe del pastaj dhe thote gjithe krenari qe eshte dorezuar prift ne Maqedoni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 01-09-2013 mė 13:22

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Mediat provokative dhe karagjozi Nikolla Marku

    Qellimi i padroneve qe komandojne keto media eshte pikerisht lufta ndaj Kishes Orthodhokse, kjo eshte e dukshme ne 2 media: News24 dhe Top-Chanel,..
    Ne keto media ka gjetur prehje edhe nikolla, i cili, pasi ja fut nja 3 dopjo raki, theret News 24 dhe fillon e mban llogo, duke mashtruar gjithe publikun e ne rradhe te pare ate te Elbasanit,..., pervec atyre qe u permenden nikolla nuk di as vittin kur tomosi u shpall, pasi eshte Prilli i vitit 1937 dhe jo 1936 sic thote ai,...jam i sigurt se nuk e ka nga rakia ngaterresen e viteve, por nga mosnjohja e elementeve me thelbesore te kanoneve tona orthodhokse....,..Me kryesorja eshte qe ky nuk eshte prift, pasi nuk eshte hirotonisur ne Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, keshtu qe mediat antiorthodhkse bejne nje shkelje te madhe pasi fusin percarje te panevojshme brenda Kishes dhe dezinformojne opinionin publik,..., a kane pergjegjesi dhe nese po a duhet te denoncohen??? me se paku per shkelje te tolerances fetare ne Shqiperi dhe te denohen me ndonje gjobe te madhe e t`ja shlyejn KOASH-it.., po keshtu edhe nikolla,.. ditet e fundit ka marre hov nga rasti me Kishen e se Tereshenjtes, dhe eshte aktivizuar me gezim, i kenaqur nga perdhosjet dhe grabitja diten per diell nga mercenare, te thirrur nga "shteti"..i kenaqur qe iu dha rasti te rifilloje perpjekjen e tij kunder Kryepiskopit Anastas dhe Kishes sone Orthodhokse,..
    por ne shqiperi nuk ka shtet, kjo eshte ceshtja,...keshtu qe ne orthodhkseve shqiptare nuk na mbetet gje tjeter vecse t`i drejohemi BE-se, USA, si dhe drejtesise nderkombetare per gjithcka shpif nikolla dhe transmetojne mediat antiorthodhokse...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 01-09-2013 mė 13:43
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Mediat provokative dhe karagjozi Nikolla Marku

    Cfare publikoni keshtu? Nuk e kuptoni qe Niku nuk e ka lexuar ndonjehere, dikur ne nje bisede me mua personalisht la nje te forte sepse permendi rastin e gruas qe cuan judenjte tek Krishti duke e akuzuar per imoralitet dhe permendi shprehjen qe ai i tha dhe une e pyeta si vazhdon historia. Ai nuk e dinte, qe do te thote se dyshoj nese e ka lexuar ndonjehere Biblen. Por s'kemi c'te bejme heronjte e Shqiperise jane ata qe flasin per nacionalizem neper media dhe nenvleresojne qellimisht ata te cilet ne heshtje mbushin kishat me ikona shqip, me muzike te bukur bizantine shqip, me literature fetare shqip sepse keta jane jo shqiptare te shitur ngaqe nuk kane mediat me vete.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mediat provokative dhe karagjozi Nikolla Marku

    Mos u merrni me gomarin e Elbasanit pasi gomari eshte kafshe dhe di vetem te pellasi. Merruni me ata qe e marrin gomarin prej kapistre dhe e shetisin neper qytetet dhe neper mediat e vendit.

    - Bashkim Gazidede, kreu i SHIK-ut qe e veshi prift dhe rrembeu me force Kishen e Shen Marise se Elbasanit, e mbuluam me dhe ne 2008.

    - Dritan Hoxhen e Top Channel qe e nxjerr ne ekranet e televizionit te tij, e mbuluam po me dhe ne nje vdekje spektakolare ne mes te Tiranes, ne krahet e te dashures se tij, edhe pse i martuar e baba me femije.

    Lerini te luajne me Zotin dhe Kishen e Tij, se do e marrin ate qe kerkojne nga Perendia. Per te fituar kane ne luften qe kane zene ndaj Zotit e Kishes.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mediat provokative dhe karagjozi Nikolla Marku

    Ligjet vlejnė vetėm pėr Orthodhokset! Jo pėr MASHTRUESIT!

    -Nikolla Marku ėshtė njė “ndėrtim pa leje, qė mbrohet nga shteti dhe mediat-

    Mes sulmeve tė vazhdueshme tė kėtyre ditėve, nxorėn pėrsėri me porosi nė media edhe mashtruesin, falsifikatorin dhe pėrdhosėsin e besimit orthodhoks Nikolla Marku. Me gjithė vetėdeklarimet, atė nuk e njeh si prift asnjė Kishe Orthodhokse. Madje nuk e njeh si prift as kisha qė pretendon se e ka hirotonisur. Atė nuk e njeh si prift asnjė kishė e krishterė ne botė. Atė nuk e njeh si prift Shteti Shqiptar, i cili ka nėnshkruar njė Marrėveshje me Kishėn Orthodhokse Autoqefale te Shqipėrisė.
    Nė tė gjitha statutet e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė miratuara nė vite, madje edhe nė atė tė vitit 1929, qė qytetari privat Marku i referohet shpesh, ka pasur njė nen ku afirmohej se qė tė jesh prift orthodhoks nė Shqipėri duhet tė jesh i njohur si i tillė nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė. Kėtė tė drejtė e njihte edhe Mbretėria, edhe sistemi komunist deri me 1967, edhe Shteti demokratik, qė e ka kthyer nė ligj.
    Por kjo zhurmė e ka njė arsye. Tėrheqjen e vėmendjes nga shkatėrrimi i kishės Shėn Maria nė Pėrmet. Pėr dhunėn dhe pėrdhosjen skandaloze atje, ku u rrahėn kleriket e besimtaret dhe u hodhėn "tė shenjtat e te shenjtėve" ne makinėn e plehrave, valėvitet si tė jetė shkrim i shenjtė njė vendim ligjor i marrė mbi baze mashtrimesh flagrante dhe pa praninė e Kishės sonė nė gjykim. Ndėrsa individi Marku, qė ka zaptuar me dhunė prona tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nuk ka frikė se policia e shtetit, ajo private dhe pėrmbarimi mund tė zbatojnė Ligjet e shtetit ndaj tij. Ai abuzon e pėrdhos njė tjetėr kishė kushtuar Hyjlindėses Mari dhe pėrdor godinėn pronė te Kishės pėr pėrfitime personale. Dhe kėto bėhen pėr ta ndėrsyer sa herė u duhet kundėr Komunitetit Orthodhoks.
    Besimtaret orthodhoksė shohin ēdo ditė se i vetėquajturi “prift orthodhoks” gėzohet kur orthodhoksėt shahen. Ngazėllehet kur priftėrinjtė rrihen. Eshtė kundėr kthimit tė pronave tė ligjshme Komunitetit Orthodhoks. Mbėshtet mashtrimin e Censusit. Pėrdhos pėrditė fenė orthodhokse me shėrbesa falso, duke tallur ata qė mashtrohen prej tij. Shan e fyen ēdokėnd qė punon pėr Kishėn, 150 klerikėt kanonikė shqiptarė dhe Sinodin e Shenjtė.... Dhe hidhėrohet e vjell vrer pas ēdo suksesi qė arrin KISHA ORTHODHOKSE….
    Me gjithė kėto fakte tė njohura nga tė gjithė, mediat vazhdojnė me shurdhėri dhe verbėri ta quajnė klerik, i japin hapėsirat mė tė ndjekura, nuk thonė asgjė pėr shkeljen flagrante tė ligjeve te Kishės dhe Ligjeve tė Shtetit. Mbėshtesin mashtrimin dhe pėrdhosjen. Cenojnė njė Komunitet tė tėrė, qe kaq shumė ka dhėnė pėr atdheun.
    Sa pėr akuzat, thirrjet, citimet e Markut, ato tregojnė thjesht se ai dhe ata qė ia shkruajnė janė krejt tė paditur pėr besimin orthodhoks. Lexoni “letrėn” drejtuar Patriarkanės Ekumenike, tė cilėn vazhdimisht e ka sharė me fjalėt mė tė egra, dhe do shihni se nuk di as fjalėn Tomos, as vitin e njohjes sė autoqefalisė dhe jo mė shumė.

    Zyra e Shtypit e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 04-09-2013 mė 08:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •