Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Thaçi prezanton Agim Çekun për Prishtinën

    Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku eshte zyrtarisht kandidati i PDK-së, për kryetar i Komunës së Prishtinës.
    “Kamë kënaqësinë, që ta nominoj kandidat për kryetar, Agim Çekun për një Prishtinë më ndryshe, një Prishtinë evropiane”- ka thënë Thaçi në konferencë për shtyp.
    Në anën tjetër kandidati për kryeqytet, Çeku, e ka pranuar me kënaqësi këtë përgjegjësi të re.
    “Jam mirënjohës për besimin e dhënë nga ana e PDK-së. Kjo është një sfidë e re për mua dhe do të mundohem që të jap maksimumin për zhvillimin e Prishtinës”- ka thënë Çeku.

    Panorama

  2. #2
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Ai ai ai, sa paftyrsisht shiten njerezit, si ka filluar Qeku nje dite do e shohim edhe ne partin e haxhi mergjes, phii..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë




    Agim Çeku, kandidat i PDK-së për Prishtinë

    Agimi i Artë

    Nga Express | 03 Shtator 2013 16:45


    Në përpjekjet e saj për të fituar në kryeqytet, Partia Demokratike e Kosovës po shfaqet gjithnjë e më befasuese. Të martën, Hashim Thaçi shpalli kandidaturën e Agim Çekut, duke e prezantuar atë si një zgjidhje të artë për Prishtinën. Por, në betejën e 3 nëntorit, Gjenerali nuk do ta ketë edhe aq të lehtë.

    (E plotësuar) Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish Kryeministri dhe tani Ministër i Forcës së Sigurisë Së Kosovës, Agim Çeku sot zyrtarisht është kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës nga kryeministri Hashim Thaçi.

    Në një konferencë për media të thirrur para pak çastesh, kryeministri Thaçi ka thënë se pas konsultimit me disa personalitete të Prishtinës dhe shoqërisë civile ka vendosur që ta kandidojë Çekun për kryetar të kryeqytetit.

    “Pas një konsultimi të gjerë me personalitete të ndryshme, të kategorive të ndryshme të shoqërisë, me simpatizantë të degës së PDK-së në Prishtinë, për një Prishtinë të re, për një Prishtinë të zhvilluar, kemi vendosur që për kandidat për kryetar ta emërojmë ish kryeministrin, tani ministrin Agim Çeku”, ka thënë kryeministri Thaçi.

    Kurse, Agim Çeku pas emërimit për kryetar tha se ka fituar shumë beteja deri me tani dhe se edhe në këtë betejë ka hyrë pa u frikësuar.

    “Së pari i falënderojë degët e PDK-së për Prishtinën që me kanë besuar dhe unë do të bëj gjithçka të jetë e mundur që të përmirësojë jetën e qytetarëve të Prishtinës. Unë do të punojë për një Prishtinë evropiane që qytetarët e saj të jetojnë si europianë”, ka thënë Çeku.

    Ish kryeministri ka thënë se ai nuk është hyrë për të mundur askënd në këtë garë, por më shumë është hyrë në garë për qytetarin e Prishtinës dhe përmirësimin e jetës së tij.

    “Unë krenohem me Prishtinën. E dua një Prishtinë evropiane dhe për këtë e kam pranuar kandidimin. Kështu që ne mendojmë që ta bëjmë një Prishtinë evropiane dhe të kemi një kryeqytet evropiane”, tha Çeku.

    Nga ana tjetër kryetari i degës së PDK-së për Prishtinën Lirak Çelaj ka thënë se degët e Prishtinës dhe ai personalisht do të mbështesin Çekun për kryetar të Prishtinës.

    “Kjo tregon se PDK e ka marrë shumë seriozisht garën për Prishtinën dhe për këtë kemi emëruar Çekuin për shkak të një backgroundi të tij të madh në politikë. Ne do të jem krah tij deri pas zgjedhjeve të tre nëntorit”, tha Çelaj.

    Agim Çeku, kandidat i PDK-së për Prishtinë

    Ministri i FSK-së, Agim Çeku do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës. Burime të Gazetës Express brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë me dije se kandidatura e Cekut do të bëhet publike gjatë ditës në një konferencë për media nga Kreu i PDK'së Hashim Thaçi.

    Çeku ka qenë Kryeministër i Kosovës nga viti 2006 deri më 2008. Ai më pas ka themeluar Partinë Socialdemokrate të Kosovës me të cilën është bërë pjesë e Qeverisë Thaci 2. Çeku ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt për t'iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës gjatë janarit të këtij viti.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Do të fitojmë këtë herë
    03.09.2013 | 13:47
    Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Lirak Çelaj, është shprehur i bindur në fitoren e kësaj partie në Prishtinë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
    “Duke parë situatën në terren, jam shumë optimist se partia e parë në Prishtinë do të dalë PDK-ja pas zgjedhjeve të 3 nëntorit”, ka thënë Çelaj në intervistën për “Epokën e re”. Ai ka vlerësuar se PDK-ja do të shënojë fitore në kryeqytet në rundin e dytë të zgjedhjeve. “Jam optimist se PDK-ja do ta fitojë pushtetin në Prishtinë. Pushtetin nuk do ta fitojmë në rundin e parë, por në balotazh”, është shprehur Çelaj, duke shtuar se qytetarët janë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale në Prishtinë. “Qytetarët janë shumë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale të Prishtinës. Janë bërë rreth 14 vjet prej që LDK-ja është në krye të komunës. Nuk e di nëse ka diku në rajon ndonjë kryeqytet që është udhëhequr prej të njëjtit subjekt politik 14 vjet rresht. Prandaj, konsideroj se janë pjekur kushtet. Qytetarët janë lodhur me këtë qeverisje. Për më mirë, duhet ta provojnë një udhëheqje tjetër”, ka deklaruar Çelaj. Ai ka bërë me dije se sot (e martë) PDK-ja do ta bëjë publike kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Prishtinës.

    “Epoka e re”: Z. Çelaj, kur do ta zyrtarizojë PDK-ja kandidatin për kryetar të Prishtinës?
    Çelaj: Besoj se sot (e martë) gjatë ditës Kryesia e PDK-së do ta bëjë publike kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës.

    “Epoka e re”: Shihet se ka një garë përbrenda PDK-së për Prishtinën. Emri juaj është përmendur si kandidat i mundshëm.
    Çelaj: Nuk ka ndonjë garë apo rivalitet. Prishtina nuk ka telashe e përçarje ndërmjet kandidatëve siç pretendojnë disa media. PDK-ja në Prishtinë ka një harmonizim të plotë dhe kryesia e partisë është duke bërë një analizë të situatës për të parë se cili do të jetë kandidati më i mirë për ta qeverisur Prishtinën. Emri im është përfolur si në qarqe partiake, po ashtu edhe në media, mirëpo PDK-ja nuk ka bërë shpalljen e kandidaturave dhe nuk është duke u zhvilluar ndonjë garë brenda partisë për të parin e kryeqytetit.

    “Epoka e re”: Sa është sfiduese për PDK-në gara për Prishtinën?
    Çelaj: Prishtina është një qendër shumë e rëndësishme për të gjitha subjektet politike. PDK-ja si forca politike më e madhe në Kosovë e sheh me rëndësi të jetë e fortë edhe në Prishtinë. Pres të jetë një garë e fortë ndërmjet dy partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së. Duke parë situatën në terren, jam shumë optimist se partia e parë në Prishtinë do të dalë PDK-ja pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.

    “Epoka e re”: Në çfarë faktorësh jeni optimist se kësaj here do të dilni të parët?
    Çelaj: Janë disa faktorë. Qytetarët janë shumë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale të Prishtinës. Janë bërë rreth 14 vjet prej që LDK-ja është duke qeverisur Prishtinën. Nuk e di nëse ka diku në rajon ndonjë kryeqytet që është udhëhequr prej të njëjtit subjekt politik për 14 vjet rresht. Prandaj konsideroj se janë pjekur kushtet të fitojmë ne. Qytetarët janë lodhur me këtë qeverisje. Për më mirë, duhet ta provojnë një udhëheqje tjetër. Është e shëndetshme për demokracinë ndërrimi i pushtetit pas një qeverisje kaq të gjatë. Besoj se këtë e kanë kuptuar edhe qytetarët e Prishtinës. Përveç individit, në këtë rast kandidatit për kryetar për kryeqytetet, është me rëndësi edhe subjekti politik. Prandaj, pesha dhe përvoja që ka PDK-ja në qeverisje e garanton një qeverisje të suksesshme për qytetarët e Prishtinës. I vetmi subjekt politik aktualisht që ka kapacitete për të udhëhequr një qytet siç është Prishtina, është PDK-ja.

    “Epoka e re”: Sa do të jetë e vështirë arritja e fitores së PDK-së duke pasur parasysh se Prishtina njihet si bastion i LDK-së?
    Çelaj: Jemi të vetëdijshëm se gara nuk do të jetë e lehtë. Jemi të vetëdijshëm se Prishtina është konsideruar bastion i LDK-së, po ashtu jemi të vetëdijshëm se kjo gjendje ka ndryshuar dukshëm kohët e fundit sepse elektorati është vetëdijesuar. Jo vetëm në Prishtinë, por në gjithë Kosovën kemi zhvilluar kulturë demokratike dhe kemi treguar pjekuri politike. Prandaj vota ndaj PDK-së ka ndikim të drejtpërdrejtë në kualitetin e jetës së qytetarëve. Qytetarët tash do të votojnë në bazë të bindjes së tyre, jo në bazë të inercionit apo për inati të dikujt tjetër. Jam optimist se PDK-ja do ta fitojë pushtetin në Prishtinë.

    “Epoka e re”: Jeni optimist se PDK-ja do ta mposhtë Isa Mustafën, nëse ky do të jetë prapë kandidat?
    Çelaj: Nuk ka dyshim. Mllefi më i madh i qytetarëve është ndaj Isa Mustafës për këtë keqqeverisje që ka sot Prishtina. Të gjithë kandidatët që po përfolen nga LDK-ja janë kandidatë që kanë pasur mundësinë për të qeverisur. Prandaj do ta kenë të vështirë të arsyetojnë gjithë këtë mospunë në Prishtinë. Duke pasur parasysh këtë fakt, nuk mendoj se do të çojë shumë peshë se cili do të jetë kandidati i LDK-së. PDK-ja dhe LDK-ja do të përballen në balotazh për fitoren e Prishtinës.

    “Epoka e re”: Çfarë do të përfitojnë qytetarët e Prishtinës me një qeverisje të drejtuar nga PDK-ja?
    Çelaj: Do ta fitojnë transparencën si dhe do të jenë pjesë e vendimmarrjes në të gjitha nivelet e qeverisjes. Deri më tani Komuna e Prishtinës vetëm formalisht ka bërë dëgjime publike. Komuna e Prishtinës ka zhvilluar projekte të cilat kanë qenë në interes të grupeve të caktuara, e jo në interes të qytetarëve. Ky ka qenë shkaku që Prishtina të degradohet deri në këtë shkallë çfarë është sot. Ne nuk do ta tolerojmë një gjë të tillë. Planet zhvillimore, planet urbanistike dhe projektet e ndryshme janë në interes për qytetarët dhe nuk ka logjikë që mos të zhvillohen në bashkëpunim me qytetarët. Prishtina është shndërruar në një vend punësimi për militantët e LDK-së, ndërsa PDK-ja ka mbledhur rreth vetës ekspertë të fushave të ndryshme dhe nuk do të ndalet në militantë. Prishtinën do ta udhëheqin ekspertët e fushave të ndryshme.

    (Shqipe HETEMI)

  5. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    PDK-ja Prishtinen mundet me fitu vetem ne ate menyre qysh e fitoj PD-ja Tiranen ndryshe s'ka fitore.

  6. #6
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    PDK-ja Prishtinen mundet me fitu vetem ne ate menyre qysh e fitoj PD-ja Tiranen ndryshe s'ka fitore.
    Lexues me ner me thane PDK-ja prishtinen nuk mundet me fitu KURRE, as ateher jo, edhe po ta sjell si kandidat jo Qekun po edhe BILL CLINTONIN! Keshtu qe harrone Prishtinen, jo per tjeter por i njohim te bemat e Hashimovitve, dime te dalloim tradhtine dhe padrejtesit. Keshtu qe pydyky le te jete mese e knaqur me ate qe e ka.
    P.s. A e pate mbrem sa paftyrsisht e mbronin dhe e arsyetonin heqjen e logos ne listat zgjedhore, vertet buken me turp e ngjyne pdk, nuk kam fjal per kete gjest aq te ndyte dhe te paftyre qe dine te bejne vetem te shiturit dhe ata qe vran pas shpine per te ardhur ne pushtet!

    Fjala roberi tani munde te zevendesohet me fjalen "liri alla hashim thaqi".
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 04-09-2013 më 03:48

  7. #7
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    E mbaj mend Cekun kur ishte ne krye te listave te sondazheve te ndryshme,si me i besueshmi,me i rrespektueshmi,por kjo ishte kur kishte te veshur uniformen,kurse tashi here ne nje cep te tregut her ne nje tjeter!

    Suksese Prishtina e dashur,e sidomos buxheti i saj i kendshem dhe mjaft joshes per klasen politike!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Se pari me Ramushin (Kryeminister per disa muaj)
    Me vone me Pacollin (Minister edhe pse partia e tij dhe ai kishin fituar pak vota)
    Tani me Thacin (Kryetar i Prishtines me vota te vjedhura?)

    Kryeshengella.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin


    Do të fitojmë këtë herë
    03.09.2013 | 13:47
    Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Lirak Çelaj, është shprehur i bindur në fitoren e kësaj partie në Prishtinë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
    ...


    Fotografia thote me shume se fjalet!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •