Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Vritet bosi i drogës Plarent Cani, ndërtonte pallate në Durrës

    Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës

    Viktima Plarent Cani, i skeduar nga drejtësia italiane, pjesë e bandës së trafikut nga Durrësi në Bari. Autori i vrasjes, i maskuar me kokore të zezë, i përpiktë në qitje

    Nga Durrësi

    Mark Brunga / Anxhela Tato


    - Plarent Cani, biznesmeni i ndërtimit nga Durrësi, nuk e ka mbaruar kafen kur e përshkruan plumbat, dje në mëngjes pranë plazhit te “Rrota e Kuqe”. Fundi i tij nuk ishte i papritur, pasi diheshin lidhjet që kishte me trafikun e drogës Autorët e ekzekutimit të biznesmenit Plarent Cani dyshohet të jenë vrasës me pagesë. Sipas dëshmitarëve, dy autorët kanë mbërritur me një motor të zi dhe ishin veshur me të njëjtat rroba, xhakete të zeza, pantallona xhinse dhe kokore të zeza në kokë. Vetëm njëri prej tyre ka zbritur dhe i është afruar me shumë qetësi tavolinës, ku ishte ulur viktima. I ka drejtuar armen e llojit pistoletë dhe ka hapur zjarr, duke i marrë jetën me dy plumba në kokë. Ky është përshkrimi që dëshmitarët kanë treguar për policinë. Atentati mafioz i mori jetën biznesmenit të ndërtimit Plarent Cani, i cili si çdo mëngjes ishte ulur në kafen përballë objektit ku kishte nisur punimet firma e tij. Në shoqërinë e shoferit, me të cilin kishte një lidhje të afërt, biznesmeni po pinte kafen e mëngjesit. Ndërsa një person i maskuar ka hapur zjarr në drejtim të tij.

    Ngjarja

    Biznesmeni 40-vjeçar Plarent Cani, i cili kishte një firmë të fuqishme ndërtimi “Cani Konstruksion”, kishte dalë në mëngjes duke u përshëndetur me një banorët e pallatit, ndërsa katë zonës së njohur “Kali i Trojës” dhe Stacionit të Vjetër të Trenit kishte nisur punimet për një pallat të ri. Nën shoqërinë e shoferit ai ka parë ecurinë e punimeve dhe vetëm 7 m larg zonës së ndërtimit ka hyrë në një kafe. Një motoçikletë është futur me shpejtësi në rrugë dhe pasi ka përshkuar rreth 20 metër distancë ka ndalur përballë verandës së kafes. Një prej vrasësve ka zbritur nga motori në asfalt dhe është afruar drejt pjesës së jashtme të verandës së kafenesë duke qëlluar shënjestrën e atentatit. Qitjet kanë qenë të shpejta, të përpikta dhe biznesmeni ka rënë në dysheme. E gjithë skena e vrasjes dhe e largimit të autorëve nga vendi i ngjarjes është realizuar në më pak se 4 minuta. Fillimisht 2 plumbat e parë kanë përshkruar gjoksin e viktimës dhe kur ai është neutralizuar autori i vrasjes ka bërë edhe një hap më afër objektivit të gjakosur duke e qëlluar edhe 2 herëtë tjera në kokë. Shoferi e ka marrë menjëherë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa banorët në afërsi kanë njoftuar policinë.

    Hetimet

    Dyshimet e para kanë qenë në lidhje me ndonjë konflikt për tokën, ku kishin nisur punimet për një pallat të ri. Por, ky variant ka rënë pas zbulimit të së shkuarës problematike të viktimës. Hetimet janë përqendruar tashmë në konfliktet personale të viktimës lidhur me trafikun e drogës. Plarent Cani është dënuar me 14 vjet burg në Itali, ndërsa dyshohet të jetë arrestuar në vitin 2001 për akuzën e trafikut të 100 kg heroinë nga Durrësi në Bari. Po kështu policia po heton në rrugë operative rreth konflikteve personale të viktimës para zgjedhjeve, pas sinjalizimeve se ka pasur disa konfrontime fizike me simpatizantë të forcave të ndryshme politike në periudhën e fushatës parazgjedhore. Nga ekspertiza mjeko-ligjore është konstatuar se plumbat kanë pasur afërsi në goditje. Dy plumbat që e kanë kapur në gjoks, po ashtu dhe dy plagët hyrëse në kokë kanë rezultuar afër e afër. Në gjoks distanca e goditjeve ka qenë rreth 4 cm larg njëra-tjetrës, pasi trupi i viktimës ka qenë në pozicion statik në tavolinë në momentin e goditjeve të marra. Ndërsa dy goditjet në kokë janë rreth 5 cm larg njëra-tjetrës dhe kjo nga vetë dinamika e marrjes së goditjeve në momentin e rënies së trupit drejt dyshemesë. Ai është qëlluar dy herë pas veshit të majtë. Plagët e marra nga viktima Cani, sipas mjekëve specialistë, kanëqenë të katërta tejpërshkuese.



    RRËFIMI

    Dëshmia e djalit të pronarit


    “Unë isha lart në shtëpi kur ndodhi ngjarja, dëgjova të shtënat. Në lokal ishte kamerieri i turnit, ndërsa babi është në Sarandë. Viktima ishte ulur jashtë bashkë me shoferin e tij kur ka ardhur një motor me shpejtësi. Njëri nga djemtë zbriti dhe iu drejtua viktimës, iu afrua shumë tavolinës dhe hapi zjarr. Kishte një armë pistoletë dhe mund të ketë qëlluar mbi 6 deri në 7 herë. Viktima mori plumba në kokë dhe në kraharor. Dy djemtë ishin veshur njësoj me kokore në kokë, me xhaketa të zeza dhe me pantallona xhinse. Kishin një motor të zi të fuqishëm. U larguan me shumë qetësi pas ngjarjes sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Menjëherë punëtorët e ngritën trupin e viktimës dhe e futën në makinë, e dërgoi në spital shoferi i vet me një makinë Audi, që i përkiste biznesmenit.



    Plarent Cani anëtar i bandës së Artur Vaqos në Itali

    E kaluara e errët e Plarent Canit e lidh atë me një bandë të njohur në Itali për trafik lëndësh narkotike. Bëhet fjalë për bandën e Artur Vaqos, i cili në bashkëpunim me 8 persona të tjerë, arritën që të trafikonin 100 kg heroinë nga Durrës në Bari. Plarent Cani ka qenë një ndër anëtarët e kësaj bande dhe në vitin 2006 Gjykata e Tirenos e ka dënuar me 14 vjet heqje lirie. Në një prej medieve totale thuhej se gjykata kishte mundur të çonte në qeli anëtarët e klanit të fuqishëm ët trafikut të drogës. Sipas hetimeve të prokurorisë italiane, droga fshihej në anët anësore të gomoneve me destinacion tregun e Pulias. Në dosjen e prokurorisë italiane rezulton që Plarent Cani të jetë dënuar me 14 vite burg në Itali nga gjykata në Tireno. Nëntë anëtarët e tjerë të bandës morën dënime nga 7 vite burg deri në 23. Gjykata italiane dënoi me 23 vite burg kreun e këtij grupi kriminal, Artur Vaqo nga Vlora. Të arrestuarit Kujtim Pajo dhe Alfred Katro, ishin dënuar me 16 vjet burg. 14 vjet burg ishin dhënë për Alfred Dajën. Për Faizal Qehajain gjykata dha dënimin prej 13 vitesh. 12 vite burg janë dhënë për Ilir Sukajn dhe 8 vite për Albana Katron. Ndërkaq për Rubin Mustafën dhe Ilir Brahën gjykata kishte dhënë dënimin me 7 vite burg. Artur Vaqo, Alfred Daja dhe Kujtim Pajo ishin akuzuar në 2006 nga antidroga e Barit, për krijim dhe drejtim të një organizate kriminale me qëllim trafikun e ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 persona. Mësohet se pas lirimit nga qelia Cani është kthyer në vendlindjen e tij në Durrës, ku ka nisur aktivitetin e ndërtimeve. Sipas banorëve të pallatit, viktima kishte ndërtuar një rrjet telekamerash rreth e qark banesës. Mësohet se vetë jetonte në hyrjen e dytë të pallatit 12-katësh, në afërsi të Ujësjellësit të qytetit. Ndërsa për të udhëtuar viktima lëvizte gjithmonë me automjete të blinduara. Kjo ngre dyshime se viktima i druhej një personi, nga i cili ruhej gjatë gjithë kohës. Nga ane policisë bëhet me dije se po verifikohet nëse viktima ka qenë ende i përfshirë në trafiqet e drogës. Ndërsa dyshohet se larja e hesapeve të drogës mund të jetë motivi kryesor i atentatit ndaj 40-vjeçarit.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Vritet bosi i drogës Plarent Cani, ndërtonte pallate në Durrës

    Eshte kthy ne biznes te fuqishem kjo Puna e killerave
    sdi pse me duket qe e njejta dore operon ne keto vrasjet qe po behen ne gjith shqiperine
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vritet bosi i drogës Plarent Cani, ndërtonte pallate në Durrës

    Ka mundesi qe Plarent Cani ka qene RAT(spiun).
    Per te ulur masen e denimit ka bashkepunuar me hetusat italiane
    dhe ka spiunuar ka dhene emrin e Arturit dhe disa te tjereve dhe
    kjo ka cuar ne kapjen e Arturit dhe disa te tjereve.
    Spiunlliqet e tij mund te kene shkaktuar arrestimet e te tjereve,burgosjet e tyre
    dhe Canit I kane ulur denimin,jane bere pazarlliqe mes hetusave italiane dhe
    Canit dhe hetusat mund ti kene derguar material gjykatesit dhe rekomanduar ulje te
    denimit per bashkepunim.
    Arturi dhe te tjeret e kane marre vesh ne burg qe Cani ka qene spiun,vrasja mund te jete te kete si shkak
    spiunlliqet e tij plus edhe zbulim sekretesh nga Cani se ku ishte droga,ku eshte
    fshehur si shperndahej,anetaret e rrjetit,bleresat qe vinin etj.
    Shkak tjeter I mundshem eshte qe Cani mund te kete vjedhur droge /para nga grupi,
    ky pisllik e ka bere ate te pasur dhe eshte kthyer ne Durres dhe hapur biznes me para qe nuk I perkisnin atij
    Arturi dhe te tjeret kane zbuluar vjedhjen dhe kjo eshte vertetuar me vone me ngritjen e pallateve nga Cani
    dhe e kane vrare per vjedhje dhe mashtrim.
    Nqs Cani eshte arrestuar kapur I pari atehere 100 perqind e sigurte qe vrasja eshte e lidhur me spiunllik.
    Ai ka shitur gjithe emrat e grupit dhe adresat te hetusia per te mos bere fare burg.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-09-2013 më 20:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Vritet bosi i drogës Plarent Cani, ndërtonte pallate në Durrës

    Ky eshte fati I plehrave. Por plehrat mire qe ne kete bote kane nje jete plot strese dhe pagjumesi e frike por ajo qe I pret ne boten tjeter eshte me e tmerrshme. Mos kujtoni ju se Perendia do I lere pa gjykuar per tere ata krime e mizori qe kane bere. Beni mire !!! se te gjithe do dilni para Zotit nje dite. Mos u mundoni te pervetesoni pasuri me te padrejte dhe frikesojuni zemerimit Perendise. Vdekjes nuk I ikni dot. Eshte e verteta me e madhe e jetes. Nje dite do vdesim. Por ca eshte e rendesishme..ndergjegja e paster.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vritet bosi i drogës Plarent Cani, ndërtonte pallate në Durrës

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Ky eshte fati I plehrave. Por plehrat mire qe ne kete bote kane nje jete plot strese dhe pagjumesi e frike por ajo qe I pret ne boten tjeter eshte me e tmerrshme. Mos kujtoni ju se Perendia do I lere pa gjykuar per tere ata krime e mizori qe kane bere. Beni mire !!! se te gjithe do dilni para Zotit nje dite. Mos u mundoni te pervetesoni pasuri me te padrejte dhe frikesojuni zemerimit Perendise. Vdekjes nuk I ikni dot. Eshte e verteta me e madhe e jetes. Nje dite do vdesim. Por ca eshte e rendesishme..ndergjegja e paster.
    Shume dakort.Biznesi i keq ka gjithmone fund te keq.
    Krimi asnjehere nuk te paguan.
    Krimi te josh me ca para dhe te krijon iluzionin qe je i pasur dhe do behesh
    akoma me shume i pasur.Kjo te shtyn te vazhdosh me krime,me biznes te keq.
    Zoti lart shikon dhe pasi ka analizuar situaten me shume saktesi dhe drejtesi
    jep verdiktin e tij qe eshte DEATH,vdekje,pasi ai biznes i keq ka shkaterruar jete
    njerezish,dhe shkaktari meriton DEATH.Zoti eshte i drejte,pike.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Vritet bosi i drogës Plarent Cani, ndërtonte pallate në Durrës

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Shume dakort.Biznesi i keq ka gjithmone fund te keq.
    Krimi asnjehere nuk te paguan.
    Krimi te josh me ca para dhe te krijon iluzionin qe je i pasur dhe do behesh
    akoma me shume i pasur.Kjo te shtyn te vazhdosh me krime,me biznes te keq.
    Zoti lart shikon dhe pasi ka analizuar situaten me shume saktesi dhe drejtesi
    jep verdiktin e tij qe eshte DEATH,vdekje,pasi ai biznes i keq ka shkaterruar jete
    njerezish,dhe shkaktari meriton DEATH.Zoti eshte i drejte,pike.
    nuk late teme pa e fut zotin.

    ku ishte zoti kur???.................help po mbytem

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vritet bosi i drogës Plarent Cani, ndërtonte pallate në Durrës

    Nuk jam fetar dhe zotin e kam permendur ne pak raste.
    Zoti nuk ndihmon per idiotesira.Ai qe mbytet ne lume/det se sdin
    te notoje zoti nuk e ndihmon.Ai qe hyn ne thellesi pa dit not eshte idiot.
    Zoti e ndeshkon idiotesine duke e lene personin te vuaje pasojat e idiotesise.
    Zotin e ke te permendur gjithandej ne forum dhe tek forumi i fese.
    Kusherinjte e tu i ke te forumi I fese.
    Pastaj zoti sdo merret me ty gjithe jeten.
    Te jep nje rast, te jep edhe nje rast tjeter te behesh i lumtur i suksesshem te jep edhe nje
    rast tjeter.Ti nuk i shfrytezon keto raste,pastaj zoti te thote adios you are on your own,sdo merrem me ty
    se kam edhe te tjere per te pare..
    Zoti te hedh me nje dore dhe te pret me doren tjeter,te jep mesazh te jep experience jetesore qe ti te mesosh
    dhe zhvillohesh.Por kur zoti sheh qe ti ske kuptuar asgje ,ske mesuar asgje,ske zhvilluar asnje gje ne vetvete,atehere zoti
    te braktis sdo merret me ty gjithe jeten..dhe te len pa perkrahje te vuash.
    Ja perse ka shume vuajtje neper bote.Zoti te jep ca shanse ne jete,te ndihmon,por kur e sheh qe ti s'tregon vemendje,je dembel
    dhe nuk ndyshon ai te len...
    Zoti te con aty ku do ai dhe jo aty ku don ti.Te jesh cfare te duash gjeni,milioner,ajnshtajn,i papun, ai te con atje ku do ai.Te jep pasuri/lumturi sa don ai.Perpiqu sa te duash bej cfare te duash,behu hero,behu ajnshtajn,nqs zoti ka vendosur qe nuk do besh pasuri me shume se 1 miljon,1 miljonshin nuk do e kalosh asnjehere pike.Cakun e lumturise ta percakton zoti aq sa ka vendosur ai dhe nuk e kalon dot ate cak.Ne nje shkalle 1 deri ne 10 ku 1 shi eshte minimum I lumturise dhe 10 eshte lumturia e plote,zoti te jep 3shin dhe ate tresh nuk e kalon dot,sado qe te perpiqesh te punosh e te besh pasuri etj.lumturine do e kesh te 3 shi dhe nuk shkon dot me lart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 07-09-2013 më 21:12
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Vritet bosi i drogës Plarent Cani, ndërtonte pallate në Durrës

    Po hahen koka njerezish cdo dite
    e tmerrshme ca eshte kjo pune keshtu?
    JO SEKS PARA MARTESE

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •