Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Si të mësojmë fëmijët të duan Perëndinë?

    Si të mësojmë fëmijët të duan Perëndinë?

    Çdo prind orthodhoks do që fëmijët e tij të rriten duke marrë pjesë në Liturgjitë e të Dielës e duke qenë aktivë në jetën e Kishës gjatë gjithë jetës së tyre. Por ndërkohë, shumë prindër nuk tregojnë rëndësinë e të pasurit të një marrëdhënieje me Perëndinë përpara fëmijëve të tyre. Nëse ti nuk e konsideron Perëndinë të rëndësishëm, edhe fëmija yt do të bëjë të njëjtën gjë. Fëmijët vërejnë prindërit e tyre. Ata shikojnë hipokrizi dhe e dinë mirë se ju nuk i ndiqni mësimet e Krishtit dhe të Kishës gjatë javës. Ata e dëgjojnë kur ju e përmendni emrin e Perëndisë më kot. Ata e vënë re kur ju nuk luteni dhe nuk e keni kthyer lutjen në diçka qendrore në jetën tuaj. Ata e vënë re kur ju flisni për Perëndinë vetëm gjatë të Dielës në mëngjes.

    Duke bërë shenjën e kryqit, duke ndezur qiri dhe duke djegur temjan vetëm në të Dielat, i mësoni fëmijët të nënvlerësojnë besimin e tyre, kështu i lini pa mbrojtje në një botë të mbushur me tundime dhe ligësi, pa lidhje me botën shpirtërore. Nëse ju nuk e tregoni rëndësinë e lutjes përpara fëmijëve tuaj, do t’i lini pa mbrojtje në një botë që nuk e do Krishtin. Fëmijët kanë nevojë të luten bashkë me ju, të lexojnë Shkrimin e Shenjtë së bashku me ju, të mësojnë besimin nga ju. Nëse nuk e bën shtëpinë një kishë shtëpiake, fëmijët e tu do të humbasin Krishtin, dhe Orthodhoksia nuk do të jetohet më përtej varrit tënd, në jetën e anëtarëve të ardhshëm të familjes sate.

    Igumeni Trifon

    Ngjallja,
    Qershor 2013
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-09-2013 më 22:03

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •