
Postuar mė parė nga
Albo
Eh Zoti i madh, u hodhi Enver Hoxha trute e gomarit te gjitheve, dhe tani dilni e thoni se perse nuk pellisni edhe ju orthodhokset si ne?
Verja emrin djalit Rrapi
Kur xhaxhai im (ndjese paste) vajti ne gjendjen civile te regjistronte djalin qe sapo i kish lindur ne fillimet e viteve 1970, ai deshironte qe t'ia vinte emrin Kristaq. E kish menduar se bashku me gruan e familjen e tij, dhe kete emer pelqenin. Kur vajti ne gjendjen civile, punonjesja qe punonte ne ate zyre, nje komuniste e terbuar, kur degjoi se cfare emri kish vendosur, i thote:
- Si s'te vjen turp. C'eshte ky emer fetar, ne kemi emra shqiptare plot.
- Po edhe emri Kristaq shqiptar eshte, ka plot shqiptare me kete emer, - i thote xhaxhai im.
- Jo, eshte emer i huaj e fetar. Keshtu te meson Partia e shoku Enver ty? - kjo ishte menyra e saj per te kercenuar xhaxhane tim.
- Po mire, cilat jane keto emrat shqiptare? - pyet xhaxhai im i bere vrer.
- Ka menduar Partia edhe per kete. E shikon kete regjistrin e madh, keta jane gjithe emrat shqiptare qe i ka zgjedhur Partia e vete shoku Enver.
E hap xhaxhai im regjistrin e madh shumeflete dhe lexon emra si: Dhurim, Flamur, Agim, Mariglen, Mels, Rrapi, Lisi, etj.
- Ja veria emrin djalit Rrapi, emer shume i bukur.
- Po mire moj shoqe, si t'i theras une tim biri, o Rrapi hajde ketu? A leviz pema e rrapit nga vendi?!
- Ore, me emrat qe Partia ka zgjedhur tallesh ti?!
Xhaxhai zgjodhi nje emer nga lista, nje emer qe nuk kish asnje kuptim dhe asnje origjine, dhe i pikelluar ne kulm shkoi ne shtepine e tij te ndante lajmin me familjen.
Gjyshi dhe shfaqjet e huaja
Ne vitet 80 nen komunizem, nipi 10 vjecar kish mesuar ne klasen e 4-tet ne shkolle per "shfaqjet e huaja". Mesuesja qe bente detyren qe i kish mesuar Partia, u kish mesuar femijeve se cilat ishin "shfaqjet e huaja" qe fillonin me emrin qe femijet mbanin e deri tek sjellja, veshja, apo fjalet qe nxirrnin nga goja. Mesuesja u kish mesuar femijeve se duhet te bejme gjithmone ate qe na meson Partia, pasi ajo eshte per te miren tone. Dhe shfaqjet e huaja, kudo qe ti shohim, duhet ti tregojme me gisht dhe ti denoncojme para klases ne shkolle.
Nipi 10 vjecar kthehet ne shtepi nga shkolla dhe gjyshi e pyet se cfare kish mesuar ate dite. Nipi i tregon per shfaqjet e huaja. Nipi e kish emrin Mariglen, ne nder te Marksit - Engelsit - Leninit, ideologet e ideologjise komuniste. Emrin ia kish vene babi i tij qe ishte komunist dhe punonte ne Komitetin e Partise se rrethit. Gjyshi i tij e kish emrin Harallamb (Llambi shkurt). Djalit i kish mbetur ne mendje se cfare kish thene mesuesja per emrat e huaj. Dhe pa te keq, e pyet gjyshin e tij:
- O gjyshi, po ti emrin shqiptar e ke?
- Po te keqen gjyshi, eshte emri i gjyshit tim.
- Po mesuesja na tha qe ky emer eshte shfaqje e huaj?
- Mesuesja e ka gabim te keqen gjyshi.
- Po ajo na tha qe ne duhet ti tregojme me gisht ne klase te gjitha shfaqjet e huaja qe shikojme ne rruge, ne familje, ne shkolle?
- Po perse u tha mesuesja ta benit kete gje?
- Se keshtu na do Partia, fatosa te mire te Partise dhe xhaxhit Enver.
- Te keqen gjyshi yt, po ti ke do me shume, gjyshin apo xhaxhin Enver?
Djali u mendua pak dhe i thote:
- O gjyshi, eshte shfaqje e huaj po te them se te dua ty me shume?
- Jo te keqen gjyshi nuk eshte. Po mos ia thuaj babit e as mesueses qe e do gjyshin me shume se do te te shkulin veshin po u the.
- Po pse?
- Sepse u ka hedhur Partia dhe xhaxhi Enver trute e gomarit te keqen gjyshi!
Ia vura emrin djalit Arnold
Dy shoke bashkemoshatare u bene ortake dhe hapen nje kioske ne qytetin ku banonin ne vitet 90 pas renies se komunizmit. Te dy ishin te sapomartuar dhe te dy u bene me femije gati ne te njejten kohe. Grate u linden te dyve nga nje djale. Dhe teksa ishin ulur tek kioska e tyre, po bisedonin se si t'ia vinin emrin djemve:
- E keni vendosur se cfare emri do t'i vini djalit?
- Une dua t'ia ve emrin Arnold.
- Arnold? Me tere mend e ke apo tallesh.
- Me tere mend e kam, si Arnold Schwarzeneger, i forti i filmave. Po ti cfare emri do i vesh cunit tend?
- Do ti ve emrin Niko.
- Edhe Niko i forte eshte por Arnoldi eshte me i forte.
- Nuk po ia ve emrin Niko si atij te filmave, por Niko emrin e gjyshit tim.
- Emer i vjeter, veri nje emer modern.
- Me gjyshin kam qene shume i lidhur, ai me rriti dhe ti e di shume mire. Por mbaj mend qe kur isha femije, me tregoi se si emri qe ai mbante, ishte emri i gjyshit te tij. Pra emri i gjyshit te gjyshit tim, qe i bie te jete ster-stergjyshi im. Dhe me beri pershtypje e me ngeli ne mendje, pasi kjo ishte menyra e tyre jo vetem per te nderuar shenjtoret emrat e te cileve mbanin, por edhe te trashegonin keta emra nga brezi ne brez.
- Ehu sa e vret mendjen ti o burri i dheut. Komshiu im ia vuri emrin vajzes Gomone, se punon me skaf. Ti flet per tradita te vjetra.
- Jam i sigurt qe kur vajza ti rritet, do ta doje shume te atin per emrin qe i vuri.
Krijoni Kontakt