Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme në kryeqytet, pranë Ministrisë së Jashtme, ku një motor ka përplasur një të moshuar gjatë kohës kur ky i fundit po tentonte të kalonte rrugën.

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i të plagosurit, ndërsa është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e të plagosurit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Sot News