-
Itali, kapet një shqiptar me 17 kg kanabis dhe 20 mijë euro
https://www.youtube.com/embed/PeXAWx...reen></iframe>Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua ditën e sotme në mëngjes nga policia italiane, pasi në çantën e tij është gjetur 17 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Shqiptari i arrestuar është Arnis Difaj, 19 vjeç, i cili u kap në Villa di Briano të provincës së Caserta-s sot herët në mëngjes.
Policia e kapi në flagrancë të riun gjatë një patrullimi dhe pas kontrollit në çantën e tij u zbulua lënda narkotike. Droga ishte e ndarë në 17 pako me natriban, nga 1 kg secila.
Më pas, policia italiane mori një mandat për të kontrolluar banesën e të riut, nga ku gjeti një shumë prej 20 mijë eurosh.
Dyshohet se kjo shumë është përfituar përmes rrugëve të jashtëligjshme, si trafikimi i lëndëve narkotike. Ndaj Arnis Difajt është ngritur tashmë akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa procesi ndaj tij pritet të fillojë javën e ardhshme.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt