-
Himarë, kapen 20 klandestinë të huaj, mes tyre ka gra dhe fëmijë
Policia e Himarës ka ndaluar sot në mbrëmje rreth 20 klandestinë me origjinë pakistaneze, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë përmes Greqisë.
Policia tha se mes klandestinëve ka edhe gra dhe fëmijë. Ata kishin hyrë përmes kufirit shqiptaro-grek, ndërsa tani do të qëndrojnë në qendrën e emigracionit në Radhimë.
Kjo është e disata herë që në Shqipëri gjatë muajve të fundit kapen klandestinë të huaj, të cilët e përdorin Shqipërinë si një vend transit për të shkuar më pas drejt vendeve të BE-së.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt