Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Këndoje këngën Malshovite

    Këndoj këngët e vëndlindjes

    Këndoj këngët e vëndlindjes
    Si bilbili lart mbi pemë
    I thëras shpirtit të dijes
    Çoje zemrën der’më der’.

    Refreni :S’ka si këngët e tabanit
    Flak’e prush llav’e vullkanit.

    Kur këndoj këngët e mija
    Dridhet toka nga gjëmimi
    Me gjyma pihet rakia
    Harratiset pikëllimi.

    Refreni :…………………

    Dëgjoj këngën malshovite
    Dhe mendohem pa u ndijerë
    Je ti këngë që brezat rrite
    Në mes malesh ku fryn erë.


    Refreni :…………………

    S’do harrohet kënga labe
    Ajo rron në shpirtin tonë
    Kur këndohet pas mesnate
    Simfoni brënda në dhomë.


    Refreni:S’ka si këngët e tabanit
    Flak’e prush llav’e vullkanit.

    P.S. Kenga Malshovite ka jehone te gjere jo vetem ne krahinen e saj,jo vetem ne rrethin e Permetit,por shume me gjere.Malshova e ka tundur flamurin e festivalit disa here.Eshte e vetmia krahine ne rrethin e Permetit qe kendon Labçe.Ketu une do sjell disa krijimet e mia qe kush e kendon kengen Malshovite le t'ja marri kur ka nje muhabet ne familje apo shoqeri.Gjithashtu do perpiqem t'u sjell edhe krijimet e hershme te krahines time,por per ç'far do krijim do t'ju s'qaroj se kujt i perkasin.Ky krijim eshte i imi dhe ju ftoj t'ja marrim njehere.Pershendes gjith bashkemoshataret e mij kudo qe ndodhen neper bote.Me respekt Rizai
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 14-04-2009 më 13:25

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dua,s'di ç'far dua...

    Dua s’di ç’far dua
    Nga duart e tua
    Një zambak të bardhë
    Dhe një kokërr ftua.
    1
    E dua zambakun
    Që të ket’ arom’
    Si aroma jote
    Që më le në dhom’

    Dua ,s’di ç’far dua
    Nga buzët e tua
    Atë fjal’ magjike
    Që të thot’ të dua.
    3
    Ato buz’ të ëmbla
    Me aromë ftoi
    Ajo fjal’ magjike
    Që më përvëloi.

    Dua s’di ç’far dua
    Nga syçkat e tua
    Me cep të qerpikut
    Të luash me mua.
    2
    Me cep të qerpikut
    Të më japësh shënjë
    E kupton ashiku
    Që e pret në lëmë.

    P.S. Pjese nga krijimtaria ime

  3. #3
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    I nderuar Riza, me pelqen fryma jote lirike, vargu i ngrohte e i embel, si shpirti i zones tuaj.
    Personalisht, vleresoj edhe kengen me larte, por ajo ndjehet kur kendohet, ndersa "Dua, s'di çfar dua..." eshte nje lirike me fryme lasgushiane, qe e vleresoj.
    Urimet me te mira e krijimtari te frutshme!

  4. #4
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    U plaka...

    U plaka s’më bëjnë këmbët
    Të ngjitem në kristofuar
    Ti shikoj malet me radhë
    Dhe ti mbaj mbi këto duar.

    Refreni :

    U plaka i dëshpëruar
    Nga malli i pa plotsuar
    Më ngeli kënga në buzë
    Dhe loti mu bë tërkuzë.

    U plaka më lane sytë
    S’i shikoj dot bukuritë
    Ato që prekia për ditë
    Më rritën si perënditë.

    Refreni :

    U plaka më treti malli
    Për një arë,për një gur zalli
    Të ishja ai i pari
    Të qeshia si ditë behari.

    Refreni :

    Thinjat që kanë dal’ tek floku
    Më lodhën me psherëtima
    S’ka ku rritet borziloku
    Nëpër kova nëpër krina.

    Refreni :

    Kush s’e kupton pleqërinë
    Shpejt në hall ka për të rënë
    Do ti duket dita natë
    Nata s’do ti ketë kurr’hënë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 14-04-2009 më 14:13

  5. #5
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ç'të duhet parfumi?

    Parfum të veçantë
    Të bleu jotëmë
    Bëri rrug’ të gjatë
    Shtat’ male në këmbë.

    Shtat’ male në këmbë
    Shtat male kaluar
    Arom’ lule mali
    Për të dashuruar.

    Ç’të duhet parfumi
    T’i nuk ke nevojë
    Gjith’ lulet e botës
    T’i kam bërë kurorë.

    Gjith’ lulet e malit
    Të kan’ mbir’tek floku
    Në shpirt gjith’ pranverën
    Ta ka falur shoku.

    Në për errësirë
    Ti ndriçon si hëna
    Në lëndina lulesh
    Qerpik të ergjënda.

    Në për bokërrima
    Si ngjyra ylberi
    Kur të shikoj syçkat
    Si dy rreze djelli.

    Le ta dijë jotëmë
    Dhe gjith’ njerëzia
    S ’të duhet parfumi
    Ti je vet magjija.

  6. #6
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dëgjoj këngë e dëgjoj derte...

    Doli dielli për mbi male
    Lisi hedh hijen mbi krua
    Shtrihem embël mbi livadhe
    Dhe dëgjoj këngët e tua.

    Dëgjoj këngë e dëgjoj derte
    Iso mbaj e flas me vete.(1)

    Aromë maji kërkon shpirti
    Zë të ëmbël si bilbili
    Kënga jote brezat rriti
    Çeli gonxhet trëndafi


    Dil këndo mbrete më mbrete
    Dil këndo poshtë tek burimi
    Embëlsi me fjal’e derte
    Ilaç që shëron tërbimin.




    Këndo dhe një këngë për mua
    Se nuk bënet kiameti
    Ta dish ti sa shum’ e dua
    Sa vet valën që do deti.

    P.S (1) Dy vargeshi perseritet pas çdo strofe
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 16-04-2009 më 01:09

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    I NDERUARI RIZA, JANE ME TE VERTETE VARGJE TE THJESHTA PO SHUME TE BUKURA KETO QE NA KE HEDHE NE KETO FAQE. PER MALSHOVEN DHE KENGEN MALSHOVITE KAM DEGJUAR SHUME NGA BILBILI I KENGES SHEPERJOTE DHE ME GJERE, TEFTA (HAXHI) DUDA, DIKUR KA QENE DHE MESUESE NE MALSHOVE , E KENDONTE NE GRUPIN E MALSHOVES. KAM DHE NJE FOTOGRAFI FATMIRISHT TE SAJ ME ATE GRUP.
    JAM ME ORIGJINE SHEPERJOT, E KUR LEXOVA PLOT MALL E DESHIRE VARGJET E BUKURA QE KE SHKRUAR, ME DUKEJ SIKUR ISHA NE ATO CASTE NE FSHATRAT E ZAGORISE , DUKE ECUR PER MALSHOVEN E SHQUAR QE NGA GJIRI I SAJ NXORI DHE SEJFULLANE , ATE BURRE TE SHQUAR DHE POET AQ I KENDSHEM.

  8. #8
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga EDilo Lexo Postimin
    I NDERUARI RIZA, JANE ME TE VERTETE VARGJE TE THJESHTA PO SHUME TE BUKURA KETO QE NA KE HEDHE NE KETO FAQE. PER MALSHOVEN DHE KENGEN MALSHOVITE KAM DEGJUAR SHUME NGA BILBILI I KENGES SHEPERJOTE DHE ME GJERE, TEFTA (HAXHI) DUDA, DIKUR KA QENE DHE MESUESE NE MALSHOVE , E KENDONTE NE GRUPIN E MALSHOVES. KAM DHE NJE FOTOGRAFI FATMIRISHT TE SAJ ME ATE GRUP.
    JAM ME ORIGJINE SHEPERJOT, E KUR LEXOVA PLOT MALL E DESHIRE VARGJET E BUKURA QE KE SHKRUAR, ME DUKEJ SIKUR ISHA NE ATO CASTE NE FSHATRAT E ZAGORISE , DUKE ECUR PER MALSHOVEN E SHQUAR QE NGA GJIRI I SAJ NXORI DHE SEJFULLANE , ATE BURRE TE SHQUAR DHE POET AQ I KENDSHEM.
    Shum faleminderit per mirseardhjen ne temen :"Kendoje kengen Malshovite".EDilo Malshova me Zagorien kane shume gjera te perbashketa.Kam patur fatin dhe kam ardhur dyhere ne krahinen tuaj kur kam qene i vogel.Njehere ne Zhej dhe heren tjeter kam qene ne Nivan(Me duket se 6 Korrik) ne festen qe organizohesh ne ate kohe se tani se di se a benet kjo feste.Gjat ketyre dy vizitave jam ndeshur me nje popull me shume kulture,teper mikprites.Kam lexuar vazhdimisht temen tuaj :A ka ndonje nga Zagoria dhe here pas here me vinte ne mendje e gjithe ajo krahine historike qe ka nxjerre gjith ata njerez te zgjuar ne te gjitha fushat.Une ne kete teme do te sjell ne vazhdimesi jo vetem krijimet e mia,por dhe kenget me te vjetra qe jane kenduar brez pas brezi per tu dhene mundesi miqve shokve ,por dhe kujtedo qe ka pasion keto kenge.Ardhja e jote u be nje shtyse per te komunikuar me nga afer me zakonet traditat e te dy krahinave tona te nderuara.Qofsh inderuar dhe i respektuar Z.Dilo.Me respekt Riza Çato

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    TE LUMTE I NDERUAR RIZA QE KE NDERMARRE DHE PO VAZHDON NE KETO FAQE NJE PUNE ME TE VERTETE ME VLERA TE MEDHA. E KU KA ME BUKUR SE KENGET POPULLORE, ATO QE BREZAT JA PASOJNE NJERI - TJETRIT? NE ME JU E JU ME NE KEMI SHUME TRADITA E ZAKONE TE PERBASHKETA, SE JEMI NE TE NJEJTEN LUGINE, E JEMI TE RRETHUAR ME MALE TE LARTE, AJRI I FRESKET E FLLADI I ERES , UJIT E MREKULLUSHEM, BEN QE NGA ZEMRA VENDALIJVE T'U SHPERTHEJNE KETO XHEVAIRE KENGE. ME BERE TANI QE SA HERE TE HAP COM. TE VIZITOJ DHE FAQEN T'UAJ AQ TE KENDESHME. JU FALNDEROJ! Eduard M. Dilo

  10. #10
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Jam një vajzë Limarjote....

    Citim Postuar më parë nga EDilo Lexo Postimin
    TE LUMTE I NDERUAR RIZA QE KE NDERMARRE DHE PO VAZHDON NE KETO FAQE NJE PUNE ME TE VERTETE ME VLERA TE MEDHA. E KU KA ME BUKUR SE KENGET POPULLORE, ATO QE BREZAT JA PASOJNE NJERI - TJETRIT? NE ME JU E JU ME NE KEMI SHUME TRADITA E ZAKONE TE PERBASHKETA, SE JEMI NE TE NJEJTEN LUGINE, E JEMI TE RRETHUAR ME MALE TE LARTE, AJRI I FRESKET E FLLADI I ERES , UJIT E MREKULLUSHEM, BEN QE NGA ZEMRA VENDALIJVE T'U SHPERTHEJNE KETO XHEVAIRE KENGE. ME BERE TANI QE SA HERE TE HAP COM. TE VIZITOJ DHE FAQEN T'UAJ AQ TE KENDESHME. JU FALNDEROJ! Eduard M. Dilo
    Pershendetje Eduart! Po ju sjell nje varjant te kenges Malshovite te gershetuar me dogançen e "famshme" e cila ka mbizotruar ne ter jeten e brezave te pare ,por une e sjell pak te perpunuar.Respekte

    Jam një vajzë Limarjote.


    Jam nga vëndi këngës labçe
    Ku cimadhi flet dogançe
    Ku cimadhja flet me nojma
    Mbretëresha që të njoma.

    Refreni:

    Jam një vajzë limarjote
    Në për bot’ s’më gjëndet shoqe
    Rritur mbi dërras të bardhë
    Kur më prek rrëshqas si ngjalë.

    Çlodhem tek bregu sodolit
    Dhe mbledh lule në selishtë
    Natën i këndoj zëhollit
    Për qylafin e fildishtë.

    Refreni:………………….

    Loz në rripa,loz në brigje
    Mbledh sherbelin pirgje pirgje
    Trupi mban erën e malit
    Baluket varur rreth ballit.

    Refreni:………………………

    E vogël sa një mexhite
    Un’jam puro malshovite
    Kush më do afrohet vetë
    Mbrekullia shkrep rrufetë.


    Refreni:

    Jam një vajzë limarjote
    Në për bot s’më gjëndet shoqe
    Rritur mbi dërras të bardhë
    Kur më prek rrëshqas si ngjalë.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Të mos këndojë më hoxha në xhami se na prishi qetësinë publike
    Nga Letersia 76 në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 10:21
  4. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •