Pensionisti 65 vjeçar, nga Bresja e Fushë -Kosovës, është bërë për emergjencë pas rrahjeve brutale që ka marrë natën e 26 gushtit nga disa polic të Policisë së Kosovës.
Gani Mehmeti kishte kërkuar që të ndalën punimet e autostradës, të cilat nuk janë më larg se një metër nga shtëpia e tij, pasi ato po shqetësonin familjen e tije. Por, e gjithë ngjarja ka dalë nga kontrolli, kur policia e stacionit të Fushë-Kosovës kanë mbërritur në vend ngjare.
“Kamionët po punojnë 24 orë, në i kemi afër shtëpisë. Na i kanë bërë fëmijët e trentë gjithë natën me buri, zhurma e tyre nuk ndalët kurrë. Nuk ka njëri që bënë gjumë të qetë”, thotë për gazetën “Kosova Sot”, Gani Meheti, i cili pohon të jetë rrahur nga policia natën e 26 gushtit.
“Ne jemi marrë vesh që Bechtel Enka të punojë deri në ora 22:00. Unë i vendosa dy barrikada në rrugë. Pastaj dikush nga punëtorët e ka lajmëruar policinë, të cilët erdhën dhe mu vërsulën”, ka thëne Mehemti, i cili krejt trupin e ka më shenja nga të rrahurit. Ai shtojë se njëherë kanë shkuar 4 policë, pastaj edhe tri vetura tjera.
“Kur më dërguan ën stacion e Policisë e kërkova mjekun, erdhën dy motra nga Fushë Kosova, më kontrolluan dhe më pastruan plagët. Pastaj më kanë dërguar në emergjencë, por pastaj prapë më kanë kthyer në stacion të Policisë. Ku më kanë mbajtur deri në ora 6 të mëngjesit”, rrëfen Ganiu.
Por, sipas Policisë së Kosovës. Lidhur më rastin në fjalë, në stacion policorë është shoqëruar një person, i cili, sipas tyre për veç pengimit të personave zyrtarë në kryerje të detyrës, nuk ka respektuar urdhërata e policëve dhe gjithashtu ka sulmuar policët.
Avokati i Mehmetit, Armend Krasniqi, ka paralajmëruar padi kundër policëve. Ai ka thënë se Mehmeti është sulmuar me duar të lidhura. /Kosova sot/
Ky eshte akt I denushem nga policat qe dhunojne nje te moshura me duar te lidhura.
Krijoni Kontakt