Arrestohen nga policia dy vëllezërit që vidhnin sahatet e ujit, nëpër pallate. Në pranga kanë rënë Shkëlzen dhe Liridon Tahir Osmanaj, përkatësisht 27 dhe 23 vjeç, të dy lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, të dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tyre është bërë pasi më datën 28 gusht 2013, rreth orës 09:30, në rrugën “Haki Stërmilli”, Kombinat, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e patrullës së përgjithshme duke tentuar që të kryenin shitjen e një matësi uji (sahat uji) në një pikë skrapi. Burimet zyrtare thonë se pas ndalimit, policia ka ushtruar kontroll në banesën e vëllezërve, ku ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale 11 copë matës uji, një qese plastmase me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë 182 gramë, së bashku me 19 qese të vogla farmaceutike, që përdoren për ambalazhim dhe shitje, si dhe një shishe të vogël qelqi me një lëng të tejdukshëm, ende i papërcaktuar. Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në pallatin numër 152, shkallën 2, në rrugën “Haki Stërmilli”, ngjarje për të cilën këto familje kanë kallëzuar për vjedhjen