Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Thaçi: Më 8 shtator, marrëveshje për Energjinë dhe Telekomin me Serbinë

    Thaçi: Më 8 shtator, marrëveshje për Energjinë dhe Telekomin


    PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi sot, në mbledhjen e Qeverisë, se takimi i raundit të 15-të Kosovë-Serbi, i zhvilluar në 27 gusht në Bruksel, mes kryeministrave të dy vendeve të pavarura, u fokusua në përmbylljen e dy çështjeve jashtëzakonisht të rëndësishme, atë të energjisë dhe telekomit. "Mund të konfirmoj, se jemi shumë afër zgjidhjes së këtyre dy çështjeve, dhe kjo marrëveshje pritet të arrihet në takimin e ardhshëm. Marrëveshja do të jetë plotësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës", tha kryeministri Thaçi.

    "Kanë mbetur edhe disa detaje të sqarohen. Shpresoj dhe besoj se deri më datën 8 shtator do të mund të përmbyllim edhe këto dy çështje jashtëzakonisht të rëndësishme", shtoi ai.

    Kryeministri Thaçi vlerësoi edhe përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 3 nëntor në gjithë Kosovën. "Është jashtëzakonisht me rëndësi që të vazhdojmë me përkushtimet tona për organizimin e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe me një pjesëmarrje sa më masive. Këto do të jenë zgjedhjet e para të lira, që do të organizohen në tërë territorin e Kosovës, ku do të marrin pjesë të gjitha komunitetet. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të respektojë në plotësi marrëveshjen e 19 prillit për organizimin e zgjedhjeve edhe në veri. Prandaj, do të çmohet çdo angazhim për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të vendit në këto zgjedhje, në veçanti edhe të komunitetit serb në veri", tha kryeministri Thaçi.

    Ai garantoi se Qeveria e Kosovës do t'a mbështesë plotësisht KQZ-në në vendimet që do të marrë në të ardhmen. "Zgjedhjet do të organizohen me dokumente zgjedhore dhe duhet të jenë në kuadër të Kushtetutës sonë, dhe të jenë atraktive për të gjithë. Të jenë atraktive dhe të pranueshme edhe për serbët në veri. Ndoshta nuk do të jenë shumë atraktive dhe të duartrokitura politikisht, por do të jenë të pranueshme për të gjithë. Të mendojmë të gjithë për rëndësinë historike të organizimit të zgjedhjeve në gjithë territorin dhe pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve", u shpreh kryeministri kosovar Thaçi.

    Qeveria e Kosovës miratoi ne mbledhjen e radhës vendimin për ndryshimin e vendimit për regjimin e hyrjes, qëndrimit, tranzitit dhe largimit të shtetasve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovës. Shtetasve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të Zonës Shengen, u lejohet hyrja, tranziti dhe qëndrimi deri në 90 ditë, si dhe largimi nga territori i Republikës së Kosovës me letërnjoftim biometrik.
    Qeveria miratoi gjithashtu Strategjinë për bartjen dhe kalimin e kompetencave të EULEX-it në institucionet e Kosovës si dhe projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve, që lidhen me kompetencat e EULEX-it.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Thaçi: Më 8 shtator, marrëveshje për Energjinë dhe Telekomin me Serbinë

    Ymeri: Kosova po e humb kontrollin mbi resurset e veta



    Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, gjatë një konference për media, ka thënë se Kosova, me negociatat që po i zhvillon në Bruksel me Serbinë, po e humb kontrollin ndaj resurseve të veta për zhvillim ekonomik.

    Në këto negociata po dëshmohet se si pavarësia e Kosovës është menduar të ndërtohet e tillë, të mos jetë pavarësi me sovranitet, jo vetëm sovranitet juridik dhe politik, por sovranitet karshi të mirave publike, të mirave ekonomike dhe pasurive të përgjithshme që i ka vendi. Pikërisht në këtë pikë, Kosovë është duke u goditur më së shumti përmes këtij dialogu të cilit i është bashkangjitur, apo të cilit po i ndihmon në këtë luftë ndaj sovranitetit edhe procesi tjetër i udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, pra procesi i privatizimit, me ç’rast nga këto dy procese, Kosova edhe populli i Kosovës si burim i sovranitetit në këtë vend, po humb kontrollin mbi resurset e veta për zhvillimin ekonomik”, ka thënë Ymeri.

    Këto deklarata, Ymeri i bazon duke iu referuar përafrimeve që delegacioni i Kosovës i ka deklaruar karshi Serbisë në çështjen e energjisë, duke thënë se vetëm Kosova po i përafrohet qëndrimeve të Serbisë, dhe jo e kundërta. /Zëri/

    http://www.zeri.info/artikulli/13682...esurset-e-veta

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •