Emri:  theotokos communes.JPG

Shikime: 463

Madhėsia:  53.4 KB
Per shume njerez kjo ikone e cila ndodhet ne manastirin e Shen Saves se Shenjteruar ne shkretetiren e Judeas mund te duket e cuditshme. Ajo ka lidhje me nje histori te ndodhur ne kete manastir ne kohen e Shen Saves ku jetonin shume murgjer te virtytshem.
Ne manastir erdhi dhe nje murg i ri i cili vinte nga nje familje e pasur. Meqenese ishte rishtar igumeni e vendosi te sherbente ne manastir dhe jo si vellezerit e manasitirit te cilet dilnin ne fushe per te punuar pune te renda. Megjithese manastiri kishte disa rregulla se ushqimi sherbehej vetem kur ishte gjithe vllazeria, murgu rishtar nuk e respektonte pasi ne qeline e tij ai ushqehej me ushqimet e derguara nga familjaret. Igumeni Shen Sava e dinte por ai nuk mori asnje mase kunder tij por vetem lutej tek Zoti qe ta korigjonte pasi ishte dhe rishtar. Nje dite murgu sheh nje vegim te gjalle kur vellezerit ktheheshin nga puna dhe ai pa nje grua mes dy engjejve e cila shkelqente duke mbajtur nje kupe me buke qiellore. Njeri nga engjejt mbante nje rrobe.
Te gjithe murgjerit kaluan para engjellit dhe ai i fshinte fytyren dhe me pas e Tereshenjta me pirunin u jepte buken. Kur murgu rishtar u afrua as engjelli nuk e fshiu dhe as Hyjlindesja nuk e kungoi ate.
Por ajo i tha atij:
" Ky ushqim eshte Trupi i Birit tim dhe merret vetem nga ata te cilet kreshmojne deri ne kete ore dhe jane pastruar, ende ti nuk kreshmon. Ne c'menyre mund une te kungoj me kete Buke?"
Dhe ai tha: "Te pakten lejo engjellin te me fshije me rroben e tij"
Dhe ajo iu pergjigj:
"Nese do te fshihesh me kete, ti duhet te punosh me te tjeret, sepse ata jane te djersitur nga puna e tyre e cila eshte arsyeja pse ata fshihen, por cfare djerse tek ty do te fshije engjelli?"
Me pas rishtari shpejtoi te shkoje tek igumeni dhe e pyeti nese e kishte pare vegimin, dhe ai iu pergjigj se ajo qe ai pa ishte per korigjimin e tij dhe se vellezerit ishin te informuar per c'ka ndodhte pas punes se tyre ku Hyjlindesja i kungon me Misteret Hyjnore per ti forcuar gjate sherbesave.
Qe nga ajo kohe ai punoi me shume dhe hengri me pak dhe ai u forcua me Misteret e Shenjta.
Nga: Shpetimi i mekatareve