Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Njerëz me bisht” dhe a po velemi me mënyrën si na shohin të huajt?

    “Njerëz me bisht” dhe a po velemi me mënyrën si na shohin të huajt?

    Vladimir Karaj

    Grua theth nga Nju Jork TimesPër një kohë shqiptarëve u duhej të luftonin me ata që i quanin ‘njerëz me bisht’, por çfarë ka ndryshuar prej këtij përshkrimi racist tek përshkrimi i sotëm i ekzotikëve të fundit të Evropës? A jemi vërtet ende ekzotikë dhe aq të paparë sa të jemi objekt kureshtjeje?! Pjesërisht duhet të biem dakord që ne ende kemi pjesë të atij misteri “të njeriut me bisht” që fatmirësisht josh turistë edhe pse në një vend pa ndonjë strukturë të mirëfilltë turizmi dhe nga ana tjetër nuk mund të mos vësh re se sa teprohet me këtë lloj paraqitjeje ekzotike deri në media etalon si BBC apo NY Times…

    Imazhi, mënyra si na shohin të tjerët (të huajt) e si u dukemi ne atyre, nuk besoj se është diçka që u intereson vetëm shqiptarëve, sidoqoftë shqiptarët duket se ndonjëherë varen prej kësaj. Kjo është ndoshta arsyeja pse shtypi shqiptar vijon të përkthejë prej vitesh reportazhe apo shënime udhëtimi prej të huajsh që e njohin Shqipërinë vetëm prej ndonjë dritareje njëjavore udhëtimi apo prej leximeve të shpejta dhe bisedave me guidat turistike. Sigurisht që si shqiptarë, ashtu siç inatosemi kur lexojmë mori artikujsh për stereotipe negative, në të njëjtën mënyrë na përkëdhelet sedra kur shkrues të Ny Times, The Guardian apo BBC na konsiderojnë dhe na mburrin kryesisht për atë që ka falur Zoti; shkrepat, rërën dhe detin e rrallë për ndonjë punë tonën. Por a vuajmë ne nga ndonjë kompleks i rrallë i të diturit të asaj që mendojnë të tjerët për ne (Nëse mund të quhet kompleks)? Dhe, a është ajo çka thonë të tjerët aq e rëndësishme? Me shumë gjasa përgjigjet e të dyja pyetjeve janë negative. Shqiptarët ose një pjesë e tyre do të reagonin në të njëjtën mënyrë si gjithkush tjetër (minimalisht në Ballkan) ndaj një komplimenti apo një ofendimi që i përfshin personalisht apo në grup. (Faqet në internet, youtube dhe facebook janë aq plot me stereotipe pozitive e negative, me dashuri dhe urrejtje, saqë askush nuk ka nevojë të qëmtojë të tilla gjurmë në gazeta).

    Sidoqoftë botimet e shënimeve të udhëtimit të gazetarëve të huaj kryesisht në media prestigjioze vijojnë të zënë faqet e para në Shqipëri dhe nëse si ne keni vite që lexoni apo përktheni të tilla duhet me detyrim ta keni vënë re se si ato përsërisin njëri tjetrin. Ata janë dashamirës flasim për shqiptarë mikpritës, janë thumbues flasim për rrugë që t’i bëjnë “vithet plagë” (The Guardian 2009) dhe përsërisin gjithmonë të njëjtën histori bunkerësh dhe komunizmi. Sigurisht të shkruar për njerëz që nuk e njohin fare Shqipërinë (d.m.th pjesa më e madhe e lexuesve të tyre fillestarë) këto mund të jenë të dhëna interesante, por për shqiptarët këto shkrime nuk para thonë ndonjë të re që ende nuk e dimë. Për ta Shqipëria është ekzotike, njësoj siç ishte për Edit Durham apo të tjerë misionarë të huaj dhe romancierë pak të njohur (Në internet gjen boll shënime udhëtimi të ngjashme dhe jo të famshme ose të panjohura). Vendi “paketohet” thuajse në të njëjtin thes klishesh: Malësorë të ashpër, rrugë të vështira, bunkerë, komunizëm, mikpritje dhe në një lumë po kaq të madh gabimesh gjeografike apo historike, emrash dhe referencash.

    Po a është Shqipëria ekzotike dhe aq e panjohur për të huajt siç paraqitet në këto shkrime?! Po, për Julia Langdon, gazetaren e BBC që e kishte parë atë prej 30 vitesh nga Korfuzi, por jo për shumë britanikë të tjerë që prej vitesh kishin kaluar këtyre anëve pa u habitur aq shumë ndoshta. Kjo lloj habie e Langdon është një formë e mirë për të ndjellë turistë, drejt një destinacioni të panjohur, të pashkelur, të pamodernizuar dhe ekzotik, por mjaft kërkues të kësaj të fundit do ta kenë të vështirë të gjejnë ndonjë gjë prej kësaj. Sigurisht ata do të gjejnë shenjat e një vendi shumë të varfër, me plehra në rrugë dhe cepa rrugësh dhe dikund edhe gjire deti ku ende nuk kanë zbritur (fatmirësisht) makina të betonit, por pak prej ekzotizmit. (Sa për saktësim për Langdon, në regjistrat e gjendjes civile nuk rezultoi asnjë shqiptarë me emrin Toniblir).

    Tani përtej faktit që këto shkrime do të sjellin turistë të etur për aventura askush që është lexues i rregullt i tyre (shqiptarët të paktën) nuk mund t’i shpëtojë bezdisë që lexon për të kush e di satën herë një shifër tjetër për bunkerët. Për shembull në një shkrim të këtij viti të Jonathan Knott në The Guardian ishte më shumë se 500 mijë, për Tim Neville në Nju Jork Times ishin 750 mijë dhe po të hulumtosh të tjerë numra do të dalin. Dhe sigurisht të njëjtën bezdi do ndjesh kur shkruesit ndalen në mënyrë të përsëritur te stereotipe të tjera (hajdutë makinash dhe një vend njerëzish të armatosur deri në grykë) pjesërisht të vërteta. “Mirësevini në Shqipëri”, shpalli udhërrëfyesi ynë malazez Semir Kardoviç, duke bërë shenjë sikur qëllonte me pushkë”, shkruante në reportazhin e tij të marsit Tim Neville (Nju Jork Times). Gjasat janë që në Shqipëri ka njerëz që gjuajnë apo zotërojnë armë po aq sa në Malin e Zi fqinj dhe ndoshta më pak se në Teksas, por përshkrimi në të dyja rastet nuk do të ngjiste aq mirë sa për shqiptarët. Sigurisht përtej gjithë kësaj një pjesë e mirë e këtyre shkrimeve, edhe pse rrotullohen në masë të madhe rreth gjakmarrjes, burrneshave, bunkerëve, maleve, kullave dhe temave të ngjashme si prej më shumë se 200 vjetësh, kanë brenda edhe mjaft vërtetësi e përjetime. “Është më e lehtë të gjesh një Zanë Mali, sesa një autobus në orar”, shkruhej në The Guardian në një prej këtyre reportazheve të fundit, çka është e vërtetë dhe nuk është se lë të dukemi si “njerëz me bisht”.

    http://mapo.al/2013/07/31/njerez-me-...ohin-te-huajt/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: “Njerëz me bisht” dhe a po velemi me mënyrën si na shohin të huajt?

    E mo mirë, mos ejani se neve aq na bën.. Ne kemi hall sa të shtrijmë atë tubacionin e gazit se pastaj as Zvicera nuk na kalon për nivel jetese
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: “Njerëz me bisht” dhe a po velemi me mënyrën si na shohin të huajt?

    -Është më e lehtë të gjesh një Zanë Mali, sesa një autobus në orar
    -rrugë që t’i bëjnë “vithet plagë”
    -Malësorë të ashpër, rrugë të vështira, bunkerë, komunizëm, mikpritje dhe në një lumë po kaq të madh gabimesh gjeografike apo historike, emrash dhe referencash.
    -sikur qëllonte me pushkë
    -“Është më e lehtë të gjesh një Zanë Mali, sesa një autobus në orar”

    Te gjitha te verteta. Ca problemi ka ketu?
    Autori ka inat se mediat e huaja reflektojne realitetin?
    Nuk e kuptoj.
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: “Njerëz me bisht” dhe a po velemi me mënyrën si na shohin të huajt?

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    E mo mirë, mos ejani se neve aq na bën..
    Edhe ky eshte njeri nder problemet themelore qe kemi neve si popull....por puna eshte se ata do vine te ben ty apo jo,lol,pastaj eshte 'problemi' se si do na gjejne dhe cfare pershtypje do ju lejme dhe nese ne pranoj kritikat qe jan me vend do e kemi me te lehet te permirsojm gjerat qe jan negative,me qe nuk e bejem per veten tone ta bejm per 'inat' te botes

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: “Njerëz me bisht” dhe a po velemi me mënyrën si na shohin të huajt?

    Kultura dhe mentaliteti shqiptar nuk mund te njihet me nje kalim turistik te gazetareve,
    dy tre dite dhe shkruaj artikull.
    Ai/ajo qe don ta njohe duhet te jetoje te pakten ne Shqiperi 3 vjet dhe te jete ne komunikim cdo dite
    me shqiptare.
    Ne pergjithsi shqiptaret jane shume te respektushem me te huajt qe vijne ne Shqiperi,i trajtojne mire dhe me respekt.
    Ato te huaj qe shkruajne keq jane me siguri te indoktrinuar nga
    material I keq ne media,nga kolege raciste,ose jane vete raciste.
    Jane me paragjykime qe do te thote keto gazetare flasin keq per Shqiperine
    pasi koleget e tyre,te njohurit e tyre flasin keq per Shqiperine dhe
    Shqiptaret.Flasin keq per Shqiperine pasi deri vone Shqiperia konsiderohej
    bote e trete dhe meqenese qenka bote e trete atehere edhe njerezit jane kafshe jane bote e trete
    qe eshte diskriminuse.
    Perderisa shqiptaret I kane mirepritur te huajt(jo pushtusit) dhe I kane trajtuar me hijshmeri
    dhe respekt,shqiptaret nuk e meritojne etiketen e njerezve me bisht.
    Kjo etikete eshte vene nga gazetare te keqij ksenofobe raciste te huaj te indoktrinuar dhe me paragjykime.
    Te jesh individ I varfer nuk do te thote qe je rob I keq,i poshter,negativ,apo njeri me bisht.
    E njejta gje edhe me kombet,te jesh komb I varfer nuk do te thote qe je komb me mentalitet primitiv dhe gjithe robt jane me bisht.
    Etiketa te tilla jane diskriminuse.
    Si gazetar eshte ok te shkruash mbi varferine e nje kombi si nje shprehje e realitetit ekonomik,por te vesh etiketa poshteruse eshte krim
    dhe atij gazetari i duhet hequr e drejta te ushtroje profesion.
    Ne Angli besoj qe ka shume gazetare qe jane ultra diskriminues, ksenofobe dhe snobiste.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •