Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Kam pas lexuar njeher diku ne nje liber te psikiatrit Scoot Peck ... ku thoshte martesat me te lumtura jan ata qe kan me se shumti mashtrime,dmth te ndertuara mbi mashtrimet....qe i bie mos te flasesh apo kundershtosh shume a ku di une
    Kur ai thote zemer do ikim ne kino,dhe ti pajtohesh pa bere ze edhe pse ste pelqen,apo anasjelltas,dmth mashtrime te ketij lloji,jo tradhetira e gjera te tilla.

    Ama se besoj se te gjithe njerezit mund ta bejen nje gje te till,une p.sh kur nuk e dua nje gje,nuk e dua dhe pike,keshtu qe lume ai qe ndonjeher di te beje teater ...
    Ndoshta ka disa qe genjeshtra i kenaq, por edhe une ashtu si ty i urrej genjeshtaret edhe ata qe luajne akt. Preferoj te jem ne nje martese kur kemi pakenaqesi se sa te jem ne nje martese me aktor mashtrues.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    zANë (26-09-2013)

  3. #22
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Sekretet për të mbajtur marrëdhënien larg divorcit

    10 Tetor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Burrat dhe gratë përpiqen shumë të tregohen të fortë, por pikërisht ky mund të jetë defekti që çon në divorc. Psikologët këshillojnë shprehjen e dobësive, pranimin e përkujdesjes nga partneri dhe hapjen si ilaç për marrëdhënie të gjatë

    Dobësitë

    Terry Gaspard, Huffington Post

    marredheniet dhe divorci (1)

    marredheniet dhe divorci (2)

    marredheniet dhe divorci (3)

    marredheniet dhe divorci (4)


    Në më shumë se 20 vjet që kam kaluar duke këshilluar çifte, kam kuptuar se janë dobësitë çelësi për të krijuar një marrëdhënie të gjatë dhe turpi e frika janë dy arsyet kryesore që shpjegojnë se pse çiftet hyjnë në beteja për pushtet që çojnë drejt divorceve.

    Nëse i hapemi partnerit tonë, kjo mund të na bëjë të ndihemi të dobët dhe të ekspozuar, por ky është një nga ingredientët më të rëndësishëm për të pasur një marrëdhënie të besueshme dhe intime.

    Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen çiftet është të qenët i dobët me një partner romantik. Në fund të fundit, mbi 4 për qind e të rriturve të sotëm e kanë kaluar fëmijërinë në një familje të divorcuar. Për këto, shembujt e shëndoshë për marrëdhënie intime mund të mos kenë qenë të shumta. Në raste të tjera, shumë prej nesh janë rritur në shtëpi ku dobësitë janë parë si të dëmshme.

    Çfarë na shtyn ne të kemi frikë se mos tregojmë dobësi? Dr. Brene Braun, një shkrimtare dhe kërkuese e njohur, na informon se dobësia shihet shpesh si gjë e keqe, por në fakt është një fuqi. Në librin e saj të rëndësishëm Daring Greatly, ajo shpjegon se dobësia është zemra e të gjitha emocioneve dhe ndjenjave. Ajo shkruan: “Që të ndiesh, kjo do të thotë të jesh i dobët. Nëse beson se dobësia është e keqe është njësoj si të besosh se të ndiesh është gjë e keqe. Të mbyllësh jetën tënde emocionale nga frika se ajo do të të kushtojë tepër është njësoj si të largohesh pikërisht nga ajo që i jep qëllim dhe kuptim jetës sonë”.

    Dr. Braun e përkufizon dobësinë si pasiguri, rrezik dhe ekspozim emocional. Duke marrë këtë përkufizim, akti i të dashuruarit të dikujt dhe të lejuarit të tij të të dashurojë përbën në vetvete rrezikun final. Dashuria është pasiguri. Është e rrezikshme për shkak se nuk ka garanci dhe partneri juaj mund t’ju braktisë në çdo kohë apo t’ju tradhtojë apo të mos ju dashurojë më. Në fakt, ekspozimi i ndjenjave të vërteta mund të nënkuptojë që je në rrezik më të madh që të kritikohesh apo të prekë.

    Dr. Braun beson se turpi dhe dobësia janë të lidhura. Ajo shkruan: “Turpi është i dhimbshëm në mënyrë intensive si ndjenjë. Eksperienca e të besuarit se ne jemi të këqij dhe rrjedhimisht të pavlefshëm për t’u pranuar apo që t’i përkasësh dikujt. Turpi gërryen atë pjesë tonën që na lejon të besojmë se jemi në gjendje të ndryshojmë. Rezistenca ndaj turpit është çelësi për të përqafuar dobësitë tona. Ne nuk duhet të lëmë veten të shihemi të tmerruar nga fakti se çfarë mund të mendojnë të tjerët. Shpesh të mos qenët të mirë mjaftueshëm përballë dobësive nënkupton se ne jemi shumë të aftë që të ndihemi të turpëruar”.

    Në fakt, dobësia mund të jetë pikërisht ngjitësja që mban një marrëdhënie të bashkuar. Ajo mund t’ju ndihmojë të lundroni në jetën e përditshme me një partner, si dhe t’ju lejojë të ndiheni rehat kur e lëshoni veten në fund të ditës. Por kështu, mungesa e harmonisë emocionale krijohet nga fakti që nuk tregohen dobësitë, të cilat mund t’i çojnë shumë çifte në rrugën e moskuptimit dhe të divorcit.

    Nëse keni frikë të tregoni dobësitë tuaja apo të ekspozoni veten ndaj partnerit tuaj, ju mund të mos jeni të vetëdijshëm dhe frika është ajo që po ju ndalon për të qenë tërësisht e angazhuar në marrëdhënie. Ju mund të jeni duke ndaluar mundësinë për të dashuruar për shkak se keni frikë të nxirrni vetveten ashtu siç jeni dhe të ndani mendimet më të thella, ndjenjat dhe dëshirat.

    Në librin e tyre të fundit “Si të përmirësoni martesën pa folur për të”, Patricia Lav dhe Stivën Stosni diskutojnë dallimet gjinore në mënyrën se si çiftet përpiqen të shmangin ndjenjën e frikës dhe turpit. Ata thonë se gratë janë të frikësuara nga vuajtjet, izolimi dhe deprivimi në rast se ata nuk shprehin pasion dhe përkujdesje për partnerin. Kjo frikë mund t’i parandalojë gratë nga të qenët vetvetja. Për burrat, ata mund të ndihen dështakë si dashnorë, mbrojtës apo si prindërit në rast se ata janë tepër dashurues, pasionantë dhe përkujdesës. Turpi mund të jetë kaq i dhimbshëm për burrat sa ata do të përpiqen shumë për ta shmangin, sipas Lav dhe Stosni.

    Dallimet gjinore mund të parandalojnë çiftet në të qenët të dobët dhe rrjedhimisht në formimin dhe arritjen e gjallërisë emocionale. Lav dhe Stosni shpjegojnë se nëse fillon të menaxhosh dallimet me kriticizëm, mbrojtje, tërheqje dhe hedhje faji, marrëdhënia do të dështojë. Lajmi i mirë është se ne mund të bëhemi më të dashur dhe pasionantë nëse pranojmë dhe kuptojmë mënyra e ndryshme se si ne trajtojmë frikën dhe turpin. Ata shkruajnë: “Nuk janë dallimet tona natyrore për frikën dhe turpin që na ndajnë; është mënyra se si ne menaxhojmë këto dallime”.

    Por çfarë mund të bëni nëse jeni të paralizuar nga frika apo turpi apo të paaftë për të rrezikuar të qenët i dobët me partnerin tuaj? E para, praktikoni veten në zbulimin e mendimeve, ndjenjave dhe dëshirave pa sharë veten. Përpjekja për të fshehur emocionet tuaja nuk mund të funksionojë për shumë kohë. Në vend të kësaj, tentoni të rrezikoni të qenët i/e dobët dhe të kuptoni reagimet e partnerëve në vend që të përmbani veten në reagime. Mënyra për t’i shpëtuar modelit të moslidhjes emocionale është të ushqesh pasionin për veten dhe pasionin për partnerin tuaj.

    Tre hapa për të lejuar veten të jesh i/e dobët me partnerin tuaj:

    Ndërsa të gjitha marrëdhëniet përmbajnë rreziqe, këto janë rreziqe që ia vlen të ndërmerren. Marrëdhëniet e shëndetshme janë të arritshme nëse lejoni të shfaqet frika dhe besoni se jeni të vlefshëm për dashuri dhe për të gjitha dhuratat që dashuria sjell.

    1. Paraqit veten në mënyrë të ndershme dhe të hapur në një marrëdhënie dhe puno për të lejuar veten të jesh më e dobët dhe më e hapur me partnerin tuaj.

    2. Sfidoni besimin dhe mendimet disfatuese mbi pranimin e kujdesit nga partneri juaj dhe trego joshje ndaj kujdesit.

    3. Mos e lejoni frikën dhe refuzimin apo të shkuarën tuaj të të ndalojnë nga arritja e dashurisë dhe intimitetit që dëshironi. Praktikoni të qenët person i dobët në hapa të vegjël në mënyrë që të ndërtoni vetëbesim për të qenët gjithnjë e më e dobët përballë partnerit tuaj.

    Intimiteti mund të jetë një burim i rëndësishëm rehatie dhe të sigurojë parashikueshmëri në një botë të pasigurt. Është e mundur të jesh i dobët dhe të pranë të tjerëve pa humbur një pjesë të vetvetes. Duke bërë këtë gjë, ju do të jeni në gjendje të rivendosni besimin te dashuria dhe intimiteti.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...larg-divorcit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Palo keshilla. Mos u merrni me problemet thote.....

    Ku vete dhe hap forumin une tamam sot qe jam prishe me burrin.....

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Palo keshilla. Mos u merrni me problemet thote.....

    Ku vete dhe hap forumin une tamam sot qe jam prishe me burrin.....
    po ti paske ardhur ne vendin e duhur. ketu do rregullohesh me burrin.

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    po ti paske ardhur ne vendin e duhur. ketu do rregullohesh me burrin.
    Duke ndjekur keshillaz e artikullit thua ti?

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    po ti paske ardhur ne vendin e duhur. ketu do rregullohesh me burrin.
    Apo burrat?

    Lol te botes

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Duke ndjekur keshillaz e artikullit thua ti?
    po ndoshta te japin ndonje spunto.
    por per mendimin tim nese nuk shkoni mire me partnerin mos u mundoni shume ta freskoni e rifreskoni lindni e rilindni raportin ndoshta thjesht ka ardhur koha te nderroni partner

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Apo burrat?

    Lol te botes


    po edhe kjo sdo ishte ide e keqe. eshte nje zgjidhje

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •