-
Marrëveshje me Serbinë, prefiksi telefonik i Kosovës + 383
Marrëveshje me Serbinë, prefiksi telefonik i Kosovës + 383
Marrëveshje me Serbinë, prefiksi telefonik i Kosovës + 383BRUKSEL - Serbia ka pranuar marrëveshjen me Kosovës për çështjen e telekomunikacionit. Sot ishte dita e fundit kur Serbia duhej t’i kthente përgjigje Bashkimit Evropian nëse do ta pranonte marrëveshjen apo jo.
Pika më e diskutueshme ka qenë Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës. Sipas mediave kosovare, Kosova do ta ketë kodin +383 dhe nuk do të aplikojë vetë, mirëpo nëpërmes Austrisë apo Suedisë.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh udhëheqëse e delegacionit kosovar në këto bisedime, ka thënë dje se draft/marrëveshja e fundit e propozuar nga BE-ja ishte e pranueshme për Kosovën, por se Serbia ishte ajo që pati mospajtime.
Takimi i radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiq varej kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin.
(er.nu/koha/BalkanWeb)
-
-
Për: Marrëveshje me Serbinë, prefiksi telefonik i Kosovës + 383
Danas: Serbia pranon prefiksin +383 për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, do të duhet që sot, në raundin e 15 të bisedimeve në Bruksel që të arrijnë marrëveshje për telekomunikacionin.
Sipas burimeve të së përditshmes serbe, “Danas”, Beogradi ka pranuar që Kosova të ketë prefiksin e veçantë ndërkombëtar +383, i cili do të jetë i vetmi që në Kosovë do të mbetet në funksion pas vitit 2015, deri kur do të përdoret edhe prefiksi i Serbisë.
“Në qarqet diplomatike spekulohet se mund të shtyhet marrëveshje për energjetikën, nëse nuk përfshihet sistemi hidroenergjetik i Gazivodës, për të cilin, natyrisht duhet të bisedohet në kuadër të temës për furnizim me ujë”, shkruan “Danas”.
Beogradi, sipas “Danas”, ka pranuar që sistemi i transmisionit të energjisë në Kosovë të jetë në kuadër të KEK-ut. “Nga takimi i ri i dy kryeministrave me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, pritet që të sqarohen edhe ngecjet në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit”, shkruan “Danas”.
(BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt