Albo!
Mundou te tregohesh pak me i kulturuar kur i adresohesh dikujt ketu ne forum pasi duke u shprehur si dikush qe ka monopolin e vertetesise se mendimit dhe inteligjences i ul kredibilitetin vetes dhe behesh me pak i besueshem per ato qe shkruan!
Sa per te shuajtur kuriozitetin tend dhe dhe te te ndihmoj te mos arrish ne konkluzione te gabuara, pas Evropes SHba ka qene nje nga destibacionet e mija te preferuara dhe kam qene mbi 20 here pasi me lidh dhe puna, ne keto qendrime ka patur disa qe ishin disa muajshe dhe mendoj qe jam aq ne gjendje sa te nxjerr disa konkluzione e te bej nje analize te pavarur dhe kur ti shkruaj ketu te mos duken si brrockulla.
Megjithate opinioni yt nuk me shqeteson pasi sejcili ka te vetin dhe pse me dukesh pak si shume i influencuar nga demagogjia dhe propoganda amerikane.
Ajo qe me shqeteson me shume eshte fakti se ato teza qe per nje kohe te gjate quheshin si kundra amerikane sot po veretetohen e nuk qekan kundra amerikane po realiste dhe kjo po ben te ndjehen keq qeveritaret amerikane.
Sot politika amerikane nuk eshte gje tjeter vecse politike ekspasioniste, hegjemoniste dhe imperialiste.
Ju ftoj te analizoni keto tre fjalet e fundit dhe do te gjeni pernjehere qellimet e politikes amerikane.
Ashtu si thote dhe Pedro me lart, kundra metodave amerikane kundra politikes arogante amerikane, kundra luftes kane qene popujt evropiane dhe jo udheheqesit e tyre dhe kjo nuk do te thote qe keta popuj u shnderruan ne popuj armiq te amerikaneve por guzuan ti thone ne sy te verteten kur mendojne qe amerikae e kishte gabim.
Debatet nuk behen me pasion po me llogjike dhe me duket pak e cuditeshme kur perdoren argumenta si puna e mbeshtetjes se amerikes ndaj evropes per te justifikuar faktin qe Evropa duhet te mbylle syte tani per cdo lloj absurditeti qe mund te doje te beje Amerika!
Krijoni Kontakt