Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 149
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Europa kunder Amerikes..

    Europa kunder Amerikes..

    Me tóne teper te ashper u prononcua sot Greqia (qe qellon te jete edhe presidentja e radhes se EU) kunder luftes ne Irak. Kryeministri grek nenvizoi se ata qe e bejne luften nuk deshirojne nje Europe te forte e te bashkuar dhe deshirojne te minojne bashkimin europian…duke nenvizuar se kesaj radhe Europa nuk do te mbetet me vezhguese e ngjarjeve..

    flash news


    Pas gjithe negociatave te deshtuara EU-USA, mendoni se mardheniet midis ketyre dy grupeve do te acarohen? Deri ku mund te arrijne? Pas sa kohe?

    ..vazhdim te mbare
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Evropa ka deshtuar qe diten e pare kur rane bombat e para ne Irak. Tanime mund vetem te mbajne fjalime (aq me shume kur vijne prej grekeve, miqve tradicionale te serbeve dhe politikave totalitare), e t'i bijne me grusht tavolines derisa Amerika po hyn ne diten 13 te luftes dhe po avancon me hapa te medhenj.

    Papandreu do te heshti atehere kur ne Bagdad do te jete nje Gjeneral Amerikan qe jep urdhera dhe riorganizon sistemin demokratik te Irakut, dhe e tere Evropa do ta rikujtoje periudhen e Luftes se Dyte Boterore dhe se fundmi Kosoven.

    I fuqishmi e ka fjalen. E ne kete rast dhe duket gjithere, SHBA eshte fuqia numer nje dhe superfuqia e vetme ne Bote. Evropa mund te lehe sa te doje, po sic thote fjalia e vjeter:

    "Qeni qe leh nuk kafshon"

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Evropianet e treguan dhe nje here veten e tyre qe nuk jane te zotet pervecse te bejne llafe dhe politike kurvash.Tani me qe Ariu Rus ngordhi, u be e keqe Amerika. Me nje fjale : Hodha lumin te dhjefsha kalin......
    Tani ne kete lufte, evropianet jane kunder SHBA, dmth me Sadamin. I genjen mendja se arabet do ta kene kete gje ne konsiderate. Kur te fillojne sulmet terroriste ne Evrope nga arabet. atehere do kujtohet Evropa per Ameriken. Shpresoj qe SHBA mos te tregohet me zemergjere sic eshte treguar me Evropen 50 vitet e fundit........
    Evropianet turp te kene...... U cliruan nga amerikanet ne 1944-45, u rindertuan me parate e Trumanit, u mbrojtjen 50 vjet nga BRSS nga NATO e financuar 90% nga SHBA dhe sot hedhin vickla..... Nuk eshte e drejte thone.....Por te kene pjesen e tyre ne ndarjen e naftes se Irakut dhe ne rindertimin e Irakut duan ama....
    I genjen mendja se Amerika po i con djemte e saj te vriten qe ti gjejne gati evropianet....
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Tema nuk ishte qe ne "gjykatesit e te gjithe botes" te percaktojme se "kush eshte ujku e kush eshte qengji".. por (sigurisht per ata qe jane ne gjendje te shohin pak me teper se hunda e tyre..) te diskutojme rreth mundesise se acarimit te bashkepunimit midis ketyre dy grupimeve...


    ..vazhdim te mbare te interesuarve
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    ZOTRINJ TE FORUMIT KUJDES KUR SHKRUANI SE NE QOFTE SE EVROPA LEN JU JENI EVROPIANE DHE DETYRIMISHT DHE JU LEHNI
    nuk ka rendesi

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    Franca, Gjermania dhe Greqia nuk perfaqesojne gjithe Europen.
    Anglia, Spanja, Portugalia, Danimarka etj, jane pro luftes madje dhe po ndihmojne ne menyre aktive koalicionin.

  7. #7
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Mendimi im eshte qe kjo lufte do ndikoje negativisht ne marrdheniet midis Europes dhe US.

    US do dali e forte nga kjo lufte ne shume aspekte gje qe nuk i pelqen dhe nuk ka per ti pelqyer ndonjehere Europes.

    Qendrimi divers i shteteve te Europes, per luften, lekund akoma me shume unitetin e dobet te BE gje nga e cila asgje e mire nuk i vjen Europes.

    Nese nga fitorja e luftes US, clirohet ne nje fare mase nga kercenimi terrorist, ka perfitim ekonomik (le te mendojme vetem cmimin e karburantit) dhe rrit prestigjin e saj ne bote, po Europa cfare fiton?

    Lindja e mesme ka per te qene nen influencen amerikane, pra nuk shpreson perfitim ekonomik. Europa nuk ka qene dhe kaq shume e kercenuar nga terrorizmi, sa US, pra as ketu nuk ka interesa dhe ajo humbet ne prestigj, sepse e kundershtoi luften dhe askush nuk e degjoi.

    Une mendoj gjithashtu (gjithmone duke u perpjekur te qendroj brenda pyetjeve te drejtuara ne kete teme) qe acarimi i marrdhenieve midis Europes dhe US, nuk ka per te qene kurre i hapur, por gjithmone i mbuluar nen frakun e diplomacise.

    Sa per ate tjeren, se per sa kohe do zgjasin, une mendoj qe ato kane qene dhe do mbeten gjithmone. Perderisa US eshte pjelle e Europes dhe ia ka kaluar asaj ne shume drejtime, kuptohet qe ka qene gjithmone dhe do mbetet konkurenti kryesor i Europes.
    Ji Vetvetja!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Evropa do lehi per sa kohe te jete e percare e te zvaritet pas Amerikes si sot. vartesia ekonomike sjell vartesi politike. Ne te ardhmen kur Evropa te flase me nje ze, te kete nje treg, nje qeveri, nje ushtri, nje flamur, dhe nje qellim do shofim konkurence ne treg.

    Deri atehere, na intereson me mire te mbajme anen e me te fortit.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    13
    Me pelqen ne pergjithesi mendimi i juaj edhe pse nuk i lexova te gjitha opinionet e juaja .
    Cfare dini ju per luften ,cfare dini ju per mardheniet usa Europe.
    Si nuk mendoni pak qe qe te dyja ecin ne nje rruge paralele ,qe njera nuk mund te eci pa tjetren .
    Perfitim ekonomik lexova me siper .Ma signori nuk mendoni pak qe kjo lufta nuk sjell asnje perfitim ekonomik njerezimit?
    pastaj ajo qe mendoj eshte se ketu po flitet per nje percarje midis BE ku nuk flitet per percarje por thjesht per ideologji.Asnjehere europa ska qene kaq e e bashkuar ideologjikisht sa kesaj radhe .Cfare mendoni se polonia dhe shqiperia perfaqesojne Europen.
    Signori vejeni shpirtin ne paqe .
    Shikoni importin dhe exportin ne perqindje te usa me europen dhe do verifikoni kush eshte me e domosdoshme lufta qe po ben usa apo zhvillimi ekonomik i saj i brendeshem

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    shifi si bejne europianet e vegjel mbas super putanes e super shtriges.
    Tek e fundit harroni se kush e beri ameriken? Kjo amerika e madhe mirnjohese.... (sa te neveritshem adhuruesit e vegjel per te madhin, duke harruar se ky peshk i madh i ushqyer me mishin tone mund te te riahje cdo dite)
    puf!
    nuk e kam iden si mund te acarohet me shume nje lufte ndermejt dy grupesh.
    Usa nuk i ra vetem irakut...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •