Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 149
  1. #81
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo!
    Mundou te tregohesh pak me i kulturuar kur i adresohesh dikujt ketu ne forum pasi duke u shprehur si dikush qe ka monopolin e vertetesise se mendimit dhe inteligjences i ul kredibilitetin vetes dhe behesh me pak i besueshem per ato qe shkruan!
    Sa per te shuajtur kuriozitetin tend dhe dhe te te ndihmoj te mos arrish ne konkluzione te gabuara, pas Evropes SHba ka qene nje nga destibacionet e mija te preferuara dhe kam qene mbi 20 here pasi me lidh dhe puna, ne keto qendrime ka patur disa qe ishin disa muajshe dhe mendoj qe jam aq ne gjendje sa te nxjerr disa konkluzione e te bej nje analize te pavarur dhe kur ti shkruaj ketu te mos duken si brrockulla.
    Megjithate opinioni yt nuk me shqeteson pasi sejcili ka te vetin dhe pse me dukesh pak si shume i influencuar nga demagogjia dhe propoganda amerikane.
    Ajo qe me shqeteson me shume eshte fakti se ato teza qe per nje kohe te gjate quheshin si kundra amerikane sot po veretetohen e nuk qekan kundra amerikane po realiste dhe kjo po ben te ndjehen keq qeveritaret amerikane.
    Sot politika amerikane nuk eshte gje tjeter vecse politike ekspasioniste, hegjemoniste dhe imperialiste.
    Ju ftoj te analizoni keto tre fjalet e fundit dhe do te gjeni pernjehere qellimet e politikes amerikane.
    Ashtu si thote dhe Pedro me lart, kundra metodave amerikane kundra politikes arogante amerikane, kundra luftes kane qene popujt evropiane dhe jo udheheqesit e tyre dhe kjo nuk do te thote qe keta popuj u shnderruan ne popuj armiq te amerikaneve por guzuan ti thone ne sy te verteten kur mendojne qe amerikae e kishte gabim.
    Debatet nuk behen me pasion po me llogjike dhe me duket pak e cuditeshme kur perdoren argumenta si puna e mbeshtetjes se amerikes ndaj evropes per te justifikuar faktin qe Evropa duhet te mbylle syte tani per cdo lloj absurditeti qe mund te doje te beje Amerika!
    Just God Can Judge Me

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    E theksoj edhe njehere qe marredheniet e ndera jane ne mes te qeverive dhe jo ne mes te popujve, se paku europianet nuk ushqejne asnje lloj urrejtje ndaj popullit amerikan, por shprehin vetem mosaprovimin kundrejt politikes se administrates amerikane dhe kryesisht te treshes Bush-Rumsfeld-Rice.
    Gazetari italian i Corriere Della Sera me lart eshte i pikelluar per shkallen e respektit qe SHBA dhe BE tregojne karshi vendit te tij Italise. Berlusconi, kryeministri italian e mbeshteti luften ne Irak por 90% e italianeve ishin kunder luftes ne Irak.

    Ta solla kete shembull, qe te kuptosh qe populli amerikan dhe poulli europian mund te kene simpati per njeri-tjetrin, por jane dy popuj te indoktrinuar krejt ndryshe. (kjo eshte tjeter teme per diskutim, nuk dua te futem shume thelle ne te, po e le me kaq).

    Dallimet midis administrates se Bush dhe atyre te Shroder, Shirak, e Putin, nuk ishin dallime "principore" per europianet, por vetem per amerikanet. Shirak, Shroder dhe Putin ne menyre krej te hapur dhe te turpshme po mbronin kontratat e tyre per nafte, infrastrukture ushtarake, dhe arme, me rregjimin e Sadam Husein. Shirak, Shroder dhe Putin nuk mbronin "moralin" e as "principet" por mbronin pikerisht interesat e tyre ekonomike qe i lidhnin me Sadam Husein dhe rregjimin e tij.

    Te tre keta lider te paskrupujt, duke qene te pafuqishem per te perballur drejt per se drejti adminstraten amerikane, zgjodhen ate rrugen e protestave, dhe vete keta, i kane nxitur protestat ne rruget e Gjermanise, Rusise apo Frances. Shroder, sic e thua edhe vete, e perdori konfliktin si teme politike per rizgjedhjen e tij. Shirak, e perdori konfliktin si mjet per te permbushur vakumin e prestligjit francez ne arenen nderkombetare (u kenaq egoja e nje shteti qe ende shikon enderra kolonizatoresh), kurse Putin, kur e pyeten perse ishte kunder qendrimit amerikan, u pergjigj: "Sepse ne Rusi kemi 20 milion besimtare muslymane".

    Motivi kryesor perse amerikanet zgjodhen luften, qe ua serviri vete presidenti Bush asamblese se OKB-se ishte nje dhe i vetem: Iraku paraqet rrezik per sigurine e shtetit amerikan dhe sigurine e botes. Shteti amerikan beson se diplomacia ka deshtuar per te c'armatosur rregjimin e Sadam Husein ne keto 12 vjet, dhe i bejme thirrje OKB-se qe te marri pergjegjesite e veta e te nderhyje pasi ne linje nuk eshte me vetem rregjimi i Sadam Husein, por edhe autoriteti i vete OKB.

    OKB, me treshen e mesiperme e perdoren Keshillin e Sigurimit per nje show politik te turpshem per te sulmuar qendrimin e administrates amerikane, te nje vendi qe e quanin pale "aleat". Presidenti Bush dhe administrata e tij zgjodhen heshtjen para konfliktit, duke gelltitur me veshtiresi qendrimin francez, gjerman e rus, por u bene vetem nje gje te qarte te treve: DO TE MBANI PERGJEGJESI PER QENDRIMET TUAJA!

    Gjate luftes, ministri i jashtem francez ne nje konference per shtyp nuk donte te pranonte me plot goje qe Franca deshiron fitoren sa me te shpejt te SHBA-se, duke aluduar ne kete menyre shkallen e urrejtjes patetike franceze ndaj jo vetem administrates amerikane, por ndaj edhe atyre 300000 amerikaneve qe po benin luften.

    1- Nuk ma merr mendja se amerikaneve u ka mbetur qejfi, sepse europianet ?nuk e pershendeten nderhyrjen e vonuar te amerikaneve ne Bosnje?. Kur flitet seriozisht per ?principe? dhe ?pergjegjesi? atehere nderhyrja e amerikaneve ne Bosnje kthehet ne minus per amerikanet, per vete faktin se kjo ishte e vonuar. Patjeter qe Europa ka fajet e saj ne kete mes, por duhet te thuhet qe detyra e Europes pas Luftes se Dyte Boterore ka qene qe ne asnje menyre te filloje nje lufte ose te nderhyje ushtarakisht brenda Europes dhe aq me teper ne Bosnje ku ata kane eksperiencen e hidhur te Sarajeves ne 1914. Lufta ne Bosnje e gjeti Europen te papregatitur dhe sado i hidhur qe eshte fakti qe nuk arriti dot te ndalonte masakrimin e mijerave civileve te pafajshem, perseri arriti te parandalonte katastrofa humanitare me mbajtjen e qindramijera rrefugjateve. Pesimi i Bosnjes i sherbeu Kosoves.
    Zhgenjimi amerikan me Bosnjen erdhi per faktin se edhe pas 50 vjetesh, Europianet nuk ishin gati te merrnin mbi supe pergjegjesine e mbrojtjes se sigurise ne pragun e tyre te shtepise. Europa Perendimore jo vetem qe nuk ishte e "papergatitur" sic e quan ti, por e lejoi me vetedije te plote konfliktin ne Bosnje, pasi ne Bosnje po vriheshin "muslymane". Francezet mendojne ne mase se Bosnja dhe Shqiperia, nuk i perkasin "qyteterimit Europian", pikerisht se jane te vetmet shtete ne zemer te Europes me shumice besimtaresh muslymane. Kjo ishte arsyeja kryesore qe europianet nuk nderhyne ne Bosnje apo ne Kosove. Arsyeja e dyte, kish te bente me faktin historik qe Jugosllavia eshte bijeza e Frances dhe Anglise, ishte ideja e tyre qe krijoi "Jugosllavine" 80 vjet me pare dhe po te nderhyej ushtarakisht ne Bosnje, nderhyej ne sovranitetin e Jugosllavise, sic do ta paraqisnin si argumet ministrat europiane te kohes, sa here qe i pyesnin perse rrinin duarkryq per vite te tera ne kete konflikt.

    Amerikanet ne bosnje nderhyne, pasi publiku amerikan reagoi ne menyre te hapur e njerezore karshi tmerreve te luftes qe pushtuan akrenet televizive, dhe administrata amerikane e pa te udhes qe te nderhynte nen ombrellen e NATO, asaj NATO ku edhe vendet europiane jane anetare.

    Nuk e kuptoj perse disa perpiqen qe nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne Kosove t“ia dedikojne vetem USA. Ky eshte nje shtremberim i keq. U harrua qe perkrah amerikaneve ne Kosove luftuan edhe europianet? Duhet te kemi parasysh qe Historia nuk behet sipas preferencave dhe te shtremberohet, pasi vete fati i popullit shqiptar e ka treguar qe shtremberimi i fakteve te te kaluares ka ndikuar ne te ardhmen e tij.
    Pedro, lufta ne Kosove u shoqerua me dy skandale:
    1) Kalimi i planimetrise se luftes se NATO ne KOSOVE Milloshevicit, nga nje gjeneral i larte francez.
    2) Nderhyrja e qeverive europiane prane gjeneralit Clark per cdo mision, duke mos e lejuar ate qe te ekzekutonte sic duhet nje plan lufte. Kjo solli kontradikta te gjeneralit me presidentin Klinton, i cili beri veshin e shurdhet kur Gjenerali i kerkoi qe ti mbante larg njerezit e politikes europiane nga lufta. Kjo beri qe gjenerali Klark te jepte doreheqjen e parevokueshme dhe te parakohshme si Komandant Suprem i NATO menjehere pas perfundimit te luftes.

    Sa per Kosoven, edhe sot e kesaj dite BE (mendo Francen) nuk heqin dore nga Jugosllavia, duke krijuar nje mini-jugosllavi te re midis Serbise dhe Malit te Zi kunder vullnetit politik te malazezeve. Kete ide, per cudine e te gjitheve, nuk e mbeshteti as Rusia, e cila i terhoqi ushtaret e saj ne Ballkan, ne Rusi. Ta them kete, qe te kuptosh se sa reale jane mentalitetet kolonizatore te shekullit te kaluar ne vende si Franca.

    Persa i perket "pavaresise politike te Europianeve", une dua te te bej ty te qarte, qe asnje shtet ne bote nuk ben dot politike per aq kohe sa nuk eshte ne gjendje qe te marri persiper barren e sigurise se vet. Ende Europes sigurine ia mbron dhe paguan SHBA, dhe kjo ka bere qe per 60 vjet "paqja" dhe 'toleranca" europiane te merret si e falur. Largimi i trupave amerikane nga Europa Perendimore, dhe lenia e pergjegjesise se sigurise vete sheteteve europiane, do tu mesoje atyre disa leksione qe: 1) Siguria eshte themeltare dhe pa ate asgje nuk ndertohet 2) Siguria vjen me nje koste te larte buxhetore, qe deri dje e paguante SHBA per europianet.

    Europianet, qe nuk jane ne gjendje te mbrojne sigurine e tyre, e jo me te ndalin konklikte ne kontinentin europian, mundohen te krijojne edhe "politika europiane". Kesaj i thone, edhe dhi e krimbur, edhe bishtin perpjete.

    Problemi me europianet eshte se ata asnjehere nuk mesojne nga historia e tyre. U deshen 600 vjet lufte per te pranuar kufijte e sotem europiane, u deshen 2 luftra boterore, per ti bindur europianet qe nuk eshte mire qe te pushtosh boten e ti kthesh ne koloni. U deshen 60 vjet per te rimekembuer ekonomikisht europianet nga shkaterrimi i luftrave. Ajo qe i pikellon kokat e projekplaneve amerikaneve per Europen, eshte se edhe pse kane investuar me shume se cdo pjese tjeter e botes, ne Europe asnjehere nuk zurri rrenje sic duhet sistemi kapitalist i mirefillte dhe shoqerite europiane jane ende mutacione demokomuniste. Destabiliteti politik tradicional i Italise i ardhur nga e majta e ekstremit komunist, largimi i turpshem i Frances nga Nato ne vitet 60, koalicioni i gjelbert i Shroder qe ka edhe parti qe mbrojne bindje komuniste brenda, tregojne me se miri se sa pak ka evoluar shoqeria e Europes Perendimore ne aspektin politik dhe shoqeror. Nuk duhet te jesh shkencetar politik qe te kuptosh e te shikosh se Europa sot eshte nje kontinent socialist, ku qeverite e ekstremit te majte e kane zevendesuar inisiativen e lire te individit me diktatin e shtetit social.

    ?Europa e vjeter? eshte lapsusi me i madh i Rumsfeld dhe i administrates amerikane, pavaresisht se Colin Powell u mundua ta zbuse sadopak. Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda etj nuk jane Europa e vjeter, por Europa e re, jane Bashkimi Europian, pjese e te cilit po behen edhe disa shtete te ish Europes Lindore si Cekia, Polonia, Bullgaria etj. Lind pyetja: me cilin do ti beje karshillek Amerika Europes? Me Shqiperine dhe Moldavine?!
    Europa e Shirak, Shroder dhe belgeve eshte vetem 18% e kontinentit europian, dhe SHBA do te bashkepunoje me vende si Polonia qe deri me sot jane lene ne meshiren e fatit te gjermaneve, me vende si Hungaria apo Cekia, qe jane dy prej vendeve me te suksshme ish-komuniste, me shtetin me te madh Ballkanik, Bullgarine, Rumanine, me Italine, Shqiperine e Kroacine qe krijojne korridoret e duhura per levizjen e mallrave, naftes dhe gazit natyror. Me vendet ish-sovjetike Balltike, Letoni, Lituani dhe Estoni, qe tani do te jene edhe ne NATO.

    Amerikanet qe bene Gjermanine dhe Francen, do te bejne edhe kete pjese te Europes qe vertet jane te varfer, por jane me te motivuar dhe me te zgjuar se gjysma tjeter e Europes. Eksporti me i madh i Europes Lindore eshte "Mendja dhe Inteligjenca" e njerezve tuaj, tha Bush para 1 viti kur vizitoi Mosken.

    Pedro, ne Washington nuk perpilohet v etem politika e Gjermanise, por politika e botes dhe as mos te te genjeje mendja se Bush nuk e dinte se Shroder e kerkoi rizgjedhjen e tij duke i bere oponence luftes 1 vit para se te fillonte lufta. Ta gezoni Shroder si kryeminister, dhe pijini lengun, pasi ekonomia gjermane vitin qe shkoi nuk u rrit as 1%.

    Edhe pse ekonomia boterore eshte ne krize, edhe pse SHBA pagoi faturen e dy luftrave keto 2 vitet e fundit, ekonomia amerikane eshte ekonomia me rritjen me te larte ekonomike ne bote. Kur Bush foli per "pergjegjesi te atyre qe i hapen kartat ne tavoline" nga ishulli i Portugalise, ai e kish fjalen pikerisht tek sanksionet ekonomike qe SHBA do te vere ne veprim karshi te gjithe atyre vendeve qe e minuan qendrimin e saj ne Irak.

    Ajo qe ju nuk arrini te kuptoni e shihni eshte kjo:
    Cfare do ti kushtonte Frances e Gjermanise qe te mbeshtesnin luften ne Irak dhe ti zgjidhni mosmareveshjet ne kanale diplomatike e jo ne media?!

    Ato kontrata qe keto vende humben nga rrezimi i Sadam, do ti fitonin serrisht sot nga qeveria e re e Irakut. Shroder, Putin e Shirak jane "persona non-grata" jo vetem ne Washington, por edhe ne Bagdat, dhe Europianet jane dyhere te humbur!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    Sot politika amerikane nuk eshte gje tjeter vecse politike ekspasioniste, hegjemoniste dhe imperialiste.
    Kur une degjoj apo lexoj te tilla fjale, menjehere ne mendje, nxjerr dy perfundime:

    1. Ai qe i thote keto fjale, duhet te jete detyrimisht i majte, per te mos thene komunist, pasi edhe Lenini, Stalini e E. Hoxha e akuzonin SHBA-ne dikur per te njejtat gjera, apo jo?

    2. Ai qe i thote keto fjale, e njeh shume pak qendrimin amerikan dhe misionin e tyre ne politiken e jashtme, pra flet perpara se te mundohet te kuptoje.

    Mos mi mer per ters keto fjale, pasi nuk eshte qellimi im qe te ofendoj ty apo kerkend, por thjeshte te te bej te kuptosh qe medalja ka dy ane, dhe qe tia dish me saktesi vleren medaljes, duhet ti shikosh te dy anet e saj.

    1. Ekspansioniste

    Nese SHBA eshte nje vend ekspansionist, besoj se e njejta akuze mund te ngrihet edhe ndaj BE-se apo jo?! Nese te shtrish sistemin demokratik ne vende qe duan lirine por nuk kane mundesi apo rruge per ta fituar ate, te ben te jesh ekspansionist, atehere une mendoj se SHBA duhet ta kete per nder kete titull. Te ndash me shtetet e njerezit e kesaj bote apo vlera qe amerikanet i kane te shenjta, nuk te ben ekspansionist por paqedashes dhe humanitar.

    Hegjemonizmi

    Sa presidente e burra shtetesh ne bote jane caktuar nga SHBA dhe punojne per llogari te saj? Une nuk mund te sjell ndermend asnje, ti qe ben akuzen me sill edhe faktet konkrete.

    Imperializmi

    Kjo eshte dhe akuza me qesharake pasi SHBA nuk po "pushton me force" por po cliron popuj te shtypur nga tirane e diktatore te paskrupuj qe kane vrare e kane prere pa hesap njerez te pafajshem. Me sill qofte edhe nje shtet ne bote qe SHBA ka pushtuar dhe ka mbajtur te pushtuar kunder vullnetit te saj? Aleati numer nje i SHBA-se ne luften ne Irak ishte Kuvajti, nje shtet i vogel qe u clirua nga SHBA dhe sot jeton ne paqe e prosperitet, duke gezuar te plote sovranitetin e humbur 12 vjet me pare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    E Hene, 19 Maj 2003

    RREZIQET E KRIZES EURO-AMERIKANE

    Politikani dhe analisti i njohur, Zbinjev Bzhezhinski, ish-keshilltar i presidentit Xhimi Karter per Sigurimin Kombetar pak dite me pare ndodhej ne kryeqytetin e Rumanise, Bukuresht. Para se te merrte nje dekorate te larte te cilen i a dorezoi vete presidenti Ion Iliesku, Bzhezhinski mbajti nje kumtese e cila ngjalli interesin e degjuesve per shkak te disa paralajmerimeve qe leshoi ne drejtim te politikaneve amerikane si dhe atyre evropiane. Teza kryesore e Bzhezhinskit u perqendrua tek marrdheniet SHBA-Evrope, sfidat e reja dhe problemet e vjetra duke shtjelluar pikepamjet e veta per boten e se nesermes. Sipas njeriut qe i beri autopsine sistemit komunist ne prag te vdekjes se tij dhe qe mendimet e te cilit vleresohen edhe sot ne Shtepine e Bardhe dhe Pentagon, u shpreh se kredibiliteti amerikan politik e ushtarak sot eshte me i forte se kurre. Ai theksoi se Amerika eshte e vetmja fuqi e cila mund te beje lufte kurdo dhe ne cdo vend te botes. "Para 20 vjetesh i pata kerkuar presidentit Karter,-tha ai- qe te krijonim mundesine per te derguar nje batalion trupash brenda 24 oresh ne cdo vend te botes. Sot kjo mundesi eshte shume here me e madhe". Pas kesaj erdhi dhe paralajmerimi i pare i Bzhezhinskit. Sipas tij potenca stermadhe ushtarake amerikane mund t'i krijoje probleme diplomacise persa i perket njohjes se kufirit midis mundesive dhe deshirave. "Ne pergjithesi ky eshte dhe thelbi i problemit te tanishem te SHBA me Evropen. Evropianet e shohin me skepticizem politiken aktuale amerikane dhe per kete sulmojne personalisht presidentin Bush".

    Flirti Europe-Rusi

    Por Bzhezhinski nuk nguron qe te vere dhe disa pikepyetje edhe persa i perket strategjise amerikane ne marredheniet me Evropen. "Kush nuk eshte me ne eshte kunder nesh". Kete dikur e thoshte Lenini, sot e dini besoj se kush e thote. Eshte fjala per nje politikan amerikan". Bzhezhinski kritikon Shtetet e Bashkuara se anuan me shume nga koalicioni se nga aleatet. Ne kuader te qendrimeve te vendeve te ndryshme ndaj luftes kunder Irakut ai u shpreh se "Gjermania eshte paqesore ndersa Franca nuk eshte antiamerikane, pavaresisht se eshte skeptike ndaj atlantizmit". Duke u ndalur tek aleanca e Berlinit dhe Parisit me Mosken ai tha se kjo eshte nje levizje taktike dhe jo dicka ne permbajtje". Sipas Bzhezhinskit flirti i Berlinit dhe Parisit me Mosken nuk te con kerkund dhe se Rusia nuk ka rruge tjeter vec integrimit ne Evrope megjithese kjo nuk ka per te ndryshuar raportin e forcave midis Shteteve te Bashkuara dhe Evropes. Zbinjev Bzhezhinski thote se edhe pas njezet vjetesh Amerika do te jete forca dominuese e globit por jo dhe e plotfuqishmja. Nga pikepamja ekonomike sot Amerika perfaqeson rreth 25-30 perqind te gjithe prodhimit boteror, ne kohen qe me 1945 kjo shifer ishte 50 perqind. Eksperti amerikan parashikon gjithashtu se bota e te nesermes nukmund te kuptohet pa ecjen me nje hap te SHBA dhe Bashkimit Evropian. Ai beson se "Evropa bashkon pa qene e bashkuar dhe per kete arsye nuk mund te jete ne rolin e nje kunderpeshe ndaj Amerikes. Evropa do te jete gjithmone nje lloj konglomerat",-thote ai.

    Evropa, impotente pa SHBA

    Duke folur per sfidat e te ardhmes, Bzhezhinski deklaroi para degjuesve rumune se "nuk mund te flasim per nje Perendim te bashkuar. Perendimi eshte ndare per shkak te grindjeve transatlantike",-ne kohen qe ai foli per nje bashkerendim euroamerikan lidhur me probleme te tilla si ai i Lindjes se Mesme dhe se rindertimi i Irakut te postSadamit nuk mund te shihet i ndare nga problemet e Lindjes se Mesme. ne pergjithesi. Duke hedhur veshtrimin ne pika te tjera gjeostrategjike, Bzhezhinski foli per nevojen e integrimit ne NATO te vendeve te tilla si Ukraina ndersa rreshton ne BE edhe Turqine, Gjeorgjine, Armenine dhe Azerbaixhanin. "Keshtu dhe Rusia do ta shpejtoje hapin per tā_Tu integruar ne Evrope dhe nuk do te priret drejt tendencave imperiale. "Neve na duhet Evropa ashti si dhe Evropa ka nevoje per Ameriken. Besoj se Toni Bler e ka kuptuar si shkohet ne kete drejtim. Dhe kjo sepse Evropa pa Ameriken eshte e pafuqishme. Dhe kjo sepse per deri sa nuk fut doren ne xhep te nxjerre portofolin per te bere shpenzime ushtarake. Eshte domosdoshmeri historike qe Evropa dhe Amerika te jene partnere. Ne qofte se gjerat nuk merren seriozisht kriza euro-amerikane do te thellohet",-perfundoi Bzhezhinski kumtesen e tij.

    Me pas ndersa po largohej nga Bukureshti, kur po ndahej nga miqte e tij beri dy vleresime te cilat do te analizohen nga ata qe merren me te ardhmen e botes. Bzhezhinski parashikon qe ne te ardhmen do te kete dy superfuqi; Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kina. Ndersa per OKB-ne ai tha se "tashme e ka perjetuar shekullin e saj" dhe se "shume probleme zgjidhen edhe pa te".

    Pergatiti: Gavrosh Levonja
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #85
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Keto qe sjell ketu jane mendimet e dikujt dhe qe nepermjet analizes se tij shprehet per kete ēeshtje dhe kjo nuk do te thote kurresesi qe ky person apo dikush tjeter zoteron monopolin e te vertetes!
    Shkruajta disa poste me siper per konferencen e shtypit ku merrnin pjese James Rubin per SHBA dhe ministri i jashte i Britanise se madhe, dhe pyetjet qe ju drejtuan ketyre perfaqesueseve nga gazetare te ndryshem.
    Ky emision zgjati rreth 1 ore e ca dhe u transmetua drejtpersedrejti nga BBC. Do te kisha deshire qe Albo mbron me kaq zjarr te thenat e Bushit me shoke te kishte degjuar pergjigjet e perfaqesueseve te SHBA-se dhe Britanise dhe te kishte pare ser sa qesharake u bene ne ate emision.
    Aty nuk kishin me vend per demagogji pasi gazetaret nuk ishin te CNN apo te FOX-it po vinin nga gjithe bota dhe pyetjet ishin direkte e jo te parapergatitura si behet ne konferencat e shtypit ne shtepine e bardhe.
    Shifni pak gjendjen e ndere neper bote tani, ekonimine qe shkon keq e me keq, terrorrizmin qe eshte me i rrezikshem e me prezent se perpara luftes ( keto jane ne rraportet e CIA dhe FBI e nuk po i shpik une) dollarin qe dita dites po bie me shpejtesi marramandese.....si dhe protestat e popullit irakian ndaj ushtrise amerikane qe tani i konsideron jo me si shpetimtare po si pushtues.
    Just God Can Judge Me

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    Vinny, po te shpjegoj disa gjera, pasi ti shikon vetem njeren ane te medaljes:

    1. Edhe Bill Clinton e ka sulmuar politiken e jashtme te adminstrates Bush dhe Rubin e kompani, jane njerezit e epokes Klintoniane, ata qe ne 8 vjet e lejuan Al-Queda qe te hidhte ne erre nendetese, ambasada dhe mbajtese nafte, derisa terrorizmi erdhi edhe ne token amerikane. Bill Clinton dhe administrata e tij nuk kane te drejten morale te flasin, aqsa edhe vete partia demokratike amerikane nuk e mbeshtet apo nxjerr neper fushata Bill Clinton, pasi ai mbart nje pjese te madhe te fajit mbi luften ndaj terrorizmit. Demokratet po paguajne haracin politik per kete, pasi ai qe po e udheheq luften ndaj terrorizmit eshte nje republikan dhe jo nje demokrat.

    2. Njerezit ne Europe jane njerez te vegjel qe asnjehere nuk shohin me tej se hunda e vet, pasi po te shikonin, do tu vinin ne ndihme njeri-tjetrin dhe nuk do ti pushtonin e shkaterronin kontinentin dhe boten me shume se 2 here. Kurse amerikanet dje festuan "Memorial Day" duke nderuar ata mijra ushtare amerikane qe kane dhene jeten e tyre per clirimin e Frances, Gjermanise e gjithe Europes ne luften e I, II Boterore, korese se jugut, vietnamit, Europes Lindore, Kuvajtit, Bosnjes, Kosoves, Somalise, Afganistanit e Irakut. Te japesh jeten per lirine e nje populli tjeter eshte nje koncept qe europianet nuk e kuptojne dot pasi ketu buron edhe madheshtia e te qenit superfuqi sic eshte populli amerikan. Njerezit qe nuk dine te veprojne me vendosmeri dhe guxim, detyrimisht qe do te merren me llafe si grate e liga.

    3. Vlera e dollarit ne Europe po bie se bashku me vleren e Jenit japonez, dhe kjo nuk tregon nje "renie te ekonomise amerikane" sic e portretizon ti, por eshte nje politike me vetedije e plote qe amerikanet po ndermarrin per te demtuar interesat europiane te vendeve si Franca apo Gjermania. Renia e dollarit eshte shoqeruar me nje rritje te vleres se Euro por te asnje monedhe tjeter ne tregun boteror, dhe kjo do te beje qe mallrat amerikane te jene me te lira se ato europiane, detyrimisht do te rritet eksporti amerikan ne europe dhe kjo do te coje ne renien ekonomike te shteteve te BE. Zhvlerisimi i dollarit eshte i perkohshem dhe vete keshilltari ekonomik i presidentit Bush ka bere komente te qellishme negative ne media per ta ulur me tej vleren e dollarit, qe renia ekonomike europiane te jete me e shpejte. Kjo eshte ne kuadrin e "mbajtjes se pergjegjesise" qe sekretari Powell e tha me plot goje ne nje interviste televizive per vende si Franca dhe Gjermani. Kjo do te coje ne nje krize ekonomike me te thelle me Europe dhe detyrimisht liderat ne keto vende do te paguajne harracin politik qe vjen direkt me krizen ekonomike.

    Sic u kam thene shpesh ne kete teme, eshte shume e lehte te dalesh e te akuzosh SHBA me plot goje, por une do tu rekomandoja qe perpara se ta beni kete, eshte me mire te perpiqeni te kuptoni ne teresin e vet qendrimin e adminstrates amerikane.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #87
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Problemi yt Albo eshte qe fantazite e tua ose muhabetet e kafeneve i sjell ne forum si te verteta!
    Kete pune bejne dhe mediat ne shquperi dhe kete mund ta besh ne Shqiperi po jo ketu ne forum ku pjesa me e madhe e pjesemaresve jetojne jashte vendit dhe dine ku te marrin informacionin kerdibel.
    Ti thua qe njerezit ne Evrope jane te vegjel e nuk shohin me larg se hunda e tyre! Pak e ēuditeshme qe njeri nga Shqiperia pasi ka jetuar disa vite jashte te kritikoje ne kete menyre pjesen me te zhvilluar te globit dhe popullsine qe e ka zhvilluar kete rajon! Keshtu qe pak me modesti te pakten pasi te perdoresh kete gjuhe duhet te jesh dikushi e ti je askushi.
    E dyta per sa i perket terrorrizmit nqs degjon ēfare flitet ne raportet e FBI dhe CIA per gjendjen aktuale nuk do te shprehje kete mbeshtetje per politiken e Bushit e te kritikoje ate te Klintonit pasi gjendja aktuale ne baze te raporteve eshte e njete per te mos thene me e rrezikeshme se ajo e para 11 shtatorit. Ky konstat flet qarte qe politika aktuale kunder terrorrizmit e Qeverise Bush eshte mediatike, popmoze, spektakolare, e kushtueshme ne para e ne jete njerezish po aspak efikase.
    Al Kaida e Sadam do te kete gjithmone nqs politika amerikane tregon arrogance ndaj popujve, kjo nuk quhet demokraci po imperializem ate qe ti nuk do qe ta kuptosh.
    Ushtaret amerikane nuk i kerkoi njeri ne korene e jugut, ne Vietnam po u ēuan me force nga politika amerikane pasi bene lufte ideollogjike ate qe kritikonin ne sistemin komunist.
    E se fundi per ekonomine te keshilloj te shkollohesh me pare, te dishe ē'eshte ekonomia dhe si funksionon ajo dhe me pas te japesh mendime per ekonomine boterore si dhe efektet qe shkakton renia apo ngritje e dollarit ne tregun monetar.
    Je shume larg te vertetes ndaj dhe te keshilloj te marresh informacion nga media me kredibel pasi keto qe thua ketu jane limonate.
    Just God Can Judge Me

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    E para, Vinny_T, se cfare shkalle njohje kam une per maredheniet nderkombetare, ti nuk e di dhe une nuk kam perse e reklamoj shkallen e njohurive te mia, pasi ato qe une shpreh i verteton apo hedh poshte koha. Ai qe i lexon dhe i aplikon ne zhvillimet qe vine me pas, di te beje dallimin ne mendjen e tij midis pallavrave dhe analizave koncize. Vleresimin per njohurine dhe intuiten time ne kete fushe nuk i kam marre nga ata qe debatoj ne forum, por nga profesore qe kam patur nderin te mesoj dhe debatoj. Se cfare mendon ti apo kushdo per njohurite e mia, sinqerisht nuk me intereson dhe as ka per te me interesuar. Nuk jam ketu per te marre vleresime por per te diskutuar.

    E dyta, persa i perket terrorizmit, po te rendit disa fakte:

    1. Qe prej 11 shtator 2001, nuk ka ndodhur asnje akt tjeter terrorist ne token amerikane.

    2. Jane kapur e eleminuar 1/2 e gjithe anetareve te hiearkise se Al-Qaeda.

    3. Eshte krijuar nje departmanet i sigurise kombetare si nje agjensi e re brenda qeverise amerikane dhe ky eshte ndryshimi me i madh administrativ ne 50 vjetet e fundit. Agjensi si FBI, CIA dhe INS po i nenshtrohen reformave te thella strukturale dhe proceduriale qe do te lehtojne ndjeshem identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve qe paraqet terrorizmi.

    4. Jane bere dy luftra ne Afganistan dhe Irak dhe jane fituar ne kohe rekord.

    5. Jane ngrire te gjitha burimet financiare te njohura te financimet te grupimeve terroriste.

    6. Jane identifikuar te gjitha organizatat terroriste ne bote dhe shtetet e botes jane vene perpara pergjegjesise qe ti asgjesojne keto organizata qe veprojne ne territorin e tyre, perndryshe, shteti amerikan do te nderhyje ushtarakisht per te eleminuar rreziqet qe keto organizata paraqesin.

    7. Lufta ndaj terrorizmit nuk eshte me vetem lufta e SHBA-se por lufte globale qe luftohet ne Arabine Saudite, Pakistan, Afganistan, Palestine e Izrael, Libi, Liban e Siri, Iran, Filipine dhe Indonezi. Shteti amerikan po i ndihmon keto shtete ushtarakisht ne luften e tyre ndaj terrorizmit.

    8. Mbi te gjitha, qeveria amerikane e shikon luften ndaj terrorizmit si kercenimin e mijevjecarit te ri dhe eshte e gatshme qe ti shkoje deri ne fund shkuljes se terrorizmit me rrenje ne bote, pa marre parasysh kohen dhe resurset humane dhe ekonimike qe do te nevojiten.

    E se fundi per ekonomine te keshilloj te shkollohesh me pare, te dishe ē'eshte ekonomia dhe si funksionon ajo dhe me pas te japesh mendime per ekonomine boterore si dhe efektet qe shkakton renia apo ngritje e dollarit ne tregun monetar.
    Perse nuk me ndricon pak ne kete drejtim dhe nuk me meson dhe mua se ku qendron gabimi me ato qe une kam shkruajtur ne mesashin e meparshem. Mbase na ben te qeshim pak, se ato qe une kam shkruajtur me siper nuk kane dale nga mendja e Albos por nga goja e atyre qe keshillojne presidentin Bush mbi ekonomine, kuptohet ne menyre indirekte.

    Je shume larg te vertetes ndaj dhe te keshilloj te marresh informacion nga media me kredibel pasi keto qe thua ketu jane limonate.
    Kur une shkruaj ne forumin e maredhenieve nderkombetare, ti lexo dhe shuaj kureshtjen pasi une ende mbaj kontakte me ish-profesoret e mi ne maredheniet nderkombetare qe kane qejf te me ftojne ne auditoriumet e tyre sa here qe zhvillohen seminare e konferenca mbi problematika te ndryshme ne maredheniet nderkombetare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #89
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Profesor doktor eshte dhe francezi Mrtin Jaques qe shkruan ne The Guardian dhe per problemet nderkombetare po profesioni qe ka fatmiresisht per ne nuk legjitimon theniet dhe mendimet e tij.
    Seminare kane dhene dhe Ilir Meta dhe vete Fatos Nano dhe ne Hrvard ne USA dmth perpara elites se ardhme amerikane po kjo nuk do te thote qe ata jane njohesit dhe keshilltaret me te mire ne kete fushe.
    Dhe Bill Klinton ka pas ne teori keshilltaret me te mire ne SHBA njerezit me te afte ne FBI e CIA dhe sipas thenieve te tua kane gabuar rende ne politikat kundra terrorizmit!
    Keshtu qe argumentat e tua ne lidhje me auditoriumet qe ti merr pjese nuk perbejne asnje lloj garancie per menēurine dhe diturite e tua.
    Intelektuali dhe njeriu inteligjent nuk flet asnjehere per veten po le punen, mendimet dhe veprat e tij te flase per te.
    Per ekonomine ka nje sallon te posaēem ne forum ku mund te te bej te qeshesh ose mund te hapesh dhe nje sallon komik nqs deshiron.
    Per sa i perket menyres si te drejtohem ne forum te ftoj te rilexosh shkrimet e tua te meparshme per kete teme dhe do ta kuptosh me mire qe kur perdoret gjuhe arogante ndaj bashkebisedueseve nuk mund te pritet xhentilese dhe kete ti besoj e kupton mire pasi ka te beje me pragmatizmin amerikan.
    Just God Can Judge Me

  10. #90
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Albo, te keqen vellai na e thuaj cfar zanati ke me te vertete. Sa per pallavrat e shitmendjes per njohuri te marredhenieve nderkombetare, kuptohesh shume lehte se nuk ia ke haberin fare.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •