nese doni informacion per shtetin amerikan hyni te:
WWW.INFOWARS.COM
dhe hyni te videos dhe shifni 911 THE ROAD TO TYRANNY
nese doni informacion per shtetin amerikan hyni te:
WWW.INFOWARS.COM
dhe hyni te videos dhe shifni 911 THE ROAD TO TYRANNY
ME MIRE GJALLE SE SA VDEKUR!!!
toni s'je i pari qe e jep kete linkun (sa per info. )
prap ka gjera qe shkojne me thelle mendoj une
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Do te ishte interesante per te gjithe personat qe diskutojne per kete teme te kishin pare dje te BBC World nje emision ku ishin ftuar James Rubin per palen amerikane, ministri i jashtem britanik, zv kryeminstrja pakistaneze si dhe disa persona te tjere perfaqesues te organizatave nderkombetare te cilet u moren ne pyetje nga rreth 100 gazetare te shteteve te ndryshme.
Politika e jashtme amerikane dhe angleze u kritikua aq shume dhe aq me llogjike ne baze te pyetjeve te qarta e direkte (e jo si pyetjet qe bejne ne mediat amerikane ne kohe lufte ku po te shprehesh nje opinion kundra presidentit je armik i popullit) sa qe ne fund u la nje shije e hidhur per te ftuarit qe pak popuj ne bote nuk ishin kundra metodave amerikane dhe politikes se saj qe ndjek jashte teritorit amerikan!
Nje gje eshte per tu cuditur qe pothuajse asnje pyetje te drejtuar zv sekretari i shtetit amerikan dhe ministri i jashtem britanik nuk ju pergjigjen ne menyre te qarte!
Nqs dikush arrin ta gjeje kete emisjon ne interent do te ishte interesante ta kopjonte qe ta lexonin dhe te tjeret e te qartesoheshin me shume per kete teme.
Just God Can Judge Me
SHBA kėrcėnon Bullgarinė: Firmosni ose s'ka ndihma
Kėrkesa e SHBA-sė pėr mosekstradimin e shtetasve tė saj nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare ėshtė kthyer nė "njė detyrė" pėr vendet e rajonit. Ndėrsa pak javė mė parė Shqipėria e nėnshkroi "me tė butė" marrėveshjen qė parashikon mosdorėzimin e amerikanėve qė strehohen nė territorin e saj dhe janė akuzuar pėr krime tė rėnda nga Gjykata Penale, dje i erdhi radha Bullgarisė tė vendosė pėr nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje. Zyrtarėt e administratės amerikane i kanė bėrė presion Sofjes ta nėnshkruajė marrėveshjen, duke e kėrcėnuar madje edhe me ndėrprerje tė ndihmės. Sipas gazetės sė Sofjes "Monitor", cituar nga agjencia e lajmeve MIA, SHBA-ja i ka kėrkuar Bullgarisė qė ta firmosė marrėveshjen pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare brenda 1 korrikut tė kėtij viti. "Nė rast tė kundėrt, SHBA-ja do ta ndėrpresė tė gjithė ndihmėn financiare amerikane qė i jepet shtetit bullgar", njoftoi gazeta, duke cituar burime nga administrata amerikane. Ndėrkohė as qeveria bullgare dhe as Ministria e Jashtme e vendit nuk kanė bėrė tė ditur qėndrimin e tyre zyrtar lidhur me kėtė ēėshtje. Sipas gazettes, pėr marrėveshjen e shumėdiskutuar midis SHBA-sė dhe vendeve tė rajonit ka reaguar vetėm Bashkimi Europian. Nėpėrmjet njė letre drejtuar presidentit bullgar, Georgi Parvanov, presidenti i Komisionit tė Europian, Romano Prodi, e ka kėshilluar Bullgarinė qė tė mos e pranojė marrėveshjen. "Qytetarėt amerikanė nuk duhet tė 'shpėtohen' nga pėrgjegjėsia gjyqėsore e faktuar nga Gjykata dhe se ata nuk duhet ta shfrytėzojnė kėtė lloj tė imuniteti", thekson Prodi nė letrėn drejtuar kreut tė shtetit bullgar. Shqipėria e ka nėshkruar kėtė marrėveshje me SHBA-nė nė fillim tė muajit maj, gjatė njė vizite tė sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, nė Tiranė. Pas nėshkrimit, marrėveshja ėshtė pėrfshirė nė kalendarin e punės sė Parlamentit, ku pret radhėn e ratifikimit. E njėjta marrėveshje ėshtė nėnshkruar edhe nga Rumania, rreth njė vit mė parė por nuk ėshtė ratifikuar
Jam martuar002
Shtetet e bashkuara te amerikes po krijojne sot ne bote nje sistem totalitar i cili ne princip nuk eshte larg diktatures komuniste.
Per ta thjeshtuar me teper shpjegimin le te shohim periudhen e komunizmit ku cdo ide, veprim apo individ qe ishte kundra sistemit quhej armik dhe ndeshkohej rende. Sot cilido shtet apo individ qe ka ide te ndryshme nga politika e Shba-se konsiderohet si armik dhe ndeshkohet ose ushtarakisht, financiarisht apo politikisht!
Ne sistemin diktatorial komunist elita e vendit apo byroja politike kishte privilegje per gjithcka dhe nuk pergjigjej si populli i thjeshte perpara ligjit, dmth kishte imunitet dhe ligji nuk ishte i njete per te gjithe ose me mire te themi ishte i njete po nuk aplikohej per te gjithe njesoj dhe aplikohej ndryshe pothuajse nga te gjithe ata qe e kishin nxjerre ate ligj.
Sot po ashtu Shba zbaton vetem ato ligje qe do, ato qe nuk i prekin interesat dhe u imponon pjeses tjeter te planetit ligjet qe deshiron!
Nqs ky eshte modeli i demokracise qe do te na imponoje USA ne te gjithe planetin me duket pak e cuditeshme se si mund te perkrahet ne kete forum dhe pse cdo njeri ka llogjiken dhe mendjen e tij per te analizuar kete!
Kjo qe po ben USA sot fatkeqesisht eshte me te vertete ajo qe ish diktatoret komunsite e quanin Imperializmi amerikan dhe eshte me te vertete teper e rrezikeshme per mbare boten.
Planeti toke nuk eshte prone e ShBA-se por i takon cdo njeriu qe ka lindur e jeton mbi te.
Per vec urrejtjes dhe terrorrit politika aktuale amerikane nuk mund te mbjelle gje tjeter aktualisht me veprimet qe ben e fatkeqesia eshte se populli shkon ne lufte e klanet e cmenduara drejtojne shtepine e bardhe...
Just God Can Judge Me
Vinny_T, gjeja ti me ato qe shkruan te le te kuptosh qe nuk te ka shkelur ndonjehere kemba ne SHBA, dhe besoj se Ameriken e njeh vetem nga filmat e Hollywood dhe nga mediat. Mos shkruaj per gjera qe nuk e njeh vete nga afer, pasi flet brockulla kur flet per "demokracine amerikane" qe na qenkerka "diktature".
Persa i perket firmave qe SHBA po mbledh nga vende te ndryshme per te mos ekstraduar ushtaret e saj amerikane, kjo vjen si kunderpergjigje e demokomunisteve europiane qe nuk e kane fshehur deshiren per te hedhur ne gjyqe nderkombetare ushtaret amerikane. Sot, nje gjykate ne Belgjike ka hapur ceshtje penale ndaj gjeneralit Frank, qe udhehoqi luften ne Irak dhe vetem para pak muajsh ngriti akuza per krime kunder njerezimit per kryeministrin izraelit Sharon. Franca, zemra e Europes, pasi i dha planin e luftes se Natos ne Kosove Milloshevicit, pas lufte beri dhe thirrje per gjyqe nderkombetare per ushtaret amerikane.
SHBA eshte e vetmia superfuqi e botes qe mban mbi shpatullat e veta pergjegjesine per sigurine e botes. Asnje vend tjeter ne bote nuk ben me lufte per te mbrojtur shqiptaret ne Kosove, Bosnje, Somali, Irak, Afganistan e ne cdo cep tjeter te botes. Ne pamundesi per vendet demokomuniste europiane qe te konkurojne pushtetin ushtarak, diplomatik, ekonomik te SHBA-se ne bote, ata perpiqen te vene shkopinj mbi rrota duke u munduar qe ta heqin luften si opsion per te adresuar problemet ne maredheniet nderkombetare. Kjo do te thote qe diktatore si Milloshevic, Mullah Omar apo Sadam Huesin do te ishin ende ne pushtet duke vazhduar te vrisnin e prisnin popullin e tyre.
Perpara se ta gjykoni SHBA, mesoni prej saj! Nuk eshte rastesi historike qe SHBA eshte superfuqia e vetme e botes.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Njė gjykatės belg, mbi dėshmitė e 16 irakianėve, akuzon dy ushtarakė tė lartė amerikanė pėr krime lufte
Belgjika, padi ndaj gjeneralit amerikan Frenks
Zemėrohet SHBA. Shefi i shtabit tė ushtrisė Majers: Ky gjyq do tė ndikojė nė takimet e NATO-s e BE-sė
Njė gjykatės belg ka ngritur padi ndaj gjeneralit amerikan, Tomi Frenks qė udhėhoqi fushatėn ushtarake nė Irak. Jan Fermon, njėkohėsisht kandidat pėr deputet i krahut tė majtė nė zgjedhjet parlamentare qė do tė zhvillohen kėtė javė nė Belgjikė, ka paraqitur dje njė ankesė nė zyrėn e prokurorisė federale tė Belgjikės kundėr Tomi Frenks dhe njė oficeri marine, kol. Brian P. McCoy. Dy zyrtarėt e lartė ushtarakė amerikanė akuzohen pėr krime lufte tė kryera nė Irak. Fermon thotė se pėrfaqėson 16 irakianė civilė tė plagosur ose tė mbetur tė pastrehė nga sulmet amerikane nė Irak. Ky nuk ėshtė njė veprim simbolik, klientėt e mi duan njė hetim tė pavarur pėr atė qė ka ndodhur,- tha Fermon pėr gazetarėt kur mbėrriti nė zyrėn e prokurorit federal, citon AP. Fermon kandidon nė zgjedhjet e kėsaj tė diele, si kandidat i grupimit tė sė majtės ekstreme, Resist. Sipas tij, akuzat kundėr Frenks fokusohen nė bombardimet mbi zonat civile, nė tė shtėnat diskriminuese tė forcave amerikane kur hynė nė Bagdad dhe nė dėshtimin e amerikanėve, pėr tė ndalur vjedhjet masive pas rėnies sė regjimit. Ai akuzon kolonel McVoy se ka urdhėruar trupat tė qėllojnė ndaj ambulancave qė shpinin tė plagosur nė spital. Ky rast ka ngjallur njė zemėrim tė madh te Uashingtoni. Oficeri mė i rėndėsishėm ushtarak i Amerikės, ka paralajmėruar se ankesa dhe akuzat e mėparshme kundėr zyrtarėve amerikanė, mund tė kėrcėnojnė rolin e Belgjikės si organizatore e gjithė takimeve tė NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Nė Bruksel ndodhen selia kryesore e NATO-s dhe selitė BE-sė. Kjo shihet si njė situatė shumė serioze nga qeveria amerikane, - deklaroi dje shefi i shtabit tė ushtrisė amerikane gjenerali Riēard Majer, gjatė vizitės sė djeshme nė selinė e NATO-s nė Bruksel. Ėshtė e qartė se kjo do tė ketė njė ndikim tė madh nė atė, se ku do tė mblidhemi... Nė fakt nė Belgjikė ekziston njė ligj, qė lejon ngritjen e padive pėr krime lufte, pavarėsisht nga vendi ku ato kanė ndodhur, e pavarėsisht nga shtetėsia e personave tė akuzuar. Qeveria belge, pėr tė shmangur tė tilla gjyqe, muajin e kaluar bėri disa ndryshme nė kėtė ligj, tė cilat janė paraqitur pėr herė tė parė nė fillim tė viteve 90 pėr tė autorizuar gjyqet belge, tė gjykojnė gjenocidet dhe krimet e tjera tė luftės kudo ku ato ndodhnin. Ekspertėt ligjorė thanė se rastet kundėr Frenks dhe McCoy, do tė pėrbėjnė testin e parė tė ligjit tė rishikuar dhe kanė parashikuar se ka mundėsi qė tė refuzohet nga zyra e prokurorisė. Ky mund tė jetė njė rast spektakolar, qė do tė tėrheqė vėmendjen e medias, -tha profesor Jan Wouters, drejtor i Institutit tė Ligjit Ndėrkombėtar nė Universitetin e Leuvenit. Ligjet pėr krimet e luftės qė aplikon Belgjika janė pėrdorur fillimisht ndaj tė dyshurve tė gjenocidit nė Ruanda, 1994, tė cilėt kishin imigruar nė Belgjikė, koloni e sė cilės ishte dhe Ruanda. Qė atėherė, ankesat janė ngritur kundėr njė numri liderėsh pėrfshi Fidel Kastron, Jaser Arafatin dhe Sadam Huseinin dhe asnjė nga ata nuk ka shkuar nė gjyq. Parlamenti belg e rishikoi ligjin muajin e kaluar, pas padive qė u ngritėn kundėr kryeministrit izraelit Ariel Sharon, ish-presidentit amerikan Bush dhe sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell. Sipas amendamenteve tė reja, gjykatat belge duhet tu referohen tė huajve qė pėrballen me akuzat pėr krime lufte, por qė u pėrkasin vendeve, qė janė demokratike dhe qė zbatojnė njė drejtėsi korrekte e tė ndershme. Pasi tė studiohet ankimi, prokurorėt do tė vendosin nėse duhet tė urdhėrojnė hetime nė lidhje me akuzat.
Amerika paralajmėron pėr padinė kundėr Frenks
Ushtria amerikane ka paralajmėruar Belgjikėn pėr pasojat e dėmshme qė mund tė ketė ngritja e padisė nė Bruksel kundėr komandantit tė forcave amerikane nė Irak. Ka qenė pikėrisht shefi i Shtabit tė Ushtrisė Amerikane, Gjen. Riēard Majers, i cili ka deklaruar dje se kjo ēėshtje mund tė ndikojė nė disa takime tė rėndėsishme tė NATO-s qė e ka selinė pikėrisht nė Bruksel. Gjen. Majers, gjithashtu paralajmėroi belgėt, se qeveria amerikane e vlerėson situatėn si shumė serioze.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
L'America e il suo harem (amerika dhe haremi i saj)
Shkrimi i meposhtem eshte marre nga numri i sotem i "Corriere della Sera". Eshte nje opinion i gazetarit te shquar italian Beppe Severgnini. Eshte ne italisht dhe nuk kam kohe ta perkthej, por mendoj se eshte nje shkrim realist mbi marredheniet e USA dhe Evropes.
Allegorie non hanno copyright, e quindi non so chi abbia tirato fuori per primo questa storia. Ma non č importante. Importante - anzi: interessante - č vedere quanti, per descrivere le relazioni tra America ed Europa, descrivano un matrimonio. In dicembre anch'io ho detto che gli Usa possono infatuarsi d'altre parti del mondo (l'altroieri il Giappone, ieri la Russia, domani forse la Cina): ma sono sposati con noi. A distanza di sei mesi e di una guerra, vorrei correggere l'immagine. L'America, da questa parte dell'Atlantico, non ha una moglie. Ha un harem.
Le mogli infatti sono quindici, in procinto di diventare venticinque. Tutte diverse tra loro: una capricciosa e una testarda, una spavalda e una timida, una silenziosa e una vivace. Non ho ancora deciso qual č il ruolo, nell'harem, della Gran Bretagna di Tony Blair (c'č chi dice la favorita, chi l'eunuco). Ma credo d'aver capito cos'č l'Italia: la moglie di riserva. Ho partecipato alla conferenza dell'Aspen Institute a Venezia. Titolo: «For a New Transatlantic Deal» (Per un nuovo accordo translantico). Ne ha scritto sul «Corriere» Danilo Taino, intervistando alcuni dei presenti, personaggi influenti sull'amministrazione Bush: Richard Perle dell'American Enterprise Institute, Bob Kagan del Carnegie Endowment for International Peace. C'era Samuel Huntington, autore del libro «Scontro di civiltą». C'erano i direttori dei pił importanti centri-studi di politica internazionale, americani ed europei. Non ho contato quante volte sia stato pronunciato il nome «Italy» dagli ospiti americani, ma dovete credermi: poche. Eppure la conferenza č stata organizzata (bene) dall'Aspen Istitute Italia, per cui Marta Dassł ha preparato un documento di lavoro che termina con sette consigli per andare d'accordo (il pił saggio: smetterla di litigare in pubblico). Eppure erano presenti esponenti del governo italiano. Eppure l'Italia stava ufficialmente dalla parte degli Stati Uniti nella guerra appena finita (ma č finita?); e intende far la sua parte nel dopoguerra. Eppure stavamo al Lido di Venezia, e scivolavamo in barca tra le prove del genio italiano. Niente da fare: nell'immaginario politico americano - neoconservatore o liberale, fa lo stesso - ci sono da una parte Usa e Gran Bretagna, con Spagna e Polonia di rincalzo; dall'altra Francia e Germania, con la Russia di fianco. L'Italia viene dopo. Quando viene.
Credo di sapere cosa direbbero i nostri governanti, se leggessero quest'articolo: ma il presidente Bush ci ha lodato in pubblico, e i suoi diplomatici ci ringraziano in privato! Non lo metto in dubbio. Ma le omissioni, quando continuano per tre giorni, diventano lapsus. E tanti lapsus diventano una gaffe. E le gaffes sono sempre istruttive. Ho provato a domandare in giro se contassimo tanto poco. Le regole della conferenza m'impediscono di attribuire le risposte. Una frase, perņ, mi ha colpito, e mi č spiaciuta: «Well, you know. Italy's not a player. - Be', vedi: l'Italia č fuori dal giro». Esagerava? Forse. Esercitava la soave brutalitą di cui sono capaci gli americani? Probabilmente. Ma mi chiedo: quello che facciamo viene capito, oltreatlantico? Cosa pensano, a Washington, quando gli diciamo: «Siamo con voi in tutto e per tutto» e poi non gli diamo un soldato? Quando il governo č insieme per la guerra e per la pace? L'America ama la semplicitą a costo d'apparire semplicista. E' il Paese che per arrivare a una soluzione in Medio Oriente ha preparato una «mappa stradale» (road map), e per catturare i leader iracheni li ha messi in un mazzo di carte (pack of cards). Esprime una cultura che non ignora la complessitą, ma sente il bisogno quasi fisico di ridurla a una misura comprensibile (se possibile, attraverso numeri e punti).
Ecco. Quest'America sa di non poter fare a meno della sua sposa multipla, cui affida il 52% dei propri investimenti (accogliendone il 72%). Quest'America parla la lingua del suo harem (come si litigava bene a Venezia! Non sarebbe accaduto se la conferenza si fosse chiamata «For a New Transpacific Deal»). Ma non c'č dubbio che alcune mogli alloggiano nelle stanze davanti (sģ, anche le pił capricciose). Mentre altre, magari pił docili, vivono in quelle sul retro.
Corriere della Sera, 15 maggio 2003
.
Iraku vetem sa ishte klimaksi i tensionit qe kishte ardhur ne rritje ne dekaden e fundit: europianet nuk pershendeten nderhyrjen e vonuar amerikane ne Bosnje, europianet minuan operacionin e NATO ne Kosove dhe vende si Franca ishin kunder nderhyrjes, europianet minuan misionin dhe jetegjatesine e NATO per ti lene vend idese se nje "Nato Europiane". Te gjitha keto tensione te se kaluares vetem sa shperthyen me Irakun, per faktin e thjeshte se ne shtepin e bardhe nuk ndodhet me nje Klinton qe e bente nje sy qorr dhe nje vesh shurdh kur vinte fjala tek Europianet, por ndodhet nje Bush qe flet per "principe" dhe "pergjegjesi".
Cfare ka bere SHBA per Europen?
Harrojini 2 luftrat boterore, harrojini edhe planet Marshall per shtetet e Europes Perendimore, por kujtoni luften e ftohte dhe stacionimin e ushtareve amerikane ne Europe per ta perballur kete kercenim dhe per ti sjelle Europes ate siguri qe nuk ishte ne gjendje ta perballonte vete.
Per plot 60 vjet Europa Perendimore, si asnjehere ne historine e saj ka jetuar ne paqe dhe prosperitet. Luftrat per te pushtuar dhe sunduar njeri-tjetrin u lane menjane, per ti lene vend zhvillimit ekonomik. Sot ne Europen Perendimore gjeni 4 prej 8 vendeve me te industrializuara te botes: Gjermani, Britani, Itali e France.
Kjo siguri jetegjate dhe ky progres ekonomik qe erdhi fale mbeshtetjes se palekundur te amerikaneve, krijoi kushte te tilla per europianet qe sot te mos i tregojne me muskujt njeri-tjetrit, por te flasin per nje Europe te bashkuar, per nje "SHBA europiane". Edhe ne kete nisme, ndihma amerikane nuk ka munguar pasi nje Europe ne paqe e prosperitet, eshte ne interesin kombetar edhe te Amerikes.
Ku qendron problemi?
Gazetari italian me lart e karakterizon Europen per amerikanet si "grate e shumta ne harem", por ne fakt nuk eshte ashtu. Amerikanet Europen e shohin si familjen e saj, si aletatet te cileve mund tu besojne verberisht edhe drejtimin e NATO, edhe mbeshtetjen ne shtrirjen e sistemit ideologjik, politik, ekonomik ne cdo cep te botes.
Europianet nga ana e tyre nuk e shohin Ameriken si aleate dhe si pjese te familjes europiane, perkundrazi, Shirak dhe Shroder i tremb pikerisht prezenca amerikane ne Europe. Ata e shohin SHBA si konkurrentin dhe superfuqine e vetme te bote pushteti i se ciles duhet sfiduar. Ideologjia e nje europe te bashkuar ka ne themel te saj pikerisht idene se nje Europe e bashkuar mund te sfidoje statusin e superfuqise amerikane ne bote. Goditja ndaj NATO me rastin e Irakut, thirrjet per nje "Nato europiane", anti-amerikanizmi i pastert i liderve si Shroder dhe Shirak qe bejne politike me maredheniet qe keto vende kane me SHBA, flasin qarte se ne kete kohe ne histori, lidhja familjare midis SHBA dhe Europes ka marre fund. Europianet i tremb dhe xhelozon pushteti i pasfidueshem amerikan ne bote, pasi kjo ne vetvete shpalos impotencen ushtarake, diplomatike dhe ekonomike te ketyre vendeve karshi SHBA-se. Kryenecesia europiane eshte aq e lashte sa vete koha, pasi po flasim per ate Europe qe e shpruri njerezimin ne pragun e shkaterrimit dy here.
Cfare ndryshimesh solli Iraku?
Sic e thashe edhe me lart, nuk ishte nderhyrja ne Irak thelbi i mosmareveshje midis paleve, ky ishte vetem preteksti per te shperthyer ne nje mllef te akumuluar ne vite. Natyrshem lind pyetja se cfare ndryshimesh do te shohim ne maredheniet midis dy vendeve:
1. Rizhvendosja e trupave amerikane ne Europe.
Eshte tashme fakt i kryer dhe vete ministri i mbrojtjes amerikan eshte shprehur ne media per nje "rivleresim te gjithe impenjimeve amerikane ne bote" perfshi ketu edhe bazat amerikane ne Europe. Ne vitet e fundit, eshte rritur ndjeshem antipatia dhe thirrjet per largimin e trupave amerikane nga Gjermania, Italia dhe Greqia. Amerikanet me Irakun mesuan se pavaresisht se cfare mendojne burrat e shteteve europiane, shifrat e opinionit publik ne vende si Franca, Gjermania apo Italia manifestonin nje ndjenje anti-amerikanizmi te hapur. Amerikanet nuk do te qendrojne ne ato vende ku nuk jane te mirepritur, dhe do tia kalojne te gjitha pergjegjesite e mbrojtjes se sigurise ne vendeve te Europes Perendimore.
Kjo nuk do te thote se amerikanet do te largohen nga Europa, perkundrazi, "Europa e Re" nuk ishte thjeshte nje lapsus mediatik, ai eshte nje realitet i ri europian per Washingtonin. Edhe pse Amerika nuk ka investuar as 1/10000000 e asaj qe ka investuar ne Europen Perendimore, gjysma lindore e Europes shfaqi ndjenja te pasterta miqesie dhe solidariteti me qendrimin amerikan. Keto qendrime nuk ishin te kushtezuara as nga premtime ekonomike dhe as nga negociata, por ishte nje qendrim spontant i ketyre vendeve ish-komuniste europiane. Jane pikerisht ne keto vende qe do te zhvendosen bazat dhe trupat amerikane duke krijuar keshtu nje sfere te re influence ne Europe. Gjate ketij procesi, amerikanet do te krijojne partneritete afatgjata me keto vende qe kane nje nevoje te ngutshme per prezencen ekonomike, politike dhe mbi te gjitha ekonomike te amerikaneve.
2. Zgjerimi dhe misioni i ri i NATO
NATO do te vazhdoje te zgjeroje rradhet e saj me vende ish-komuniste dhe nje vemendje te vecante do ti kushtohet partneritetit ushtarak amerikan me keto vende. Aktualisht, NATO gezon nje prioritet te dukshem ne axhenden amerikane, krahasuar me OKB qe eshte tashme nje organizate pa pike kredibiliteti, me nje status te perafert me ate te nje agjensie humanitare.
SHBA do te jete indiferente karshi cdo inisiative per te sfiduar NATO me ndonje organizate ushtarake europiane. SHBA nuk do te shesi dhe ekportoje me asnje lloj teknologjie sensitive ushtarake ne Europen Perendimore, sic beri ne keto 60 vjetet e fundit. Europianet do te detyrohen qe te paguajne nga buxheti i tyre kombetar per te mbajtur ushtri dhe per te bere pune kerkimore ne kete drejtim. Siguria e Europes Perendimore, do te jete plotesisht pergjegjesi europiane.
3. Rritja e prezences ekonomike amerikane ne Europe Lindore
Amerikanet do ti bejne nje nder te ardhmes se Europes duke ndihmuar edhe gjysmen e saj ish-komuniste qe te arrije ate nivel politik dhe ekonomik qe ka arritur edhe gjysma tjeter. Kete do ta beje ne te njejten menyre sic beri edhe pas perfundimit te luftes se II boterore. Vendet ne fjale do te fitojne stabilitetin politike dhe do te futen ne rrugen e zhvillimit ekonomik qe u mungon, kurse SHBA nga ana e saj do te krijoje nje treg te ri ne kete pjese ende te paeksploruar sa duhet ne Europen qendrore dhe Lindore.
Prezenca amerikane ne Europen lindore dhe investimet e saj do te bejne qe hapesira ne mireqenie dhe zhvillim midis dy kampeve europiane te mbyllet ndjeshem. Amerikanet do te ndihmojne ne kete menyre jashte mase idene e nje Europe te bashkuar, por do te demtojne ne te njejten kohe planet e boshtit franko-gjerman. Duhet te keni te qarte qe ne Europe mungon nje vizion i qarte i te ardhmes se Europes, dhe ne treg jane hedhur dy modele: modeli franko-gjerman dhe modeli qe mbron Britania e Madhe qe nuk eshte ende anetare me te drejta te plota e Bashkimit Europian.
Ne planet e boshtit franko-gjerman, Europa eshte nje kontinent me institucione te perbashketa, por me nje pabarazi te theksuar ne te drejten e fjales. Ideja eshte qe shtete si Gjermania e Franca te rualjne pozitat e tyre si shtete te zhvilluara qe jane gati te investojne ne disa vende europiane me pak te zhvilluara, me kusht, qe keto vende te heqin dore nga politika e tyre e jashtme dhe te adaptojne politiken e jashtme europiane. Sigurisht, Iraku nxorri ne drite se Shirak e Shroder duan te terheqin prej hunde vendet me pak te zhvilluara europiane.
Ne kete kontekst, prezenca amerikane ne Europe eshte mbase shqetesimi me i madh europian. Eshte me i madh se vete mjegulla dhe pasiguria e te ardhmes se nje Europe te Bashkuar qe nuk ka vetem nje monedhe e nje treg, por edhe nje sistem politik dhe gjyqesor te perbashket. Vende si Franca dhe Gjermania nuk duan te shohin investime dhe kontrata amerikane me vende si Shqiperia, Hungaria, Cekia, Bullgaria e me rradhe, pasi prezenca e kapitalit amerikan, i largon keto vende nga varesia kundrejt kapitalit gjerman apo francez. Ne kete menyre, boshti franko-gjerman nuk ka mundesi qe te imponoje dhe diktoje politikat e ketyre vendeve. Jo vetem aq, por vete europianet e kane mese te qarte se perpara kapitalit ekonomik amerikan, ata jane te pafuqishem per ta konkuruar sic duhet.
Per vete vendet ish-komuniste europiane, prezenca ekonomike dhe ushtarake amerikane do te jete pikerisht ajo deshira e zjarrte qe keto shoqeri paten pas rrezimit te rregjimeve komuniste: nje plan marshall dhe nje ndihme te pakursyer amerikane per Europen Lindore ashtu sic ndodhi edhe pas L II Boterore ne Europen Perendimore. Per 12 vjet kjo nuk ndodhi dhe shume prej ketyre vendeve u zhgenjyen nga niveli i ndihmes qe moren nga administrata e presidentit Klinton. Zhvillimet e fundit, jane teper premtuese per keto vende, pasi ndryshe nga Franca dhe Gjermania qe prioritet kane te ardhmen e BE, ne keto vende prioritetin e ze rritja e mireqenies se popullsise dhe reformat demokratike dhe shoqerore ne vend.
Nje Europe e Bashkuar e ne paqe eshte ne interesat kombetare te SHBA-se. Ndryshe nga Franca dhe Gjermania, Amerikanet nuk besojne ne nje Europe te bashkuar ideologjikisht, por duan te shohin te njejtin sistem federativ sic e ka edhe SHBA, ku te gjitha shtetet jane te barabarte perpara ligjit dhe ne te njejten kohe ruajne idividualitetin e tyre ne politikat lokale. SHBA nuk do te shohi nje Europe te Bashkuar qe mundohet te sfidoje interesat amerikane, por nje Europe te Bashkuar qe konkurron ne menyre te denje ne tregun nderkombetar, pa cenuar miqenise dhe aleancen gjysem shekullore. Zhvillimet e fundit ne Europe me konfliktin ne Irak nuk kane qene aspak premtues.
4. Ndikimi amerikan ne politiken europiane
(...vazhdon)
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
I dashur Albo,
i kam lexuar me vemendje shumicen e shkrimeve te tua mbi kete teme dhe me pelqen deshira jote per ti bere nje analize marredhenieve amerikane-europiane. Jam i mendimit qe analizimi i ngjarjeve eshte shume i varur nga menyra e perceptimit te tyre dhe mbi te gjitha nga asnjeanesia. Gjithashtu per ti bere analizen kesaj krisje te marredhenieve te qeverise se USA dhe disa qeverive te vendeve europiane pikesepari rrenjet duhet te kerkohen jo tek aksh person apo aksh qeveri, por ne mentalitetet e ndryshme qe zoteron ne te dy krahet e Atlantikut.
E theksoj edhe njehere qe marredheniet e ndera jane ne mes te qeverive dhe jo ne mes te popujve, se paku europianet nuk ushqejne asnje lloj urrejtje ndaj popullit amerikan, por shprehin vetem mosaprovimin kundrejt politikes se administrates amerikane dhe kryesisht te treshes Bush-Rumsfeld-Rice.
Per ta bere analizen e marredhenieve USA-Europe me te plote duhet te shikohet edhe kendveshtrimi tjeter. Kete une po e bej duke i bere nje analize analizes tende.
1- Nuk ma merr mendja se amerikaneve u ka mbetur qejfi, sepse europianet nuk e pershendeten nderhyrjen e vonuar te amerikaneve ne Bosnje. Kur flitet seriozisht per principe dhe pergjegjesi atehere nderhyrja e amerikaneve ne Bosnje kthehet ne minus per amerikanet, per vete faktin se kjo ishte e vonuar. Patjeter qe Europa ka fajet e saj ne kete mes, por duhet te thuhet qe detyra e Europes pas Luftes se Dyte Boterore ka qene qe ne asnje menyre te filloje nje lufte ose te nderhyje ushtarakisht brenda Europes dhe aq me teper ne Bosnje ku ata kane eksperiencen e hidhur te Sarajeves ne 1914. Lufta ne Bosnje e gjeti Europen te papregatitur dhe sado i hidhur qe eshte fakti qe nuk arriti dot te ndalonte masakrimin e mijerave civileve te pafajshem, perseri arriti te parandalonte katastrofa humanitare me mbajtjen e qindramijera rrefugjateve. Pesimi i Bosnjes i sherbeu Kosoves.
Nuk e kuptoj perse disa perpiqen qe nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne Kosove t“ia dedikojne vetem USA. Ky eshte nje shtremberim i keq. U harrua qe perkrah amerikaneve ne Kosove luftuan edhe europianet? Duhet te kemi parasysh qe Historia nuk behet sipas preferencave dhe te shtremberohet, pasi vete fati i popullit shqiptar e ka treguar qe shtremberimi i fakteve te te kaluares ka ndikuar ne te ardhmen e tij.
Eshte deri ne kufijte e qesharakes te shkruash per principe dhe pergjegjesite e Bush dhe administrates se tij. Nuk e besoj qe te kete patur ne historine e USA nje qeveri tjeter, qe te jete bere objekt i talljeve dhe te kete rritur urrejtjen ndaj USA, sesa qeveria e George W. Bush.
2- Cfare ka bere SHBA per Europen? Te tundesh cdo here planin Marshall para hundeve te nje gjermani dhe ti thuash atij cdo here qe po te mos ishin amerikanet ata nuk do te kishin mireqenien e sotme dhe ato para amerika i hodhi ne ere pa asnjelloj interesi eshte pertej groteskes dhe nje ofendim. Aq sa eshte groteske pretendimi qe po te mos ishin amerikanet gjermanet sot do te flisnin rusisht. Po te ndjekesh kete llogjike dhe te fantazosh pak mbi historine mund te dalesh ne perfundimin qe po te mos ishin amerikanet, ndoshta sot e kesaj dite Europa, perfshire edhe Rusine, do te flisnin gjermanisht. Gjithashtu po te mos ishin amerikanet Zwinger ne Dresden nuk do te kishte xhama te rinj dhe i gjithe Würzburg nuk do te ndertohej nga e para.
Eshte merita e amerikaneve qe ne Europe sundon prej dhjetra vitesh ideologjia e re, ajo e paqes dhe e tolerances. Nqs e di historine e Europes se pas luftes, duhet ta dish qe idea e te jetuarit ne paqe dhe ajo e Europes se bashkuar nuk lindi ne zyrat e White House ose Pentagon, por eshte nje ide franko-gjermane. Amerikes asnjehere nuk i ka pelqyer nje ide e tille dhe fakt eshte qe gjithmone eshte perpjekur ta minoje kete proces. Arsyeja eshte mospelqimi i patjes se nje konkurrenteje ekonomike te forte dhe pikepamjet e shumta te ndryshme ne aplikimin e demokracise si edhe persa i perket ekologjise.
Fakt eshte qe Amerikes nuk i pelqen pavaresia politike e Europes, kurse Europes nuk i pelqen politika e Amerikes e mireqenies me c“do lloj kushti dhe politika nqs nuk je me mua atehere je kundra meje dhe aq me teper nuk i pelqen arroganca e administrates se tanishme amerikane kundrejt qeverive Europiane.
3- Po te citoj Albo: Amerikanet Europen e shohin si familjen e saj, si aletatet te cileve mund tu besojne verberisht edhe drejtimin e NATO, edhe mbeshtetjen ne shtrirjen e sistemit ideologjik, politik, ekonomik ne cdo cep te botes.
Ketu flitet sikur SHBA eshte babai i familjes europiane dhe i beson femijeve europiane verberisht edhe drejtimin e NATO-s (!?). Nqs amerikanet e shikojne NATO-n si nje krijese te tyre vetjake dhe jo si nje aleance partneresh, atehere qellimi i NATO-s ka deshtuar. Sepse dihet shume mire qe pas luftes se ftohte NATO ka detyra te reja, me kryesorja e te cilave eshte lufta kunder terrorizmit. Mirepo keto detyra nuk kryhen dot nqs dikush kerkon qe aleancen ta perdore per qellime skurrile vetjake.
Vecori kryesore e europianeve, te cilet ne shqiptaret nuk arrijme ta kuptojme, eshte deshira per te hedhur pas te kaluaren dhe shikimit drejt te ardhmes. Nje e ardhme pa luftra, ne paqe dhe mireqenie. Vizioni i Europes eshte paqja dhe demokracia dhe jo New World Order. Europa eshte e cfilitur nga New World Order. Europianet duan te gezojne mireqenien e tyre. Eshte e vertete qe Europianet nuk duan nje Perandori tjeter neper bote. Historia Boterore e ka treguar me se miri dhe shume here qe Perandorite e medha e te fuqishme kane lulezuar me qindra vjet, por kane perfunduar qe te gjitha tragjikisht.
Europa e vjeter eshte lapsusi me i madh i Rumsfeld dhe i administrates amerikane, pavaresisht se Colin Powell u mundua ta zbuse sadopak. Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda etj nuk jane Europa e vjeter, por Europa e re, jane Bashkimi Europian, pjese e te cilit po behen edhe disa shtete te ish Europes Lindore si Cekia, Polonia, Bullgaria etj. Lind pyetja: me cilin do ti beje karshillek Amerika Europes? Me Shqiperine dhe Moldavine?!
Per informacion. Gjermanet kane mbi kurriz Schröder, pikerisht per pasoje te amerikaneve. Para se Bush te niste pergatitjet per luften ne Irak, Schröder ishte i paracaktur te humbiste. Duke ditur mendimin e gjermaneve karshi luftes, Schröder perqafoi rrugen e kundervenies me vendosmeri te luftes, gje qe beri kthimin e elektoratit ndaj Schröder. Schröder vete eshte nje oportunist i madh qe shkon nga fryn era, mjaft per te mbajtur pushtetin e tij. Ai do te kishte nisur me qejf trupat ne Irak, po te mos ishte rezistenca e forte e opinionit gjerman. Edhe ne Itali zeri i luftes kunder Irakut ishte me i larte, pavaresisht se qeveria italiane ne kundershtim me mendimin e shumices popullore mbeshteti qeverine Bush. Kjo e gjitha tregon qe nuk ishte thjesht nje kaprico e Schröder ose Chirac, por eshte opinioni i shumices ne ate qe Rumsfeld e quan Europa e vjeter. Duhet te jetosh ne Europe qe ti dish keto gjera.
Pershendetje Pedro
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
Krijoni Kontakt