Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 149
  1. #51
    alvi
    i/e ftuar
    Ekonomia ra ne 4 Prill 2000, kur dhe e ashtuquajtura "internet bubble" u cpua.
    Kur aksionet e kompanive online ose dot com sic quheshin shkuan per lesh.
    Aty ra ekonomia qe ishte e mbivleresuar.
    Nuk kish fare te bente me Bushin, Bushi erdhi ne fuqi ne fund te 2000.
    Ekonomia do ngrihet si pasoje e shkurtimit te taksave, sic u ngrit pasi Reagani uli taksat, sic u ngrit pasi Kennedy uli taksat.
    Pra ekonomia ishte faji i Klintonit dhe politikes se tij fiskale.

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Atehere me siper te ftoj te rilexosh qe kam thene nqs Chirak e Schreder duhet qe te rrezohen per faktin se ekonomia e vendeve qe keta drejtojne shkon keq kjo llogjoke mund te perdoret dhe per rrezimin e Bush-it.
    Ndryshimi midis Bush dhe atyre te dyve eshte se teksa Bush gjate gjithe kohes ka gezuar nje mbeshtetje historike nga populli i tij (aktualisht eshte tek 80%), Shirak dhe Shroder jane me pak popullore se kurre, vecanerisht Shroder qe zgjodhi Irakun si teme kryesore te fushates se tij politike per ri-zgjedhje. Shroder eshte i mbaruar jo nga Bush por nga vete qendrimet e tij politike te papergjegjshme. Kurse persa i perket Frances dhe Shirak, une di te te them qe urrejtja ndaj Frances dhe francezeve eshte ngritur ne nje dimension te ri ne SHBA. Jo administrata, por vete populli amerikan po refuzojne te blejne produkte te prodhuara ne France.

    Nuk them ne asnje vend qe Bush ka katandisur amriken ne kete gjendje ekonomike, (pavaresisht se ka shume analiste ekonomike qe kritikojne politiken e tij ekonomike) por them qe Bush qe kur ka marre pushtetin nuk ka patur asnje shenje pozitive ekonomia amerikane.
    Rihapja e burses amerikane menjehere pas 11 shtatorit dhe mbijetesa e ekonomise amerikane nga akti terrorist qe rrenoi 2 kullat kryesore te ekonomise boterore (jo thjeshte amerikane), eshte nje eveniment ne vetvete. Ekonomia amerikane dhe ajo boterore eshte ne krize fale pasigurise qe egziston ne bote dhe politika e tolerances zero qe ka ndermarre presidenti Bush ndaj terrorizmit ka per qellim pikerisht qe te vrasi pasigurine duke shkulur nga rrenjet terrorizmin ne mbare boten.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #53
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo!
    Ketro qe thua me siper jane per mendimin tim njesoj si fjalimet e Enver Hoxhes ne kohen e vet i cili bazohej mbi principin kush nuk eshte komunist eshte armiku im!
    Une per vete nuk jam paranoiak e te mendoj qe gjithe bota eshte mbushur me terroriste dhe tani i duhet hapur lufte te tereve qe te rivij paqja ne bote!
    Ekonomia amerikane dhe bursa e saj renien e filluan qe ne fund te vitit 1999 dhe kjo gjendje vazhdon te jete e tille dhe me keqesuar sot e kesaj dite. Rezerva federale ka ulur 7 here perqindjet e interesit bankar dhe eshte munduar te kontriboje me sadopak rimekembjen e ekonomise amerikane e megjithate per momentin nuk ka sinjale pozitive pasi statistikat qe dalin nga muaji ne muaj jane kontradiktore.
    Ne te njeten gjendje ndodhet dhe ekonomia evropjane qe eshte parteneri me i madh tregetar i Amerikes.
    Ngjarjet e 11 shtatorit me te vertete shkatuan nje shok te madh psikollogjik tek konsomatori amerikan dhe evropian por ne asnje menyre nuk mund te perdoren dhe asnje analist ekonomik si perdor si argumentin kryesor per krizen aktuale qe kalon ekonomia amerikane e evropiane.
    Amerika dhe ekonomia e saj arriti ne nje fund cikli te zhvillimit ekonomik dhe duhet nje fare kohe dhe reforma akoma me te pershtateshme qe te rimekembet (megjithate per te sqaruar kete fenomen duhen detajuar shume gjera dhe e thashe me pare qe eshte jashte teme keshtu qe mund te diskutojme ne pjesen Ekonomi dhe biznes te forumit nas deshiron).
    Popullariteti i Bush-it perpara ngjarjeve te 11 shtatorit ishte teper i ulet dhe nje pjese e mire e amerikaneve ishin pishmane qe i dhane votat me sa mbaj mend une. Bush u be popullor e arriti shifra rekorde ne opinionin publik kur filloi te perdorte nje gjuhe patriotike dhe perfitoi nga momenti duke e shfrytezuar ate ne menyre perfekte. Megjithate mendimi im personal eshte qe suksesi i nje presidenti nuk varet te luftrat qe ai ben, pasi ne to viktimat jane te shumta dhe kostoja e larte, po te reformat ekonomike qe ai angazhon e aq me teper ne periudhe krize ekonomike.
    Ashtu si Bush u be popullor ne USA dhe ne France e ne Gjermani u bene popullor duke kundershtuar luften Chirac dhe Schroder.
    Aktualisht ne France u be nje sondazh nga i cili nqs zgjedhjet do te kryeshin aktualish perseri qe ne turin e pare do te fitonte Chirac, keshtu qe te keshilloj qe deshirat e tua te mos i shkruash si informacjon per forumin pasi eshte me objektive.
    Ne te gjitha keto qe them me siper po kapesh me ato gjera qe jane jashte teme dhe spo marr pergjigje ne lidhje me ato qe kane lidhje e me duket se po i humbet vlera dhe diskutimit.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Vinny_T, ti jeton ne Europe dhe sic e kam thene edhe ne nje artikull qe kam shkruajtur pak kohe me pare:
    Duhet te hidhet ne ere nje kulle ne Paris qe edhe europianet ta kuptojne se cdo te thote terrorizem.
    Koha do te tregoje gjithcka dhe une do ti rikthehem kesaj teme sic i jam rikthyer disa here per te konfirmuar parashikimet e mia.
    Shpresoj qe ti te besh te njejten gje.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #55
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Duke patur parasysh degjimin tim modest, ajo qe kapen veshet e mia dhe qe eshte thenie e Shirakut dhe Shrederit ishte:
    "Jemi dakort qe Iraku perben rrezik per sigurine e botes dhe jemi dakort qe mund te kete arme te shkaterrimit ne mase. S'jemi dakort me menyren e carmatosjes se tij". Kjo eshte sinteza a thenieve te tyre.
    Le te mos ti harrojme. Mos harrojme gjithashtu qe shoqerite Franceze dhe Gjermane kane kontarat multimiriardare me regjimin e Irakut dhe ne baze te te drejtes internacionale kontratat lidhen me shtetin deh jo me rregjimin e nje vendi. Keshtu qe ato do te ishin normalisht te vlefshme pas luftes. Them normalisht, pasi realisht me shkaterrimin, thermimin ne 100 copa dhe shkeljen e cdo nocioni te se drejtes nderkombetare, amerikanet do rindertojne Irakun sikur ky i fundit te mos kete asnje obligim ne traktatet internacionale qe ka nenshkruar, pervec atyre obligimeve qe ka karshi traktave me Ameriken. Kjo gje eshte pikerisht ajo qe po ndodh ne momentet qe ne flasim dhe qe ekranet jane mbushur me gezimin dhe festimet e popullit iraken per clirimin e tij. Po ndahen pasurite e tij energjitike midis fuqive te medha, po ndodh nje lloj kolonizimi modern qe eshte i nendheshem dhe shumica ose s'e sheh ose s'do ta shohe. Si mund ndryshe te interpretohet qendrimi i Europianeve per te patur pjese ne rindrtimin e Irakut te pasluftes? E kam fjalen per rindrtimin politik, se ate ekonomik dihet qe Europa e merr gjithmone persiper kur mbaron nje konflikt, eshte bere Dogme tashme! Qendrimi i Frances dhe Gjermanise per te pasur pjese ne rindertimin e Irakut nepermjet OKB-se duket qarte qe do jete ne sherbim te interesave te tyre gjeoekonomike, kete e kane pranuar dhe ata vete me menyre te terthorte. Por rreziku eshte qe te nese procesi kalon perseri ne OKB nga njera ane do te behet ne kete menyre nje lloj legjitimiteti de-facto i nderhyrjes dhe nga ana tjeter do ti caktohet ky rol perciperisht, thjesht si "ndihmes-mjek" humanitar...
    Le te shpresojme qe s'do ndodhe asnje prej ketyre.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #56
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    albo ky eshte problemi ajo kulla e parisit s'ka per te rene ndonjehere edhe pse franca s'ka as nje te qinten e fuqise se amerikes
    e gjen dot pse s'ka per te rene???
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Enri, OKB nuk donte te bente luften, tani ti mendon se duhet te beje paqen mbi gjakun e ushtareve amerikane dhe britanike?

    OKB ka vite qe eshte kthyer ne nje agjensi humanitare qe pastron pas luftrash dhe administrata amerikane vetem sa i beri te qarte OKB se Iraku eshte nje shans per ju qe ti tregoni botes qe nuk jeni thjeshte nje klub pleqsh qe u kane mbetur vetem pordhet, por keni ende autoritetin dhe forcen per te vene ne vend 16 rezolutat qe Sadam Husein kishte shkelur me kembe.

    OKB nuk ka parandaluar qofte edhe nje konflikt me te cilin mund te mburret.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #58
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo!
    Argumentat qe perdoren ketu duhet te jene reale e jo te perdoren deshirat e cdonjerit prej nesh si realitet!
    Franca ka njohur terrorizmin perpara Amerikes dhe per kete te ftoj te rinformohesh pasi e di gabim!
    Ne 1995 stacjone metrosh, linja trenash, dhe vende publike kane qene viktime e bombave te vena nga terroristet islamik dhe viktimat kane qene te shumta. Keto bomba jane vene dhe ne mes te Parisit prej konflikteve qe kishte qeveria franceze me ekstremistet islamik algjerian. Megjithate nuk kemi degjuar ndonjehere qe francezet te ngrihen e te kerkojne luften kundra algjerise dhe popullit algjerjan ndryshe nga amerikanet.
    Just God Can Judge Me

  9. #59
    alvi
    i/e ftuar
    Sepse jane shtet me prijesa pa parime, si Amerika ne kohen e Klintonit.
    Te kishte qene Klintoni president, dhe Amerika me bisht ne shale do kishte heshtur, shyqyr thuj qe kemi Bushin, dhe po ua tregon vendin kujtdo qe rrezikon Ameriken.
    Derri do plumb o Vinno, Amerika nuk e le veten te ngelet peng i ekstremizmit si Franca, po shkon dhe e shkul te keqen nga rrenjet, i pret ushqimin (paret) i pret ajrin (nbeshtetjen nga shtetet terrorriste).
    Nese Franca mendon se ata ekstremistat (qofshin muslimane apo te krishtere nuk ka rendesi) njohin gjuhe tjeter pervec dhunes, ky per mendimin tim eshte gabim fatal.
    Ne histori njerezimi ka respektuar vetem dhunen, dhe eshte gjithmone me mire te besh negociata si fitimtar e jo si i humbur.
    Ne se ti mendon se terrorrizmi nuk ka marre nje goditje ndoshta vdekjeprurese, kam pershtypjen (mund dhe te gaboj) se gabon rende.
    10, 100, apo dhe 100000 fanatike nuk perbejne rrezik, kur ata merren "ne patronazh" nga nje shtet, sterviten, u jepen armatime, eksplozive, dokumenta etj, atehre behen te rrezikshem.
    Cili shtet do te guxoje sot te ndihmoje tipa si Bin Laden?
    Ja pra si shkulet e keqja nga rrenjet, me karrote po dhe me shkop te forte sic i thne kta Amerikanet.
    "Gjigandi" u zgjua nga "gjumi" dhe as Franca e as terrorrizmi nuk do ta ndaloje dot me.
    Dhe nuk do perfitoje vetem Amerika miku im, por e gjithe bota nga zhdukja e terrorrizmit, ketu qendron dhe tragjikomedia e ketij konflikti, me terma shume vulgare do shprehesa Amerika i mban ne pellembe te dores, Franca e Gjermania i thone, na zbrit se na vrave.
    Per mendimin tim, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, sapo testuan presidentin Bush dhe vullnetin politik aq te perfolur te Amerikes, vullnet te cilin Klintoni e ktheu ne nje barcalete.
    Tani e pane se ky mund te mos jete njeriu me i zgjuar ne bote, por ato qe thote i thote me seriozitet dhe fjales qe thote ai ja ben yzmetin, jo si "Bubba" qe e dridhte.
    Tani e dine qe kur Bushi flet, ben mire tea degjosh fjale per fjale, dhe te mos fillosh ti interpretosh, pasi ai nuk flet me intonacione te fshehura, por eshte trocist (lol) jo si politikanet e Evropes dhe Amerikes bashke.
    Ky president ka principe, dhekjo e ben te forte, pasi populli amerikan dhe bota e dallon principin dhe e respekton.
    Kjo lufte ishte shume domethenese, dhe Irani, Siria e Koreja e Veriut, dalengadale po bejne leshime, e po terhiqen, pasi e pane si ra Sadami per 27 dite.
    Per mua personalisht teoria qe te parashtrova per shkuljen e te keqes nga rrenjet, duet te gjeje perkrahje kudo, pasi eshte per te miren e gjithe botes.
    Ky eshte mendimi im personal, ishalla nuk jam i gabuar.

  10. #60
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    alvi varet kush eshte derri ne kete rast
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •