Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 149
  1. #131
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Modeli ekonomiko shoqeror Amerikan eshte shume larg atij evropian pasi dhe vete kulturat dhe historite e ketyre shteteve jane te ndryshme.
    Evropa si superfuqia numer dy ne bote eshte mese normale qe jep nje alternative tjeter per zhvillimin boteror, zgjidhjen e problemeve ekonomiko politike.....dhe per mendimin tim nuk shoh ndonje problem ne kete pike pervec te mires pasi bota do te kete mundesine te zgjedhe modelin me te pershtashem.
    Megjithate ato qe propozon Evropa nuk jane te kundertat e atyre qe propozon amerika ndaj dhe me duket dicka pozitive per njerzimin dhe zhvillimin e tij.
    Just God Can Judge Me

  2. #132
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Postuar mė parė nga Redi


    Psh, Gjermania nuk kishte per te marre ate poziconim antiamrikan qe mori, po te mos kishte fituar Schroeder ne zgjedhje dhe gjithashtu Italia do ti kishte zene vendin po te mos ishte Berlusconi ne fuqi.
    Duke qene se jetoj ne Gjermani do te doja te saktesoja dicka per sa i perket qendrimit te Gjermanise dhe qendrimit te Schröder ndaj asaj qe ti e quan "pozicionim antiamerikan".

    Se pari, qe gjermanet kane ne krye edhe tre vjete te tjera nje mashtrues inkompetent, sic eshte Schröder, ia dine per faleminderit George W. Bush. Gjate fushates elektorale ne Gjermani, perpara se administrata amerikane te shfaqte hapur synimet e saj ne Irak, Gerhard Schröder ishte me shume pike mbrapa nga kandidati tjeter i opozites Edmund Stoiber. Po ja qe kercenimi i luftes mori konture te qarta dhe duke qene se Schröder eshte nje politikan i shkelqyer (kije inat, por jepi hakun) dhe duke ditur ndjenjat e popullit gjerman ndaj lufterave te padrejta, Kancelari Schröder mori flamurin e demaskimit te nje lufte te padrejte dhe ne kete menyre rifitoi piket e humbura. Qendrimi i tij i prere kunder luftes ne Irak i siguroi atij mandatin tjeter katervjecar. Schröder zgjodhi kete qendrim, pasi ky ishte edhe qendrimi i gati 80% te popullsise gjermane. Kandidati i opozites ngaqe u lekund ne pozicionimin e tij kunder luftes, humbi pike dhe si pasoje edhe zgjedhjet. Per tu permendur eshte se kur Stoiber e kuptoi qe me pozicionimin e tij "as ne qiell e as ne toke", jo vetem qe nuk po fitonte zgjedhes, por po humbiste edhe ata qe kishte, beri kthese 180 Grade dhe filloi te behej me katolik se Papa aq sa ne deklarimet e tij filloi te behej qesharak, p.sh. kur thoshte qe ai nuk do te lejonte qe USA te perdorte per luften ne Irak bazat e saj ne Gjermani, kur te gjithe e dine se asnje Institucion ne Gjermani nuk ka kompetence dhe fuqi ligjore qe te ndaloje USA te perdore bazat e saj ne Gjermani. Te them te drejten me deklarimet e tij dhe paraqitjen e tij, Stoiber me hiqte mallin e Sali Berishes.

    Fazit: Pozicionimi antilufte (e theksoj antilufte, pasi asnjehere nuk ka pasur pozicionim antiamerikan) erdhi nga populli gjerman dhe jo nga qeveria gjermane dhe Schröder. Po te ishte per Schröder, si nje oportunist qe eshte, qe shkon nga te fryje era, do t“ia kishte zene me kohe vendin Toni Blair ne bytheputhjen e George W. Bush.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #133
    Death Seeder Maska e USHK
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    61
    Europa......
    E ndare si gjithe perkrah nje Amerike te forte-konkurence e pabarabarte!
    "Populli i cili nderon tė rėnėt pėr liri,nuk duhet tė frikėsohet nga e ardhmja!"
    S.U."Graver's"
    Damn forever

  4. #134
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Pedro, Shrodrer nuk luajti karten e "luftrave te padrejta" por karten e "Gjermania nuk merr urdhra nga SHBA" me popullin e tij. Shroder eshte nje karte e djegur ne maredheniet nderkombetare dhe une dyshoj se ai do te mbaroje mandatin e tij. Gjermania vitin e kaluar pati nje rritje ekonomike me te vogel se 1% dhe ironia qendron se nje qeveri e ekstremit te majte po ndermer politika te ngjashme me ato te administrates Bush: Shroder po ul taksat ne Gjermani 1 vit para parashikimit te qeverise.

    Pentagoni nga ana e tij po studion mundesine e c'instalimit te gjithe instalimeve ushtarake ne Europen Perendimore dhe ka zera se SHBA do te kete vetem nje baze ushtarke ne Europen Perendimor dhe kjo do te jete ne Gjermani.

    Amerikanet asnjehere nuk qendrojne atje ku nuk jane te mirepritur dhe ne rastin e Gjermanise, ku nuk gjejne respektin e merituar si shteti qe u ktheu gjermaneve ate krenari qe ua vrau lufta e II boterore.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #135
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Albo, jam dakort me ty. Schröder eshte nje mashtrues inkompetent, por sic e thashe edhe me lart ai ne saje te administrates se Bush e siguroi kete mandat te ri katervjecar dhe kete ma beso sepse te pakte reaksionet e elektoratit i perceptoj me mire une ketu sesa gazetari qe ben 8 ore rruge me avion per te ndejtur 48 ore ne vend e per te shkruajtur nje raport qe redaktohet mbi njezet here. Ma beso gjithashtu se Schröder nuk zgjodhi vetveten, por e zgjodhen njerezit te cilet demostruan hapur "kunder luftes dhe administrates se Bushit" dhe jo "kunder amerikaneve".
    Une jetoj afer nje komuniteti amerikan dhe shoh qe deri tani jo vetem qe nuk ka patur ndonje perplasje e pakenaqesi mes amerikaneve dhe gjermaneve, por edhe nuk ka ndonje arsye per nje gje te tille. Per dijeni instalimet ushtarake amerikane ne Gjermani po ruhen nga Bundeswehr, ne menyre qe te lirohen amerikanet nga mbingarkesa.
    Askujt ne Gjermani nuk i vajti nder mend qe meqe administrata e Bush po ben nje lufte te padrejte, atehere te gjithe duhet te bojkotojne "Burger King", "Walt Disney" e ku e di une. Gjera te tilla ndodhen ne "GOD..Bless.. America" aq sa u be edhe qesharake kur French Fries donin ti nderronin me Freedom Fries, gjithashtu edhe thirrjet per bojkotim te produkteve gjermane dhe franceze. Ve bast qe edhe zotrote , per kete vit nuk ke blere asnje Mercedes per arsye te ketij bojkotimi. Nuk e kupton akoma deri ku shkon pathetismi dhe groteska?

    Sa per c“instalimin e bazave ushtarake nga Gjermania nuk e kuptoj se ku do te dalesh dhe ku perben ky fakt kercenim per sigurine e Gjermanise dhe Europes? Specialistet e Pentagonit te pyetur per kete pune thone se kjo nuk ka te beje fare me qendrimin e Gjermanise para luftes, por kjo ishte parashikuar qe me ardhjen e Bush ne presidence dhe e gjitha eshte ide e Rumsfeld, pasi sipas kendveshtrimit amerikan konfliktet tani jane zhvendosur diku tjeter, gje qe ben te nevojshme edhe zhvendosjen e trupave.

    Persa i perket Schröder si karte e djegur nderkombetare, per fat te keq ngjarjet po vertetojne qendrimin e Schröder dhe zerat ne Kongresin Amerikan po behen akoma me te forte qe administrata e Bush t“i kerkoje falje Frances dhe Gjermanise dhe te pajtohet me ta.

    Perse ne driten e ngjarjeve te reja po kerkohet gjithmone e me shume, qe te jete NATO ajo qe te vendose sigurine ne Irak?
    Ku jane keto shtete aleate qe kerkuan me cdo kusht te dergonin trupa ne Irak, perfshire ketu edhe Shqiperine?
    Ku jane keta "Allies of Willing"?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    rrofte amerika......
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  7. #137
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Gjykata Penale dhe mardhėniet SHBA-BE

    Nga Franko Egro

    Vėshtirė se mund tė vihen nė dyshim vlerat dhe aftėsitė negociuese tė zyrtarėve europianoperėndimorė dhe amerikanė. Por, kur bėhet fjalė pėr gjetjen e kompromiseve lidhur me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve nė Hagė duket se hendeku ėshtė tepėr i gjerė dhe i thellė. Dhe ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje ėshtė se ai po vjen gjithnjė duke u zgjeruar dhe thelluar. Si pėr ta konfirmuar vėrtetėsinė e kėtij konstatimi, administrata e Bushit e akuzoi direkt Bashkimin Europian se po i saboton pėrpjekjet e saj pėr tė mbrojtur ushtarėt amerikanė prej ndjekjeve penale nga Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve. Por, jo gjithēka pėrfundon kėtu. Toni i ashpėr u eskalua mė tej kur Brukseli u paralajmėrua hapur se vetė e ardhmja e marrėdhėnieve transatlantike ėshtė nė rrezik nė rast se nuk frenohet ky proces, qė realisht ka fare pak gjasa tė ndodhė. Pozicionet tashmė janė konsoliduar dukshėm dhe tė dyja palėt e kanė tė vėshtirė tė dalin nga “llogoret” pėr tė gjetur kompromisin. Ky mesazh, ndoshta mė i preri dhe mė i ashpri deri mė sot, qysh prej pėrfundimit tė konfliktit tė Irakut, u bė nėpėrmjet njė letre qė administrata amerikane u dėrgoi qeverive europiane anėtare tė BE-sė. Kjo ndodhi nė njė kohė kur zyrtarėt amerikanė parashtruan nė Kombet e Bashkuara njė tjetėr rezolutė, e cila e shtynte edhe pėr njė vit imunitetin e ushtarėve tė saj qė shėrbejnė nė forcat ndėrkombėtare. Me fjalė tė tjera, kjo do tė thotė se ata kanė imunitet nga kjo Gjykatė. Kundėrshtimi amerikan ka qenė konstant. Zyrtarėt e lartė asnjėherė nuk i kanė ndėrprerė pėrpjekjet pėr tė arritur marrėveshje individuale me shumė qeveri nė tė gjithė botėn. Dhe deri mė tani Uashingtoni ka nėnshkruar jo pak, por 37 pakte imuniteti, ndonėse kryesisht me vende tė vogla nė tė gjitha kontinentet. Njė pakt tė tillė Uashingtoni e lidhi edhe me Tiranėn. Vetėm pak javė mė parė, kryeministri Fatos Nano e nėnshkroi atė me shefin e diplomacisė amerikane Kolin Pauell. Nuk ishte e vėshtirė tė dallohej kėnaqėsia dhe mirėnjohja amerikane. Tė njėjtin hap e hodhi edhe Maqedonia. SHBA po i vazhdon negociatat edhe mė disa shtete tė tjera tė Europės Qendrore dhe Lindore. Por tashmė ėshtė fakt se pėrpjekjet amerikane kanė hasur nė rezistencėn e fortė tė europianėve. Brukseli e interpreton atė si pėrpjekje qė synon jo vetėm minimin qysh nė embrion tė rolit tė gjykatės, por edhe politikėn e saj europiane. Nuk janė tė rastėsishme apelet e liderve tė kontinentit qė u kėrkojnė “europianėve tė rinj” mė shumė respekt pėr linjėn qė del nga Brukseli. Ditėt e fundit vetė numri njė i Kėshillit tė Europės Peter Shidler i kėrkoi Bullgarisė tė jetė mė e kujdesshme nė vendimin qė do tė ndėrmarrė, i cili pritet tė jetė i shpejtė. Po ashtu, diplomatėt amerikanė i kanė intensifikuar akuzat sipas tė cilave, europianėt po ushtrojnė presion nė rritje ndaj dhjetė kandidatėve tė ardhshėm qė presin tė anėtarėsohen nė radhėt e tyre pėr tė mos nėnshkruar traktate individuale me SHBA-nė. Janė pikėrisht kėto zhvillime, qė pasojnė me shpejtėsi njera-tjetrėn qė tė krijojnė pėrshtypjen se e ashtuquajtura detantė qė po pėrjetojnė marrėdhėniet transatlantike mund tė dėmtohet rėndė. Mė konkretisht akoma, mosmarrėveshja ka tė bėjė me njė nen tė Statutit tė Romės tė vitit 1998, i cili e vendosi dhe e legalizoi vetė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve. Ai u lejon shteteve qė e kanė ratifikuar atė, tė kėrkojnė imunitet pėr trupat e tyre tė dislokuara jashtė vendit, nėpėrmjet marrėveshjeve bilaterale tė njohura si Neni 98. Ndėrkohė Britania e Madhe, Franca, por edhe disa qeveri tė tjera europiane e kanė nėnshkruar individualisht marrėveshjen me Afganistanin, duke i siguruar kėshtu mijėra paqeruajtės tė vet. Kjo me fjalė tė tjera do tė thotė se ata nuk mund t’u dorėzohen autoriteteve afgane, pėr t’u transferuar mė pas nė Gjykatėn e Hagės, ekzistenca e sė cilės ėshtė miratuar nė parim nga 90 shtete. Por, vetė autoritetet europiane botuan udhėzimet e tyre vitin e kaluar, qė pėrcakton kufizime qė mund t’u ofrohen individėve qė shėrbejnė nė misione ushtarake ndėrkombėtare nė vende tė ndryshme. Shqetėsimi i amerikanėve mori pėrmasat e alarmit pas njė letre tė botuar nga zyrtarėt europianė nė muajin prill. Nėpėrmjet saj u kėrkohet tė gjithė anėtarėve tė respektojnė udhėzimet e 30 Shtatorit 2002, tė cilat u propozuan nga njė avokat i njohur qė punon pėr Shoqatėn e tė Drejtave tė Njeriut “Human Rights Watch”, me seli nė Nju Jork. Nga ana e tyre amerikanėt insistojnė se janė europianėt, ata qė po ushtrojnė presion. Sipas tyre, administrata e Uashingtonit nuk po bėn gjė tjetėr, veēse po respekton rregullat e Traktatit. Nė deklaratėn e fundit thuhet shprehimisht se udhėzimet e fundit tė Brukselit nuk janė nė pėrputhje me Statutin e miratuar nė Romė. “Ne vazhdojmė tė kėmbėngulim dhe tė mbrojmė idenė se qeveria jonė po punon nė pėrputhje tė plotė me ligjet ndėrkombėtare dhe me Traktatin e nėnshkruar nė Romė pėr marrėveshjen e themelimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Krimeve”.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #138
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    David Kelly skandali i ri qe kercenon direkt Tony Blair rihap hipotezen e manipulimit te popujve per luften e Irakut.
    Gjuhet e keqija thone se David Kelly ekspert ne armatime dhe specialist ne Irak per qeverine britanike mund te jete vrare per te siguruar heshtjen e tij ne lidhje me fallcifikimet e raporteve qe u bene nga qeveria Blair.
    Koha po verteton duke sjelle dita dites fakte te reja te cilat i afrohen me shume te vertetes e kjo e vertete na qenka pak larg asaj qe qeveria e Bush-it i prezantoi botes!
    Nuk na qeka Evropa dhe politika e saj qe minoka planet e Bushit po deformimi i te vertetes qe George Bush se bashku me bashkepuntoret e tij bene perpara gjithe botes.
    Gabimet ne fillim duhen pare te vetja e pastaj te te tjeret.
    Just God Can Judge Me

  9. #139
    Death Seeder Maska e USHK
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    61
    Ashtu pra!
    "Populli i cili nderon tė rėnėt pėr liri,nuk duhet tė frikėsohet nga e ardhmja!"
    S.U."Graver's"
    Damn forever

  10. #140
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Vinny_T
    David Kelly skandali i ri qe kercenon direkt Tony Blair rihap hipotezen e manipulimit te popujve per luften e Irakut.
    Gjuhet e keqija thone se David Kelly ekspert ne armatime dhe specialist ne Irak per qeverine britanike mund te jete vrare per te siguruar heshtjen e tij ne lidhje me fallcifikimet e raporteve qe u bene nga qeveria Blair.
    Koha po verteton duke sjelle dita dites fakte te reja te cilat i afrohen me shume te vertetes e kjo e vertete na qenka pak larg asaj qe qeveria e Bush-it i prezantoi botes!
    Nuk na qeka Evropa dhe politika e saj qe minoka planet e Bushit po deformimi i te vertetes qe George Bush se bashku me bashkepuntoret e tij bene perpara gjithe botes.
    Gabimet ne fillim duhen pare te vetja e pastaj te te tjeret.
    Vinny_T, mos spekullo per gjera qe u vijne per shtat botekuptimeve te tua. David Kelly ka qene ministri i brendshem britanik, i akuzuar nga qeveria britanike si personi ne qeveri qe i dha informacion nje rerporteri te BBC se gjoja inteligjenca britanike dhe qeveria britanike i kane egzagjeruar me qellim faktet mbi Irakun per te justifikuar luften. Kjo coi ne ngritjen e nje komisioni hetues qe thirri reporterin dhe vete Kelly qe te deshmonte, por ky i fundit u fsheh duke mos dale ne publik dhe as para komisionit. Gazetari nuk e nxorri emrin e tij ku u pyet nga komisioni por as nuk aprovoi dhe as nuk e mohoi se Kelly ishte burimi i informacionit qe shkaktoi nje skandal te tille ne Britani.

    Pas vetevrasjes se Kelly, BBC e beri publike faktin qe Kelly ishte burimi i informacionit. Nese Kelly po thosh te verteten, ai nuk kish perse fshihej apo ti jepte fund jetes se tij ne ate menyre. Ne qeverine e Blair kane qene dy ministra qe dhane doreheqjen fale nderhyrjes britanike ne Irak dhe kane folur hapur ne publik dhe media kunder qendrimit britanik ne Irak. As nje gjemb ne kembe nuk i ka hyre ish-ministrit te jashtem Cook apo asaj sekretares tjeter.

    Oponenca e tyre ndaj qendrimit ne Irak eshte ne linja ideologjike pasi partia laburiste eshte nje parti e majte dhe Bush eshte i djathte. Ata nuk arrijne te shohin me larg se ideologjia e vet dhe harrojne se partneriteti SHBA-Britani eshte 1 milion here me i rendesishem se pershtjellimet ideologjike.

    Anglofonet sot udheheqin boten ne arenen nderkombetare dhe kjo do te thote se SHBA dhe Britania ndajne se bashku barren e sigurise boterore.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •