Kashmir, arabet lexojne nga ana e kundert me ne dhe nese nje shkrim shqip do ta keqkuptosh, mund ta lexosh ne te njejten menyre.
Ndryshimi kryesor midis Amerikes dhe Europes qendron pikerisht ne faktin qe njeri shtet eshte udhehequr gjithmone nga teoria e mendjes se hapur, ndersa ne tjetrin mbizoterojne ideollogjite nacionaliste, etnocentriste.
Nuk eshte se po e shpik une kete gje, por keshtu eshte realiteti.
Ne Amerike duke filluar qe nga shkollat, universitetet etj etj te keshillojne qe te marresh nga Bota ate qe eshte e mire dhe te lihen praktikat e demshme amerikane.
Pra PSH te thone: Aziatiket nuk vuajne nga kanceri ne stomak per shkak te ushqimit qe hane. Pra duhet te hame ushqim aziatik. Ose Psh: Eshte me mire te hash makarona apo ushqim italian apo peshk ku ta di une se cfare sepse eshte me i shendetshem dhe me me kalori.
Keto jane shembuj banale qe po te them per te ilustruar disi ato qe kam thene.
Amerika eshte konglomerat kulturash te huaja dhe po ti studiosh ne thellesi, veshtire se gjen dicka puro 100% amerikane apo anglosaksone.
Shume arabe dhe europiane jetojne ne Amerike dhe japin leksione ne universitete dhe shume te tjere kane biznese, prona etj etj, qe e kane te veshtire ti kene ne vendin e tyre.
Gjenerali qe udhehoqi Luften e Gjirit Persik ishte nje zezak nga Bronx. Njeri prej gjeneraleve qe udhehoqen luften ne Irak ishte nga Libani ne mos gaboj.
Sekretarja e shtetit ne kohen e Klintonit ishte nje Cifute nga Cekia.
Shume televizione, gazeta, kompani te fuqishme kane per pronare europiane, aziatike, arabe etj etj.
Kjo e ka bere Ameriken te fuqishme dhe Europa nuk ka arritur akoma ne ate pike.
Ne Europe ndiqet pak a shume nje linje propagande dhe ata qe devijojne e pesojne shume keq. Nuk po them qe persekutohen si shqiptaret ne kohen e Enverit dhe mos i lexo mbrapsht ato qe shkruaj.
Ajo qe dua te them eshte qe europianet ecin me teper me demagogji dhe teorira sesa me pragmaticitet. Mjafton te permendesh dy rrymat kryesore ekstreme, fashizmin dhe komunizmin qe u shpiken dhe u zhvilluan ne Europe per te kuptuar me mire se cfare gatuhet aty.
Edhe sot, gati te gjithe vendet Europiane bertasin per Humanizem, Liri te Shprehjes, Mendimin, Demokracise etj etj, por nga ana tjeter nuk bejne kurrsesi asgje ne praktike.
Franca, Rusia, Gjermania, kundershtuan Ameriken per nderhyrjen ne Irak me arsyen se po nderhyhej ne nje shtet te pavarur, kur interesat e tyre ishin tjeterku. Ne fillim kerkuan qe te mos i hiqej embargo dhe me vone e kundershtuan heqjen e saj.
Mire kjo, por fakti tjete qe te ben te cuditesh, eshte Austria kur fitoi Haider. U hodhen perpjete dhe i vune embargo nje vendi me demokraci dhe shoqeri te emaincipuar duke e konsideruar njelloj si Irakun.
Atehere pse futen hundet ne punet e brendshme te Austrise?
Ata lejuan nje Hitler te dyte sic ishte Milloshevici qe te beje katastrofen ne Ballkan dhe nuk bene asgje per te ndaluar masakrat.
Televizionet ne Europe, ndryshe nga Amerika, kontrollohen nga vendas dhe televizionet shteterore jane teper te fuqishem, ne nje kohe qe ne Amerike nuk ekzistojne.
Pra qeveria Amerikane nuk ka televizion zyrtar sic ka ajo Italiane (Rai-in), apo ajo Gjermane (ARD, ZDF ne mos gaboj).
Marredheniet Amerikano-Europiane sot jane ne nje krize te plote dhe kjo erdhi si pasoje e politikes qe disa vende europiane ndoqen ne lidhje me konfliktin ne Irak.
Ne rast se qellimet e saj Amerika i shprehu pak a shume qarte, Europa mbeti teper konfuze dhe e percare dhe kjo gje ishte e parashikueshme. Europianet qellimin e tyre e kane per te konkurruar Ameriken dhe te luftojne cdo gje Amerikane, ne nje kohe qe Amerika i ka pare si Partnere per Bashkepunim.
I cliroi dhe i ndertoi te gjitha ato vende dhe eshte faktori kryesor ne Mireqenien qe ka sot Europa.
Keta te fundit nga ana tjeter mezi presin qe te bjere Amerika e te fitojne Supremacine e dikurshme.
Qellimi kryesor i Europes se Bashkuar ka qene pikerisht kundervenia ndaj Amerikes, pasi ajo mbeti pa konkurrent pasi renies se Bashkimit Sovjetik. Pra eshte arsyeja ekonomike ajo primare dhe pastaj vijne te tjerat.
Kjo gje vihet re po te studiosh me imtesi strukturen qe ka Komuniteti Europian. Perpara se te kerkonin Bashkim Politik, ata krijuan "Bashkimin Ekonomik", gje qe ne aparence duket e drejte, por qe nuk eshte pikerisht ashtu.
Pra per tu bere anetari i Europes se Bashkuar pik se pari, duhet te plotesosh kriteret ekonomike, ne nje kohe qe vete si strukture politike (qe eshte dhe ajo me kryesorja), Europa nuk eshte e konfiguruar mire, madje aspak.
Ka Paralamentin Europian me deputete qe dalin nga zgjedhjet elektorale neper vendet nacionale dhe pastaj e marrin komanden me rradhe.
Nuk ka Kushtetute te Mirefillte dhe Ligje te perbashketa te Mirefillta, por vetem Bashkepunim te Ndersjelle multilateral.
Ky vakum politik qe ekziston ka bere qe Europa te kete diplomaci teper te dobet shumegjuheshe dhe te percare. Sic flet njeri nuk pergjigjet tjetri.
Dalin ne rruge dhe djegin fotografite e Bushit dhe te Sadam Huseinit ne te njejten kohe. Ec e merre vesh kete gje.
Degjen disa here dhe Fotot e Klintonit kur Amerika nderhyri ne Kosove dhe manifestonin me parrullat e Arkanit dhe Pro Jugosllavise ne duar.
Nuk ka mbetur foto e ndonje presidenti amerikan pa u djegur shesheve te Europes dhe kuptohet qe kjo gje ndikon dhe politikat qeveritare.
Europa heret e vone do ta kuptoje qe me kete politike nuk shkohet larg. Shpresoj qe ta kuptoje sa me shpejt, por nuk kam besim tek kjo gje.
Nuk besoj se Franca apo Gjermania do te pranoje tani se shpejti te fuse kulture te huaj ne vendin e saj dhe te beje ate qe Amerika e ben prej kohesh.
Krijoni Kontakt